-kushtuar mikut tim Vladimir Meminaj -Deti Vlorës valë – valë,Gjoksi i thellë, i pa matur,Dallga rend në breg të dalëFustanellë krahë hapur.Përmbi valë një varkë të vogëlSi një djep po e përkund,Lehtë tundet përmbi kodërNjë ninullë që kurrë s’ka fund.Në mes djepit, tundet – tundet,Një ëndërr ardhur nga mote,Herë shfaqet, herë humbet,Komb – atdhe lavdia jote.Oshëtin thellësi e Jonit,Buçet e thërret rreth botës,Është frymëmarje kombitQë troket te pragu i portës.Historia në një varkëVjen përkundet, ulet – ngrihet,Rend kërkon vulën në kartë,Kur liria nuse krihet.Ismail, o bej i Vlorës,Sytë e kombit sheh mes Jonit,Rrëmbe kreun e kurorësVendose mbi kokë të kombit!Prije ditën e martesësGjej një nuse si një stinë,Shtojë ditët e vetë shpresësBëje nuse vetë lirinë!Gjiri Vlorës dallgë ngeBregu supet tund në pritje,Deti komb buçet, ATDHE,Liria një brohoritje.Ismaili përmbi supeFlet me valë, flet me fjalë,Brohoritja tretet tutjePërmbi dallgë si mbi kalë.Përmbi kalë, përmbi erë,Përmbi mal e mbi lëndinë,Ç’ësht kjo erë, kjo pranverë,Që përmbys Perandorinë!?***Nga Kosova BuletiniI nget kalit si në garë,Kërkon pa zbardhur agimiNë dasëm krushku i parë.Në gjoks ka Fushë – Kosovën,Në damarë Lumbardhin, Drinin,Zemrën e kurdis si orën,Në gojë, liri - kushtrimin.Mbi supe lumenjtë e gjakutMbledhur në shekuj, në vite,Kjo është dhurata e plakutPër nderim të kësaj dite.Pas e ndjekin krisma pushkeBajram Curri rend nder rite,Fshehur në prita, në dushqe,Gjuhën ruan ylber drite.Nga Kongresi i ManastiritVijnë fjalët si urta,Flet me gjakun e martirit:-Shkronjat janë si vetë buka.Rend pas gërmës e pas krismësDuke qeshur vetë liria,Lumenj gjaku trimëriaFlet vetë kombi...Pavarsia!Mblidhen krismat nëpër shekujBashkë me lirinë vet jeta,Shqipe e lirë ka për të mbetur,Dërgon fjalë Haxhi Zeka.Trupi i prerë nga plumbatKulla flakë ndizet, digjet,Shpirti i fluturon pëllumbaQë të lirë kërkojnë shtigjet.Hasan Prishtina prijs i parëFjalë pak e i menduar:-Liria një medalje ar,Nëpër shekuj e kerkuar!Lumenjtë e Kosovës rrjedhinMbushur trima, mbushur jetë,Me vrull me valë të derdhen,Tejë në Vlorë, tej në det.***Rend Luigji i GurakuqitPranë dhëndrrit në Vlorë,Don të jetë bashkë me krushqitTë marrë pjesë në kurorë.Dhuratë po i bëka ShkodraMurim kalanë e historisë,Të shikojë e dëgjoi botaLashtësinë e Ilirisë.Në sisë të Rozafës nënëLiria jeton, flladitet,Qumësht pi, nën diell, hënë,Dhe në shekuj rritet – rritet.Dhe në shekuj rritet – rritetPastaj rrugën me vrap nis,Që kombit kurrë mos ti pritetRruga e jetës, e lirisë.Gjiri i Vlorës mërr frymë thellëDerdhet Vjosa, fryhet Drini,Pema e lirisë do mbjellëEnde pa zbardhur agimi.Ismail, o bej i Kurorës,Që gjithë kombin mban në duar,Ngrija lart bukurinë VlorësNëpër shekuj të gatuar!***Marigo, ç’qëndise vallë,Me gjergjef dhe me gjëlpërë,Peri yt me mijra halleÇ’kryevepër paske bërë?Një shqiponjë krahë hapurPërmbi sup të kuq të kombit,Rrjedhë e gjakut e pa maturSa për borxhet e gjithë globit.Shqipja jote kokën ngriturFluturon si bletë mbi hojet,Duke thirrur dhe bërtiturZogjtë të mbledhi në trojet.Mblodhe zogjtë, mblodhe trimat,Rreth tryezës, rreth konakut,Zë lëshove vetëtimat,Zjarr lirie i vure oxhakut.Vunë vula në një kartë,Dasëm shpalli Vlora jonë,Pastaj dolën fjalë – zjarrtëLirinë nxorën në ballkonë.-Ismail, çfar mban në duar,Ç’far lëshon ashtu ndër retë?-Një pëllumb, qoftë i bekuar,Është data njëzetetetë!Gjiri i Vlorës oshëtinDallgët ngre, Sazani duket,Evropa ka ftohtë, ngrin,Nuk po gjetka vend të futet.Shqipja në perndim të diellitRrahu krahët dhe u turr,Fluturime i dha qiellitDhe u fut thellë në flamur.Zuri vend dhe çerdhen ngritiLëshojë vezë nëpër fronte,Në shekuj i mëkoi, i rriti,Lirinë të mbrojnë në mote..Në shekuj, bej, lavdia jote!
PILO ZYBA




