Poezitë e tij, interpretuar nga Alma Mehmeti
Brinjëve të tua
Për çfarë flitet
Përmes vargjeve të poezisë «Brinjët e tua» të autorit Pilo Zyba, ndërtohet një tablo e ndjeshme lirike kushtuar dashurisë dhe përjetimit shpirtëror. Trupi i të dashurës shndërrohet në tastierë imagjinare pianoje, ku çdo prekje, puthje dhe frymëmarrje prodhon tinguj e melodi hareje. Ky koncert intim shpaloset larg dritave të skenave dhe duartrokitjeve të publikut, duke u ushqyer vetëm nga ndjeshmëria e pastër e dy zemrave. Poezia e përmbyll rrugëtimin e saj me thirrjen për harmoni dhe çeljen e një pranvere të amshuar shpirtërore.
Kapitujt
Transkripti
(Muzikë)
Recituesja
"Brinjët e tua",
nga Pilo Zyba.
(Muzikë)
Si tastet e pianos brinjët e tua,
më lër të luaj me gishtat si erë.
Dhe ti të qeshësh, të luash me mua,
kur frymë merr dhe nota nxjerr.
Dhe qeshja të dalë si tingull i ëmbël,
harmonizuar lehtë nga të miat duar.
Ajrin të mbushin si orkestër këngët,
qiellit të kaltër duke fluturuar.
Dhe unë me puthje, me gishta, me nota,
tinguj të derdhur, hareja, gurgullimat.
Të mbetet pa frymë, të mahnitet bota,
kudo kur me puthje të t'i mbush lëndinat.
Të rend pas gëzimit dhe pas zërit tënd,
të luaj me ndjenjat dehur, lumturuar.
Gëzimi të çmendet, të iki nga mendtë,
thellë në shpirtin tënd humbur, dashuruar.
Dhe pianon e shpirtit të luajmë të dy
dhe puthja nga malli e dehur të mbytet.
Të futet në gji, të derdhet mbi sy,
në folenë e zemrës të bëjë vend, të futet.
Koncertin e radhës në thellësi ta ndiejmë
dhe krahët të vëmë, në ëndrra të ikim.
Të rendim mes natës ku yjet shkëlqejnë,
qiriun e botës të mos shohim, ta fikim.
Dhe dua ta ndiej veç stinën e gëzimit,
kur lozin, kur qeshin, kur zërat gurgullojnë.
Mbi kreshtat e shpirtit të shfaqet agimi,
kur notat e shpirtit lozin dhe rënkojnë.
Ah...
Brinjët e tua të bardha, të lehta,
jetë i japin jetës dhe lumturi ndjenjës.
Koncerte të tillë, të bukur, të vërtetë,
pa sallë madhore, pa dritat e skenës.
S'ka duartrokitje, s'ka spektatorë,
janë koncerte me notat e këngës.
Herë me puthje, me sy e me dorë,
krijojnë dhe tingujt me notat e zemrës.
Eja, e dashur, ti brinjët dhuroi,
që tastet t'i bëj, të ndiej lumturinë.
Kur gishtat të lozin, më prit e dëgjo,
notat e brishta le t'i bëjmë harmoni.
pranverën e shpirtit që çel lumturinë.
(Muzikë)
