PILO ZYBA
KROI I BALADËS SIME
poetit KOCI PETRITI
Pena imeSot direzhon koncertin e fundit.Kolonat e baladave të tuaI vendosa notaNëpër telat e tendosur të dhimbjes,Dhe i ktheva në tinguj mallëngjyes…Vargjet janë të shumtë, poet.Me kosheren tënde të mjaltëzimit,Me krahë-fëshfërimat e dëshiraveI mblodhe pllajave të lulëzuaraKopështijeve të artit popullor…Pive ujë burimeve të tyre,E pastaj në hojet e ngritura të kohës,Vendose mjaltin dhe aromën e këngëzimit…
Kurrë nuk të mendoja të shtrirë,Me duar të kryqëzuara,Sepse kryqin ti e mbajte mbi shpinë,Dhe rende marathonomakPër në Jeruzalemin e tembull-poezisë.Kurrë nuk të mendoja të heshtur,Sepse brënda luginës së gojës,që hesht,Unë dëgjoj shushurimën e lumënjveTë kthyer në balada.Ato mërmërijnë mirësinë e brezave,Ninullat dhe valvitjen e flamurit,Bëlbëzimin e parë të çdo fëmijeMe krahë-puthje fluturore…Ti në atdhe,unë në Londër…Mes nesh një lumë i gjerë,I gjatë e i thellë malli…Por mbi këtë lumë largësish,Qëndron ngritur ura e Qabesë,Ura e Bruklinit, Urë e Drashovicës,Urat që lidhin Kontinentet,dashuritë,agimet…
Çfar ka dielli këtë mëngjes?Pse është flokërrezelëshuar,Fytyrë shprishur,pa krah?Pse endet i çarturSi Ofelia brigjeve të tragjedisë Shekspiriane?Koha ka humbur orientimin,Lindja drejtpeshimin e saj shekullor.
Poet!Lëshojë edhe njëherëTufat e frymëzimeve të tuaNë qiellin e jetës time,jetës tonë,Të më puthi nënokja ShqipëriMe buzët e thara nga padrejtësitë shekullore.Dua që,si atëhere,Të rend pas krahërrahjeve të tyreNë kaltërsinë e mendimit.Më pas,me goditjet ritmikeTë daulles së kohës,T’ja çaj verbërinë dhe daullen e veshit vdekjes.Ta shurdhoj dhe qorrojMortjen plakë, që hap plagëNë trupin e brishtë e të lulëzuar të ndjenjës,Dhe bukurinë e vashë-lirikës poetike.
Nuk e di,por,kam dëshirëTë tërheq një valle të madhe,Të marr pas vetes gjithë dashuritëE krijimeve të tua,Që të veshura me kostume ngjyrash poetike,Të mbushin me tinguj skenën e madhe qiellore.Engjejt,të marrin në krahët e tyre të brishtëKaltërsinë dhe tingujt e harpës, vibrimetE mendimit në fantazinë e krijimit të botës tënde.Çfar ti them hapësirës?Ti linde në një vënd të coptuarNga thika e padrejtësisë,Përjetësisht pushtuar nga forca e me të madhit.Por me forcën e shpirtit pushtove botën,Dhe më shumë, hapësirat e pa prekura të saj…
Dëgjoj larg një violinë,Harku i këtij fillim shekulli luan melodi të trishta.Sovjani ku linde ka ftohtë,Shkumbini u rrenqeth,E zvogëloi rrjedhën nga dhimbja,Si një nënë që shtërzon e mblidhet nga lindja.Atje,mes malesh,Në luginat e thella të Librazhdit,Që ngjan me fole legjendash,Dëgjoj rrahje flatrash në shpate,Flatra që ngjiten lart.Ngrihen mbi kreshtaDhe hijëzojnë arat e mbjella më parëNga bujqit poetë të kohës.Në cep të çdo are,Në bregore të vogla dhe çuka,Dëgjoj të qeshura manare,Që lëshojnë një tufë thëllëza,çupa!
Kur u ndamëMë premtove se do më prisje.Më the:“KohaKa nevojë për Hidrocentrale të tjerë drite,Ka ardhur koha,Që mbi pluhurin e shekujve poetikë,Të shkruajmë dhe orkestrojmë këngën finale.Plori i parmëndës duhet të kalitet,Të punojë ugare,ara,më pas të vaditet,Që nga thellesia e saj të mbijnë të tjerë fidanë.Dhe fara e mbjellur në çdo anë,Të pushtojë me harlisje në beteja,Trupin e vashave të reja,Që bien përsëri në skenë,Dhe lindin për mëmëdhenëPërsëri Teutën,Buzukun, Skëndërbenë,Që në trupin e kombit presin,kurrë nuk flenë”!
Stadiumet e leximit kanë mbetur bosh,Koha qorre vrapon pas bukës,Ka harruar sakrificat e njeriut të pushkës.Drita e diturisë është lënë pas dore,Njerzit vrapojnë pas ushqimit e krimit.Mulliri i mendimit punon bosh,NjerzitUshqehen me miellin krunde të propogandës,Më shumë ka vlerë thurja e rrjetës së merimangës.Helikat e krahëve të mullirit punojnë bosh,Mokra e tij dhimbjen e bluan dhe e hedh në shoshë.Më pas,më pas silazhi i gatuarBëhet ushqim për dhimbjen e krijuar.Qielli zhurmon nga mijra bindje dhe ide,E vërteta qëndron lakuriq,dridhet,Por asnjë bashkëkohës nuk e sheh.Kohë të vështira,Re të dëndura enden hapësirës,Dhe me rropamë përmbytin vreshtat,Rrëzojnë kokërrzat e qelibartaDhe mushtin që qëndron nën fletë.Bota dridhet nën pëllëmbët e blerta që gjetheve,Prej dhimbjes dhe padrejtësitë e etheve…
Ti hesht,poet!Krishtërimi do ti thyej ligjet e tij të vendosura.Në rrugën e fundit nuk do të ti kryqëzojë duart,Mjafton koha kur dekadat dhe diktatorët,Të kryqëzuan mendimet dhe fluturimet.Dora e poetit është një sqep,Që çukit vezën e artë të agimeve,Për t’u sjellë në jetë brezave,Lindjen e cicërimeve…
Ti i shtrirë në shtratin e përjetësisë,Unë shtrirë në shilarsen e poemave të tua,Koha dorë e butë nëne,më përkund.Flladi ardhur nga furra e mendimit shekullor,Situr nëpër erashkën e talentit tëndMë përkëdhel në fytyrë e flokë,Dhimbja e paska peshën e saj me okë…
Shilarsja joteNjë djep,Që nga lashtësia mërr dhe jep,Dashurinë thurur nga një lis,pishë apo plep…
Vargu dhe harkimi i shilarses ka gojë,Ai mund të bjerë dhe çojëKarvanin e këngëve deri në Trojë…
Të shikoja,Gjithmonë i buzëqeshur,Rrobaqepës, që gjithë jetënBotës i ke veshurKostumin e artit,të prerë e qepur me shije,Koshere me balada trimërie…
Një fustanellë me “Vallen Gorare”Në sofrën e madhe të Skëndërbeut,Që tundet nga heroizmat dalë prej dheut.Me tupin e Gjergj Elez Alisë,Kthyer me shtatë plagë në një lis,Në degën e madhe, atje te maja,Hedh valle dhe kërcen Sefë kosharja…Ti,koleksionisti i Karl Gegës,Babjenit,Që shpon një Semering,Dhe pse një sy e ke pa jetë,Brënda qiellit të vështrimit të tij,Zogjtë dhe endërrat marrin retë,Firmat e poemave vrasin një helmetë,Kur kërcellin e brishtë të barit e vendosin në fletë…
Ti,Që mërr Drinin,Shkumbinin dhe Valbonën,Në vargje u kthen valët dhe jehonën…I lëshon në katarakte flokëlëshuar,Që e ardhmja me krehrat duar,Nuse e veshur dhe duke nusuruar,I bën prikë për ditët që priten të vinë,Me krisma pushkësh që lindin fëminë…I pagëzon me emrin e Eneas së lashtë,Atje ku historia dhe gjuha bashkë,Ngrejnë për botën kalatë e themelit,Nga vjen kultura,ngjyrat dhe boja,Për firmën dhe legjendën që krijojë Troja.Omeri nuk ishte qorr,Por vëllavrasja dhe pabesitë,E bënë të shkruante tragjeditë,Në fund,kur lexojë vargjet, i mbetën në fyt,Dhe përjetësisht ju qorruan sytë…Që nga ajo kohë,Kurrë nuk pushojë uragani i pabesisë,Që piu qumësht në të tradhëtisë sisë,Dhe duke shtuar etjen,dhunoi tokën e Ilirisë.
Ti i shtrirë në shtratNë dhomën e vogël,Dritaret sy mbylluraNuk duan të lënë të dali lajmi hidhërimit,Eshtë e rëndë, e dhimbshme e vërteta e flijimit.Por, a mund të qëndrojë një koshere e mbyllur?Bletët e tua poetike gumëzhijnë,Ato kërkojnë fluturime me flatra,Në kërkim të polenit, udhëtimeve të gjata…Dritaret kërcasin eshtrat,Heshtjen e dhimbjen e vrasin,Shpirti që endet nëpër dhomë,Kërkon Jeruzalemin me jehonë…
Nuk mjaftojnë vizitorëtQë hyjnë dhe dalin në këmbë.Koha ha dhimbjen e saj me dhëmbë,Bluan vetveten,E gjatë rruga deri në hënë…
***Më the,poet,që do më prisje!Vreshtat e tua do të vadisje,Dhe do mbillje fidanë të tjerë.Koha, brezat dhe unë,Kanë nevojë për verë…Për vlerë,për mëngjese – ylbere në eterë…Koha dhe kombi ka nevojë për lisa,Për krahë të fortë dhe fletë,Shqiponjat nuk i ngrejnë foletë në driza,Por lart,atje ku përshëndeten me retë.
Është e besushme,unë e dija,Kur fillon dhe vjen stuhia,Zogjtë mblidhen nën pemë të trembur,Ndërsa vdekja duke u endur,Pret degë dhe të brishtat fletë,Pa pyetur për lulëzimin aromë-çapa-lehtë.Unë e dija se, ikja jote do ishte e rrallë,Pa pyetur për vitet dhe për radhë.Kosa e korrtarit vdekje në livadh,Ka dhe dhimbjen e diktatorit të madh…Kur retë shtrydhin urrejtjen mbi male,Lumenjtë fryhen me ujë dhe tubullohen,Nuk kanë kohë që të mendohen,Marrin dhe përmbytin me dhimbje ara,Dhe prodhimet e mbjella dhe të mbara…Ti kësaj kose nuk ju trmbe,i qëndrove përpara.Por nuk kishte si të ndodhte ndryshe,Dëshira për fluturim një dallëndyshe,E bën të kërkojë me sytë përpjetë,Të preki me sqep dhe me krahë retë.Për ty që këndove me zërin e brishtë të Trishtit,Erdhi dhe të mori vetë ringjallja e Krishtit…
Për të marrë poetin lart te retë,Zbriti në artin e tij vetë,Bashkë me dritën e agimit,Në datën e ringjalljes së Krishtërimit…Dhe mori me vete këtë vit,Shënjtorin poet për rit…
Lumi i rrëmbyer i jetësDo rrjedhi në mote e brigje,Nëpër lugina e nëpër shtigje,Me oshëtimë,shkumë dhe jehonë,Do dirizhojë për jetë kohën tonë,Që Ju, poet,me frymëzim dhe penë,Në pemën e përjetësisë ia ngritët folenë.Çdo vit në përvjetorin Pashkë,Me Krishtin tim,tonin,të dy bashkë,Do plugoni e dizifektoni në botën e egër pabesitë,Dhe do mbillni artin e bukur të dashurisë,poezitë!
Dhe brezat në vite duke pritur,Ndjenjën e mirësisë duke vaditur,Do presin ardhjen tuaj me fytyrën lart.Atje ku koha mbi supet e saj mbartVlerat e të shkruarit në hejbetë e kohës,Dhe mes dimrave,erës ngricës dhe llohës,I çon drejt pavdekësisë…Atje ku poeti, si Rozafa la një sisë,Që buzët e lexuesve që shkojnë e vinë,Këngën dhe historinë të pinë…
Po unë,poet,çfar të mbjell për Ty?Një pemë të vogël miqësie,që të dyE mbollëm bashkë nëpër këto vite,E ujita me dhimbjen e kësaj dite.Që nga mbjellja e një vreshti, fruti,Nga rritja dhe deri te Buti,Te vera e ëmbël e gradës së lartë,Që Buti im mbushur me art,Mban të mbyllur shijen dhe vlerën,Dhe tani,po ja hap rrubinetin dhe derën…
Aroma dhe arti i ngjizur,Mes miqësisë-urë të pa zgjidhur,Bashkimi i esencave me vetëdije,Për një të rrallë dhe të bukur shije,Lë të rrjedhë nëpër porta miqësie…
“Koha e dehur nga liritë”,Lë të dhunojë botën si hordhitë,Por do jetë e humbur pa dashuritë,Dhe pa lulëzimin që dhuron kopshti me poezitë…
Udhë të mbarë,mik!Babai dhe perandori i më të madhit çiflik,Që në shekuj si e vjetra verëRritet në gradë,cilësi dhe vlerë.Dhe kënga juaj në të Kombit sy,Do mbetet një burim mes gjethesh,pa dry,Pemët do direzhojnë me degë e me fletë,Zogjtë me cicërima lart nga retë,Me buzët e sqepat ngjyer me verë e vargje,Do këndojnë nëpër çati e nëpër pragje,Cicërimën e rrallë gatuar në tënden magje…
Me valvitjen dhe lahurinë e një rejeQë atdheu e bie sot drejt teje,Që pikat rubinë të tëndes poezisë,Mbi pëllëmbë gjethet shekullore të njerëzisë,Të bëjnë vaditjen e frut-dashuri-miqësisë,Atje,te Rozafa juaj,të ulen dhe të pinë sisë !
Londër…25/4/2014




