Mbyllem,dëgjoj dhe s’flas,ti s’leviz dhe unë hesht,dhembja prek,ajo flet!

Me jepni një lum të lajënga tundimi i erës rrobat e mia,çdo ditë gazlotësjellës,pikon në trupin tim.

Më jepni pak dritëtë ndriçojë plaget e mia,të shoh rrugën e zemres sime...

Me dhuroni, urrejtjent’ju falë buzëqeshjen,t’ju shpëlaj shpirtin e ngrysur...

Më falni gjethet e qytetit tim,nga pak t’i ndezëdhe të ngrohato duar të shtrira,të ngrira që verbojnë sytë e mi!

Kërkoj…,asgjë nuk kërkoj...,më sillni trurin tuaj të prishur,t’ju jap pak dije,t’ ju prek ndërdije.