Mali – si një kalë vigan.Unë – kalorës.Mbi samarin e bardhë të borës.Me këmbët në yzengjitë e rrëzave,Me duart në krifën e bredhave.E shoh veten duke ngarendurmbi kurmin e Botës.