Jorgo S. TELO

Sot nuk po flas me gjuh’ partieDhe as t’i bëj karshillëk shtetit.Po flas me gjuhë shqiptarie,Bubullima lëshon dinjiteti…

Sot çdo shqiptar me gjak shqiptariE ka një xhëng dhe një maraz:Aty ku shqipen shprehu i pari,Veç shqip të shprehet dhe më pas.

T’kërkosh sot ç’të kanë grabitur,Nuk mund të quhet babëzi.Ndër mote historia ka lajthiturAjo ka rendur n' boshati…

Sa jetë me vlerë janë shuarpër strehën e moçme shqiponjash…!Flijim për gjuhën e bekuarSa emra kanë ndritur mes llohrash…!

Këtu ku ka folur shqip i pariSerbes e rrëfejnë trojet vetë.Aty e ka strehën shqiptariDhe jo të dytë e të tretë…

Ku lindur është gjuha shqipeAty e gjen vetveten Kombi.Jo gjah etjesh diplomatikeMëkat që shëmton tejet Globin.

E gjen shqiptarin në anë të anësKrenar flet: “Jam Shqiptar!”Kështu thot; maqedonsi dhe çami.Kështu dhe shqiptari kosovar…

Sot shqiptarët e diasporësFlamurin, gjuhën mbajnë lart.Gjithkund nëpër viset e botësNë shpirt Ribashkimin mbart.

Rimbledhje e zërave shqipfolësShqiponja të flasë me një zë.Dhe sa ende rrjedha e kohësNa don të ndarë edhe më…?

Vet’ koha ndriçon të vërtetën:Shqiptarët e në gen ngado janëS’e quajn’ aspak normale jetën,Të ndarë kot prej vendit amë.

Dëgjojmë shpesh të flitet, shkruhetMe zjarr për Bashkim Kombëtar.Mos, vallë, më saktë të thuhet :Kërkojm’ Ribashkim Kombëtar…?

Kudo ku foli shqip i pariDuke nisur nga pellazgjishtja.Përshpall veten me shpirt shqiptariKrenare n’flamur flatron shqipja.

Kundrejt një Shqipërie fragmentareCdokush për SHQIPERINE NATYRALE...!PIKËPAMJE PËR FANTAREPPORTAZHIN“Mysafirët e Rinj të Çajupit”