Do ta marr aromën tëndeQë ta ndiej kur larg të jem,Kundërmimin marramëndësEdhe dehës pranë ta kem

Por kam një problem të vogelEdhe nuk i bëj dot bisht,Meqe s’kam shishe me veteDo të pres të voglin gisht.

Dhe do fus aty aromënMos të avullojë në vapë,Zemrën time të plagosurDo t’ia vë gishtit për tape.