Kalo te përmbajtja

Kritika në 60 minuta

Shteti-komb dhe bashkëjetesa e kombeve brenda një shteti

Për çfarë flitet

Në këtë bashkëbisedim të emisionit „Kritika në 60 minuta“, trajtohet koncepti i shtetit-komb dhe sfidat e bashkëjetesës së kombeve brenda një formacioni të vetëm shtetëror. Diskutimi analizon modelet historike të ndërtimit të identitetit kombëtar në Ballkan, duke krahasuar politikat asimiluese në Greqi me eksperimentin e ateizmit shtetëror në Shqipërinë komuniste. Më tej, shqyrtohet dështimi i strukturave multietnike si Jugosllavia dhe perandoritë e kaluara, duke hequr paralele me modelin amerikan dhe Bashkimin Evropian. Bashkëbiseduesit theksojnë pabarazitë dhe ndasitë e thella brenda Evropës së sotme, duke paralajmëruar rrezikun e një shpërbërjeje graduale nëse nuk gjendet një kohezion i mirëfilltë mes popujve.

Kapitujt

  1. 00:30Hyrje dhe prezantimi i temës
  2. 02:08Shteti-komb dhe krahasimi mes Greqisë e Shqipërisë
  3. 14:30Rasti i federatës jugosllave
  4. 20:56Modeli amerikan dhe mekanizmat shtetërorë
  5. 25:42Bashkimi Evropian dhe dallimet e brendshme
  6. 38:54Analiza historike e perandorive
  7. 54:47E ardhmja e Evropës dhe rreziku i shpërbërjes
TranskriptiShfaq

Transkript i automatizuar nga zëri i videos. Mund të ketë pasaktësi në emra dhe fjalë; videoja mbetet burimi.

00:00

(Muzikë)

00:30

Alma

Të dashur miq, mirë se erdhët në një tjetër takim me "Kritika në 60 minuta".

00:36

Është kënaqësi t'ju kem sërish pranë ekranit për të diskutuar tema që na prekin të gjithëve. Tema që kërkojnë mendim të lirë, argument dhe guxim intelektual.

00:47

Sot dua ta nis ndryshe këtë emision, me një falënderim të sinqertë për bashkëmoderatorin tim, Pilo Zyba, për përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin zgjedh temat që trajtojmë çdo javë.

00:58

Temat e menduara me kujdes, analizat e thella dhe këndvështrimi i tij kritik i japin këtij emisioni vlerën e vërtetë.

01:06

Së bashku do të flasim për një çështje të madhe: shtetin-komb, bashkëjetesën e kombeve brenda dhe brenda një shteti dhe të ardhmen e Europës.

01:17

Një temë që nuk është thjesht histori apo politikë, por fat i shoqërisë, i shoqërive tona.

01:24

Qëndroni me ne.

01:26

Mirëmbrëma! Mirëmbrëma, Pilo!

01:28

Pilo Zyba

Mirëmbrëma, Alma! Mirëmbrëma madje dhe dëgjuesve dhe shikuesve tanë!

01:33

Siç e the dhe vetë, gjithmonë në këtë vorbull të madhe që ka jeta dhe bota, po mundohemi vazhdimisht që të zgjedhim një temë që të jetë disi e veçantë dhe me interesa të veçanta.

01:48

Alma

Patjetër!

01:52

Në fakt, siç e keni parë në postimin tim në Facebook, sot do të flasim për shtetin-komb dhe kombet në një shtet.

02:03

Pse pikërisht ti ke zgjedhur këtë temë sot?

02:08

Pilo Zyba

Alma, kjo ka si hyrje një histori të vogël.

02:15

Mbas çlirimit apo si mund të them, çlirimit të Amerikës së Madhe nga Anglia dhe të vendeve të tjera të Amerikës, u zgjua dhe Europa dhe filluan në një betejë të njëpasnjëshme mbas viteve 1800, filluan të krijonin kombet e tyre dhe shtetet e tyre.

02:41

Por unë nuk do ndalem në këtë rrugë që ka ndodhur, domethënë, por do të ndalem atje ku mua më dhemb dhe ku unë kam interes t'u them dëgjuesve dhe shikuesve diçka të veçantë.

02:58

Bismarku në vitet 1878, duke u mbledhur si Europë për krijimin e shteteve, aty ishin krijuar më parë shtetet si Greqia, si Rumania, si Bullgaria.

03:17

Të gjithë këto shtete u krijuan mbi tre baza të shëndosha që u quajtën atëherë.

03:25

Domethënë, që të quhej atëherë një komb, duhet të kishte në brendësi të tij një histori të tijën, duhet të kishte një fe të tijën, gjë që e ngatërroi në përgjithësi dhe vetë Europën, ose mund të them na ngatërroi më shumë ne.

03:47

Sepse duke kërkuar në përbërjen e një shteti historinë, gjuhën dhe për ta bërë atë komb fenë, neve u ndodhëm në 1878-ën jashtë kësaj lufte, aq sa edhe Bismarku tha: "Kush është Shqipëria?

04:12

Është një pikë që nuk ka as fe të përcaktuar dhe nuk ka as gjuhë të përcaktuar".

04:19

Pra, neve nuk kishim një gjuhë sepse prej 500 vjetësh na e kishte ndaluar Turqia, por përveç Turqisë dhe akset e tjera si Serbia apo Greqia apo Maqedonia luftonin që ne, sepse atëherë ishte koha që përkrahnin më shumë fenë, edhe në kishë të mos flitej shqip.

04:47

Pra, neve mbeteshim që të mos ishim komb.

04:52

Mirëpo si u krijuan kombet? Sepse kishte dhe kombe të tjera që nuk i kishin këto që neve po flasim dhe u krijuan si kombe.

05:02

Dhe pse ne nuk u krijuam si kombe? Dhe pse ata u krijuan si kombe? Neve këto i kemi rreth shtetit tonë, domethënë rreth Shqipërisë.

05:12

Ne po marrim, për shembull, krijimin e shtetit grek, Alma.

05:16

Krijimi i shtetit grek pas luftës së çlirimit nga 1821-shi deri më 1829-ën, ishte një kompleks politik, shoqëror dhe kulturor.

05:28

Greqia, ajo që u quajt, që e quajnë sot moderne, u formua mbi bazën e fesë ortodokse dhe të heroizmit kombëtar.

05:39

Duke përdorur luftën si mjet për të bashkuar popuj të ndryshëm, popuj të ndryshëm të Ballkanit.

05:46

Domethënë që këta popuj nuk kishin të njëjtën histori dhe nuk ishin të gjithë ortodoksë.

05:54

Sepse ishin shqiptarë, sepse ishin vlleh, sepse ishin bullgarë, sepse ishin maqedonas.

06:01

Mirëpo çfarë ndodhi?

06:05

Figura historike që bënë luftën në Greqi, siç ishte Kollokotroni, Bubulina e të tjerë e të tjerë, brenda një lufte civile për një kohë shumë të shkurtër u ekzekutuan.

06:21

Sepse ata nuk i përkisnin një kombësie greke, as një gjuhe greke që mund të quhej greke, asnjë historie që mund të quhej greke.

06:32

Sepse ata në brendësi ishin shqiptarë, gjuhën e kishin shqip, fenë e kishin gjysmashqip gjysmagreqisht, sepse ose ishin të fesë dhe fenë e kishin gjysmën myslimane dhe gjysmën të krishterë.

06:48

Dhe kur mbaroi lufta, të gjithë myslimanët... se ata bënë një, Alma, bënë një bashkim gjatë kohës së luftës, ashtu siç bëri, siç donte të bënte Enver Hoxha dhe Balli Kombëtar kundër fashizmit.

07:01

Në fund, Enver Hoxha doli më vete edhe i diskreditoi ose i vrau. Po kështu u bëri dhe më përpara Greqia, me këtë shtetin e ri grek që u quajt.

07:16

Dhe duke u nisur nga ajo që ka thënë Bismarku, një shtet përbëhet nga gjuha, nga historia dhe nga feja, doli që edhe një shtet, si puna e Greqisë, nuk ishte një shtet që u ndërtua... u ndërtua mbi bazën e fesë, po jo mbi bazën e gjuhës dhe të historisë, sepse kishte disa popuj brenda.

07:41

Dhe çfarë bëri historia greke? Historia greke për më shumë se 200 vjet që jemi sot afërsisht këtu, luftoi dhe i mblodhi të gjithë nën një fe dhe nën një gjuhë, me represalje, me edukim, me gënjeshtra, nuk ka rëndësi se si, por këtë e bëri dhe e arriti.

08:04

Mirëpo në kohën e sotme, Alma, kanë ndryshuar gjërat.

08:09

Popujt janë zgjuar. Pra, edhe në Greqi, fjala vjen, njerëzit janë zgjuar dhe po kërkojnë historinë e tyre.

08:17

Dhe historia e tyre është gjuha e tyre. Dhe ata po e kërkojnë atë gjuhën e tyre dhe po flasin vazhdimisht mbi të.

08:24

Dhe çfarë sjell kjo kërkesë? Kjo kërkesë sjell dhe diskrediton në njëfarë mënyre, ose në një mënyrë të plotë, atë që është bërë para 200 vjetësh për eleminimin e tyre ose për t'i mbledhur të gjithë në një fe dhe në një gjuhë.

08:42

Nuk mbarojmë këtu, sepse nuk po marrim si pikëqendër Greqinë. Greqinë unë e mora si, si të them, si...

08:53

Si ballafaqim që neve të bëjmë me të.

08:56

Po të njëjtën gjë, Alma, bëmë edhe neve shqiptarët.

09:02

Për shembull

Komunizmi tek ne, në kontrast me Greqinë si me thënë, Enver Hoxha ndërmori një eksperiment radikal tjetër, më të thellë dhe ndoshta dhe më të keq sesa ai që vetë grekët bënë për atë shtet që donin të ndërtonin.

09:23

Enver Hoxha, për të zhdukur pluralizmin fetar, sepse ne kishim dhe myslimanë të të dyve besimeve, kishim dhe të krishterë të të dyve besimeve, pra neve ishim një konglomerat fetar, atëherë Enver Hoxha çfarë bëri?

09:41

Bëri një popull të tërë që të mos besonte në Zot, me dhunë. Kjo ishte një dhunë që ai dha mbi njerëzit dhe u mundua të krijonte, sipas idesë së tij, një njeri që të ishte i ideologjisë...

10:00

Pilo Zyba

...së tij, komuniste si me thënë.

Reformën arsimore po ashtu e edukoi dhe e bëri pjesë të ideologjisë së tij.

Propagandën për krijimin e identitetit kombëtar mbi bazën e ideologjisë e bëri pa fenë dhe e bëri mbi atë komuniste prapë.

Këto politika të suksesshme në thonjëza në kohën e tij dolën që ato jetuan dhe mbizotëruan vetëm 45 vjet.

Pas rënies së pluraliz... pas rënies së komunizmit, pluralizmi fetar erdhi në Shqipëri sikur të ishte jo sikur ishte prishur për 45 vjet, po sikur edhe ato 45 vjet kishte jetuar në atë vend njëlloj si më parë.

Çfarë nxjerrim nga kjo? Nga këto dy modele? Se këtu qe dhe qëllimi i asaj që po themi, i ndërtimit të shtetit.

Në të dyja rastet ky ndërtim... këto ndërtime shteti si në Greqi, si në Shqipëri u bënë gabim.

Greqia duke përdorur një kombinim të fesë dhe të heroizmit arriti një qëndrueshmëri më të gjatë, 200 vjet deri tani, por me kosto mbi minoritetet që kërkojnë sot njohjen e të drejtave historike të gjuhës së tyre.

Shqipëria komuniste duke përdorur ideologjinë e saj dhe dhunën për zhdukjen e pluralizmit fetar dhe kulturor arriti një sukses më afatshkurtër, atë që arriti deri në 40 e ca vjet.

Nga një këndvështrim filozofik flasim tani, mbijetesa e një modeli shoqëror të tillë kërkon një balancë midis unitetit dhe respektit për të drejtat e individit.

Pra këto nuk ekzistonin as në Greqi dhe as tek ne. Tek neve u përmbysën njëherë e përgjithmonë, ndërsa në Greqi ka filluar një luftë përplasjesh për të fituar këto të drejta individuale.

Një shtet, Alma, që imponon identitetin mbi dhunën dhe mohimin e të drejtave nuk mund ta fshijë plotësisht vetëdijen kolektive.

Edhe pse ti mund të vrasësh disa, qindra, mijëra, por popullin të tërë nuk mund ta vrasësh.

Të dyja këto eksperimente, domethënë të ndërtimit të një shteti që përpara 150 vjetësh gati i bie, edhe pak më shumë ndoshta, që Bismarku thoshte që duhet të kemi një fe, një gjuhë dhe një histori, bien që të gjitha.

Sepse sot gjuha është ajo që është e jotja, në një kohë që dikur dhe ta rrëmbenin si me thënë.

Feja është ajo sot në kohën e sotme që njeriu beson atje ku do vetë. Pra është e rënë dhe ajo, nuk mund të ndërtosh një komb mbi një fe.

Feja është... Ti jemi në një shtëpi, ti je mysliman, unë jam i krishterë, tjetri është budist, mund të jetë çfarë të dojë.

Bile mbi të drejtat e njeriut sot, dhuna dhe mohimi i të drejtave individuale në botë është i dënueshëm edhe i papranueshëm.

Forca e mbijetesës në Greqi nuk justifikoi dhunën ndaj minoriteteve, ndërsa dështimi i një modeli ideologjik, Shqipëria komuniste, tregon kufizimin e shkatërrimit të pluralizmit dhe lirisë individuale.

Që të dyja rrugët, edhe ajo greke dhe ajo shqiptare, bien ndesh me të drejtat dhe liritë e njeriut. Ato janë dhunuese dhe të dënueshme për metodat që përdoren për të arritur qëllimet e tyre.

Megjithatë rezultati i tyre historik është konstatus. Mbijetesa e shtetit grek 200 vjet dhe dështimi i modelit komunist shqiptar për 45 vjet ilustrojnë forcën dhe kufizimin e modeleve të ndërtimit të identitetit mbi dhunë.

14:05

(Muzikë)

14:22

Pilo Zyba

Ë... Alma!

14:27

Alma

Më fal, më fal.

14:28

Pilo Zyba

Më dëgjon apo nuk ka asgjë?

14:30

Alma

Kisha mbyllur mikrofonin. Kjo tashmë u kuptua. Por ja që kemi dhe kombe që janë apo kanë qenë në një shtet apo pushtet të vetëm. Po marr si shembull Jugosllavinë, çfarë mund t'u themi miqve që na ndjekin?

14:45

Pilo Zyba

Edhe kjo prapë ka të bëjë me atë që folëm deri tani, Alma.

Në qoftë se brenda një shteti siç ishte Shqipëria ose siç ishte Greqia që morëm, ishte një ideja e Bismarkut: një komb, një fe, një gjuhë,

ndërsa në rastin konkret të Jugosllavisë del diçka tjetër. Del diçka që me gjithmend duhet parë me kujdes dhe edhe duhet analizuar me kujdes.

Pse? Në rastin e parë kishim një komb shtet, ndërsa në rastin e dytë kemi disa kombe të përmbledhur në një shtet.

Dhe ashtu si në Shqipëri, ashtu si në Greqi, edhe në Jugosllavi, e cila jetoi edhe ajo gati për gati 100 vjet edhe Jugosllavia, ishin të përbërë nga disa shtete, siç ishte Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Serbia vetë, Maqedonia.

Tani duhet të kthehemi dhe të sqarojmë se pse edhe ky konglomerat kombesh në një shtet të vetëm dështoi si politik dhe si ekonomi.

Edhe kjo është një temë që historikisht duhet lexuar, duhet studiuar dhe duhet nxjerrë edhe mësime. Dhe cilat janë mësimet?

Dhe pse kjo fuqi ose ky bashkim shtetesh nuk pati më shumë sesa kaq jetëgjatësi? Janë shumë të dhënat e kësaj pune.

Në radhë të parë thamë atë që thamë dhe kur ishte në një shtet: një shtet ka historinë e tij. Pra në Jugosllavi kishim gjashtë shtete me gjashtë histori.

Kishim gjashtë fe po themi, se nuk ishin gjashtë fe, po ishin Bosnjë-Hercegovina kishte dhe myslimanë dhe të krishterë, Maqedonia po ashtu, Mali i Zi po ashtu dhe u detyrua edhe Serbia, Jugosllavia domethënë, që të imponohej mbi ta dhe ata ndërruan emrat, ndërruan besimin fetar.

Dhe prandaj sot Marin Mema bën një luftë kaq të madhe për të identifikuar kombin shqiptar në trojet e tij, sepse edhe ato troje janë tonat, po edhe jashtë trojeve tona, që sot për shembull janë në Bosnjë-Hercegovinë ose janë në Maqedoni ose... por që duhet të rizgjohet ndjenja e atdhedashurisë dhe e gjuhës.

Dhe ata duke folur shqip, serbi nuk i donte që të flisnin shqip. Dhe ata kur faleshin si myslimanë, serbi i donte të krishterë.

Kur vinte puna për një anë ekonomike, urdhrat ishin në Serbi për gjithçka.

Pra këtë konglomerat shtetesh e komandonte një Serbi pak a shumë që e kishte qendrën në Beograd dhe të gjithëve u jepte atë që ajo donte t'u jepte.

Pra gjithmonë këto nënshtete ishin të pakënaqura qoftë nga ana ekonomike, qoftë nga ana kulturore, qoftë nga ana historike. Sepse zhurma bëhej dhe buja bëhej për historinë e madhe të Serbisë.

Feja bëhej për historinë e madhe të Greqisë... të të të Serbisë. Dhe u arriti deri atje saqë edhe manastiret dhe kishat në Kosovë u quajtën dhe quhen akoma si pjesë përbërëse e Serbisë.

Kjo solli përplasjet dhe në një moment të pacaktuar, domethënë me kështu, por që revolta solli përçarjen, solli luftërat, solli ndarjen e çdo kombi më vete.

Mirëpo duke mos dashur Serbia që çdo komb të jetë i mëvetësuar, sepse ashtu ajo humbiste të gjitha të ardhurat që kishte në dorë, emrin e saj të madh që kishte e të tjerë e të tjera, shpërthyen në një gjendje lufte dhe ata që fituan ikën dhe u ndanë më vete.

Pra është po e njëjta gjë si në rastin që thamë për Shqipërinë, por në rastin tonë...

apo të Greqisë kishte të bënte gjuha, historia dhe feja,

në një konglomerat shtetesh kishin të bënin kombet me historinë e tyre të veçantë dhe gjuhën e tyre të veçantë.

Pra, po ta marrim kështu konkretisht dhe të flasim, do themi këtë:

Në Kosovë nuk kishte gjuhë shqipe, në një kohë që të gjithë kosovarët ishin shqiptarë. Pra kjo ishte një dhunë. Kjo ishte një dhunë.

Dhe të gjithë kosovarët ishin të detyruar që nga klasa e parë deri sa të mbaronin të mësonin gjuhën serbe. Pra, me një kalim më të avancuar të kohës, ata nuk do ishin më nuk do ishin më shqiptarë, do ishin gjithë serbë.

20:50

Alma

Pilo, ë...

20:54

Pilo Zyba

Jo, s'ka gjë, s'prish punë.

20:56

Alma

Kështu si po thoni ju, është edhe Amerika, e ndarë në 53 shtete. Sipas jush, duhet të shpërbëhet si Rusia apo Jugosllavia?

21:07

Pilo Zyba

Alma, nuk e di se nga i gjen këto pyetje, po janë me të vërtetë me interes, sepse paralelizmi që bëjmë tani ndërmjet Jugosllavisë dhe Amerikës, unë mendoj që është i njëjtë. Vërtetë pse? Ka një ndryshim të madh.

Amerika ekziston në radhë të parë sepse disa gjëra nuk i ka bërë siç i ka bërë Serbia në kuptimin e mirë, apo siç i bëri Rusia. Për shembull:

I gjithë kombi amerikan janë që të gjithë janë të krishterë, katolikë, një, mbi bazën e fesë.

E dyta, që të gjithë flasin gjuhën angleze.

Pra, janë të mbledhur brenda një gjuhe dhe janë të mbledhur brenda një feje.

Ndërsa po të shikosh me vëmendje, Alma, sepse dhe ti i shikon edhe në lajmet, edhe në Amerikë, në Çikago, gjithandej domethënë, kanë filluar demonstrata të mëdha mbi të drejtat e tyre,

bile kanë arritur deri atje sa shteti ndoshta dhe nuk po i përmban dot më edhe ndoshta dhe po vret, sepse Amerika është ai shtet që sot drejton botën: edhe me kulturën, edhe me demokracinë, dhe mbi bazat e demokracisë.

Mirëpo dhe ai, dashje pa dashje, po e kthen forcën e tij qoftë ideologjike, qoftë shtetërore, sepse vetë shteti si fjalë domethënë dhunë, edhe ata po përdorin dhunën mbi njerëzit.

Dhe nga njëra anë po përdorin vetë dhunën dhe nga ana tjetër i thonë Iranit që ti mos i vrit njerëzit.

Shteti, Alma, është dhunues, duam s'duam kjo duhet pranuar, sepse shteti ka ndërtuar disa ligje dhe ato ligje që dikush i shkel, ai njeri është i destinuar të shkojë në burg.

Na pëlqen apo nuk na pëlqen, në rastin konkret amerikanët ngrihen dhe bërtasin se njerëzit në Iran nuk kanë të drejtat e tyre. Edhe në Amerikë njerëzit nuk kanë të drejtat e tyre!

Kjo është një propagandë që bëhet mbi bazën e gënjeshtrave. Vetëm se duke u nxitur nga amerikanët në Iran, njerëzit po vriten më shumë sesa po vriten brenda në Amerikë apo diku tjetër.

Në të gjitha shtetet që njerëzit ngrihen, kudo ka reprezalje. Kjo ka ndodhur dhe tek neve më '90-ën, e '91-shin, kur u vranë në Shkodër e pastaj kur u vranë në Tiranë e të tjera e të tjera. Nuk mund t'u shmangemi dot këtyre gjërave.

Dhe kjo bëhet vetëm për një gjë: për të qëndruar shteti në këmbët e veta.

Sepse demonstrata nuk është gjë tjetër veçse një kërkesë e madhe, nuk po them vetëm për përmbysje, se përmbysja është kur vjen fundi, por është shprehje e pakënaqësisë së masave.

Por këto shprehje të pakënaqësisë së masave normale që në Amerikë do jenë më të vogla sesa në Iran, do të jenë më të vogla sesa në Palestinë. Pse? Sepse shteti amerikan është një shtet i pasur.

Pa rëndësi ka pastaj të bëjmë analizat sepse është më i pasur e ku di unë, po duke qenë më i pasur dhe problemet janë më të pakta. Por edhe në qoftë se do jenë të pakta, kjo nuk do të thotë që është gjithçka, kur themi ne në shqip, si në vaj ose mjaltë. Asgjëkundi!

Dhe duam s'duam ne, të gjitha këto problematika dhe këto përplasje janë pjesë e prishjes së unitetit të këtyre shteteve që janë të gjitha bashkë siç është edhe Amerika, 53 shtete sa është.

25:21

Alma

Pilo, kështu si po shpjegoni ju, mua dhe miqve që na ndjekin na jep të kuptojmë që edhe Europa është një shumicë kombesh nën drejtimin e një parlamenti të zgjedhur nga shtetet. Çfarë ndryshimi ka nga Amerika? Është më mirë apo më keq në rastin konkret?

25:42

Pilo Zyba

Këtu, Alma, se neve, neves si shqiptarë domethënë, dëshira e madhe për të vrapuar drejt Evropës na ka mbyllur njëçikë atë syrin e mendjes për të parë përpara.

Edhe ti, por edhe unë, për këto 36 vjet kam jetuar dhe kam punuar në disa vende të Evropës: në disa vende të dobëta dhe në disa vende të fuqishme.

Një herë në radhë të parë shteti i Evropës së Bashkuar, sepse unë e quaj shtet të gjithë të mbledhur së bashku, e kupton? Këta e quajnë Evropë e Bashkuar, po për mua është njëlloj.

Ky shtet i përbashkët është i përbërë nga 27 copëza të bashkangjitura për të bërë një mendim, për të ndërtuar një ide, për të ndërtuar një njeri. Nuk është kaq e lehtë.

Dhe do të them pse nuk është kaq e lehtë. Sepse çdo shtet ka ideologjinë e tij, çdo shtet ka ekonominë e tij, çdo shtet ka mekanizmat e tij. Kjo është e para.

E dyta, sot po ndodh në Evropë diçka që të gjithë e dinë, po nuk duan ta vënë re ose nuk duan ta thonë. Përpara 30 vjetësh në të gjithë Evropën ishin socialistët, ana sociale:

në Gjermani – Kohli, në Angli, në Francë, dhe ishin të gjithë te një ideologjie dhe te një mendimi për ecjen përpara. Sot kanë ndryshuar gjërat.

Në vendin tënd ti si drejtues Evrope, me mendimet e tua je socialist dhe ke idenë e ndërtimit social të Evropës së Bashkuar. Por unë, duke qenë në Itali, dhe Italia është një vend i zhvilluar, që nxjerr aeroplanë, nxjerr tanke, nxjerr topa, domethënë, ose Gjermania, ku di unë,

në pushtet në Gjermani nuk vjen ai socialisti, po vjen ai demokrati që ka tjetër ide mbi ndërtimin e Evropës. Pra këtu futemi në kontradiktë ne. Dhe faktet cilat janë, që t'i themi hapur?

Kemi katër vjet që bëjmë luftë me Rusinë. Në këtë luftë është e përfshirë e gjithë Evropa, ndarëse ta quajmë si NATO, ndarëse ta quajmë pa NATO, se nuk ka rëndësi emërimi.

Mirëpo çfarë po ndodh? Po ndodh që Hungaria nuk bëhet pjesë e luftës. As jep pare, as përkrah idenë e luftës me Rusinë. Çekia – po ashtu. Spanja – po ashtu.

Pra, kur vete puna për të marrë një vendim të përgjithshëm ose të përbashkët kundër Rusisë, kemi dy gabime: njëra është që nuk përputhemi, që është më e keqja,

dhe ana tjetër, që ka shumë rëndësi, është ajo që duhet ta hedhim me votim një herë që të vendosim se çfarë do bëjmë.

Pra, në qoftë se Putini merr një vendim dhe nesër hedh tre bomba, që ta bëjë këtë Evropa do të mblidhen të 27-t, duhet të flasin, do ta bëjnë gati, të votojnë dhe të shikojmë. Mirëpo lufta nuk zhvillohet kështu: hajde të mblidhemi ne të flasim edhe muajin tjetër hedhim një bombë, në një kohë që tjetri po të hedh bomba përditë.

Edhe kjo është një atakim brenda vetes. Unë, Alma, dua të them një gjë në drejtim të kësaj teme që diskutojmë bashkë.

Europa, për mendimin tim tani flas, shpjegon me hollësi dhe me detaje se çfarë është Europa, domethënë do të sqarojë. Europa e sotme nuk është thjesht një bashkim shtetesh.

Ajo është një eksperiment historik unik, domethënë po bëhet eksperiment, që përpiqet të tejkalojë modelin klasik të perandorive, pa përdorur pushtim të drejtpërdrejtë.

Domethënë, hajde mblidhuni këtu tek unë dhe qendra është në Bruksel dhe komanda është në Bruksel.

Ndërsa Spanja është në dreq të sëmës e Greqia në fund të botës. Të gjithë jemi njësoj, thotë ai.

Megjithatë, pavarësisht formës së butë ekonomike apo juridike, institucionale që kanë ndërtuar, thembra e Akilit mbetet e njëjtë edhe për Bashkimin Evropian: bashkimi i etnive të ndryshme në një identitet të përbashkët emocional dhe historik.

Nuk ka shans që një shqiptar, se ndonëse nuk jemi në Europë, po një shqiptar të ketë një mendim të përbashkët dhe ta përqafojë kaq kollaj një mendim të një gjermani apo një mendim të një anglezi.

Ballkani ynë, pse ka mbetur i tëri pa futur në Europë? Bile edhe Greqia, Alma, është futur në Europë sepse kishte kohën për t'u futur në Europë në atë luftë që bëhej. Se po të ishte sot me gjendjen ekonomike që ka, edhe ajo është njësoj si të gjithë shtetet.

Nuk është më mirë se Serbia, këtë po ta them unë.

Këtë, Alma, do ta shpjegojmë, punën e Europës do ta shpjegojmë dhe në disa mënyra të tjera.

Europa po kërkon sot të bëhet njësoj si Amerika, domethënë një fuqi e madhe me disa shtete.

Mirëpo thamë që pak më parë, që Amerika ka një gjuhë, ka një histori dhe ka një fe. Janë të gjithë të mbledhur rreth kësaj.

Ndërsa Europa ka disa fe, dhjetëra fe, sepse dhe fetë për të ngatërruar miletin, mendimi im ky, për të ngatërruar miletin u krijuan, ka disa kombe, me disa histori.

Pra, plus kësaj ka dhe diçka tjetër që është shumë thelbësore dhe do të ta shpjegoj me fakte, që interesat e kësaj bashkësie evropiane nuk janë të njëjta.

Pse nuk janë të njëjta? Njëra lufton që ekonominë e saj ta çojë në hënë dhe tjetra lufton që të ketë pesë vegla pune që të punojë tokat.

Këtu, një në hënë dhe një në tokë, nuk jemi njësoj. Nuk mundemi.

Plus që të gjitha kushtetutat e shteteve të Europës, domethënë të Shqipërisë, të Greqisë, të Anglisë, të Francës, të Spanjës, janë të ndryshme.

Dhe sot Europa e Bashkuar, pra ata krerët, si puna e deputetit grek që është në Europë, Belerit, domethënë imagjino që Beleri është ai që në Europë do ngrejë dorën ose do vërë veton për diçka që atij nuk i pëlqen ose nuk i intereson në kombin e tij.

Atëherë, si mund të themi që një Beler idiot mund të japë mendim për ndryshimin e një ligji në Europë? Tjetri nuk di të shkruajë emrin e tij.

Pra, këtu po veprojmë mbi bazat e interesave politike. Bazat e interesave politike të kushtetutës time në Shqipëri janë ndryshe, bazat e kushtetutës në Angli janë ndryshe, bazat e Gjermanisë janë ndryshe.

Tani von der Leyen-i thotë: "Të ndërtojmë një kushtetutë të përbashkët dhe brenda kësaj kushtetute të jetojmë të gjithë". Po brenda kësaj nuk mund të jetojmë neve të gjithë.

Sepse gjermani ndërton një zetor, se kështu i themi neve traktor, zetor, që bën 50.000 euro dhe ia jep me kredi Shqipërisë, po them se nuk, se po përmend shumë herë Greqinë edhe duket sikur kam diçka me Greqinë, ia çon Spanjës.

Bujku i Spanjës duhet të punojë 30 vjet që të lajë atë traktor.

Pra këtu nuk mund të jemi të barabartë në një kohë që unë jap domate edhe ti jep aeroplanë.

Këtu jemi, mendimi im është ky dhe koha do ta vërtetojë, neve vrapojmë për t'u futur drejt Europës, por Europa, duam apo s'duam ne, do shkojë dashje pa dashje drejt një shpërbërje, Alma.

Dhe edhe problemet e Europës po t'i shikosh, në luftën që ndodhi midis Rusisë dhe Ukrainës, edhe shtetet u përçanë njëri me tjetrin. Njëri jep te lekë, tjetri s'jep te lekë, sepse tjetri ka hall të rregullojë vendin e tij e shtëpinë e tij ai.

Pra, asnjëherë nuk do gjendet, në qoftë se do ta themi në gjuhë figurative, një strumbullar i cili të jetë i njëjti për të gjithë.

Këtu ke një shtëpi, Alma, të vogël me dy fëmijë dhe prindërit që bëjnë katër edhe janë katër mendje në shtëpi për të duar të bësh gjithçka, jo më 450 milionë milet në këtë Europë, e cila sot më... ka dhe një gjë tjetër që dua ta them, dua ta them dhe këtë.

Prej 35 apo 40 vjetësh po bëhet një luftë e madhe dhe në Europë dhe të gjitha këto problemet që ndodhin nga Lindja e Mesme, nga Libia, nga Irani, nga Iraku, të gjitha këto, të gjithë këta njerëz kanë ikur nga luftërat dhe janë pranuar në Europën e Bashkuar.

Të gjithë këta njerëz, Alma, mendimi im është ky tani, të gjithë këta njerëz që vijnë nga këto vende janë njerëz me një psikologji që sot nuk i përshtaten dot Europës.

Edhe këtu në Angli ku neve jetojmë të dy, vete tek një zyrë, është e drejta jote, dakord, e drejta jote është, po vete atje ti dhe punonjësja që ti vete merr firmën apo të vë firmën është me një shami në kokë. Është kështu apo s'është kështu?

37:53

Alma

Po.

37:53

Pilo Zyba

Po ajo nuk mund të pranojë kaq kollaj dhe kur vete puna që i cenohen interesat e saj, edhe ajo ka filluar dhe po del në grevë për Palestinën, në emër të Palestinës, se po dali dhe për vete, në mes të Londrës, në mes të Parisit. Kjo çfarë është? Kjo është një përçarje brenda komunitetit evropian, mendimi im është ky.

Pra, nuk janë dakord me këto ligje që ti po nxjerr.

38:21

Alma

Kuptoj.

38:22

Pilo Zyba

Dhe këtë po e shikojmë unë e ti më mirë se kudo, sepse përpara 15 vjetësh në këtë vend ishin krejt ndryshe gjërat në krahasim me sot, apo s'është kështu?

38:33

Alma

Po. Saktë.

38:35

Pilo Zyba

Dhe dua thjesht të të them se pse mendoj unë që edhe Europa do vijë një ditë që do marri rrugën drejt shpërbërjes së saj. Kam parasysh historinë, Alma.

38:52

Alma

Uhu.

38:54

Pilo Zyba

Historia nuk të fal. Dhe për të bindur dhe ata që më dëgjojnë e më shikojnë, do them se përpara 2000 vjetësh Perandoria Romake u shtri mbi kombe, mbi gjuhë dhe kultura të ndryshme.

Sepse arriti gjysmën e Europës, gjysmën e Azisë, e ku di unë, e andej tutje nga e të tjera e të tjera.

Dhe ajo mbijetoi për shekuj jo sepse i bashkoi shpirtërisht popujt e vet, por sepse kishte një administratë të fortë, sepse ishte koha e dhunës, kishte një ushtri të pamposhtur dhe një rend ligjor të imponuar.

Të merrte ushtar në luftë, vdisje në luftë, mbaroi, kaq. Dhe kur shikonte që burrat po mbarohen në luftë, atje ku vinte dhe luftoi, të gjitha ato gra i merrte...

...të tjerët dhe bënin nga pesë fëmijë, nga shtatë fëmijë, nga dhjetë fëmijë, domethënë, ishte... kishin ato ligjet e tyre. Dhe rënia e Romës nuk erdhi nga jashtë.

Si me thënë, sepse e pushtoi një fuqi tjetër më e fortë se ajo që ishte.

Por ajo u kalbëzua nga ana e brendshme, u shkatërrua nga pabarazitë ekonomike,

u shkatërrua nga humbja e besimit tek pushteti dhe tek ata që i drejtonin.

Tani, kur ajo ndodhi, mund të them unë me të drejtën time sot, që edhe Europa ka të njëjtën rrugë? Dhe këtë po ta them,

të ta sqaroj mbi fakte që i kam jetuar vetë.

Si ka mundësi që të jetë i kënaqur një spanjoll apo një shqiptar, fjala vjen, duke qenë në Europë flasim gjithmonë, kur

Gjermania merrte gazin nga Rusia, merrte naftën nga Rusia,

në kuptimin e mirë, e fuste nëpër shtjerrat e saj dhe nga dy lekë që e kishte marrë, ua shiste të gjitha vendeve të Europës me tre lekë.

Kjo është Europë e bashkuar, Alma? Jemi të barabartë neve në këtë gjë këtu?

Patjetër!

41:26

Alma Papamihali

Kjo është Europë... Kjo është Europa e copëtuar. (qesh)

41:30

Pilo Zyba

Po pra, si mundet? Domethënë, që të kemi neve, të marrim gazin nga Rusia, fjala vjen po them ë, se gazin po e marrim si shembull, dhe ta kemi në të gjithë Europën e bashkuar, do të thotë duhet ta kemi njëlloj.

Do thuash ti nuk jemi në një shtet të centralizuar. A, shiko këtu! Në momentin që ti e ke rrogën 3000 paund dhe unë e kam 1000 paund, në Shqipëri, në Serbi, në Maqedoni, apo në Spanjë,

neve kurrë nuk do jemi të barabartë këtu. Edhe ecjen tonë... ecjen tënde përpara. E para.

E dyta, ti si shtet europian, domethënë prandaj e përmenda Romën, si shtet europian, si qendër, ti i jep lekët atje ku i ke ti interesat më të mëdha.

Sot interesat më të mëdha janë në fabrikat e luftës, që prodhojnë armatimin.

Pra, duke u dhënë atyre fonde, forcohen ata dhe pjesa tjetër e botës, domethënë e botës europiane flas, mbeti në tokë komplet, e mbaruar.

Qoftë Spanja, qoftë Shqipëria, qoftë Bullgaria, qoftë... Dhe faktikisht neve këtë e dimë. Të paktën neve që e kemi shëtitur dhe e dimë.

Rumania, unë që kam vajtur, Bullgaria, unë që kam vajtur, në ato fillime kur ne luftonim për t'u futur në Europë, ishte më mizerje sesa ne.

Dhe përse Rumania u fut me të dyja këmbët dhe ne akoma nuk jemi futur?

Përse Bullgaria, që s'kishte bukë të hante, u fut dhe bile iu vu kusht, që njerëzit ta dinë, një nga kushtet kryesore, ishte ajo që vënë superfuqitë, sepse është edhe Europa një superfuqi tjetër:

«Do futesh në Europë, por centralin bërthamor do ta fshish nga harta.»

Domethënë, ashtu siç i thotë Amerika Iranit sot: «Uraniumin do ta zhdukësh, armë bërthamore s'ka.»

Pra, është kusht. Pra, ti nuk mund të zhvillohesh si ti do, do zhvillohesh si do ai që është sipër teje.

Dhe ata që janë afër Brukselit, siç është Gjermania, Holanda, Belgjika, Franca, aty e gatuajnë, e kanë lugën afër dhe marrin ato më të domosdoshmet apo ato më të mëdhatë apo më të shumtat që u duhen.

Ndërsa ata që janë më larg, Rumania, Bullgaria, Greqia, Spanja, Franca, do marrin më pak.

E kështu nuk jemi të barabartë. Pra, kjo është ajo që si në rastin e Perandorisë Romake, është e detyruar një ditë të mos jetojë më, nga kontradiktat që krijon.

Po kështu, duke ikur nga ajo tema e Romës, kthehemi prapë, sepse të njëjtat gjëra janë, kthehemi te perandoria tjetër aq e madhe sa ç'ishte Perandoria Osmane.

Perandoria Osmane mbijetoi gjatë duke menaxhuar dallimet fetare dhe ato etnike.

Por nuk krijoi kurrë një një identitet të përbashkët osman, që këta të quheshin, siç themi sot për shembull, turq.

Sepse nuk mund të bëhet kaq kollaj një një shqiptar turk, nuk mund të bëhet kaq kollaj një gjerman turk, nuk mund të bëhet kaq kollaj një serb turk.

Kur nacionalizmi u zgjua, perandoria u shpërbë gradualisht. Pse?

Mbijetesa kishte qenë funksionale, jo e brendësuar, jo e gjitha një glob i brendshëm.

Jo, si mund të them, ishte një komunitet i shpërbërë, ishte ishin disa kombe, disa gjuhë që mbaheshin me dhunë.

Dhe tani dua të të them diçka tjetër, Alma. (kollitet) Më fal.

Kjo diçkaja tjetër është ajo që na përshtatet neve më shumë sot.

Do flasim për Perandorinë Austro-Hungareze, e cila kishte brenda saj Serbinë, Çekinë dhe të gjithë ato vendet e pjesët që i dimë të gjithë.

Në një nga antologjitë më të afërta të Europës sot, është Austro-Hungaria. Austro-Hungaria i përngjet Europës së bashkuar sot. Më dëgjon?

46:35

Alma Papamihali

Po, po, dëgjoj shumë mirë.

46:37

Pilo Zyba

Austro-Hungaria, që ishte dhe ajo perandori, i përngjan sot Europës së bashkuar, që kishte shumë kombe brenda, gjuhë të ndryshme dhe ekonomi të pabarabarta, ashtu siç i ka dhe Europa sot.

Dhe një qendër vendimmarrëse, siç e kemi sot në Belgjikë, edhe ata e kishin në qendër, aty në Austri.

Duke mos qenë të gjitha së bashku, ajo u shemb jo nga lufta, se nuk bëri njeri luftë, por nga mungesa e kohezionit të brendshëm dhe paaftësia për të reformuar veten në kohën që vinte.

Pra, edhe Europa e bashkuar këtë bëri. Këtë po bën ditë për ditë.

Edhe sot, do të them diçka që i dimë si fakte, u shpërndanë për Ballkanin, thotë, 200 milionë dollarë.

Nga këto thotë, 5% iu dhanë Shqipërisë, 20% iu dhanë Maqedonisë, 30% iu dhanë Malit të Zi dhe 50% ia dhanë Serbisë.

Atëherë, duke pasur parasysh këtë, ty po të jap vetëm që të hash, ty si Shqipëri, që të mbash frymën në kuptimin e mirë, se kaq mund të bësh me ato 5% që të kam dhënë. Ndërsa atij tjetrit ia dha 30%.

Pra, dhe këtu ka një dallim pra. Që nga momenti, Alma, që ka dallim, nuk mundet të jetojmë ne të dy bashkë.

Edhe Europa këtë po bën. Si mundesh ti në një shtëpi që ke dy vajzat e tua, apo edhe unë djalin e vajzën, njërit t'i jap pesë dhe tjetrit t'i jap 100?

I kam të dy të barabartë unë ata? Nuk janë të barabartë.

Po kështu do hidhemi dhe, unë do ta quaj perandori, do hidhemi te Perandoria Ruse, sepse edhe ajo, Alma, ka qenë perandori e madhe.

Mbas Luftës së Dytë Botërore mori gjysmën e Europës, për të mos thënë më shumë, mori gjysmën e Azisë, apo për të mos thënë më shumë.

Pra, duke qenë dhe shteti më i madh, me sipërfaqen më të madhe në botë, dhe duke qenë dhe shteti që nuk i mungon asnjë gjë brenda, qoftë nafta... Europa gjithë këto vite ka jetuar nga nafta dhe nga gazi rus.

Dhe sot po e shikojmë, do të të jap një shembull nuk e di a e lexove, po kishin gazetat një lajm të bukur për të qeshur këto ditë.

Ngaqë bëhet luftë në Ukrainë, Gjermania të gjithë gjeneratorët, ata që japin dritë, që bëhen me... që punojnë për të dhënë dritë, ia ka dhënë Ukrainës.

Dhe sot që flasim unë e ti të dy në kamera, 50.000 veta në Gjermani janë pa drita, sepse nuk ka më gjeneratorë se ia kanë dhënë Ukrainës gjeneratorët.

Dhe ku janë gjeneratorët e Ukrainës?

I kanë marrë në Ukrainë dhe i kanë shitur nëpërmjet internetit. E kjo është një tallje realisht. Hape zërin.

50:13

Alma

Ke të drejtë, ke të drejtë. Ëh, të gjitha këto që ju thoni dhe argumentoni, më lindin të drejta t'ju kundërshtoj, sepse Europa e Bashkuar nuk është perandori e mbështetur tek pushtimet dhe tek dhuna, ajo është e ndërtuar mbi bazën e të drejtës dhe të barazisë apo nuk është kështu? Se deri tani këtë thamë.

50:41

Pilo Zyba

Ti më the edhe ke të drejtë që e bën këtë pyetje, dhe unë tani këtu më tepër duhet të mbrohem sesa të luftoj. Sepse po ti po m'akuzon që thashë. Mirëpo kjo është edhe e bukura. Ti më thua mua, konkretisht më thua që është e ndërtuar mbi bazën e barazisë, dakord?

Ëh, ti më thua që Europa nuk është perandori, dakord? Ëh, unë them, unë them, Europa është një perandori pa emër. Nuk ka emrin e një perandorie, por për mua është perandori. Ti pak më parë me të drejtë më the që është ndërtuar mbi baza demokratike domethënë. Si qenka ndërtuar mbi baza demokratike, kur pak më parë, sikur ta dinja e lëshova një fjalë, ty të jep 5 e mua më jep 20? Demokraci është kjo?

Alma, Europa moderne përmes Bashkimit Europian dhe NATO-s ka krijuar një hapësirë të përbashkët ekonomike, një sistem rregullash dhe një arkitekturë sigurie sipas saj, se nuk e ka kërcënuar njeri.

Po ashtu edhe perandoritë e dikurshme vendimet merreshin në qendër. Domethënë vendimet merreshin në Romë, kur ishte Roma e lartë, dhe vinin deri në Turqi apo në Rumani.

Pasojat gjithmonë kur ka perandori të mëdhaja, ashtu siç ishte dhe Rusia që ta thashë prapë, Rusisë nuk i mungonte asnjë gjë. Përse vdiqi Rusia aq e madhe dhe aq e fuqishme?

Vdiq sepse vdiq ideja. Vdiq ideja e zhvillimit, sepse Rusia duke qenë një perandori e madhe, kur erdhi puna që Çekia në '68-ën kërkoi të drejtën e saj, i vajti me tanke dhe e shkeli dhe e shtypi.

Kur u ngrit Polonia, e shkeli dhe e shtypi. Pra u mohoi të drejtat e tyre. Duke u mohuar të drejtat e tyre, kombet ngrihen, nuk të falin, do të drejtën e tij tjetri. Ndërsa në rastin konkret ti thua që është ndërtuar mbi baza demokratike në Europë.

Nuk dua ta pranoj këtë që është ndërtuar mbi baza demokratike. Pse? Sepse ëh do të të them një shembull për ne. Tani që erdhën kushte të vështira, neve kishim fabrikë armatimi në Shqipëri. Sot që kërrciti lufta në Europë, lart edhe andej poshtë, kanë ardhur dhe po hapin fabrikat tona për prodhimin e armëve.

Do thuash ti, çfarë armësh prodhojmë ne? Prodhojmë ne, Alma, armë. Sepse në '91-shin na ka kërkuar 3 miliardë fishekë Turqia. E di se ç'do të thotë 3 miliardë fishekë?

Do thuash ti fishekë janë? Fishekë janë, po fishekët janë për pistoletën, fishekët janë për automatikun, për kallashnikovin, fishekët janë për kundërajrorin që janë 36.5, domethënë fishekë quhen të gjithë ata, e predha. Po me ata lufton njeriu, me ato predha, me ato fishekë lufton. Pse sot po kërkojnë që t'i rindërtojnë?

Po i kërkojnë t'i rindërtojnë nisur nga kushtet. Pra jo sepse i mori malli që në Shqipëri të bëhet një fabrikë armatimi, por duke qenë se është gjysmë e gatshme, apo e gatshme, fusim pajisjet dhe mbaron prodhimi.

Plus që dhe në qoftë se do t'i bjerë kush, do t'i bjerë fabrikës që prodhon, pra do të bjerë ty dhe mua, nuk do t'i bjerë atij tjetrit që jep komandën andej nga anët e tjera. Kuptohet?

54:40

Alma

Kuptoj, Pilo, skenarët e mundshëm të së ardhmes së Europës.

54:47

Pilo Zyba

Shiko Alma, tani edhe Europa po ndryshon. Edhe do ta themi dhe këtë, duam s'duam. Para një jave u ngrit Gjermania dhe tha: Gjermanisë i duket i duhet arma bërthamore. Tani këtu dua të të shikoj një çikë Alma. Dëgjon?

Ëh, tani dua të të shikoj sepse më duket shumë serioze kjo pyetje që më bëre. Ëh, Europa e Bashkuar sot, përveçse një Europë ekonomike...

55:30

Alma

Pilo, Pilo, unë jam këtu gjithmonë, thjesht po të sjell në plan të parë, sepse je duke folur prandaj.

55:38

Pilo Zyba

Kuptoj, të kuptoj shumë mirë, se nuk e kam, po e kam fjalën që kur të shikoj kështu më duket sikur më dëgjon më mirë, më duket mua. Shiko, Europa e Bashkuar deri tani ishte në NATO dhe kishte të bënte vetëm me ekonominë e këtyre shteteve.

Mirëpo çfarë ndodhi? Ndodhi ajo që të thashë pak më parë. Tani po kërkon që të bëhet dhe një fuqi ushtarake, sepse ai tjetri po e lë në baltë andej matanë, se ka interesat e veta. Janë ata kombet që kanë interesat e tyre që e thamë deri tani. Iku ai, po i bie Iranit ai, se atje ka interesat e veta.

Ky tani çfarë do bëjë Europa? Europa tani kërkon patjetër të fuqizohet ushtarakisht. Përveç fuqizimit ushtarakisht, u ngrit kancelari dhe tha në Gjermani: edhe neve na duhet arma bërthamore.

Tani jam kurioz unë të pyes Almën: do t'i thotë Amerika apo Franca, apo Anglia Gjermanisë: shët! Nuk do ndërtosh armë bërthamore. Ti si mendon?

Sepse Iranit po i thonë: shët! Nuk do të bësh armë bërthamore se nuk të le unë. Tani Gjermania kërkon të bëjë armë bërthamore. Si do t'i bëhet? Do t'i thotë amerikani nuk të le? Këtu pra nuk ka pabarazi, motra ime.

Dhe kjo pabarazia është ajo që na sjell në kontradikta. Dhe kjo pabarazia është ajo që na krijon dhe luftrat. Se edhe luftat që u bënë... që po bëhen në Rusi, për këtë punë po bëhen në Ukrainë, nga këto kontradikta.

Lëre se çfarë thonë historirat. Janë fabrikat atje, janë centralet bërthamore të Europës. Dy centralet më të mëdhenj bërthamorë të Europës i ka Ukraina. Ukraina ishte ajo që prodhonte armët bërthamore për Rusinë.

E la, e la, e la, e la Rusia, tani do t'ia marri. Me dhunë, pa dhunë, çfarë të bëhet, do ta marri. Ashtu siç edhe Amerika i tha një herë, dy herë atij Maduros: ore, vër mend, bëj kështu si të them unë. Ai tha: unë nuk bëj si thua ti. Po do bësh, ore qerrata, se tjetri ka forcën.

Mirëpo pastaj a ikim nga demokracia, Alma? Se ne flasim për mirëkuptim dhe demokraci, atëherë flasim për Amerikën apo për Rusinë, apo... Pra që të gjitha janë një lloj, moj motra ime.

Edhe Rusia bëri të njëjtën gjë në Ukrainë, edhe Amerika po bën të njëjtën gjë në Venezuelë, të njëjtën gjë në Iran, të njëjtën gjë ka bërë në Afganistan, të njëjtën gjë ka bërë në Kore, të njëjtën gjë ka bërë në Vietnam.

Të njëjtën gjë bëri Rusia, atë që po bën tani, të njëjtën gjë bëri Rusia edhe në Çeki, të njëjtën gjë bëri dhe në Hungari, të njëjtën gjë bëri dhe në Poloni. Pra, interesat janë ato që i bëjnë shtetet e fuqishme të jenë të dhunshëm, sepse duan përfitimet e tyre ndaj të vegjëlve.

Pra edhe Europa e Bashkuar është ajo që përbëhet nga tre-katër koka, siç është Gjermania, Anglia, Franca, ku di unë, dhe të gjitha këto janë ata në qendër dhe të tjerët, ta them kështu në mënyrë figurative, alegorike, do hanë thërrimet që ata lenë në tavolinat e tyre.

Edhe neve si shqiptarë që kërkojmë me kaq ngut dhe do vemi në Europë, dhe do shikojmë kur të vemi në Europë se çfarë do përfitojmë ne nga Europa. Ne do përfitojmë vetëm atë që do jemi në një grup të madh për sigurinë tonë, por edhe ana ekonomike, në qoftë se nuk punon vetë, Alma, askush nuk vjen të vërë një gur në themelin e shtëpisë tënde. Ky është mendimi im dhe që nga momenti që do pri...

këto balanca dhe them: unë mendoj që në Europë, Alma, problemet do fillojnë nga skajet e largëta.

Cilat janë skajet e largëta? Skajet e largëta është Greqia, skaj i largët është Bullgaria, është Rumania, ndoshta nesër do jemi dhe ne.

Pse? Sepse do mbetemi të pakënaqur, sepse po të vesh re, në qoftë se i ke lexuar letrat e hershme, Hrushovi erdhi në Shqipëri dhe tha:

„Shqipëria,“ tha, „do të prodhojë vetëm portokalle,“ tha, „se nuk i duhen armët Shqipërisë, se portokalle e grurë e kështu kemi ne,“ tha, „sa të duash.“ „Haj, sa të hash Shqipëria grurë,“ tha ai, „neve na i hanë minjtë nëpër hambarë.“

Pra, e donte një vasal të padiskutueshëm.

Edhe grurë i jepte ai. Po po të pati po të po të të ketë grurin në dorë dikush, të lë pa bukë, e duke të lënë pa bukë, ke mbaruar.

E njëjta gjë po ndodh, për mua, si Pilo, edhe në Europë.

Është ajo humbja e solidaritetit real.

Ata që janë atje në qendër as nuk dinë fare se çfarë ndodh në Bullgari.

Thjesht, ata janë parimorë, janë politikë, kanë disa udhëzime,

po nuk mbahet gjithë kjo Europë me 450 milionë banorë me udhëzime nga von der Leyen-i apo ata të tjerët që janë me von der Leyen-in.

Dhe prandaj dhe kërkojnë të martohen burrat, të martohen gratë, të mos e kenë mendjen tek problemet që ata kanë, po ta kenë problemin tek mendjet e tyre.

1:01:58

Alma

Pilo, domethënë ju mendoni se Europa, në të ardhmen, në një të ardhme të largët, nuk ka

perspektivë, shkon drejt shpërbërjes? Këtë dëgjoj dhe nuk dua ta besoj.

Atëherë, përse ne bëjmë kaq lu—

1:02:22

Pilo Zyba

Dëgjo!

Dëgjo.

1:02:29

Alma

Po, Pilo.

1:02:34

Pilo Zyba

Shiko, unë personalisht, Alma, dua të them shkurt e pastër mendimin tim:

sipas mendimit tim, dhe uroj që të zhgënjehem në këtë drejtim, unë mendoj se Europa po shkon drejt një shpërbërjeje graduale.

1:02:51

Alma

Ore, pse neve po luftojmë për të hyrë në Europë? Këtë dua të di.

1:02:55

Pilo Zyba

Sepse—

Shiko! Neve gjithmonë për shumë gjëra kemi qenë të vonuar.

Kjo ka qenë natyra jonë.

Neve luftuam që të bëheshin shtetet e Ballkanit, të bëheshin shtete, dhe u bëmë shtet me një sipërfaqe që kemi,

mbasi bëmë të gjitha shtetet e Ballkanit. Sepse kështu jemi mësuar ne.

Ne nuk luftojmë për vete, ne luftojmë për të tjerët.

Edhe Edi Rama lufton për të tjerët, nuk lufton për ne.

Se nuk dua të flas, se ndoshta nuk i përshtatem dhe temës,

por në kohën e sotme, të vesh në Izrael dhe të thuash që „djali im do marri këtë fe“, apo „gruaja ime ka këtë fe“, apo „unë kam këtë fe“,

për një drejtues të një shteti, të një kombi, mua më duket fyerje për veten time. Si Pilo po flas këtu tani.

Sepse, në fund të fundit, do të them diçka: logjikisht,

ti atë djalin tënd apo të vajzën tënde sot e ke në dorë dhe e çon ti në xhami dhe thua që ky do bëhet mysliman.

Por unë si Pilo nuk jam dakord, se ai si të bëhet 18 vjeç mund të mos jetë mysliman: bëhet i krishterë, bëhet budist.

Pra, edhe në Europë, edhe Europa, gjithsekush, brez pas brezi, çdo brez ka mendimet e veta.

Dhe ashtu si dhe ato që thamë më lart, Europa nuk do shpërbëhet me luftë, nuk do kërcasi luftë,

por do bëhet me dalje individuale.

Vjet, se ti je me pasaportë italiane, italianët kërcënuan që do dalin nga Europa.

Është kështu a s’është kështu?

Po kështu edhe të tjerët.

1:05:03

Alma

Sigurisht që është.

1:05:05

Pilo Zyba

Po pra, po nuk tregon kjo, domethënë si mund të them, nuk janë shenjat e përplasjeve drejt një shpërbërjeje këto?

1:05:14

Alma

Ekzakt.

1:05:16

Pilo Zyba

Unë mbi këto fakte nisem, domethënë mendimi im ky është.

Dhe nga të gjitha këto që argumentojmë, Alma,

mendimi final, sepse edhe ora po bën punën e vet, mendimi final është ky:

paralelizmi ndërmjet Jugosllavisë, perandorisë, Amerikës, Europës na çon, sipas logjikës time, në një përfundim të qartë:

asnjë bashkim nuk mbijeton gjatë nëse uniteti ndërtohet mbi strukturë dhe jo mbi plan të dallimit.

Lufta apo dhuna nuk i shuan kontradiktat. Domethënë unë të të tundoj ty të bësh si të them unë,

ashtu siç po ndodh tani me Amerikën, me me me Iranin, ashtu siç po ndodh me Rusinë.

Dhuna vetëm se i ndez kontradiktat, nuk mundet t'i shuajë,

por as integrimi formal nuk i zhduk ato.

Domethënë edhe Europa është në një, si mund ta quaj unë, në një varkë që lundron në det,

nuk përplaset akoma nga dallgët se është qetë, por dikur do përplaset nga një krah.

Për mendimin tim, dhe duke e mbyllur këtu, unë them që Europa sot ndodhet në një udhëkryq historik.

Mendimi im është ky: ose do të gjejë një mënyrë të re bashkëjetese reale ndërmjet popujve dhe ndërmjet kombeve,

ose do të ndjekë rrugën e perandorive që nuk e dëgjuan kohën e tyre.

Ky nuk është një parashikim, por, sipas logjikës time, është një paralajmërim logjik

dhe nga ato që unë lexoj me mendjen time.

Dhe këtu mendoj që i thamë të gjitha ato që duheshin thënë mbi këtë temë, jo se s'ka të tjera.

Ka, po duhet t'i lëmë vend edhe kohës.

1:07:44

Alma

Në fakt, Pilo, shumë herë më lë pa fjalë sepse

je je shumë i saktë në ato mendime që thua.

Të falënderoj

dhe

jemi në mbyllje, pikërisht në mbyllje të këtij emisionit.

Të dashur miq, kjo ishte „Kritika në 60 minuta“ për sot.

Shpresojmë që diskutimi ynë për t'ju dhënë për këtë temë dhe për t'ju dhënë jo vetëm informacion, por edhe arsye për të reflektuar,

për të vënë në dyshim të vërtetën e gatshme dhe për të parë realitetin me sy me sy kritik.

Faleminderit edhe një herë bashkëmoderatorit tim, Pilo Zyba, për analizën dhe mendimet e tij gjithmonë sfiduese.

Faleminderit juve që na ndiqni, që na shkruani dhe bëheni pjesë e këtij dialogu publik.

Ritakohemi të martën tjetër në orën 18:00 me një tjetër temë, po kaq të rëndësishme.

Natën e mirë!

1:08:50

Pilo Zyba

Faleminderit edhe ty, Alma!

1:08:51

Alma

Javë të mbarë!

1:08:52

Pilo Zyba

Faleminderit edhe nga ju dhe urojmë që

jo urojmë që fjalët tona të dalin, po

këtu nuk janë dëshira, këto janë mendime të cilat do rrihen me kohën dhe mendoj që mendoj unë, mendojmë ne, unë e ti, që këto janë ato që neve do t'i kemi përpara si pengesa.

Në qoftë se do t'i kemi përpara si pengesa, këto që thamë për Europën, për njërën, për tjetrën, kjo tregon që neve kemi pasur të drejtë. Kaq.

1:09:27

Alma

Të falënderoj edhe një herë, Pilo!

1:09:28

Pilo Zyba

Natën e mirë, faleminderit!

1:09:30

Alma

Natën e mirë!

1:09:32

(Muzikë)