Bota s`është e gjitha e keqe,duhet të dish të ecësh në të!Nuk kalohet deti në këmbe,detet s`janë rrugë,Jan tjetër gjë!

Nuk e di ç`ndodh po të jemi të dy një,por mirë di vetem një gjë,mëngjesi do lindë aq sa dita s`e nxë!

Në këtë botë dhe muret kanë veshë,diku dëgjon edhe tinguj,por tingulli i Dashurisë është krejt tjetër gjë!

Bota s`është e gjitha e keqe,vetem se,çdo ditë që ikën,s`kthehet më!Një gjë dua ta them me zë.

Në botë gratë janë Perëndi,Burrat janë krejt tjetër gjë!Nga kjo botë, asgjë s`ikën me dëshirë,dhe pse e mallkojmë dhe e duam atë!

Në botë perfektja nuk ekziston,edhe qielli çdo ditë gabon!

Dhe dielli,hëna ,yjet çdo gjë bëjnë faj,Ah!Krejt tjetër gjë,është njerëzia e saj!Bota,bota është femër!

Ejjjjjjjjjjjjj!Ndaj s`shkulen themelet e saj!