Kur fati dikur na pat buzëqeshurMe thonjtw e duarve qendisa diellinMes botërave që ndanin oqeanetShtriva krahët t'u bëra urëMe gërsheta gardh kurore thuraRriskun e jetës gurw kalaje bëraNë themele palosa ëndërratFoshnjen tonë flijova në mur
Kur të hapen portat e rruzullimitVetëm një dritë botën praronGjurmët e mëkateve ndaj shpirtit timDo t'i shohësh në Librin e ShenjtëDo të rrëfehet Syri i DrejtësisëQë gjithë jetën me mua ka qarëNë ballë mallkimin do të të vulosZoti i Madh që vran e kthjell




