Koha po lë shënimin e saj mbi ballin tim,Memuarin e viteve të hekurta,Hallkë pas hallke shtrënguar pas qafeGjithnjë e më tepër, në mbyllje.

E di, i dështova sprovatSa do që sytë mbajta nga Herakli…U luta, por askush s'më ndihmoi,Zotat në gjumë kishin rënë.

Nëpër udhët me gurë e me gjembaZemra ime i la gjurmët e kuqe nga pas,Testament i gjallë i hapave te mia...Luftes time...

Nëpër lumenjtë e ngrirë marshova,Gjysëm e vdekur, nga dhimbja e mpirë,Por prapë dështova...Zotat e mi në gjumë të thellë kishin rënë...