His poems, read by Alma Mehmeti (in Albanian)
Ç’është dashuria?
What it is about
Through evocative verses and rich poetic imagery, this recitation explores the profound and contradictory essence of love. Love is portrayed simultaneously as an immeasurable force bringing joy, light, and sweetness, and as an agonizing source of wounds, sorrow, and madness. Ultimately, this powerful emotion emerges as both medicine and poison, an inescapable trap that captivates the human heart.
Chapters
Transcript
(Muzikë)
Recituesja
Kush më thotë ç'është dashuria dhe çfarë bukurie ka? Kush e provoi ngasë e saja dhe pas saj mendjen s'e la?
As peshohet, as nuk matet, hapësirë, një botë e tërë. Si mjaftojnë yjet, katet, ujë e det, njësh e përbërë.
Pranga s'ka dhe pranga vë, lidh një shpirt dhe lidh një jetë. Kalit të zemrës i vë frerë, e tërheq ku kërkon vetë.
Sa s'e kanë, sa e kërkojnë, sa e bëjnë ndjenjën shkop! Shumë të tjerë pas saj vrapojnë, sikur lozin thjesht me top!
Sa e kanë dhe nuk e dinë, sa e fyejnë rëndë me fjalë. Sa e mbajnë dhe në shtëpinë, sa i hipin kalë me shalë!
Sa e puthin e sa e qeshin, dikush e përkëdhel sa s'ka. Sa e veshin, sa e zhveshin, një tjetër e ther si ka.
Sa ia dinë, sa s'ia dinë vlerën, sa i lusin ditë e natë! Shumë të tjerë i mbyllin derën, herë me grindje dhe shamatë!
Dikush i bëhet ujëvarë, e mbulon me puthje, zjarr! Sa e lajnë me të qarë dhe lëndojnë si zuzar!
Dashuria nuk ka gojë, ndjenja i tronditet lehtë! Ankesa s'diti të dërgojë në të sajën parlament!
Dashuria, dhimbje, plagë, lule aromëmbuluar! Përmbi mal e përmbi dallgë, kurrë në jetë s'është ankuar!
Kur e vranë, ajo qeshi, dhe pse shpirtin kishte me plagë! Dhimbjen për bluzë e veshi, ndofta ndjenjën kishte vlagë!
Dashuria është një engjëll, shumë herë nuk ankohet. Dhimbjet i rrjedhin nga mëngët, nga një fjalë kur ekzekutohet!
Kush më thotë ç'është dashuria? Është helm? Është ilaç? Që hyn mes vargjeve të mia, herë engjëll, herë kërbaç!
Nuk ka krah e nuk ka dorë, nuk ka figurë, portret, por në jetë bën theror, vret e pret në formë të vet!
Kush piu verën e saj dhe s'këndoi lumturinë? Kush provoi vrerin ta mbajë dhe nga dhimbja akull s'u ngri?
Kush më thotë ç'është dashuria? Është tingull, është këngë? Është drita, verbëria, apo valle me hap të rëndë?
Kush e provoi dhe s'u çmend? Herë nga dhimbja, nga dëshira, dashuria është avlament, thurur me diell dëshira!
Dashuria është çark i ngritur, të shtrëngon në shpirt me dhëmbë! Mos qeshni, s'jam i lajthitur, edhe vetë në të kam rënë!
Nuk e kisha pritur kurrë! S'e besoja, nuk e dija! Por qenka dhe fllad dhe furrë, mjaltë dhe farmak ngashia!
Në të thellin e saj det, herë ngrohesh dhe gëzohesh, herë ankohesh: "Oh ç'më gjet! Sot do vdes, s'mund të kurohesh!"
Ç'është vallë dashuria? Që merr shpirt e që merr mend? Mjaltë e helm bashkë ngashia, lule e bukur që të çmend!
Mund t'i ikësh, t'i largohesh, si shket qiellit një hanë? Apo mirë mos t'i afrohesh në çark të saj për të mos rënë?
Ç'është vallë dashuria, miq, vëllezër, motra, shokë? Mjaltë, helm qëndron ngashia? U bekoftë a u mallkoftë?
Çarku i saj qëndron i ngritur, hapur rri për shpirt e zemra! Pret një çast për të gëlltitur, mjerë a lum kush bie brenda!
(Muzikë)
