Kritika në 60 minuta
Pronat e shqiptarëve: zhvillim apo zhvatje?
Për çfarë flitet
Në këtë bashkëbisedim trajtohet drama e gjatë dhe e pazgjidhur e pronës në Shqipëri, duke analizuar fillesat e saj që nga reforma agrare e vitit 1946 e deri te pasojat e ligjit 7501. Bashkëbiseduesit ndalen te protestat qytetare në zona bregdetare si Zvërneci dhe Rrjolli, ku përplasen të drejtat e pronarëve tradicionalë me projektet e mëdha të zhvillimit. Përmes përvojave vetjake dhe krahasimeve me vendet perëndimore, vihet në dukje mungesa e thellë e transparencës dhe korrupsioni në tjetërsimin e burimeve strategjike. Biseda mbyllet me një pasqyrim të vështirësive të pensionistëve, largimit të rinisë dhe domosdoshmërisë për të rindërtuar besimin e humbur mes qytetarit dhe shtetit.
Kapitujt
- 00:40Hyrje dhe protestat mbi çështjen e pronës
- 05:28Rrënjët historike dhe Ligji 7501
- 16:10Përvojat vetjake dhe mungesa e tapive
- 28:59Interesi publik përballë pronës private
- 42:51Burimet strategjike dhe keqmenaxhimi ekonomik
- 1:00:00Klima politike dhe rruga e zhvillimit
- 1:12:06Rinia, pensionet dhe emigrimi
- 1:23:05Mesazhi përmbyllës mbi besimin qytetar
Transkripti
(Muzikë)
Prezantuesja
Mirëmbrëma, të nderuar shikues! Java kaloi shpejt, por problemet e mëdha të një shoqërie nuk ikin me kalimin e ditëve.
Ato mbeten aty, grumbullohen, fryhen dhe në një moment shpërthejnë në formën e pakënaqësisë qytetare.
Këtë javë do të ndalemi tek një temë që ka trazuar opinionin publik shqiptar dhe që po ndiqet me interes jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga shqiptarët jashtë kufijve të saj.
Po flasim për protestat qytetare, për kundërshtimet që po lindin në zona të ndryshme të vendit, për debatin mbi pronën,
për investimet strategjike, për marrëdhëniet mes shtetit dhe qytetarit dhe mbi të gjitha, për një pyetje që duket se po bëhet gjithnjë e më e fortë:
A po dëgjohet zëri i qytetarit? Në Zvërnec, në Rrjoll, në Librazhd, në Theth, në zona të tjera turistike, në fshatra dhe qytete ku njerëzit po kërkojnë përgjigje.
Shumë prej tyre nuk po kërkojnë privilegje, nuk po kërkojnë favore, por kërkojnë vetëm një gjë: të dinë çfarë do të ndodhë me pronën e tyre.
Po kërkojnë transparencë. Po kërkojnë të mos mësojnë për fatin e tokës së tyre nga ekranet televizive apo nga vendimet e marra larg komunitetit.
Sepse prona për shqiptarin nuk ka qenë kurrë thjesht një copë tokë. Ajo ka qenë djersa e gjyshit, sakrifica e babait, trashëgimia e fëmijëve.
Pikërisht këtu fillon dhe drama e madhe shqiptare. Kanë kaluar më shumë se tri dekada nga rënia e sistemit komunist.
36 vite tranzicion, 36 vite premtime, 36 vite reforma, 36 vite ligje të reja.
Por pyetja vazhdon të mbetet po ajo: A e ka zgjidhur Shqipëria përfundimisht çështjen e pronës? Shumë qytetarë thonë: jo.
Dhe kur njerëzit ndiejnë se nuk po dëgjohen, ata dalin në shesh jo domosdoshmërisht kundër një qeverie apo kundër një partie, por kundër ndjesisë së vendimit që po merret pa ta.
Kjo është arsyeja pse sonte nuk do të flasim vetëm për protestat. Do të flasim për rrënjët e tyre, për atë që ka sjellë deri këtu,
për gabimet e së kaluarës, për përgjegjësitë e së tashmes dhe për të ardhmen që po ndërtojmë.
Sepse një pyetje e madhe qëndron pezull mbi të gjitha: Kur qytetari humbet besimin tek shteti, kush e fiton atë boshllëk?
Kjo është tema jonë sonte. Mirë se erdhët në «Kritika në 60 minuta»!
Këtu ftoj në bisedë Toninin, Tonin Nikollin, mirë se erdhët, dhe Pilo Zybën si gjithmonë.
Pilo Zyba
Mirëmbrëma! Përshëndetje dhe veçanërisht miqve tanë!
Prezantuesja
Mirë se erdhët! Në fakt tema sonte është sa e nxehtë, edhe ka vend për debat, dhe unë do të shikoj... do shikojmë se si do rrjedhin këto debate sonte mes jush të dyve.
Pilo Zyba
Ne do japim mendimet tona, debat nuk do bëjmë. Unë nuk kam... unë s'kam plan të bëj debat me Toninin.
Prezantuesja
Jo, sepse kam parasysh... kam parasysh emisionin e shkuar ku nuk gjeja vend për të bërë pyetjet, këtë...
Pilo Zyba
Jo, sot do ta kesh. Vendin do ta kesh të tërin tëndin.
Tonin Nikolli
Ne sonte do marrim shembull nga protesta e kulturuar...
Prezantuesja
Po, okej.
Tonin Nikolli
...që po bëjnë. Kur me qindra mijëra sillen mirë, po ne dy vetë çfarë do të bëjmë? Besoj se... besoj se Pilo do më durojë.
Pilo Zyba
Po...
Prezantuesja
Jo, të them të vërtetën më shumë që duroj jam unë këtu, po gjithsesi!
Atëherë sonte do të përpiqemi të kuptojmë jo vetëm atë që po ndodh në terren, por edhe arsyet e thella që kanë sjellë këtë klimë mosbesimi.
Pse protestojnë qytetarët? Pse pas më shumë se tre dekadash demokraci vazhdon të mbetet e pazgjidhur çështja e pronës?
A kemi të bëjmë me raste të veçuara apo me një problem që është bërë kronik? Dhe këtu ja jap fjalën së pari zotit Tonin.
Tonin Nikolli
Faleminderit! Edhe një herë mirëmbrëma për të gjithë ato që kanë mundësinë dhe kohën për të na dëgjuar, sepse tashti kanë edhe orarin e protestave.
Por gjithsesi këtë bisedë mund ta ndjekin dhe më vonë.
Tashti, pa hyrë në meritë të specialistëve, të politologëve, ekonomistëve dhe shkencëtarëve të tjerë, të cilët në çdo minutë dhe në çdo anë po flasin, po japin opinione nga më të ndryshmet, nga minus negative deri në plus pozitive, një univers marramendës.
Atëherë, unë mendoj që tragjedia e pronave ka filluar qysh në të ashtuquajturën reformë agrare të vitit 1946,
me shpronësimet masive dhe me lëvizjet demografike që kanë ndodhur në Shqipëri;
transferimet e ndryshme nga jugu në veri, nga veriu në Tiranë, në vise të ndryshme.
Këto prona që kishin dikur... që kishin dikur një pronar, që kishin dikur një tapi, ato u asgjësuan, u hoqën, u dogjën.
Dhe dalngadalë toka u shpërnda në mënyrë të barabartë për të gjithë: për atë që kishte, për atë që s'kishte.
Por edhe kjo ndarësi e barabartë nuk qëndroi kurrë në ato kufij, sepse herë pas here vazhduan edhe shpronësimet e pronarëve të rinj, të cilëve iu dha shteti tokën,
sepse dalngadalë çdo gjë po bëhej shtetërore, derisa edhe ai që ishte në tokën e huaj në fund të fundit, kooperativistat e fundit mbetën me një dynym tokë, e pa bagëti, e pa pula, e pa asgjë.
Këtu, për mendimin tim, ka filluar ajo tragjedia e cila me kalimin e kohës u ngurtësua çdo gjë.
U ndërtuan fabrikat, u ndërtuan rrugët, u ndërtuan hekurudhat, ndërmarrjet, u spostuan pronarët nga vendi i vet, një pjesë u degdisën në vendet e tjera.
Fermët bujqësore, për shembull, ka qenë një... një shkatërrim total, sepse u krijuan gati-gati edhe të ashtuquajturat qendrat e... të internimit, pavarësisht se nuk e kishin tamam emrin, por në njëfarë mënyre ashtu u grumbulluan.
Dhe kjo punë vazhdoi e tillë deri në vitet '90-'91, kur u ndërrua sistemi.
Dhe këtu fillon tragjedia e dytë. Tragjedia, për mendimin tim kjo, ë, tragjedia më makabre.
Sepse njerëzit u transferuan, u zhvendosën në mënyrë masive rreth qyteteve.
Në qoftë se flasim për Lezhën që unë e njoh mirë, në qoftë se Lezha në vitet '90, në komunizëm, ishte një...
Tonin
dhe te një vogël me 5.000 banorë, tashti numëron 40.000.
Të gjithë këto
dyndje, njerëzit
zaptuan
tokat bujqësore, zaptuan kodrat. Kemi parasysh Tiranën, si ka qenë Tirana e
ç'është bërë me Tiranën. Po kështu Durrësi, Vlora e të gjithë me radhë.
Pastaj
ishte në programin e demokracisë
do rregullohej me ligj kjo puna e pronave.
Edhe
u miratua ligji famëkeq 7501,
i cili
iu dha pronarëve, po nuk iu dha pronarëve.
I pjesëtoi me ato, u tha toka bujqësore, kështu. Këtu duhet të kemi parasysh edhe një gjë, sepse
gjithë kjo tokë që ne shohim sot brezi jonë,
me kohën, në vitin 1944 nuk ka qenë kështu.
Maliqi nuk ka qenë tokë,
ka qenë kënetë.
Tërovica nuk ka qenë tokë, ka qenë kënetë.
Pastaj gjithë ajo Zadrimë e bukur
ka qenë komplet pyll, nuk ka qenë fushë
e kanalizume, e sistemume bukur kështu siç i bëjmë fotografitë sot ne.
Do ta shikojmë, me një fjalë, se jo të gjithë tashti dalin zot malit, i dalim zot pyllit, i dalim zot kodrave, i dalim zot qiellit tashti, himi, ujit, detit e gjithçka, liqenit.
Është tjetër punë kjo.
Alma Bardhi
Blejnë ujërat.
Tonin
Dhe ndodhi ajo që
në fund të fundit, në fund të fundit ky ligj
u zbatua si u zbatua,
por kurrë,
kurrë, kurrë
nuk i ktheu pronat tek i zoti,
që unë ta ble tek i zoti,
o ta marr me qira tek i zoti
që s'–
që nuk kam patur,
edhe të funksiononte normalisht. Kjo çfarë solli
mbrapa? Solli
ngatërresat,
solli krimin,
solli matrapazllëqet e ndryshme
e u krijua
ajo klimë
e cila
një ditë
do të shpërthente,
sepse
ishte e pazgjidhur.
Por,
sipas mendimit tim,
gjërat kryesore
janë gjëra politike.
Sot
marrin shkak tek Zvërneci,
marrin shkak tek Rrjollit.
Por Rrjolli e Zvërneci ishin edhe para 1 viti,
ishin para 5 vjetëve.
Ashtu.
Është tjetër, është mekanizmi
politik në Shqipëri,
i cili
funksionon
në mënyrë të mangët,
në mënyrë të njëanshme.
Kuptohet
se
nuk është problemi
se të gjithë e dinë se Zvërnecin
në qoftë se e merr
dikush për të ndërtuar, për të zhvilluar,
mos ai e merr tokën në krahë, e ngarkon në shpinë edhe ikën dhe e çon në Amerikë, për shembull. Toka aty mbetet.
Por
më ka ardhur në mend një histori: unë në Verona të Italisë kam punuar 20 vjet në oborrin e një vile.
Pronari i vilës,
përveç gjërave të tjera, kishte,
e ka prapë,
të bijtë, se ai nuk rron më,
një
tokë bujqësore
që nuk e linte kush të ndërtonte brenda.
Po ajo mund të ishte rreth 50 hektarë.
Në vitin 2003
u hap
fjala në Verona
se do vinte një
ndërmarrje e madhe amerikane,
më duket, o jo, suedeze, më falni, të ndërtonte... ëëë si e ka ai, si e quan, ëëë
Është suedeze, një supermarket i madh ku shiten mobilie, gjithçka me një fjalë aty.
Tani po më vjen në mend.
Alma Bardhi
Mm-h.
Tonin
Ky, atë tokë e kishte lënë djerrë.
Edhe ai ishte i interesuar
ta ndër- ta ndërtonte
këtë gjigan- gjigantin
supermarket
në një vend
ku të kishte vend për parking, ku të ishte afër autostradave, superstradave, afër lëvizjeve, sepse
nuk i bëjnë nëpër qendrat e qyteteve këto, i bëjnë nëpër hapësirë,
në periferi.
Alma Bardhi
Hapësira.
Tonin
Dikush
i thotë këtij
ku punoja unë, Sergio,
Sergio, si thotë, shiko, i thotë,
po ta shesësh kështu,
nuk kushton asnjë gjë
toka,
prandaj, tokë bujqësore është,
mbille me pjeshka.
Edhe ai mbolli 7.000 rrënjë pjeshka,
sepse
po ta shiste tashti
tokën të kultivuar,
do të kushtonte më shumë.
Aty nuk u bënte
fjalë se po vjen amerikani, po ma blen tokën,
Alma Bardhi
Mm-h.
Tonin
u bënte fjalë se po vinte, investonte për të ndërtuar një vepër, një diçka
që mungonte në Verona.
Ky e shiste,
ata e blinin
e këtu merrte fund diskutimi.
Alma Bardhi
Po për ty, Pilo, çfarë çfarë mendimi ke?
Pilo Zyba
Shiko, Alma,
unë në fakt, me thënë të drejtën, Toninin e kam shok e mik, po
te puna e pronës
zihem me vëllain tim,
edhe me Toninin.
Domethënë, jo se do zihem, po
diskutojmë.
Alma Bardhi
Të paktën në studio mos u zieni, sepse jam unë
në mes.
Pilo Zyba
Jo, jo. Unë them kështu:
ajo tokë
që gjyshi im, kështu,
atë historinë që tha Tonini, është e vërtetë, që i mori shteti, i shtetëzoi e të tjera, e të tjera.
E këta qeveritarët që erdhën mbas vitit '90
dhe konkretisht ky, Edi Rama, ky i yni domethënë,
që kemi sot kryeministër,
tha që unë problemin e tokës do ta zgjidh.
Alma Bardhi
Në mënyrë të ndershme.
Pilo Zyba
Se si do ta zgjidhë, kjo është punë e tij, ndonëse nuk ka rëndësi.
Unë dua t'i marr faktet konkrete si për veten time.
Alma Bardhi
Mm-h.
Pilo Zyba
Unë, Alma, në fshatin tim
mund të kem qenë
një nga ata fshatarë që kam pasur tokë më tepër.
Janë rreth 30 hektarë
që nuk janë pak.
Dhe unë sot nuk kam asnjë pëllëmbë.
Alma Bardhi
Mm-h.
Pilo Zyba
Sepse shteti, kur i ndau dhe me atë që thotë Tonini, me atë 7501-shin,
ua dha atyre që jetonin në atë kohë
në fshat.
Se unë s'kam jetuar kurrë në fshat.
Mendimi ishte
që t'ia japim atij që jeton në fshat, se ai s'ka me se të jetojë.
Pra, duke pasur tokën,
ai do të kishte mundësinë për të jetuar. Ky qe momenti i parë, them unë.
Mirëpo,
po unë
që isha në qytet
dhe kisha,
isha mësues
ose isha magazinier,
po
magazina që unë punoja
u shkri, unë ngela pa gjë.
Ndërsa nga ato
30 hektarë, në qoftë se do themi,
unë s'mora asnjë metër katror.
Plus kësaj,
Tonin
Po prapë nuk është e drejtë prapë kjo se ç'është bërë, ë? Ka qenë... Kështu ka qenë ligji.
Pilo Zyba
Po unë jam dakord me këtë.
Po, plus kësaj,
vete unë dhe interesohem
dhe thotë ai,
më ka thënë mua, konkretisht,
thotë
nga filan vend deri filan vend,
me Toninin
komshi, me Almën komshi,
kjo është toka jote,
por sot
e ka marrë Alma.
Po mirë,
e ka marrë Alma,
Alma ka tapi për këtë tokë?
S'ka.
Atëherë, pse paska Alma, kur s'ka Alma tapi?
Ndërsa që nga '46-a, që thotë Tonini, unë e kam atë tapi.
E
duhet...
Tonin
Gjithmonë
Pilo Zyba
Gjithmonë po. Po.
Tonin
Tapitë nga '46-a
e këtej nuk është se janë tapitë
origjinale, ë, të të gjithëve, atyre që kanë patur prona, ë?
Pilo Zyba
Janë të të gjithëve.
Në fshat tim janë të të gjithëve, po them prapë që për vete.
Tonin
Sepse edhe Reforma Agrare ia ka marrë pronarit të vërtetë
edhe ua ka shpërndarë për të gjithë, për të gjithë të tjerët.
Pilo Zyba
Po pra.
Tani mbrapa, po, po atëherë kur iu mor, iu mor të gjithëve, mbaroi puna, zero.
Po sot,
ta ka dhënë tokën time, timen
ta ka dhënë ty.
Ti
more,
sot për shembull, fshatarët këtu, se s'po them Tonini,
kanë marrë tokën e tushmakut,
dakord?
U përpjestua toka e çu- tushmakut
edhe morët të gjithë juve
nga
1 hektar, si me thënë, po ja fusim,
nuk po bëjmë llogarira.
Tani,
del që edhe fëmijët e Turçit
nuk kanë tokë, se e ke marrë ti,
e kam marrë unë, e ka marrë Alma,
kemi marrë nga 2 hektarë secili,
dhe neve nuk kemi një tapi që është e imja.
Domethënë shteti më thotë mua është e jotja, por e imja s'është faktikisht. Shteti ma merr kur të dojë atë. Se unë nuk kam tapi për të. S'kam një copë letër për të.
Dhe...
Tonin
Kjo sipas meje, ti nesër hiqe ligjin 75... shfuqizoje, siç kam dëgjuar zëra...
Pilo Zyba
Po, dakord!
Tonin
Ti e shfuqizon ligjin, por ato 1.000 shtëpia,
100 mijëra njerëz janë shpërngulur e banojnë atje, që s'ka më tokë, çfarë do të bësh?
Pilo Zyba
Jam dakord me ty. Jam dakord me ty.
Tonin
Ku? Si?
Pilo Zyba
Përka... Përka...
Tonin
Unë e kam përmendur njëherë, por nuk u realizua kurrë, nuk e di se, për mua ka qenë zgjidhja, zgjidhja më oportune, jo e drejtë, po oportune me qetësuar pak gjakrat, ka qenë: t'i ishte dhënë, siç iu dha të burgosurve politikë,
iu dha shpërblimi për burgun që ishin në burg ato, drejtësisht iu dha shpërblimi, duhet t'i ishin shpërblyer edhe pronat e tokave.
Edhe jo me u shpërblyer sa me i lënë me 500 mijë lekë e me 1 mijë lekë, ë? Me i dhënë çmimin real të tokave.
Pilo Zyba
Unë tani shtroj një pyetje sot.
Tonin
E vetmja, e vetmja logjikë në kushtet, ashtu. Po, në qoftë se nuk janë të zëna, aty ku nuk janë të zëna, ty merr ato, të bëhet latifondist, të bëhet me një fjalë prapë me një fjalë pronar tokash e kështu, sepse edhe kështu siç janë bërë tokat me tre dynymë e pesë, nuk as nuk punohen, as nuk prodhojnë, as nuk...
Pilo Zyba
Po s'është bërë asnjë gjë! Absolutisht asnjë gjë dhe kështu! Por duke pasuruar, por duke pasuruar timen, ia jap Toninit edhe unë, edhe Alma, dhe tjetri dhe tjetri, dhe
Tonin
Dhe tjetri. Tonini bëhet fermer.
Pilo Zyba
E vetmja rrugë kështu ka qenë për t'u bërë.
Tonin
Kjo është rruga!
Pilo Zyba
Por unë, Tonin, dua një gjë të them. Të them, jo se po them ndonjë gjë të mençur po... Tani,
çfarë ndodhi në këto kohë, po marr si shembull për gjëra që di vetë, që i kam, që i di mirë.
Në zonën e jugut, në bregdet, duke filluar nga Vlora, nga Dhërmiu dhe poshtë,
Rama vajti dhe i ndau tek për tek.
Të gjithë ato që kishte secili.
Edhe ai që ishte si unë, që ishte në Tiranë, por që kishte prindërit ose i kishin vdekur prindërit në fshat, vajti e mori dynymin e vet, apo dy dynymë, apo tre, apo pesë, apo shtatë, apo dhjetë.
Ndërsa që nga Vlora dhe këtej,
ajo pjesa që thua ti, që nuk ishte e ndarë,
se dhe ata që thonë që është toka ime, nuk është toka e askujt.
Ajo tokë, lëre çfarë thonë,
se nuk ka në Zvërnec ai gjithë deti atje, pra atë që, se dhe ti ke jetuar për një farë kohe në Vlorë, ai gjithë pyll,
ai gjithë aty nuk është i askujt.
Aty ka qenë një pyll siç the ti për zonën tënde që e di mirë.
Bravo! Dhe për t'ia punës, mirë apo keq, për interesat e veta derdhi paratë dhe e rregulloi,
tani po i dalin të gjithë për zot. Shiko, për zot nuk i dilet kështu!
Sepse letrat janë të hapura dhe të '40-ës, dhe të '50-ës dhe të '60-ës.
Tonin
Po kjo nuk është e vështirë të verifikohet, ë?
Pilo Zyba
Absolutisht, ja për këtë po them, se ky është debatimi. Po unë dua të them këtë:
pse që nga Vlora e poshtë iu dha Antoninit, Almës dhe Pilos,
dhe që nga Vlora dhe lart nuk ia dhanë askujt?
Dhe sot po i japin në masë dhe tjetri shkon e vë një gardh për 150 hektarë, ose për 1.000... 150 mijë metra katrorë?
E kujt?
Tonin
Atëherë, atëherë, Pilo, kjo protesta, po e lidhim pak, e kapërcejmë pak edhe këtë, se kjo na ka zënë edhe interesin, po edhe mendjen, edhe ndërgjegjen, edhe përgjegjësinë.
Nuk është, nuk është krejt, krejt e thjeshtë kjo punë, ë? Po kjo është një tentativë, edhe protesta sipas meje, është një tentativë e re për të gjetur zgjidhje.
Pilo Zyba
Jam plotësisht dakord me ty dhe më pëlqen edhe mendimi.
Tonin
E re, për të gjetur zgjidhje. Sepse, në qoftë se... Në qoftë se në 2013-ën ka ardhur në pushtet Rama, deri në 2013-ën nuk ishte Rama.
Pilo Zyba
Qartë, qartë.
Tonin
Edhe, çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur kjo tash sepse deri në 2010-ën, 2013-ën, në Shqipëri, edhe kur e nxori për shembull Sali Berisha me 1 euro,
e shiti në mënyrë figurative, ë? Me 1 euro i tha të gjithë, nuk guxonte, nuk vinte kush brenda në Shqipëri, as me investuar, as për turizëm, as për me pa, as për me ashtu.
Ti nuk e di kur ke udhëtuar, po unë kam udhëtuar me avion në Rinas,
ka qenë godina e shkatërruar e e aeroportit të vjetër atje,
që për të shkuar te avioni ishin jo 100 policë, 50 këtej, 50 këtej, bënin korridor ato për të ecur në këmbë për të shkuar atje.
Dhe sot, nuk e di se sa, po me qindra mijëra po në vit, se kur thonë me miliona janë ekzagjerata dhe këto, janë të ekzagjeruara dhe këto, po me qindra mijëra në vit ulen e shkojnë. Pse?
Ka ndryshuar paksa mentaliteti e kështu.
Çfarë kanë vjedhur tashti? I thonë të gjithë hajdutë. Unë nuk mund t'i them kujt as hajdut, as kriminel, se unë as nuk kam parë njeri duke vjedhur, as nuk kam parë njeri duke vrarë me pushkë.
Por, është mënyra, mënyra më e përgjithshme për të thënë se ka vjedhur, kur shikohet se veprat bëhen me kosto të lartë.
Kur tenderat jepen sipas miqësisë, sipas interesave, sipas makinacioneve të ndryshme, se janë mjeshtra këto që i bëjnë.
E të gjitha këto shkohen pastaj në atë, në atë termin korrupsion, se në korrupsion pastaj janë vjedhjet, e vrasjet, e shpërdorimet, të gjitha këto prapaskenat e tjera.
Atje futen.
Kjo është ajo, ajo që i ka bërë tashti njerëzit që vjen, tërhiqet, tërhiqet, tërhiqet, tërhiqet, sepse Sali Berisha, Sali Berisha për mua nuk ka të drejtë morale të dalë sot në televizion,
e të mbështesë protestat, e të bëjë, edhe mua më duket kur e shoh kështu, se kam qejf dhe e shikoj nga njëherë aty, më duket se është, është kaq i lumtur sa s'ka.
Pilo Zyba
Po ai ka qejf se do dali kundra atij, kundra Ramës, kupton?
Tonin
Ai nuk duhet të... ai nuk duhet të... Është ajo që thua ti. Ai nuk duhet të shfaqet, sepse është, është e turpshme të të të shfaqet. Kur
grevistët thërrasin "Ramën në burg!", "Salën në burg!", ai del aty: "Po, kanë të drejtë, kjo është e ardhmja jonë."
Pastaj, rinia ka qenë më e bukur, se thonë tashti kjo është protesta më e bukur, ka qenë më e bukur, më e devotshme, më trime, më
më shqiptare në '91-shin sesa sot.
Se në '91-shin ishin pa bukë në bark, ishin pa këpucë mbathur, ishin pa rroba në shtat.
Ishin të lodhur, të drobitur, të shtypur nga nga nga nga gjithë ajo periudha e sistemit të kaluar. Dhe dolën me vetëmohim dhe janë vënë përpara përballë rreziqeve, se nuk dihej se kush ishte pas murit aty, nuk dihej kush ishte pas pas shkurres atje.
Edhe i dimë të gjithë se çka ndodhur. Kurse kjo
demonstrata e sotshme është e rehatshme. Është e drejtë për t'u bërë, po është e rehatshme,
sepse ka masat e tjera, sigurinë, ka mentalitet tjetër edhe te protestuesve,
sepse kësaj radhe në krahasim me me protestat me tym, e me molotov, e me bomba, e me thyerje xhamash, e me rrëzime, e me vrasje, kjo, këto janë këto janë për t'u, siç lexova diku, për t'i dhënë çmimin Nobel, ë?
Alma
Tonin, tema jonë sonte paska tërhequr vëmendjen e disa miqve tanë dhe një prej tyre është Margarita Margarita Zeneli, e cila na ka bërë një pyetje dhe unë po ta drejtoj ty.
Kur flasim për zhvillim të pronave, ku mbaron interesi publik dhe ku fillon cënimi i pronës private?
Si mendon?
Tonin
Atëherë,
në të gjitha vendet e botës ka pronë publike, ka pronë private.
Pronë publike i admistron shteti, komunat. Kur është e nevojshme, shteti,
për një planimetri, për një projekt të rëndësishëm,
ty ta heq pronën, por ta blen, ta valuton, të jep lekë e ta merr pronën për një interes të përgjithshëm. Kjo ndodh... Autostradat,
portet, aerodromet, fabrikat, uzinat, nëpër tokë bëhen, ë? Nuk bëhen, nuk janë pezull, ë? Se mandej fillojmë ndajmë edhe qiellin ne, po t'i bëjmë lart në qiell ose kështu.
Ashtu.
Alma
Jam shumë dakord.
Tonin
Edhe ky interesi, interesi ndahet këtu, kur
prona... Pasi ta bëjë të qartë këtë, edhe te ky artikulli që shpjegon
do të përfshihet a si shpronësohet, a është e drejtë? Po me mirëkuptim, jo me...
Alma
Po, me mirëkuptim jo dhe kanë dhe janë janë paguar. Për pronat që i kanë marrë, i janë paguar njerëzit.
Tonin
Problemi është këtu që prona a është e tyre apo nuk është e tyre?
Pilo Zyba
Këtë ta them unë, këtë që the tani Tonin. Sepse ne po themi ia marrim Toninit pak më parë, atë të thashë pak më parë që Tonini thotë e kam unë këtë tokën, se ma ka dhënë vendimi i ligjit 7501.
Tonin
Pikërisht.
Pilo Zyba
Por Tonini faktikisht nuk ka tapi vetë. Si si ia ka dhënë Pilos Toninit, kur Tonini s'ka letra për të?
Pra, Tonini vërtet mund të ketë marrë pesë lekë, po Tonini nuk ka të drejtën e marrjes së këtyre pesëlekëshave. Pra, unë mendoj, mirë apo keq, që
shteti me këtë vendimin e 7501-shit po luan. Dhe cila është loja? Nuk është e Pilos se ia ka dhënë Toninit, por Tonini nuk ka tapi, atëherë e marr unë.
Tonin
Nuk është as e tij, as e atij që e ka patur dikur.
Pilo Zyba
Shlyej Tonin, jo shlyej Toninin dhe mbaron puna. Po nuk është kështu.
Tonin
Atëherë...
Pilo Zyba
Kur unë faktikisht dua ta marr tokën time...
Tonin
Sepse unë duhet unë duhet t'i bëj parapritë ndonjë pyetje që mund të bëhet. Për shembull, unë jetoj në Zadrimë.
Prej 7- prej 7501-shit, unë kam përfituar 13 dynymë
në një tokë në ej, në një tokë që sot për sot,
atje se njihen vendalitë, nuk është e askujt ajo.
Pilo Zyba
Prapëseprapë je më mirë. Por sepse...
Tonin
E imja nuk është. Nesër nesër mua nesër shteti mua ma heq kollaj, se nuk kam asnjë lloj të drejte t'i them po unë mund t'i them: „Vetë ma ke dhënë. Përse po ma merr?“
Pilo Zyba
Jo. Në qoftë se ti do kesh një tapi, nuk mund të ta marri.
Sepse është kjo që të thashë pak më parë. Domethënë,
edhe sot e kësaj dite, edhe në kohën e edhe në kohën e Enverit, Tonin,
më dëgjon Tonin?
Tonin
Këto janë këto janë tapitë që ka dhënë ky ligji.
Pilo Zyba
Të kuptoj. Po vetë i ka dhënë, vetë i merr ai ligj në këtë rast.
Tonin
Hë?
Alma
Vetë i jep, vetë i merr.
Pilo, kemi një pyetje tjetër këtu. Stela po na ndjek, Stela Kaso.
Tonin
Për atë vëlla, për Margaritën që ka bërë pyetjen, se t'ia... T'ia japim të qartë, të paktën si e mendojmë ne, ë? Se kjo mund të mos jetë e qartë fare se pranojnë të tjerët, a kupton? Është kjo.
Kur interesi publik me interesin privat e vë kufirin aty kur interesi publik
gëzon kënaq, me një fjalë, edhe interesin privat. Sepse i shërben mirëqenies. Se të gjithë shkojnë me parkuar në një oborr të tillë, edhe ai që vjen nga katundi shkon rehat në Tiranë,
te QTU-ja apo si e ka ajo, e parkon makinën rehat aty, futet, e blen edhe ikën. Por ajo është pronë e dikujt ajo tokë.
Pra, i shërben një interesi më të përgjithshëm, a më kupton?
Alma
Po mirë, dakord, por është brenda për brenda shtetit, brenda për brenda interesave të...
Pilo Zyba
Kjo ka ndodhur, prandaj unë prandaj jam i pakënaqur Tonin personalisht,
jo për tokat e mia, se s'kam pretenduar për toka, se s'ka kush do vijë në fshatin tim, po është tjetër gjë ajo që më takon e tjetër gjë ajo që s'më takon. Por,
unë them që në mes të Tiranës, pronarët e mëdhenj
i kanë marrë pronat e tyre.
Kurse pronarët më pak të mëdhenj nuk i kanë marrë dot pronat e tyre. Pse?
Tonin
Edhe në fshat, ej, unë nuk e di, edhe në veri fshatrat fshatrat malore fshatrat malore 90 mbi 95%-in i kanë marrë trojet e vendet e veta, kur u nda kështu, ë?
Bile ka pasur edhe raste tragjike se e kanë bërë tjetrin me me shkulë shtëpinë me gjithë gurë, me themele edhe me ik, me me e liru, ë?
Pilo Zyba
Po po kjo pastaj a është pasojë e shtetit prapëseprapë?
Tonin
Hm, por edhe kjo fundi i fundit nuk është e drejtë, sepse...
Pilo Zyba
Sepse unë kam parë atje në vendlindjen time dhe i kanë lënë...
Tonin
Janë janë të gjitha shkak-pasojë, janë të gjitha shkak-pasojë, të gjitha këto vijnë zinxhir.
Pilo Zyba
Po, do hyjmë te biseda me që tha Alma, po dua të sqaroj vetëm pak një gjë. Unë vete dhe i them në kadastër, atje ku unë kam kadastrën e gjyshërve të mi, se me atë. Edhe i them:
„Kjo toka këtu që e ka emrin Ara e Anastasit,
kush e ka?“ „E ka Tonini“, tha.
Thashë: „Po mirë, kjo edhe në kohën e komunizmit“, thashë, „kur brigadieri i kooperativës çonte njerëzit për të punuar atje, i thoshte: 'Ju do shkoni te Ara e Anastasit'. Anastasi tash që s'është gjyshi im, edhe në atë kohë.
Edhe sot e kësaj dite që e kanë ata njerëz, prapë ajo quhet Ara e Anastasit. Nuk e kanë ndryshuar që të thotë Ara e Pilos ose Ara e Anës ose Ara e Almës.“
Tonin
Po e di, mo. Unë kam ikur mësues i ri në fshatrat e në fshatrat malore të Lezhës, të Mirditës, në Kashnjet atje, nga kam origjinën ku babai i gjyshit
është ulur në Zadrimë.
Dhe atje kam dëgjuar nxënësit kur na çonin për me zhvesh misër dhe shkollën: „E ku e ke?“ „Ë, te Dviçare do shkoj te arat e e Nunkollit.“
Nunkolli, babai i gjyshit tim, ai e ka shitur atë kur ka ikur, ë, nuk e ka lënë se nuk nuk i takon asgjë. Ai e ka shitur atje për ta blerë këtu ku ka ardhur në Zadrimë. Se pjesët e shtëpive këtu janë të blera, pra nuk ka patur...
Pilo Zyba
Po unë nuk e shita. Unë nuk e shita, gjyshi im ngeli tërë jetën duke bredhur nëpër nëpër Paris e nëpër Lion
për ta blerë.
Tonin
Po ka blerë më mirë atje.
Pilo Zyba
Ia kanë lënë ia kanë mbajtur vetëm dhe... Nejse. Alma vazhdojmë, të lutem.
Alma
Atëherë, Stela Kaso ka shkruar: „A jemi ne autorët e fatit tonë, nëse çdo veprim yni është rezultat i shkaqeve të mëparshme biologjike, mjedisore? A ekziston vërtet vullneti i lirë apo është vetëm një iluzion?“
Pilo Zyba
Dëgjo,
atë e tha dhe Tonini pak më parë, po po e them edhe unë.
Kur bëhet një gjë gabim dhe ndërtohet gabim Alma, e pe si tha Tonini? Tha një gjë të bukur Tonini. Tha: „Atje nga zonat tona“, tha, „për të mos hyrë në gjak,
ia hoqën shtëpinë me gjithë themel edhe i thanë: 'Merri gurët e çoji ku të duash'.“
Domethënë, këtu u shlye një gabim i vjetër.
Po ky është një shkatërrim.
Se ai i mori gurët dhe vajti i vuri diku në një tokë që bleu, por ata gurë u bënë ajo shtëpi u bë prapë gurë dhe nga gurë u bë prapë shtëpi.
Domethënë, humbi miliona ai tjetri
me atë që bëri. Këtu fillon problemi që mbi gabimet që janë ndërtuar më parë...
Tonin
Koncepti koncepti, për mendimin tim, koncepti është kështu, sepse jeta nuk i takon një brezi.
Pilo Zyba
Duhet ndërtuar...
Tonin
Ej, ne po mundohemi të gjejmë rrënjët e vjetra, të vjetra, të vjetra. Më kupton? Pra, nuk i takon.
E për konsekuencë, ne o do të gëzojmë shanset e të parardhësve, o do të vuajmë, me një fjalë, jo shanset e atyre.
E gjithmonë është, me një fjalë, sepse ne tek ne ka ndodhur si askund tjetër ka ndodhur kjo punë. Sepse është bërë një shpronësim total
e pastaj nuk mund të bëhej ri rishpërndarje prapë pas 50 vjetëve kur kishte ndryshuar gjithçka.
Pilo Zyba
Po mirë, pse për pse për ty u bë dhe për mua s'u bë? Se këtu po them. Ligji, a është një lloj ligji dhe për ty dhe për mua?
Tonin
Po tash dikush e ka dikush e ka lumin, dikush jo, o burrë.
Pilo Zyba
Jemi në mes të Tiranës. Jemi në mes të Tiranës. Jemi në mes të Tiranës. Toptani merr të gjitha pronat e veta,
ndërsa Tonini nuk merr dot çerekun.
Pse nuk Këtu habitem unë tani. Domethënë, ky është ai korrupsioni tani.
Alma
Hëhë.
Pilo Zyba
Kjo është ajo loja tani. Pra, e kaluara na pengon Në qoftë se nuk Jo të presim këmbët, se nuk po them që të bëjmë luftë ose debat ose... Shiko, në qoftë se nuk e shikojmë
të kaluarën për t'ia mbyllur derën,
unë mendoj që ajo na ndjek nga mbrapa.
Pra, duhet gjetur një mënyrë për t'ia mbyllur derën. Se unë shikoj për shembull që Sara këtu bën një pyetje dhe më pëlqen pyetja:
„Çfarë e bën këtë protestë ose protestën në një rast tjetër që ta bëjë të suksesshme?“ Shiko, unë mendoj që kjo protestë, kështu sinqerisht flas unë,
është e suksesshme.
Tonin
Është e suksesshme.
Pilo Zyba
Po. Pse?
Alma
Pavarësisht se janë mbledhur dhe nga nga nga shtetet e tjera, nga SHBA-ja kanë vajtur...
Tonin
A e di ku e ka suksesin kryesor? E ka se kjo kjo protestë, janë vënë shenjat, themelet e para të një mentaliteti ndryshe, të një shpif- shpufte!
Të një shpufte, këtu është vija, këtu...
Pilo Zyba
Kjo protestë po të thotë: „Mbaroi koha...“
Tonin
...ka qenë viti '90 një vijë vija kufiri midis sistemeve. Këtu vihet kufiri i vërtetë.
Pilo Zyba
Protesta Kjo protestë po të thotë:
Që këtu ku jemi sot edhe në vazhdim nuk do ecim më me këtë mendje.
Tonin
Ky është mentaliteti pra. Mendoj dhe pra edhe edhe influenca e diasporës kësaj radhe ka qenë me një fjalë shumë e rëndësishme për për mendimin tim.
Pilo Zyba
U ngrit njëri dje që më bëri për të qeshur. O Mir, u ngrit njëri dje dhe më bëri për të qeshur në tribunë duke folur njerëzve. Sali Berisha tha, "Të lutem tha, ik ti tha, nga partia që të iki dhe Edi Rama."
Dhe shiko, këtu nuk bëhen gjërat me të lutur. Ik ti që të iki dhe Tonini.
Tonin
Unë kam, unë kam shkruar para nja 3-4 ditëve edhe kam marrë ca të shara, po nuk ka rëndësi se ne, o, gjithë jetën shahemi, e puthemi. Kështu jemi.
Pilo Zyba
Jo, mirë të bëjnë ato, se nuk të bëjnë dëm fare.
Tonin
Mirë, kam bërë dy sensacione private nga larg. Se dikush tjetër më ka thënë, "Po hajde këtu ti, pse rri atje?" Tashi nuk po lë punët gjitha, e të vij të rri atje e atje për me protestuar. Unë e bëj protestën time në mënyrën time.
Pra, unë nuk e bëj agresive, nuk e bëj me të shara, e vazhdo. Unë kam një sensacion, ju thashë. Sepse u bë gjithë kjo edhe vazhdon edhe prapë sot gjithë kjo protestë mbarë qytetare, mbarë shqiptare po të themi.
Pilo Zyba
Mbarëkombëtare, mbarëkombëtare, e drejtë.
Tonin
Mbarëkombëtare. U bë kjo protestë, bukur. Por në këtë protestë, të gjithë, e gjithë politika e lakuar këto 35 vjet, e lakuar në të gjitha rasat, ë? Jo në në një rasë kështu, ë? E lakuar në të gjitha rasat, duhet të rrijë të fshehur. Ata nuk kanë të drejtë me një fjalë të dalin në publik, të ulin të ulin kokën përpara kësaj proteste, të ulin kokën, të reflektojnë edhe të ruhen me një fjalë se edhe edhe të ruhen me një fjalë mos të...
Alma
Të marrin, të marrin ndjenjën se kanë bërë një arritje, domethënë, por do të rrisin do të rrisin ekonominë e Shqipërisë. Kjo është Kjo është, domethënë,
Tonin
Sepse sepse unë jam i sigurt 1000% pavarësisht se qeveria liron sepse është e detyruar të shkojë se në se fundi edhe ka jetuar gjatë. E... Nifejesë e gjatë në 9 në 10 prishet gjithmonë. Edhe...
Unë jam i bindur, me një fjalë, që ato resorte, ato zhvillime kanë për t'u bërë në Zvërnec, kanë për t'u bërë në Rrjoll, kanë për t'u bërë në Librazhd, kanë kanë për t'u bërë në në të gjitha vendet sepse është rruga e zhvillimit. Por, por do të bëhen me tjetër koncept, jo me koncept vjedhje, mashtrues, matrapazllëkesh, e poshtërsish.
Pilo Zyba
Po kjo po po lufta për këtë bëhet sot. Unë kam edhe një pyetje po dhe përgjigje Tonin, për të biseduar edhe me ty edhe me Almën, se neve të tre një lloj jemi nuk kemi ndonjë...
Tonin
Armë më armë, ja morëm prapë atë territorin, dihet.
Pilo Zyba
Përse, përse i vëmë tonin e lartë dhe themi: Rrjollin, Tali-Alesht, Zvërnecin, pse nuk themi: Miniera e kurneshit? Të hedhim paratë te miniera e kurneshit.
Tonin
Atje atje atje aty...
Alma
Prit një sekondë, prit një...
Tonin
...ka qenë ajo atje.
Alma
Stop një sekondë, stop një sekondë. Pse ti shkon blen shtëpinë në Tiranë dhe nuk shkon ta blesh shtëpinë në në në një mal të veriut?
Pilo Zyba
Ja ta them unë. Ta them ta them që pse s'është njëlloj. Jo jo.
Alma
Po po po i kanë dy lby të mirë të programuar...
Pilo Zyba
Normal që i ke. Shiko Alma...
Alma
Jo jo, ata ata.
Pilo Zyba
Ata. Alma është e papranueshme që se unë do të them gjëra ato që di, se edhe unë nuk i di të gjitha.
Tonin
Jo mo, ne bëjmë ne bëjmë Ne japim mendimet opinionet tona, se nuk vlejnë as asnjë cent.
Pilo Zyba
Greqia është një shtet prej 10 milionë banorësh dhe nuk nxjerr në territorin e saj asnjë pikë naftë. Ka pesë-gjashtë fabrika të mëdhaja për përpunimin e naftës. E merr nga Lindja e Mesme, e përpunon, nxjerr benzinë, benzol, e të tjera e të tjera, s'ka vaj guri, ku di unë, dhe ma shet mua, ja shet Maqedonisë, ja qet Bullgarisë, ja shet Serbisë, e të tjera e të tjera.
Ndërsa unë që e kisha një fabrikë nafte, dy kisha faktikisht, se kisha dhe në Berat një tjetër, në qytetin Stalin që i thoshin dikur, unë i shita të dyja për skrap. Atëherë pse unë nuk insistova si shtet, se unë këtu e kam të keqen me shtetin, nuk e kam të keqen se po më bën ndonjë gjë mua, se do të them dhe gjë tjetër, unë e Tonini nuk kemi njeri në Shqipëri, as ti. Ti ke babanë, babai pensionist është. E megjithatë, diskutojmë sot për Shqipërinë. Pse? Se na dhemb.
Atëherë, kjo fabrikë...
Tonin
Unë kthehem tre-katër herë në vit, ë?
Alma
E di pse E di pse Pilo? E di...
Tonin
Kështu që nuk kam pse të kem mallin prej shoqërisë, e prej xhaxhallarëve, prej...
Alma
E di pse Pilo? Një sekondë. Sepse unë dua që fëmijët e mi mos të thonë, "Nuk shkoj në Shqipëri për pushime, por do shkoj në Turqi, se kushton më pak, se ka më siguri, se ka këtë..."
Pilo Zyba
Dakord me ty. Por tani, unë do marr një kredi bankare nga Banka Botërore, nga Banka Evropiane, nga nga të jetë, me një kosto të lartë, se unë...
Alma
Të vënë lekët e tyre njëherë që kanë mbushur qeset.
Pilo Zyba
...po marr një kredi bankare për një rrugë që po e bëj trefishin më shtrenjtë sesa Greqia që është në Evropë. Trefish, më shumë. Po e bëj unë. Atëherë, po marr për trefishin edhe po e bëj këtë fabrikën këtu, aty ku ishte, po e bëj të re dhe moderne, edhe i them grekut, i them serbit, "Do naftë? Do benzinë? Më ke mua, se nxjerr nga toka ime, në Shqipëri."
Ja bëj si Gadafi. Ai tjetri atje matanë tha, "Në qytetin edhe në shtetin tim nafta do jetë me 1 lek." Benzinë ai, me 1 lek. 1 lek e 1 lek, një, një, 1 lek të vjetër, jo 1 lek 1 euro.
Tonin
Dy dy sektorët e parë që u u privatizuan me shpejtësi të madhe kanë qenë hidrocentralet edhe...
Alma
Puset e naftës.
Tonin
...puset e naftës, vendburimet e naftës e ato të tjerat.
Pilo Zyba
Po e di tani se çfarë na doli Tonin me me hidrocentralet? Hidrocentralet i ka marrë turku dhe neve i paskemi miliona dollarë turkut borxh, dhe turku thotë sot, "Qenkan shlyer këto." Edhe thotë turku, "Shiko," thotë, "unë kohën ta kam falur, por borxhin s'ta kam falur." E kupton ti se ç'do të thotë? Mbas 30-60 vjetësh po të kërkon paratë.
E para. Dhe e dyta, dua të them, bisedë shoqërore që bëjmë, si ka mundësi që ky shtet, i yni, Gjadërin, që Tonini e di më mirë sesa unë...
Tonin
Është një është një pyetje këtu që pret përgjigje Pilo, dhe mos ta ashtu.
Pilo Zyba
Po. Jo, do ta them edhe këtë, më fal. Si ka mundësi që ky shtet Gjadërin tënd që futen aeroplanët brenda, ja fal. Beratin që fluturojnë aeroplanët, ja fal atij tjetrit. Atë bregdetin e Durrësit, Portin e Durrësit, ja jep tjetrit. Atë tjetrin Pse jepen pikat kyçe? Këtë dua unë të di. Pse jepen pikat kyçe? Këto janë pikat kyçe që mbajnë shtetin, janë kolonat...
Tonin
Sepse ato kanë ato pika kanë ofertë, se ato s'i duhen me i blerë, nuk janë të marrë. E duan me një fjalë, lirë, bukur, me perspektivë, he he he.
Pilo Zyba
E di pra, atë e di, o Alma, po problemi është që unë nuk fitoj asgjë këtu. Sepse...
Alma
Pilo, ata fitojnë, po fitojnë nën rrogoz, jo mbi. Se ata po të thonë...
Tonin
Po s'fitojnë mor Alma për vendin, për kombin, flasim...
Pilo Zyba
Tani për nën rrogoz nuk e dimë, por dimë që kinezi shfrytëzoi naftën tonë për 25 vjet, mori naftë nga ne 25 vjet dhe nuk pagoi në shtet asnjë kacidhe leku, 25 vjet Alma.
Alma
Po si ka mundësi, pra? O Pilo...
Pilo Zyba
Po ja pra, doli gjëja! Pse? Vajtën në gjyq ndërkombëtar për të fituar gjyqin, gjyqi u dha 100 miliardë dollarë, 100 milionë dollarë, e dënoi domethënë, firmën që kishte, që u bëri këtë punë. Zëvendësministrja dhe ministrja, ajo budallaçka që qe atje, më fal për shprehjen, hodhi firmën dhe tha, "Jo, orë," tha, "asnjë lek nuk do paguajë," tha, se ishin paratë e tjetërkujt prandaj. Po të kishin qenë paratë e shtëpisë së vet, të tregoj unë ty se si hidhte firmën ajo.
Pra, po të jesh në një vend tjetër të botës, në qoftë se ajo hedh një firmë, ajo sa të jetë gjallë nuk del nga burgu. Sepse para tre ditësh këtu tek ne, e dëgjove ti Alma...
Tonin
Dhe dhe e protesta këto këto këto gjëra ka, ka në në Po pra, këto janë ato që kërkon protesta. Këto fenomene.
Pilo Zyba
Ministri Ministri i Mbrojtjes tek ne, në Angli, vetëm pse nuk u rrit ajo 2%-shi për t'u përgatitur ushtria dhe për të rritur cilësinë dhe... dha dorëheqjen. Domethënë, për asgjë. Ata të tjerët po vjedhin. Foli njëri pardje Alma dhe tha, "20 milionë fishekë janë në depot tona në depot tona, në ku i bie andej nga Berati, në ku ka qenë fabrika e armëve. 20 milionë që bën 100 lekë njëra sot, në treg. 20 milionë * 100, thoshte ai, s'po them unë.
Për pronat, se kjo po na dhemb më shumë.
Dhe këtu vërtet njerëzit bërtasin dhe thonë të fundit:
«Rama ik!»
«Rama, do të të vrasim!» Një tjetër, bile seç është një avokat, thoshte që: «Shiko, Rama, ose do ikësh, dhe po ike, ku do vesh e di unë se ku do vesh. Njerëzit pasin... do të të duan...»
Tonin
E, janë në maraz, janë në maraz.
Pilo Zyba
Dhe në qoftë se nuk ike, deri më datën 2 korrik do të të vrasim.
Tonin
Janë në maraz... janë në maraz e sipër. Është kategoria e njerëzve, me një fjalë, që kanë kultivuar urrejtjen,
pasotësinë, se nuk dua t'i ofendoj, me një fjalë, kështu. Janë... Ato janë kot, ato i shohim me... Unë... unë... unë...
unë ju kthej përgjigje gati... gati me sarkazmë atyre, tallëm, me një fjalë, kurse janë shumë që shkruajnë. Po, nuk...
Pilo Zyba
Po marrim një shembull, që është shembull... më i mirë shembull, për mendimin tim.
I vranë... Iranit i vranë babanë, i vranë nënën,
i vranë fëmijët, i vranë gruan,
u vranë mijëra njerëz, u dëmtuan...
Tonin
U rrafshua vendi komplet.
Pilo Zyba
rrugë, aeroplanë, tanke, edhe po vijmë tani, edhe jemi në një bisedim interesash.
Ai thotë: «Unë t'i prisha ato të terat ty, por në qoftë se do të biem dakord, do të të jap 300 milionë t'i rregullosh ato të gjitha.
Por ti nuk do bësh këtë tjetrën, sepse unë, me gjithë...» Ai nuk ta thotë hapur, po po të thotë që: «Me gjithë këto gjëra që të kam bërë unë ty,
që të kam vrarë e të kam prerë, e të vrava babanë, e të nënën, e këtë, e atë, të përdhunova, e të... Ti po bëre një bombë atomike, nga urrejtja që ke brenda, ma hedh mua.
Prandaj do ngeleme këtu. Ti nuk do bësh bombën dhe të gjitha këto të tjerat, pak nga pak, unë do t'i rikthej.»
Domethënë, në këtë rast, unë garantoj veten time, nuk kam punë me ty.
Pra, edhe lufta që bëhet kundër Ramës, apo kundër Pilos, apo kundër Toninit, etj.,
është kjo: të ulemi në tavolinë dhe t'i bëjmë gjërat që të jenë në interes më të mirë të përbashkët. Ky është kuptimi.
Po këta tanët, o Tonin, këta nuk po pranojnë, o burrë.
Alma
O Pilo, Pilo, të të bëj një pyetje: ja, të ishe ti Edi Rama, çfarë do bëje?
Pilo Zyba
Shiko, Alma, doli ligji në Hungari, doli ligji në Hungari tani, tani e mori pushtetin tjetri,
Alma
Uhu.
Pilo Zyba
edhe nxorri ligjin. Edhe tha: «Çdo kryeministër që bën tetë vjet, ikën nga pushteti.» I tha vetes së vet ai.
Sapo hyri në pushtet.
E kupton?
Për mendimin tim, është i drejtë.
Domethënë, në krye të tetë vjetëve, unë punova keq, do ta marri Tonini. Po dalte se për tetë vjet Tonini është më i zoti, atë që kam lënë unë këtu, Tonini e ngre një kat më lart.
Alma
Ore, edhe sikur ta lëri Edi Rama, nuk është vetëm problemi se do ta... do ta lëri një president dhe do vijë një tjetër. Problemi është që mos të bëhet kjo që është nisur.
Që tokat t'u mbeten shqiptarëve!
Tonin
Problemi është që Shqipëria të vazhdojë zhvillimin.
Pilo Zyba
Normal!
Tonin
Me një fjalë, ku... e, këtu ku e la... Në qoftë se Edi Rama nesër ikën dhe e lë në katin e shtatë, është planifikuar për dymbëdhjetë, pesë kate ndërtoi ti.
Në qoftë se është miratuar, do të hapet, ë, punimet për autostradën Milot-Balldren i Lezhës, që është zona më e mbetur, me një fjalë, në, në, në, në... në vijën, në vijën rrotasherrësh atje,
ti bëni forcat, mbaroje autostradën! Të gjitha këto investime do të bëhen, por ti bëji këto pa korrupsion, pa mashtrime, pa vjedhje, pa hajdutllëqe,
sepse tokën nuk ta ngarkon kush mbi shtëpinë, me ta marrë e me ta çu' në Amerikë, as në Kinë, asgjëkundi, mo. Po e gjithë bota kështu është zhvilluar. Ka... në Itali, në Itali gjysma e Italisë është, ë, është e zënë prej, ë, shumë pronësh të huaja, se ato s'kanë bërë... i bënë në qiell, tokat për t'i bërë ndërtimet.
Pilo Zyba
Shiko, Tonin...
Tonin
Dhe këto janë... Janë për t'u bërë dhe këto trillë kështu, sepse nuk ka rrugë tjetër, nuk ka zhvillim tjetër.
Pilo Zyba
Po të them diçka edhe që të qeshësh, që të qeshësh...
Tonin
Është mekanizëm i kapitalizmit kjo. Nuk, ë...
Pilo Zyba
Ti... Një, një njeri i fisit tim ndërtoi një pallat mu në mes të Tiranës,
që ishte më i madhi në atë kohë kur ai po e ndërtonte. Dhe pallati ishte 16-katësh në projekt, ai e bëri 18-katësh.
Ja mbushi mendja atij, se s'dinin njerëzit se ç'bëhej, se kishte luftë, ai: «Edhe një kat më shumë, edhe një kat më shumë.»
Tonin
Në botë nuk mundet me u bë punë jashtë projektit, asnjë...
Pilo Zyba
Po kur... Jo, jo. Kur u kujtua shteti, i thanë: «Ti, dali, ore, ti e ke 16-katësh,
Pse e ke bërë 18-katësh? Ti je i paligjshëm, ë?» «E dija», tha ai.
«M'i prishni», tha, «ato dy katet e sipërme.» Nuk i leverdiste shtetit
që të vinte vinça dhe të prishte dy katet e sipërm.
Tonin
Kur kam blerë shtëpinë... O Pilo, kur kam blerë unë shtëpinë në Verona, mua më lindi ideja për me e transformuar përbrenda.
Edhe unë e kam prishur përbrenda, e kam rregulluar si kam dashur unë, po ka ardhur arkitekti, inxhinieri, gjeometri, kanë bërë planimetri... planimetrinë e re. Kam paguar rreth gati 3.000... 2.500, me një fjalë, ë, euro, derisa ka shkuar tek, ë, atje te zyra dhe është bërë projekti i ri në dosje, se nuk mund...
Pilo Zyba
Këtë, këtë... Më fal, më fal për shprehjen, këtë e hëngrët... Do të thotë edhe Alma se këtë e hëngri dhe Alma, këtë e hëngri dhe Alma, nejse. Dhe ky tjetri tani, ngaqë u mbush mendja...
Alma
Në Itali ama, o Pilo, se këtu s'pyet. Ndërtimet që bëhen brenda për brenda këtu, Tonin, këtu nuk ka problem, mund të bësh çfarë të duash, se në Itali është ndryshe.
Tonin
Jo, në Itali është ndryshe.
Pilo Zyba
Si përbrenda, si përmbi, kudo ka rregull.
Alma
E di, e di, sepse na kanë, ë, nxjerrë...
Tonin
Ti... E ke përbrenda, po nesër... nesër edhe fëmijëve për t'ua dhënë, ka rregulla për t'ua dhënë fëmijëve. Vijnë të gjithë e kontrollojnë, po ta panë ashtu, nuk ke të drejtë. Ose do të venë një penale, me një fjalë, që ke për ta paguar, ku ta di unë sa të vënë gjobë.
Pilo Zyba
Ky tjetri e pa që shteti nuk i bëri gjë, ë? «Pushtetari», tha, «unë qenkam i fuqishëm këtu», tha, «nuk po më bëjnë gjë mua.»
Alma
«Po bëj edhe dy kate të tjera.»
Pilo Zyba
«Po bëj dhe dy kate të tjera.» U bëri katet. Sa erdhi dita
që po bëheshin zgjedhjet, vuri kandidaturën. Para kishte, shteti s'e pyeste,
edhe vjen një kushëriri im, më thotë: «Dëgjo», thotë, «Tonini», thotë, «ka vënë kandidaturën.»
I thashë: «Po mirë, mo, të...» «Është i pasur», tha. «Po mirë, më i pasur është», i thashë unë, «çfarë mund të të jaapi ty dhe mua ai?»
«Tonini, çfarë do japë? Tonini është një idiot.»
Alma
Po.
Pilo Zyba
«Mori drogë nga Turqia dhe bëri një pallat.»
Alma
Po.
Pilo Zyba
«Ç'lidhje ka kjo? Jo, jo, tha, mua dhe ai po më paguan dhe unë po vete shtëpi më shtëpi tha atje në Përmet do votojnë për të tha.» I thashë dëgjo:
Alma
Shiko si funksionon atje.
Pilo Zyba
«Askush», i thashë, «nuk do votojë për të, prandaj mos u lodh kot.» Tha: «Sepse ata njerëz atje e njohin», i thashë, «nuk është se s'e njohin, nuk është se e njoh vetëm unë.»
Alma
Po po, i jep... i jep lekë këto... I paguajnë, ore Pilo.
Pilo Zyba
Dha lesht' e mori lesht'! Kaq! Aq ke ti, s'ke fuqi më! Mos kujt... Shiko këtu, këta,
ë, domethënë, kujtojnë se kanë fuqinë dhe që të gjithë, po të shikosh, ja, dje në Shqipëri, domethënë në Greqi, në këto zona këtu, janë zënë 25 veta që kanë një grup që janë marrë me drogë dhe që janë në Dubai, janë në Greqi, tregtarë të mëdhenj, në Filipine, në gjithandej.
Të gjithë do qërohen, Alma!
Vjen ora! Prandaj dhe populli thoshte fjalën e urtë, të bukur dikur: «Kush...»
Tonin
Ej, shërohen... shërohen kur të vijë një moment që ju prekin kufijtë njëri-tjetrit, atëherë shërohen. Por...
sepse këto i shëron vetëm një shtet ku sundon diktatura.
A e kupton?
Alma
Ashtu bëhet me këtë vend.
Tonin
Por sot në demokraci, me një fjalë, këto janë sëmundjet... janë sëmundjet
e pashërueshme të sistemit.
Pilo Zyba
Sado që të vazhdojë, Tonin, do vijë koha që do pastrohen. Jam i bindur për këtë. Do vazhdojë, jam dakord me ty.
Tonin
Shqipëria është... Shqipëria është një pëllëmbë. Shqipëria është një pëllëmbë.
Alma
A të bëj një pyetje të fundit?
Tonin
Shqipëria, asgjë mos shikojë, të marrë shembull te Luksemburgu, sa qytet-shtet, të marrë shembull te Finlanda, të marrë shembull te këto vendet e vogla nordike që janë vendet më të bukur, më të pasur, më të qetë, më të respektueshëm, më të edukuar e...
Pilo Zyba
Po s'ka... Po neve nuk na mungon asnjë gjë, o Tonin.
Jemi të parët në botë për krom, simbas popullsisë dhe territorit. E di ti se ç'do me thënë, ë? Për t'u çuditur!
Jemi në bakër, kemi flori,
Tonin
Kjo don pak kohë.
Pilo Zyba
kemi qymyrguri, kemi pasurirat e tjera natyrore. Ka dalur tani në Bulqizë
një lloj gazi i ri, i cili është shumë më i fuqishëm sesa gazi që përdorim për ngrohje dhe është një gaz që kërkohet shumë në botë!
Dhe, domethënë, merret për procese të tjera, nuk bëhet fjalë për djegie kështu të zakonshme.
Alma
Uhu.
Pilo Zyba
Dhe mendohet: çfarë do bëhet me të? Bota po e kërkon!
Tani varet se si e bën ti pazarin.
Alma
Një e shit... ja do e shesin dhe atoj, ca këmbë poshtë.
Pilo Zyba
T'i shit... Po problemi është që të fitosh nga ajo që do shesësh.
Tonin
Jam i detyruar...
Pilo Zyba
Dhe t'i, atë lloj gazi,
Tonin
kam njerëz...
Pilo Zyba
ai gaz mbron sistemet e mëdhaja botërore.
Alma
Ishte kënaqësi, ishte kënaqësi që ishe me ne, Tonin, të falënderojmë.
Tonin
Jo, unë ju falënderoj. Jo, unë kam vetëm një, një dëshirë: ne folëm këtu, dhamë ato mendimet tona pa qenë ekspertë, pa qenë politikanë, pa qenë, me një fjalë, as të informuar tamam hollësisht për çdo gjë.
Alma
Dhe pa qenë as, ë, pa jetuar në Shqipëri, domethënë
...në qoftë se mund të jetë akoma më vogël...
Tonin
Po prej nesh dalin fjalë, oh, fjalë dëshire, fjalë malli, fjala... ëndrrash për me e parë vendin tonë me një fjalë, siç jemi mësuar tash me e parë botën ku jetojmë, me e parë edhe vendin tonë. Kjo është dëshira e vetme e jona.
Pastaj njerëzit jetojnë si jetojnë gjithkund, apton? Por një vend i bukur, një vend i pasur, një vend i rregullt, një vend tamam...
i emancipuar, qytetar, të bën krenar kudo si të jesh, edhe të shtyn që të ftosh miq, të vish, të kalosh, të krenohesh me vendin tënd.
Nuk di çka... Ne e kemi mall. Unë vitin tjetër dal në pension, gjysmën e vitit do e kaloj në Shqipëri e gjysmën në Itali. Ti Pilo bën çfarë të duash, po erdhe...
Pilo Zyba
Edhe unë, siç e di ti jam Tonin, jam këtu, jam në Greqi, jam në Shqipëri, në tre vende. A kupton?
Por, por atje ku e kam pensionin më të lartë, në Shqipëri, atje do rri më shumë.
Tonin
Atje ku e ke 200? Pse në vend tjetër sa e ke, me të drejtë?
Pilo Zyba
Eh, po ta kisha 200, isha i lumtur, po 120 e kam.
Tonin
Okej, ju falënderoj pra. Edhe një...
Alma
Ishte kënaqësi!
Tonin
...një përshëndetje të zjarrtë me pamundësi për të qenë atje, për rininë tonë të shkëlqyeshme.
Pilo Zyba
Normal.
Tonin
Për ato intelektualë që ndoshta kanë prishur rehatinë e tyre personale edhe janë kusht- janë përkushtuar për ta kryer këtë mision.
Vetëm se ta mbajnë deri në fund, se zakonisht ne shqiptarët e fillojmë piramidën nga maja edhe ulemi. Tash e kemi filluar nga baza e ta çojmë deri në majë. Ju falënderoj shumë njëherë e ju përshëndes të gjithëve!
Alma
Faleminderit! Vazhdim të këndshëm!
Pilo Zyba
Mirupafshim në emisionet e ardhshme, Tonin!
Tonin
Mirupafsh!
Alma
Dhe meqenëse Tonini e zuri rininë, unë do të vazhdoja Pilo, do të bëj pyetjen e fundit...
Pilo Zyba
Po, patjetër.
Alma
...të ndalemi te rinia. Shumë të rinj po largohen, të tjerët po protestojnë. Çfarë po na thotë kjo?
Pilo Zyba
Alma, po largohen dhe po kërkojnë që të kthehen. Pse po ta them këtë?
Alma
Ëhë.
Pilo Zyba
Sot sa është data? Është 16?
Alma
Po.
Pilo Zyba
Me datën 18 nisen nga Londra autobusët për demonstratën në Tiranë. Kush do venë në atë demonstratë? Do vete unë, pensionist? Të rinjtë do venë.
Alma
Po.
Pilo Zyba
Nisen autobusët nga Gjermania, nga Zvicra. Nga Zvicra janë nisur, atje ku është Tonini, po nuk e thamë atë, po i bie rasti ta themi tani, janë nisur 12 aeroplanë për në Tiranë. Domethënë janë shtuar linjat për të vajtur qytetarët atje. Pse po venë?
Shiko, kërkojnë ndryshimin. Nuk kërkon njeri... Shiko, këtë duhet të kuptojmë... unë flas për vete, po nuk e di për të tjerët. Shiko, këtu nuk është problemi i rënies së qeverisë.
Alma
Po.
Pilo Zyba
Në qoftë se bie kjo qeveri edhe vijnë edhe vijnë 17 të tjerë të molepsur si këta që janë, mua nuk më hyn në punë fare.
Për mua qëllimi është ky: të fillojnë të ndryshojnë ligjet. Në qoftë se nuk ndryshojnë ligjet, nuk ndryshon asnjë gjë në Shqipëri.
Sepse Alma, shtet pa ligje ose me ligje të mbrapshta ku hyjnë interesat, zhvillimi do vijë, po do vijë me hapa shumë të ngadaltë.
Këtu problemi është që neve, duke qenë 2 milionë brenda dhe 2 milionë jashtë, kemi shumë mundësira që atë vend që kemi, për të na japin mundësinë, kemi mundësi me ato që i japim, ta ngremë shumë më shpejt nga ç'mund të ngrihet një vend me 10 milionë banorë apo me 30 milionë banorë.
Sepse t'i themi gjërat pa hile bashkë. Një njeri... unë kisha nënën, po dhe ti ke njerëzit e tu, po dhe shumë të tjerë kanë nënat e tyre. Me një pension që mund të marri nëna jote, 150 mijë lekë apo 200 mijë lekë, mundet që ilaçet që i duhen sot për moshën e saj të vejë dhe t'i paguajë?
Pra, ti e vetëdijshme që ajo s'e bën dot këtë. Atëherë unë shtroj pyetjen: si ka mundësi që shteti rimburson, se ilaçe do dua t'i quaj dhe ato, që të gjithë burrat e Shqipërisë, djemtë e rinj që janë nga 12 vjeç që do bëhen burra nesër, të marrin kokrra dhe ilaçe, vitamina për t'u bërë gra, dhe të lënë nënën time, nënën tënde apo babanë tim apo babanë tënd pa ilaçe?
T'i japin ilaçe atij për t'u bërë grua dhe të mos japin ilaçe për nënën time, për tensionin apo për zemrën apo për një... Është kjo normale?
Dhe kjo është hedhur në ligj, është provuar, është aprovuar në ligj që ai ta bëjë këtë. Mirëpo këtë lloj ligji unë s'kam... ç'e dua unë? A është në interes të popullit ky ligj?
Alma
Jo.
Pilo Zyba
Pse? Ngrihet sot dhe thotë: me datën 3-4 korrik të gjithë pensionistëve do ua rrisim pensionin si me thënë 5%, po e them kështu trashë që të kuptohet nga të gjithë.
Alma
As- as... Shiko, as dopio t'ua bëjnë nuk është e mjaftueshme, edhe sikur t'ua bëjnë dopion.
Pilo Zyba
Shiko, njëherë në radhë të parë, është e drejtë ajo që thua dhe dopio t'ua bëjë asnjë gjë nuk del, por unë po marr anën tjetër: kur ngrihen njerëzit e rrit 5% ti?
Shiko si ma ka përcaktuar mua këtu në Angli, shteti anglez, punën e pensionit. Dhe shiko çfarë përcaktimi bën.
Alma
Ëhë.
Pilo Zyba
Thotë, për shembull, kriza sivjet ishte 4.8%. Dëgjon? 4.8%, 5% po të them unë. Dhe shteti tani më dërgon mua një letër në fund të vitit dhe më thotë: pensioni yt rritet 8%.
Dhe më poshtë thotë: të sqarojmë se duke qenë se energjia elektrike është rritur kaq e kjo është rritur aq, e ushqimet janë rritur kaq e biletat e autobusit është rritur kaq e kaq e kaq e kaq, thotë: të gjitha këto na bëjnë të detyruar që të ta rrisim pensionin 5%.
Kjo thotë nuk është rritje.
Alma
Është kompensim.
Pilo Zyba
Po kjo është kompensim që me pensionin që kishe vjet, ti këtë vit nuk e shtyn dot. Që të jetosh siç jetove vjet,
Alma
Po.
Pilo Zyba
...ta rrisim 5%. Por që të vesh edhe pak më mirë, po ta rritim 8%. 3% më shumë. Se kur e shikon ti, kur e pashë unë 8%, thashë unë: "Uhu, 8%, yha sa mirë jemi!" Po jo.
I kishte bërë llogarinë tjetri edhe kokrrën e vezës që ishte si me thënë 0.5 e ka vajtur 0.8 ose 0.9, 4%.
Alma
Po pra, prapëseprapë 48% ama.
Pilo Zyba
Jo, ajo është për të jetuar Alma, ajo është për të jetuar normalisht, që të mos biesh nën nivelin mesatar të popullsisë. A kupton?
Alma
Po.
Pilo Zyba
Ndërsa ai thotë: na 110 mijë lekë thotë. 110 mijë lekë...
Alma
92 mijë lekë se të ashtuquajturat 92 mijë lekë...
Pilo Zyba
Të them edhe një gjë se po ta them si për shaka tani...
Alma
Po Pilo se ti kur fillon t'i thuash gjërat nuk ndalesh më, por unë do ta mbyll emisionin.
Pilo Zyba
Në Shqipëri, një palestër e mirë që të vejë një qytetar, të bëjë palestër, unë në moshën që kam, bën 70 mijë lekë në muaj.
Alma
Çfarë thua?! Nuk e ke falas si këtu?
Pilo Zyba
Në Shqipëri të thashë.
Alma
Po. E, nuk është falas?
Pilo Zyba
Ndërsa unë e kam falas.
Alma
Po pra! Në Shqipëri pensionistët nuk e kanë falas siç është këtu?
Pilo Zyba
Ç'arë thua moj?! Me gjithë mend e ke? Po kujt i bie ndër mend nga pensionistët të vejë për të bërë palestër?! Ç'i ke këto tani? Ky është ndryshimi.
Alma
Se s'kanë fuqi t'i ushtrojnë, t'u zgjatet jetesa, ku e kanë hallin.
Pilo Zyba
Jo vetëm për jetesën, po problemi është që t'ua heqim ilaçet pensionistëve dhe t'u japim atyre LGBT-së, çfarë është ajo që të bëhen gra.
Alma
Ëhë.
Pilo Zyba
Ata të ndryshojnë e të bëhen siç i duam ne, ndërsa këta të vjetrit të ikin...
Alma
Jo se ç'duan vetë, se neve neve jemi mirë kështu siç jemi. Nuk nuk mendojmë, domethënë nuk nuk na shqetëson fakti se si janë të tjerët.
Pilo Zyba
Po pra, po në qoftë se mendojmë për kombin, duhet të mendojmë dhe për këto gjëra. Nuk e di domethënë, po që... nejse. Nuk dua t'i hyjmë sepse për këto gjëra mund të bëhen emisione të tëra edhe prapë të mos gjendet zgjidhje. Kjo është një lojë që bëhet në botë.
Alma
E di e di, e the shumë mirë që Shqipëria edhe kaq sa ka ecur...
...apo ata pensionistë që arrijnë të blejnë ilaçet, e dinë fort mirë që kanë një mbështetje nga emigrantët, kështu që...
Pilo Zyba
Po pra, po unë këtë nuk e dua, sepse mua më duket, më duket mua tani, por që është edhe vërtet, duhet ta pranojmë si të vërtetë. Shiko, në qoftë se ti paguan për prindërit e tu dhe unë paguaj për prindërit e mi dhe shteti hesht, kjo tregon që thotë: «Mbaji se të tutë i ke.»
Alma
Po.
Pilo Zyba
Domethënë tallet me mua.
Alma
Po.
Pilo Zyba
Gjë që nuk është normale.
Alma
Normale, normale, se do hajë një drekë 1 milion lekë ai për vete, ndërkohë që pensionistit i jep në muaj 200. Dhe shiko, sa të mbyll emisionin, jam e sigurt që im atë do më bëjë një zile. (Qesh)
Pilo Zyba
Normale.
Alma
Shiko, pse? Pse? Sepse ai s'ka pasur kurrë nevojë dhe është mirë ekonomikisht, kështu që e di që do më bëjë zile.
Pilo Zyba
Edhe ai, edhe ai ka punuar që të mos...
Alma
Patjetër! Patjetër! Patjetër.
Pilo Zyba
Por që unë them që edhe demonstrata e drejtë që bëhet dhe kërkesat e drejta që bëhen, pa dhunë, pa gjë, shiko, këto janë normale, që ai vete bllokon rrugën, bllokon zyrat e të tjera e të tjera. Këto janë normale, kjo është demokracia në fund të fundit.
Por që duhet që të detyrohet që kur t'i japë një zyrtari të thjeshtë në Shqipëri 1 milion lekë, nuk bëhet fjalë, sepse dhe në kohën e Enver Hoxhës, kur kishte një pension, Alma, që merr një pesë, 5 milionë, 5 mijë lekë merr një në muaj, një pastruese po themi, ose një inxhinier që merrte 8 mijë lekë,
pensioni i tij dilte me 60-70%, domethënë 30% më pak. Dhe 30%-sha ishte ajo 30% që ishte e mbajtur si sigurim shoqëror gjithë jetën që kishte punuar.
Dhe ai sot çfarë thotë? Të të sqaroj Piloja se këto gjëra i di, i kam mësuar sepse kam qenë dhe i detyruar, po. Shiko, një njeri që merr sot 500 lekë, 500 mijë lekë rrogë, domethënë që merr pension 500 mijë lekë dhe unë që marr 100 mijë lekë, të vjetra,
edhe kur bëhet tani rimbursimi a si mund ta quash ti, ai për 500 mijë merr 50, unë për 100 mijë marr pesë. Prapë ai është i fituari, nuk jam unë. Kjo është loja.
Alma
Dhe kemi arritur në fundin e emisionit, kështu që të dashur miq, mbërritëm pra në fund të emisionit.
Eh... Sonte...
Pilo Zyba
Po. Të dëgjoj, të dëgjoj, po, të dëgjoj.
Alma
Sonte folëm për pronën, folëm për shtetin, folëm për qytetarin, por në të vërtetë folëm për diçka shumë më të madhe, folëm për besimin.
Sepse një shtet mund të ndërtojë rrugë, mund të ndërtojë aeroporte, porte, qytete të reja, por ekziston një gjë që nuk mund të ndërtohet me beton, dhe ky është besimi. Ai fitohet ngadalë, me drejtësi, me transparencë, me respekt ndaj njeriut të zakonshëm.
Historia e Shqipërisë ka qenë shpesh historia e njerëzve që kanë humbur shumë, por kanë vazhduar të shpresojnë. Kanë humbur pasuri, kanë humbur vite emigracioni, kanë humbur njerëz të dashur, por nuk kanë humbur kurrë shpresën se një ditë do të jetojnë në një shtet që i dëgjon.
Prandaj protestat nuk duhen parë si armik i demokracisë. Heshtja është armiku i demokracisë. Pyetja është zemra e demokracisë, kundërshtimi është frymëmarrja e saj dhe dëgjimi është prona më e madhe e pjekurisë së një qeverisjeje.
Nëse qytetarët kanë dalë të flasin, dikush duhet t'i dëgjojë. Nëse kanë pyetje, dikush duhet të përgjigjet. Nëse kanë shqetësime, dikush duhet t'u japë siguri. Sepse prona nuk është vetëm tokë, është kujtesë, është identitet, është historia e familjarëve shqiptarë dhe askush nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke harruar historinë e njerëzve që jetojnë mbi këtë tokë.
Ndoshta pikërisht këtu qëndron sfida e Shqipërisë së sotme: jo të zgjedhë mes zhvillimit dhe qytetarit, por të gjejë mënyrën që zhvillimi të ecë së bashku me qytetarin, sepse kur një njeri ndjen se shteti e respekton, ai bëhet pjesë e së ardhmes.
Kur ndjen se nuk dëgjohet, fillon të largohet dhe Shqipëria ka humbur tashmë shumë njerëz nga largimi. Nuk mund të humbasë edhe besimin e atyre që kanë mbetur.
Nga «Kritika në 60 minuta» ju falënderojmë për vëmendjen. Vazhdoni të mendoni, vazhdoni të pyesni, vazhdoni të kërkoni përgjigje, sepse një shoqëri përparon jo kur të gjithë bien dakord, por kur askush nuk ka frikë të thotë atë që mendon. Faleminderit që ishit me ne dhe ju urojmë vazhdim të këndshëm!
Pilo Zyba
Natën e mirë, Alma! Natën e mirë të gjithë miqve tanë kudo që ndodhen!
Alma
Natën e mirë!
(Muzikë)
