Më fal, e dashur, që lumin e fjalësTa preva në mes me një thikë,Bëlbezimin e lehtë, dashurinë e valësTa ktheva , coptova pikë – pikë!

Shpellën e gjoksit në breg të thepisurTi shpirtin e brishtë të lutem mos lërë,Kalaja e ndjenjës prej kohësh e nisurNuk mund të bjerë si grumbull me rërë!

E di që pasqyrën e shpirtit ta thevaSi rrugaç i prapë, i pa gdhëndur,Si krimbi ngadalë dhe zemrëm ta brevaRrugëve me kot pa qëllim i endur.

Më fal që thura me mëndje poetiNjë çark figurash me fjalë,Ku mëndja nga ankthi gjithë natën sfjetiGumzhinte, oshëtinte si deti me valë.

Më fal, e dashur, që lulen e brishtëNë kopshtin që ke të bleruar,Me retë e shiut dhe erën e trishtëMe ujë i përmbyta me vrull duke shkuar!

Më mërr të lutem në krahët e tuPërkundëm ngadalë, qëllomë,Që rrugëve mos endem për jetë kuturuPuthmë, më mbaj dhe shtërngomë.

Dhuromë puthje, ujvarë bëlbëzimeshQë endërra të vijë valë – valë,Të ikin largohen karvanë trishtimeshNga shkretëtirë e shpirtit ngadalë.

Dhe hap një oaz, ku ujët të dalëMe etje të pijë vetë dashuria,Vetëm përkëdhelje dhuromë ngadalëNë natën e tmerreve të mia.

E gjatë kjo natë, e gjatë sa jeta,E trishtë me ankth dhe me tmerr,Sa rëndë me heshta godet e vertetaDhe shpirtin qëllon kur shenjë merr.

Më puth, e dashur, më puth pa fundQelizën e fundit në shpirtin e ftohtë,Ai pa fjalët e tua nuk mundDridhet, ka ftohtë në këtë botë.

Ti eja dhe dorën e vogël dhuromëNë rrugën e nisur ne bashkë të ecim,Dhe pranë në jetë gjithmonë qëndromëSi dy të dashuruar për jetë të baresim.

Shtrëngomë, shtrëngomë, të tretem, të shtrydhemNë krahët e tu të rrjedh pikë – pikë,Se dhimbjet e forta shpirtin ma ndrydhenI etur do vdes për dashuri dhe dritë.

Veç teje në botë nuk kam njeri tjetërJam gjethe e zverdhur, nga era e tundur,Ti kurrë mos më lerë atje ku më ke gjeturPa ty në botë jam betejë e humbur...

Veç prania jote më bëka të lumtur.