Buza fjalën peng e mban,Një vënd nënës si ndodhet pranë,Prej lotëve bëre monoment,Lavdi e vuajtjes sa njëmijë vjet.

Dimëruar si malet kreshtëzënë,Eve mbeti, si pemët mardhuar,Pranverë pa lule e pa hënëQiell malluar e mërguar.

Dimrakë kjo tokë, pa dashuri,Eshtë mbyllur moti, e imja shtepi.Duart e fryra nga uji i ftohtë,Sytë e nënës mbushen me lot.

Ja fala veten mallit zhuritur,E ktheu në blerim, Diell-Hënë,E gjeti forcen lart për tu ngritur,Me disa jetimë mbi supe barrë.

Përmes lotësh derdhen fjalët,Si vjen drita përmbi mal,Një kuvend me puthjet mjaltë,Zemrës kurre si mbyllen plagët.

Malli i nënës nis të flasë,Bëhet udhë e larë në dritë,Zemra e nënës s'mund të vrasë,Kurrë fëmijën që vetë lind e rrit.

Kthehu,nënë ,thotë pshërtima,Të më shohësh dhe një herë,Të mi puthësh sytë qiellit,Emigrante nëpër botë si një erë.