NGA LIBRI I LIRIKAVEDUA TE LEXOJ LIBRIN TENDLibrin tend te kraharorit hapeAtje ku shkruhet lumturia dhe jeta...Te lexoj i vetem deri pas mesnateLendinat e tregimeve te tua te blerta...Te lahem ne ujvarat e puthjeveNe kodrat e tua te ulem e ngjitem,Ku rrjedhin damaret e burimeve me ngutjeKur dielli i ndjenjes te duket ne agime...Te pi burimet e tua me etjePastaj te shtrihem i lire ne lendine...Atje ku zemra me rrahje te lehtaMe ritmin e saj luan ne violine...Me lere tregimet e librit te ndjenjes,Ne trupin tend te rri te lexoj,Te jem i vetem mes lindjes dhe vdekjesTe betohem, askend sdua te shikoj...Ndones, dashurine gjith botes dua tja tregoj...NË LULISHTEN E BUKURISË TENDENë lulishten e dashurisë tënde mbuluar nga lulet,Dua vetëm bleta e ndjenjave të mia të ulet...UNË E DI E DASHURUnë e di e dashur, shumë je mërzitur,Retë e shqetësimit mbi sy të kanë rënë,Ndoshta ke gjith mbremjen mua duke priturKëngën celularit rri i pret nën hënë.Sytë hedh nga qielli, si kupolë e kaltër,Malli si një vatër në të prushëron,Porse ylli yt nuk qënka më afër,Në qiellin e shpirtit, ai të mungon.Po të mori etja për të miat buzëHidhi sytë, dhe hënën të shikosh përpjetë.Pije si në ëndërr me etjen tënde shpuzë,Dashuria ime një gotë do jetë...Pije, çmallu, e dashur, se zjarri shuhet vetë..FLAKE DO BEHEMNuk e di, do mundem dotOxhak të bëhem e prej vetes,Shpirtin tënd të mbushur plotTa ngroh e gjallë ta mbaj gjith jetës?Eshtrat e trupit dhe dëshiratTi djeg në një flakë të bukur,Që të mos të të lagin shiratDhe për jetë të jesh e lumtur?Gjakun tim ta pish për verëDhe ëndrrat si mishin të pjekur,Jetën të ta kthej pranvereDhe pse vetë do jem i vdekur ?Kjo mbetet pjesa ime e pa tretur...KUR ME VJEN SI NJE BALADEIku lulezimi i veres, dimri qiellit po derdh lot,Grindet dimiri, gjuhe e eres ne dritare dic me thote...Eshte nate, hena fshehur, une mbeshtjelle ne krevat,Dashuria si nje engjell, po troket, kerkon nje fat...Si nje morse e rreh deren, prane xhamit te ballkonit,Trokitja me vjen nga larg, si lutje qe vjen prej honit...Turrem vrap e hap kanatet, them, se qenka e vertete,Ti qendron ne mes te dimrit, peme e xhveshur dhe pa flete...Ne trup nuk me paske rroba, Monoment i Aferdites,Prane me bie ngrohtesine dhe bukurine e dites...Dhe me flet me ze te embel : - Kam gjith jeten te kjo dere,Dimri po me ngrin si bust, shpirtin po ma merr kjo ere...- Pse je xhveshur, zemra ime, them me zemren qe me rreh...- Permbi qiellin tim te trupit, nuk desha rrobet si re...Dua te jem vec e lare nga veshtrimi jot dhe puthjet,Me carcafet te dashurise te me mbeshtjellesh dhe lutjet...Te me mbash keshtu te xhveshur, nga mendimet, ligesite,Me perkedheli dhe puthje te me mbulosh vec me drite!?Te marr ne krahet e mi, dridhet buza qe prej afshit,Si gjethi i shpirtit tim, ne krevatet e mendafshit...Ti me ngrohesh e ve krah, dhe me thua...shume te dua...Permbi buze e permbi trup lule derdhesh permbi mua..Ah, me mbyt me te puthur, ne sy e ne kraharor,Ndersa buzet i largon, nje lule me le me dore...Nje lule ne vend te puthjes, jete cel gjithe gezim,Duke lene permbi mua, nje ndjenje e nje kujtim...Lumturi na kish pushtuar, kishim vene endrra dhe kra...Tutje per te fluturuar ne udhetime te medha...Ne udhtime te pa fund, ne rrugen e gjate te jetes,Ku ndjenja lehte perkund lumturine e se vertetes...Ti ben BRAF...carcafet flak, dhe me nisesh per nga deraNdersa jashte cirret dimri, daullet po i rreh era...Pas te ndjek, nuk te ze dot, nuk ke bluze dhe as menga,Kur u zgjova, e kuptova se qenkam brenda ne endrra...Bie i lodhur mbi carcaf, qe me ngjajne si nje bore,Jane te ftohte, jane te lehte, nuk i ngroh dot asnje dore...Krahet i kthej i cfilitur, dhe therres me zerin harp...- Eja se paskam te ftohte, persa kohe qe ti je larg...Pa ty pranvera e bukur, behet dimer dhe ne varg....GJUETARI SYFshehur pas qerpikut, me hala rrethuar,Si gjuetar i heshtur lëvizjet mi ndjek.Herë i qeshur dhe herë i trishtuarGjithnjë më del pa pritur në shteg...Gjithnjë më qëllon me saçme, me dëshirë,Me mall të dashuris së përsosur,Nuk me ka vrarë, por për tokë më ka shtrirëPerjetësisht gjithnjë të plagosur ...Me heshtën - veshtrim me shërim të pasosur...REND PAS NJË DALLËNDYSHEPas një dallëndyshe rendPërmbi lugina dhe pyje,Ky fluturim më lë pa mëndNëpër ëndrrat e një ngjyre...Bota qesh kur më shikonJam vogëlush, në ajër, erë,Pyesin për flokët dhe moshënQë frymë e flladit i merr.Shohin, pyesin të çuditur:- Pse e ndjek me ëndërrime?Unë u them duke ikur:- Kërkoj pas saj pranverën time!!!FOLEZA E KUJTIMEVEKur ti erdhe atë mbrëmje në majNë dhomën e vogël në bregun e detit,Bajamja përkundte në degët e sajPuthjet tona dhe dritat e qytetit...Maji prapë erdhi, dhe bajamja çeli,Harpat e zogjve ushtojnë melodi,Vetëm malli im duke pritur ngeli,Andej ngai vije ti, si endërr gjithnji...Kujtimet mbi heshtjen bëjnë melodi,- Rrugën e kthimit, pse, ku e humbe TI?!SA HERE MBYLL SYTESa here mbyll syte dhe gjumin e pres,Ne enderr te shoh mbuluar me vese...Veshur si nuse, si e bardha fletQe poezine time mbi trup rri e pret...Pi gotat e mallit dhe nga malli dehem,Kur syte i hap, une prape zhgenjehem...Kur jam me sy hapur, ti vegim me tretesh,Por thelle ne kujtese prap vegim me mbetesh...Sa here te dua ne shpirt, moj krijese,Mbyll syte dhe vjen gjith delikatese...Me vdes kur jam gjalle, me ngjall kur une vdes...DETIGjith veren qe Ju ishit prane tij,Merrte fryme lehte dhe kishte qetesi...Buzezat e vales mermerisnin fjale,Dashuri e shprehur nga thellsia dale...Tani e shikoj ndersa ti ke ikur,Kraharori i tij duket i tronditur...Dallge e dashurise hidhet neper breg,Diku permes guresh rri kerkon nje shteg...Shtegun nga ti ike mes vjeshtes se vone,Deti egersohet dhe nis te kerkon...Po su ktheve, zemer, nuk qetsohet deti,Nga Ti frymezohet si vete poeti...Gjumi nuk e ze, prape po ste gjeti...
PILO ZYBA




