Më mori për dore,princesha Argjiro,dhe nëpër historinë tonë,filluam bashkë një xhiro.

Shteg më shteg Ilirisë,lodhja na kaploi shumë,nga faqe të historisë,rridhte gjak si lumë.

Më të thella ishin,plagët e Gjergj Elez Alisëtutje faqeve të legjendave,të dehura prej rakisë.

Gjyshja ime e ndjerë,i pastë shpirti dritë,po ia mjekonte plagët,me të gjitha besëtytnitë.

Motra e mirë Argjiro,më lëmonte me dorë ballin,zjarrmia që më kishte kapur,po digjte edhe malin.

Ato plagë të Gjergjit,janë plagë të atdheut tim,një nga një i mora,i vura në përqafim.

Një libër me vargje,nisa për plagët në përqafim,më puthi princesha,historia s’kishte mbarim.

Dhe Nënë Terezën thirra,të bekonte nga vargjet e mia,si duan poetët e vërtetë,le të bëhet Shqipëria!

Nëntë plagë, nëntë strofa,për simbolikë nuk po mendoja,por me balsam plagët,një nga një t’i shëroja.