poemë

kushtuar... M.K

Hëna e zverdhur,Në vrer e derdhur,Duket paska temperaturë!

Më erdhi pranë fare,Në Londër në dritare,Dhe më flet me dhimbjen uverturë:*“Koka e balli më digjet,Nuk i gjej dot shtigjet,Nëpër rrugë pa rrugë po iki...

Dhe shtati me dridhet,Zemra troket dhe hidhet,I dhimbshëm tragjik ky fillim viti”!*Ndrit e vdekur mbi Londer,Si llambë e vakur, si lodër,E ngjirrur në zë dhe në trup.

Diçka don të thotë,Mbi Londer, mbi botë,Ka frikë, apo vallë i vjen turp?*Shoh lotët ti rrjedhin,Dhe faqet ti çjerrin,Dritaren e hap mengadalë!

Ajo lehtë më fton,Ngadalë bëlbëzon,Me buzën e djegur, të valë:*“Kam ardhur nga larg,Mbi lumë e mbi park,Të të jap një lajm të hidhur...

Mimoza e brishtë,Në Selanik, Drenovën blerishtë,Sot iku me dhimbjen e dridhur”!*Vetëm kaq, tha hëna,Vetull vrarë, e ngrëna,Dhe iku me dritën e venitur...

La në shtëpinë time,Vrarë shumë gëzime,Miellin e lotëve duke situr!*I thirra të ndalonte,Por ajo nuk dëgjonte,Veç ikte flokëlëshuar mbi botë...

Kjo vdekje e pa pritur,E kishte krejt venitur,E kish bërë të dylltë, të ftohtë...*Dritaren e mbylla,Larg në rrjesht në shtylla,Lampat e rrugëve ngjajnë qirinj...

Dhe pemët pa fletë,Me sytë nga retë,Më duken sikur janë priftrinj...*Nga syri një pik lot,Ikën, sikur diçka thotë,Dhe bie mbi letrën bardhësi...

Dhe nis ngadalë shkuan,Pastaj thellë vuan,E vargjet kthehen në elegji!*Por ti Mimozë e bukur,Që nuk di ku je futur,Nuk ke mundësi ti lexosh...

Por as dhe të tjera,Nga dimri e nga vera,Kurrë nuk do ti kuptosh...*Nuk do kuptosh kurrë,Se një poet, një burrë,Për ty shumë vargje ka mbjellur...

Dhe ato do mbeten,Dhe kurrë sdo treten,Mbi letrën e vogël, të zverdhur!*Dhe vetë i shkrova,Dhe vetë i këndova,Në mbrëmjet e verës nën hënë...

Dhe vetë një jetë,Në shpirt dhe në fletë,Vëndin e buzës tënde do zënë!*Kurrë nuk të pashë,Kurrë nuk të takova,Por vargjet gatova për ty i heshtur...

Se për perëndeshat,Princeshë - pëllumbeshat,Veç pallton e artit mbajnë veshur!*I heshtur qëndroja,Komentet numëroja,Dhe kurrë përgjigje s’të dhashë...

Veç vargje të tjerë,Thurja gjithë fllad edhe erë,Heshtjen ta masja pash me pash!*Dhe kurrë se kisha ditur,Se një lule të rritur,Dimri e godet dhe e vdes...

Unë vetëm mendoja,Por dhe endërroja,Të shihja Diell - lindje një mëngjes...*Por nuk qënka e thënë,Që e bukura hënë,Të krihet e bukur mbi liqen...

Bukuri e uruar,Qoftë e mallkuar,Që të keqen shkon dhe e gjen!*Dora hedh një rrjesht,Por mendja po hesht,Nuk do të pranoje që nuk je...

Mendimet përplasen,Nuk e gjejnë do masën,Dhe ikin nga koka si rrufe...*Dritaren shpërthejnë,Kërkojnë të të gjejnë,Të kthehesh Mimozë në jetë...

Bien edhe vriten,Ngrihen e s’veniten,Por marrin malet përpjetë!*Nuk dinë ku je futur,E trishtë dhe e strukur,Në Drenovë, apo në Selanik...

Kërkojnë te të rrefejnë,Duan të të kthejnë,Të të thonë, “ Moza mos ik”!*Por ti paske ikur,Moj motër e mitur,Dhe llampën e frymes ke mbyllë...

A do mundem vallë,Të vërtetën, ta quaj prrallë,Dhe vdekjen ta vulos me dyllë?*Nuk dua të besoj,Se dielli i bukur perëndoi,Dhe nuk do lindi në mëngjes...

Se pas rrezeve të tij,Unë çdo ditë në agoni,Do pres me shpres, mbuluar me ves!*Dhe nëse ti nuk vjen,Apo syri im nuk të gjen,Vargjet pas teje do ti nis...

Të dalin të kërkojnë,Kur mëngjeset do agojnë,Vellon e tëndes, bukurisë...*Hesht dhe marr frymë,Shpirti më është mbushur brymë,Por mëndja më thotë, shkruaj, shkruaj...

Dhe kuptoj se mes vargut,Dritares sime dhe pragur,Duke shkruar më pak do të vuaj...*Vargjet marrin bukurinë e saj,Dhe dhimbjen me to sot e ndaj,Dhe nata nuk ikën por shkon zvarrë...

Nuk ka faj as nata,I dhëmbin këmbët e gjata,Nuk do që kjo ditë të hapi një varr...*