His poems, read by Alma Mehmeti (in Albanian)
Helena e Trojës sime
What it is about
Through the verses of the poem "Helena e Trojës sime" by Pilo Zyba, the reciter presents a poignant reflection on the figure of Helen and her enduring echo in human relationships. The poem weaves the mythical tale of war, the Trojan horse, and betrayal with modern intimate experiences and jealousy. Ultimately, Helen's timeless beauty is revealed to be merely a pretext for deceit, envy, and the unavoidable rules of the game.
Chapters
Transcript
(Muzikë)
Recituesja
Helena e Trojës sime
nga Pilo Zyba.
Helenë e bukur me flokët e artë
që jetën e nise maratonë në Spartë.
Që vetë dashurinë e ktheve në lojë,
në roman tragjik e shkrove në Trojë.
Në Spartën ku linde, në Trojën e ëndrrt,
ku do ndeze luftën, përkushtove këngët.
Ngjalle urrejtje, zgjove dhe zilitë,
Parisit ia hodhe mbi supa besitë.
Pas luftës, hakmarrjes në shumë luftime,
fshihej dashuria dhe jeta intime.
Në fund edhe kali u shfaq nëpër skenë,
një luftë e padukshme fshehur në arenë.
Dhuratë në pamje, e ëmbël, me shije,
thikën pret në shpinë pabesie.
Helenë, Helenë, përse sot mu shfaqe,
në mendje më ndeze edhe zjarre dhe gjaqe.
Dhe sytë e tu engjëllorë të butë,
miqtë i hodhën përjetësisht në luftë.
Helenë e Trojës, ti e kohës sime,
të lutem, mos ngjall mes nesh keqkuptime.
Nuk dua që kali, një kurth pabesë,
dhuratë prej miqve, të më bjerë në pjesë.
Por sytë e tu thellë të dashuruar,
nuk dua të mbetem Homer i qorruar.
E me sy ziliqarë më njohin në çdo stinë,
me smirë, xhelozi e shohin dashurinë.
Unë them
Helenë, ti fajin e ke,
prapë në dashuri me Parisin re.
Ndaj miq, të kuptoni, Helena e Trojës
është thjesht një shkak për rregullat e lojës.
Sot lufta e shpallur për gjithë dashuritë
s'është për Helenën, po për historitë.
Helena është pretekst për të gjitha dredhitë.
