Dua të prek ëmbëlsinë e buzëqeshjes tëndeTa kem në shtrat, në mendimet e natës së vonë.A e di qe çelsin e lumturisë time,Pafajësisht i dashur, e mban ti në dorë?!

Me flladin vjeshtor të percjell dashurinëMë e kthjellët se ujrat e oqeanit të qetë.Aty, mes mendimesh trazuar me kaltërsinëNë ujrat e tua fundosem me lehtë.

Mes gërma fjalësh pikturoj dashurinëAnkth malli nëpër vargje lexoj.Fshehur mes kujtimesh të pajetuaraNë shtratin e endrrave te tua enderroj.

Ah…të dëgjoje zërin e hijes timeQë dashurinë tënde thërret si e marrë.Je shumë afër edhe pse larg...Trëmbem...kam frikë mos të humbas!

LOTI I DASHURISë

Dua të jem pikëz loti e kristaltëFshehur në syrin tënd mëkatar.Të kërkoj me shpresë rrugën e dashurisëZotit do i lutem në heshtjen e qetësisë.

Lutjen do e bej në qetësinë e natës,Ti eja, të pres ëndrrat të mi marrësh.Gjithçka që dua, zemer je për mua,Unë, anije e fundosur në ujrat e tua.

Do rrjedh në faqen tënde, në buzë do të ndal,Sa të te vjedh një puthje, në sy do kthehem prap !