Hej, Baba.Ti nuk e di sa qava,Në këmbët e varrit tënd,I mbylle syte pa më pasur pranë,Pikat e lotit te mjaftuan vallë?
As me qeshje, vetmi, a lot,Mbase fuqia e qënies na mposht,Besimi si qivur rri mbyllur,Lotin e ndalova ca fjalëti thoshja,S'ka drejtesi, dhimbjen e mposhta.
Ti më solle në jete, kur dielli shkreptiu,Si ndjellësis e dy dashurive,Që rizgjohet me shikimin pa limit,Dhe bota ju bë njeherësh dritë.
Ka ende rrugë për të berë,Pashë nën tokë parajëses vërbuar,Sytë e tu blu janë në pritje,Në krye të shtëpisë’ gurëndërtuar.
Sa qiell ka rrotull kësaj bote,Në atë copëz tok ku fle ti,Trupi rri heshtur,fryma jotePërr shpirtin në revoltë shtyrë,Mbi pjesëzën e dheut tënd.
Na mblodhe baba,Qe ditë e vështirë, ndaj qamë,Përherë të parë çatia e kullësMbante kutiza aq te arta.
Sa e doje natyrën,Flladin e Prishtinës, si puthje të fundit,Dhe jetën e kafshëve në pyll,Të bëje ndeë me sa të mundet.
Ti hapje derën e shtëpisë,Pa kurrëfare çmimi, pa kriter.Fjala e dhënë dhe mikpritja,Të parit që në udhë gjen.
Do vijë për të fundit herë,Përshëndetje në dhomzën time,Me fjalën e urtë e të dlirë,Duke bërë shtëpinë e madhe dritë.
Me babanë, duart dua ti takoj sërish,Pa lodhje, pendime, kur më përqafonte,Por këmbët u ngulfuan aty në vaj,Që bubullonte dhe pa zë më gulconte.
Shikimi yt s'u dha as në qiellin e lartë,Sa blu ka mbetur, e bardhë si dëbora,Na le të krijojmë një tjetër streh,Në borxhet e lirisë tonë...Shpirti tu ndrittë.




