Poemë
Në muajin maj të këtij viti me mikun tim të fëmijërisë Grigor Jovani, ndërmorëm një udhëtim pas njëzet vjetësh emigrimi.Njëzet vjet dyert e shtëpive tona në qytetin e Laçit, qëndrojnë të mbyllura.Përkujdesen për to njerzit e afërt, që banojnë në këtë qytet.Nuk kishim programuar të vinim , por kujtimet e nostalgjia na shtynte drejt tij, si drejt një dashurie të larget që nuk mund të rrinim pa e takuar.
NË PORTAT E KUJTIMEVE
Ku vemi këtë natë, miku im?E shikon hënën?Ka hedhur ferexhenë e resë mbi qerpikët e bukurDhe po shkon të flërë.Fushat ranë në gjumë,I dëgjon kërcenjtë e grurit si kërcasin,U rritet shtati, u kruhet trupi, u djersijnë mustaqet?
Qyteti hesht!Vetëm rruga, një vegim malli,E mban të lidhur me botën.Një lumë dashurieMbi trupin e të cilit,Ecin ndjenjat, dëshirat,Jehona e zërit të tyreE ngjirrur nga dimrat e njëpasnjëshëm.
Ku vemi këtë natë, miku im?Qyteti përkundet në ëndrra të trishta,Lodhja e ditës i rëndon mbi qepalla – gur varri.Ne nuk na prêt njeri!Drita e yjësisë sonë është larg.Amanetin, Kostandini po e bie hipur mbi legjendë.
Kujtimet e vegjëlisë na kanë harruar.Ato u lodhën duke pritur mërgimtarët,Gjetën tjetër fole, për të qëndisur me filigramKraharorët e zogjve fluturakë.
Ne i braktisëm,Nuk ngritëm dot një muzeMe kshillat dhe dashuritë e prindërve,Që të na prisnin këtë natë,Kur heshtja bën zhurmë në qiellin e thellë,Të botës sonë të brëndëshme.
Frymëmarrja e rëndë e makinës,Ia prish harmoninë koncertit të heshtur të natës.Tymi i saj,I njollos lulet e mimozave dhe ëndërrat e qytetit.
2O vjet!Qyteti qënka tretur nga malli.Fytyrat e banesave qënkan bërë pa rruar,I paskan mbuluar rrudhat.Tek-tuk, flokët e tjegullave u paskan rënë.Dikush në ballet e tyre,Ka ngulur nga një sy- saç,Për të pare bukuritë e botës.Sytë e bukur të qytetit i kanë harruar.
Qetësi!Kostumi kombëtar i qytetit tonë i grisur.Sytë e dritareveFutur thellë në zgavra.Larg, larg, dëgjohet një kambanë!Një grup fëmijësh,Tërheqin një varg me kanaçe bosheRrugës së gjatë, deri te portat e së ardhmes.I deshifron fjalët e tyre?Janë notat e një kitare, që i këndojnë zgjimit.Janë dëshirat tona.Ankohen, nuk gjetën vënd për t’u ngjiturNë degën e trungut të pemës,Ku këndonte kanarina e frymëzimitNjë këngë dashurie,Në maratonën e gjatë të lulëzimit poetik.
Shsheeeeet!Mos folë!Lë tu dëgjojmë frymëmarrjen.Sa bukur qënkan veshur pemët!Çfar feste kemi sot?
Ky fllad malli,U kreh me gishta flokët e blertë të gjetheve.Një grusht yje u derdhet mbi supe.Pemët me kostume popullore,Në skenën e madhe të qytetit, hedhin një valle të madhe.Ansambli i gjelbërimitKërcen vallen e dritës, këtë natë,Kur fytyra e bukur e hënës,Ulet mbi vargmalin e Krujës.Ngjan me karvan fitimtarësh,Rend të çojnë lajmin e fitores në kalanë e lashtë.
Pse hesht miku im?Mallëngjimi ka peshën dhe vitet e mungesës.Ç’është ky zë që davaritetNë kraharorët dhe frymëmarrjet e pemëve?Po këto duartrokitje?Pëllëmbët e gjetheve, përplasenNga flladi i frymëmarrjes sonë.Dellëzimet e gjetheveNgjajnë me vijat e fatit të duarve tona.Ato diellëzohen, rriten e jeshilohenNga të qeshurat e kalimtarëve.
Ditirambet e muzikës së tyre,Trokasin në xhamat e kristaltë, të ftohtëE pa jetë, të syve miopë të politikanëve.Ajri dihatet,Hëna diskohet e mërr në këmbë qafën e malit,Atje ku flënë legjendat,Mbi drithërishten, që ka mbetur shterpë.
Hëna tërheq disgjinët e një kali reje,Të ndalojë pak mbi luginën,Ku rrjedh vargu i lirë poetik i burimit.Ti marri pak erë një drujube,Që është yllësuar në vjollcë.
Këtë natë kur ëmbëlsia e ajrit,Dyllëçitet e fshihet tej në gjirin e dheishtës.E dëgjon muzikën e largët të dhëmbësutës?Dhiata e saj shpreh dëshirën për jetën.Honi i thellë mes malesh, errësirës,Egres dhe hesht i mbytur në djersë,Nuk i pëlqen kjo eufoni e pemës dhe e flladit.
Mërre një doçe gëzimi dhe ktheje me fund,Të harrojmë rrjedhën e viteve që shkuanNë hendekun e thellë të kujtesës,Që gërryen me erozion të rëndëNdërtesën e qënies sonë të brishtë.
Jemi në krahët e fëmijërisë,E sotmja dhe e ardhmja është e jona.S’ka njeri!Vetëm ne, nata, heshtja, yjet, hëna, kujtimet.
Nuk qënkemi vetëm, miku im!Qytetaret flëne, qytetin nuk e zë gjumi.Pret e përcjell kohërat dhe historitë, në një shark lëkure.Mendimet e lodhin,I sjellin pagjumësi,Valiumet i mungojnë, janë shtrënjtë,Nuk mund t’i blejë në farmaci.E lodhin kujtimet.
Fytyrës së rrugës,I janë ngushtuar venatNga ecja e rëndë e udhëtarëve,Që kërkojnë në rrjedhën e sajNjë dritë shprese për të nesërmen.
Tek-tuk, një pllakë e thyer,Ia prish butësinë e cipës së lëkurës,Bukurinë e syve të një hoteli të ri,Në fund të kthesës,E në fillim të së nesërmes.
Ç’far mat me hapat e tu të mallëngjyer?Këto rrugë i kemi matur mijra herë.Kohrat ndryshuan, rrugët janë ato që lamë.Puthjet e tyre, shoqërohen me pluhurin e sheqertëTë ngjyrës gri, që marrin këpucët.Gri, si vetë zëmra dhe jeta e tyre.
Ku do gjëjmë një vënd për të fjetur?Trokasim në mikpritjen e këtij hoteli,Që vëllezrit tanë e prunë nga Europa,Ngarkuar në supet e vrarë nga gurorja “parajsë”?Mos më thuaj, “ kemi shtëpitë tona”!Çelsat e tyre i kanë mirëmbajtësit,Që i ruajnë çdo vit.Ne i paguajmë, që gjuha e portës së çelsit,Të rrijë pa folur . Kapaku i portës së librit,Ku u rritëm, të rrijë i mbyllur.Të mos shtegëtojnë zogjtë e kujtimeve,Që janë ngujuar në kafazin e heshtur të tyre.
Si i ndamë kështu vitet,Në tre kapituj të një romani të dhimbshëm,Ku e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja,Të mos takohen kurrë mes tyre?
E shkuara e ka të vështirëTi zgjatë dorën kohës së re,Ajo, ruan me fanatizëm në ditarin e kujtimeve,Hijeshitë e bukurisë saj.
Si? Të hapëzojmë,Të shikojmë ballet e tyre, ti përshëndesim?Shkojmë por me kujdes,Ato kanë vitet e moshës sonë mbi supe,Emocionet e mëdha mund të jenë fatale për jetën e tyre.
Pjesët e tjera në vëllimin poetik




