SAMARI DHE KRYETARI
Kreu i ministrave vajti për të parëTe një gomar, si bëhej një samar.Gomari i foli i revoltuar:- Ç’do këtu, o i uruar!-E ndrite me samarin që të vunëDhe tani kërkon tjetër te unë?
PARLAMENTARI DHE GOMARI
Kur i thanë, gomar, një parlamentari,E dini se ç’far tha gomari:“ Soi ynë qënka me vlerë,Deri sa këtë shtet e drejtojnë 140 gomere”
ÇOBANI I MËNÇUR
Fali kopenëPër një zyrë e një karrike.Tani mjelja,I del me leverdi të madhe ekonomike.
E NDJERA GJYSHJA IME
Sa herë para parlamenntit shkonim,Kthente kokën mënjanë, ne e shikonim...
Thoshte gjithë humor e kulturë:- Mendimet - bërxolla që dalin nga kjo furrë,Gjithnjë janë papjekur, nuk hahen kurrë !
PARLAMENT
Vënd, ku tregëtohet mënçuri e kulturë,Kuvënd...ku një fjalë me mënd nuk u tha kurrë.
POLITIKA
Fëmër, që mbarset me fjalë e premtime,por, në vënd të lindjeve, bën dështime.
RAKIA
Rakia hedhur në një gotëShpërthen në rruaza si lot,Dhe thotë me zërin e plot:
- Çudi, me njerzit,
Me njëri tjetrin s’ngjasin,Ca s’kanë mënd e kërkojnë,
Ca e kanë dhe e humbasin!
KOHË ZGJEDHJESH
Foli e foli, kandidati,Për së gjeri e për së gjati...
Hiqej qengj, Edi , Sali,- Zgjedhës sot, çfar vendos ti.
Porse sytë hapi mirë,Se ka dhe qëngj egërsirë...
Vetëm fjalët janë me mjaltë,Mos shiko qyrkun e artë...
Mbrapa qyrkut ngjyrëmirë,Rri fshehur një egërsirë...
Ç'të mjelësh vetë, ke për të pirë!Ktheje me fund, të bëftë mirë...
NGA PILO ZYBA




