Oh, falmë, falmë mikja imenë ta lëndova përsëriat’ plagë që s’don më ngushëllime,që don të mbetet si jetime,krenare pa njeri!
Oh, falmë, falmë pse kërkojprej teje unë dashurinëe dhëmshurisht pse të qortojnë çastet-vrer, kur shpesh harrojse ty ta vranë rininë …
Esht’malli im gjithë pikëllimqë djeg e bren aq pushtetplote kur s’e gjen ate flijimqë e njeh aq fort në shpirtin tim,i mbeten veçse lot!
Esht’ zemra ime q’u mësuaçdo rrahje t’sajën ta durojë,që kurrë s’i tha njeri “të dua!”që u ndez përherë dhe u shua…pse di të dashurojë.
E pra më fal e dashur ti,tani t’kuptoj unë ty më mirë:çdo ças dhe unë po ndiej mërzie shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,s’kam gaz, s’kam më dëshirë!Oh falmë, falmë mikja ime,s’do t’i lëndojmë ne kurrsesik’to plagë që s’duan ngushëllime,që duan t’mbeten veç jetimeashtu si unë, ashtu si ti …




