Bije në tokë një zog i vrarë,Frymë merr, ende është i gjallë.Sa fort zemra atij i rrah,Sa frikë ka, në duart e kujt ra?
E marr ngadalë nëpër duar,Mundohem që ti ndihmoj,Sa i pafuqishem ndihet zogu ,Dhimbjen dëgjoj,kur ma tregoj.
Një pikë ujë ngadalë - ngadalë,Në gojën e vogël, unë ja liroj..E përkëdhel me duar, pa fjalë,Me ëmbëlsi frikën ja largoj...
Zogu i vogël krejt i hutuar,Dridhet, më shikon në sy,Ka frikë se jam krijesë njeri.Zogu i vogel, në duar e mia fli…
Dua një porosi të ta them.Mbi vendin tim,ku malli flen,Buzë Drinit te Bardhe ndalu,Meujin e ëmbël pi dhe çmallu..
Mërre këngën e bukur, malet,Mbulojë krahërrahje e jehona,Atje cicërima jote te ndalet,Me këngët dhe lahutat tona…
Aty bashkohet fyelli dhe qiftelia.Aty është Kosova dhe Shqiperia....




