Kurthuar litarëve kanunorë më mbetën,Copëza të shpirtit,tufaneve,furtunave…Nëpër shekuj,ëndrrash të përthyera,Fjala më mbeti peng plagëve…

Haraç u paguaj gjëmave të moçme,Që lanë amanet këmishën e zezë!T’i veshim dritës-terrin,Për një kinse traditë-burrëri!

E unë,trëndafilit të njomëT’i bëhem gjemb dua!Syve t’u qëndis ylbere e t’i vesh kaltërsi,Qerpikut ujëvarën që ta përthaj atë krua!

Në sofër miqësh dua fjala t’i jap zë këngës,Të marr frymë gjethesh bleroshe,Petaleve ëndrrabardha të prehem,Në dritëliri të përkundem valësh!