Në një çast kaloi dhe një ditëNjë shprehje e vrazhdë e monotonisë,Një ditë që më duhet harreses t'ia lëTashmë është e shkuar nuk do vijë më...
Një faqe e librit shumëngjyrsh ngjyrosurNjë gjethe rënë në lumin e inatosur,Rrugën drejt detit e pafuqishme ka marrëPërplaset me gurët, herë qesh e herë qan...
Ç'do pikë loti i saj, në ujin e lumit rënë,Një njollë të zezë në libër ka lënë.E lodhur i duhet të vazhdojë rrugën e sajEdhe kur dielli qesh, edhe kur qielli qan.
Faqet e librit ndjekin njëra - tjetrenNjëra zhgarravitur tjetra ngjyrosur,Çdo faqe e tij dite nga jeta jonë,Kush prej nesh di të pikturojë...?!




