Tek një kafene në fshat,Ku rrjedh ujë nën një rrap.

Dhelpra hipën në një trap,Por syri diçka i kap.

Njerëz grup si në kor,Po shikojnë televizor.

Në ekran një burrë papritur,Diçka shpreh duke bërtitur.

Kollarja lidhur në grykë,Të papërqëndruar sytë.

Gjuha e tij korr e shin,Dhelpra bie në mendim.

Rrugën për në kotec nget,- Ky, nga soi jonë do jetë!?