Kritika në 60 minuta — talk show with Pilo Zyba (in Albanian)
Why today’s children avoid family responsibilities
What it is about
In this reflective episode of "Kritika në 60 minuta", host Alma and psychologist and co-host Pilo Zyba examine why contemporary children often withdraw from family conversations and responsibilities. Drawing on personal anecdotes and psychological perspectives, they explore how younger generations seek refuge in technology and private spaces where they feel safe from judgment. The dialogue contrasts the strict, collective upbringing and sacrifices of past eras with the freedoms and comforts of modern parenting. Ultimately, the discussion stresses the importance of parental tact, patience, and diplomatic communication to bridge generational divides and maintain meaningful family bonds.
Chapters
- 00:26Introduction: Emotional Distance in Modern Families
- 04:04Coldness or Lack of Communication Between Generations
- 07:44Technology and Retreat into the Private Room
- 30:00Parenting in the Past and Grandparents' Perspectives Today
- 38:18Extracurricular Classes, Talents, and Children's Wishes
- 47:35The Generational Clash and Educational Approaches
- 56:09Strict Parenting and Confronting Peer Pressure
- 01:13:53Traditional Wisdom and the Importance of Being Present
Transcript
(Muzikë)
Alma
Mirëmbrëma dhe mirë se vini ju që na ndiqni nga shtëpia apo nga makina, ose nga ndonjë zyrë.
Ju ftojmë të mos jeni thjesht dëgjues, por pjesë e kësaj bisede, sepse ajo që do të trajtojmë sot nuk është thjesht një temë, është një realitet që prek shumë familje, ndoshta edhe tuajën.
Ju jeni me ne në "Kritika në 60 minuta", si çdo të martë në orën 6:00, një hapësirë ku nuk japim vetëm mendime, por përpiqemi të kuptojmë atë që shpesh mbetet pa u thënë.
Sot ndalemi te një çështje që rroket çdo ditë në jetën tonë: një ndryshim i heshtur, por i ndjeshëm në marrëdhëniet brenda familjes, një ndjenjë distancë që nuk matet me hapa, por me mungesë kuptimi.
Dhe ndaj ju ftoj të reflektoni bashkë me ne, ndoshta edhe me një... edhe të gjeni veten në këtë diskutim që sapo nis: një paradoks në jetën moderne. Sa më shumë afrohemi fizikisht, aq më shumë largohemi emocionalisht.
Në të njëjtën hapësirë jetojnë njerëz që nuk ndajnë botën e tyre të brendshme. Shikimet kryqëzohen, por mendimet nuk takohen. Dhe në këtë realitet të ri rritet një brez që nuk e refuzon lidhjen, por nuk di si ta ndërtojë atë, ndërsa një brez tjetër pret përgjigje që nuk vijnë më në mënyrën që i njeh.
A është kjo ndonjë... ndonjë ndjesë? Ndonjë ndjenjë? Apo një mënyrë e re për të përjetuar botën që ne ende nuk kemi mësuar ta kuptojmë?
Sot nuk do të nxitojmë të japim etiketa, sot do të ndalemi për të parë më thellë, sepse ndonjëherë ajo që duket si largim është thjesht një kërkim për t'u kuptuar ndryshe. Dhe ndoshta pyetja nuk është: "Çfarë po ndodh me ata?", por "Çfarë nuk po kuptojmë ne?". Pse fëmijët e sotëm shmangen nga bisedat familjare?
A e keni vënë re që në shumë familje sot tavolina është plot, por biseda mungon? Fëmijët janë aty, por mendja e tyre është diku tjetër: në një ekran, në një botë tjetër, në një realitet që ne nuk e njohim, dhe pyetja lind natyrshëm: a nuk u intereson më familja, apo nuk dinë si të jenë pjesë e saj?
Një nënë më tha: "Flas me të, por nuk më dëgjon. Sheh, por nuk më kupton." A është kjo ftohtësi? A është kjo revoltë? Apo është një gjuhë e re që ne nuk dimë ta lexojmë?
Sot nuk do të gjykojmë, sot do të përpiqemi të kuptojmë, sepse ndoshta problemi nuk është që ata janë larguar, por që ne nuk dimë më si t'i afrojmë. Sot do të flasim për një fenomen që shumë prindër e ndiejnë: fëmijët, edhe kur rriten, nuk përfshihen në problemet familjare. Pse ndodh kjo?
Shumë nëna thonë: "E kam rritur me mund, por sot nuk më pyet as si jam."
Këtë do ta diskutojmë me zotin Pilo Zyba më parë si psikolog, si fëmijë, si prind, por edhe si bashkëmoderator të këtij emisioni. Mirëmbrëma Pilo!
Pilo Zyba
Mirëmbrëma! Mirëmbrëma edhe miqve tanë. Më bëri përshtypje fjala e fundit që the: "E kam rritur me mund, por sot nuk më pyet as se si jam."
Më bëri përshtypje kjo fjalë sepse kjo fjali dëgjohet shpesh, ashtu siç e the edhe ti, dhe është... është shumë e dhimbshme. Por duhet të kuptojmë që kemi përballë një brez që nuk është rritur siç jemi rritur ne.
Alma
Pilo, ne disa javë më parë kemi diskutuar raportin prind-fëmijë nga një këndvështrim tjetër, ku ne goditëm presionin që ushtrojnë prindërit tek fëmijët, ndërsa sot në krye të përgjegjësisë janë fëmijët, apo sërish faji bie mbi prindërit?
Pilo Zyba
Nuk do them... këtu nuk do përcaktojmë si faj. Fëmijët e sotëm janë më indiferentë sesa brezi ynë, jo domosdoshmërisht. Ata nuk janë më pak të ndjeshëm sesa ishim apo jemi dhe ne, por e shprehin atë ndjeshmërinë e tyre ndryshe.
Kam dëgjuar një djalë 22 vjeç një ditë që thoshte: "Unë i dua prindërit e mi, por nuk di si t'ua tregoj që i dua." Kjo tregon jo mungesë të ndjenjës ndaj prindërve, por mungesë komunikimi.
Alma
Po, Pilo, sepse po mundohesha të shpërndaja videon tonë që është lajv në Facebook. A janë fëmijët e sotëm më indiferentë se brezi ynë, Pilo?
Pilo Zyba
Shiko, Alma, ata nuk është se janë indiferentë, por u interesojnë gjërat më pak se na interesonin neve dikur. Të thashë, ata thonë kështu: "Unë i dua prindërit, po si... si t'u them, domethënë si t'ua shpreh që i dua, që të më kuptojnë ata mua?" Këtu nuk ka ndonjë shkencë të madhe për të të kuptuar prindërit. Nuk është se ata na duan më pak sesa aq sa deshim ne prindërit tanë.
Edhe fëmijët e sotëm, Alma...
Alma
Jo, ti mendon... shiko, ti mendon që fëmijëve nuk ju intereson familja?
Pilo Zyba
Jo, absolutisht jo! Po... mund të them jo gjithmonë, po ndonjëherë ata heshtin sepse nuk dinë si të hyjnë në një bisedë që për ta është e rëndë nga ana emocionale.
Domethënë, dua të them diçka, Alma. Kur... kur një djalë rritej dikur, në kohën tonë – nuk po flas për kohë pleqërie – por prindërit thërrisnin njerëzit e tyre dhe bënin biseda nëpër shtëpi dhe fëmija ishte aty. Pra, fëmija edukohej nëpërmjet bisedave brënda për brënda, domethënë nga fjala që thoshte dikush, nga fjala që dëgjonte, nga fjala e prindërve. Kurse sot janë më të largët në këtë drejtim fëmijët.
Alma
Pse mendon?
Pilo Zyba
Po shiko, ata sot janë në atë botën e tyre të teknologjisë më tepër. Kanë një telefon në dorë dhe me atë telefonin që kanë, ndihen më të sigurt, Alma.
Një vajzë... kam lexuar diku, një vajzë 17-vjeçare thoshte në një shkrim që: "Kur jam në telefon, askush nuk më kërkon llogari mua. Telefoni është vendi ku ata nuk ndihen të gjykuar."
Alma
A është... a kanë faj prindërit, Pilo, në këtë... në këto mendime që janë krijuar tek fëmijët?
Pilo Zyba
Nuk është se kanë faj prindërit, Alma, po në njëfarë mënyre edhe prindërit duhet t'i afrojnë në jetën e tyre fëmijët, sepse duke qenë se fëmija sot është më i lirë, është më mirë qoftë ekonomikisht, domethënë fëmija sot ka dhomën e tij, ka televizorin e tij, ka telefonin e tij, ka kompjuterin e tij. Mirëpo kjo nuk do të thotë që ai të mbyllet brenda në dhomën e tij dhe të ngelet aty.
Prindërit duhet të bëjnë në këtë drejtim, të gjithë ne, domethënë ne prindërit, nuk duhet t'i lëmë ata në një dhomë më vete e të themi: "Hajde se jemi qetë pa ata."
Alma
Po pra, këtë doja të thosha. Pse prindërit vendosin që t'ia krijojnë të gjitha kushtet në dhomë fëmijëve? Sepse nuk duan të jenë të bezdisur?
Pilo Zyba
Nuk mendoj se...
Alma
Sepse... sepse duan komoditet, edhe prindërit komoditetin e tyre sigurisht, sepse nëse fëmija në dhomën e ndenjes do kërkojë të shikojë kukullat apo një emision që i përshtatet dhe që ai fëmijë dëshiron, ndërsa ndoshta prindi në ato momente ka për të parë një telenovelë, për të thënë.
Pilo Zyba
Shiko, duke e lënë fëmijën, Alma, më vete në dhomën e tij, kjo do të... do ta përshkruaja si një arratisje nga pjesa e gjithë botës së familjes, e brendshme. Më kupton?
Alma
Ëhë.
Pilo Zyba
Kjo është një arratisje...
...e heshtur me gabime të dyanshme. Kur realiteti bëhet i rëndë, njeriu kërkon një vend më të lehtë për të jetuar, edhe nëse ai është virtual. Mirëpo ka një gjë në këtë mes, mendoj unë, mendoj, kjo është e vërteta, jo mendoj.
Vërtetë duke i krijuar kushte të mira fëmijës, që është në dhomën e tij, në krevatin e tij, në studion e tij, në telefonin e tij, në kompjuterin e tij, kjo nuk do të thotë që atë ta lëmë të lirë në të gjithë 24-orëshin apo në pjesën që ai është në shtëpi.
Sepse mendja e tij apo zhvillimi i tij mendor, prandaj dhe themi për fëmijët, nuk është i barabartë me atë të prindit. Ai duke u marrë pas një loje në kompjuter apo në telefon, harron mësimin. Harron komunikimin me prindërit, me gjyshin, me gjyshen, harron shumë gjëra.
Telefoni është vendi ku ata nuk ndihen të gjykuar vërtet, apo kompjuteri, apo televizori. Por neve, jo për interesat tona, por për interesat e zhvillimit të tyre, qoftë mendor, qoftë kulturor, qoftë programuar për shkollën, duhet t'i shkëpusim nga këto.
Domethënë të dimë që dy orë është te kompjuteri sepse po bën mësimet apo te libri, një orë do lozë, pjesën tjetër do bëjë diçka tjetër, pjesën tjetër... Këtu kemi edhe neve gabime, mendoj.
Alma
Jo, unë mendoj që gabimin më të madh e kemi ne, në fakt.
Pilo Zyba
Këtë po them edhe unë.
Alma
Dhe këtu kemi, dhe këtu kemi një pyetje nga mikesha jonë që tashmë është e përjavshme në ndjekje: "A kopjojnë fëmijët mënyrën se si e shprehin prindërit dashurinë?"
Pilo Zyba
Prindërit, në fakt ta themi të drejtën se prindër jemi vetë, prindi është pak i dobët ndaj fëmijës së tij. Mundohet me mish e me shpirt t'i plotësojë ato kërkesat të gjitha dhe mundohet që ta mbajë sa më mirë. Mirëpo në rastin konkret, dua të them, thjesht po bisedoj, në rastin konkret fëmija duhet të bëjë pjesë në jetën e përditshme. Dhe unë do të tregoj një rast.
Në oborrin e shtëpisë, në një shtëpi kur kam qenë i ri, i vogël domethënë, te një njeri, te tezja ime, ishte një gropë aty në avlli, si mund t'i themi, se ishte me pllaka e shtruar. Neve ishim më të rritur, ndërsa një djalë tezeje që ishte shumë më i vogël në moshë, mori një çikë ujë, hodhi një çikë beton edhe e zuri atë vrimën. Neve mbetëm që ishim më të mëdhenj. Na bëri shumë përshtypje në atë kohë dhe unë e kujtoj edhe sot, se kjo mund të ketë 50 vjet kjo ngjarje.
Pra, ai diku pa një ditë më përpara, ose se nuk mund të them që dikush i tha, se ishte sa gjysma e moshës tonë, dhe vajti edhe tha: "Unë e pashë nënën," tha, "që u pengua këtu, prandaj e mbusha këtë." Domethënë, ai fëmijë ishte pjesëmarrës edhe në jetën e të tjerëve aty, me nënën, me babanë, me të tjerët.
Alma
Ndërsa unë, Pilo, kam vënë re diçka dhe që kurrë nuk nuk e kuptoj, gabimet më të mëdha i kam bërë tek fëmija i dytë sesa tek i pari. Nuk e di pse.
Pilo Zyba
Hëhë, shiko...
Alma
Ndërkohë që tek fëmija i parë nuk kisha as eksperiencë.
Pilo Zyba
Jo. Si çdo gjë e parë, vlerësohet si gjëja e parë. Edhe bile edhe në Shqipëri po të vesh tani avash-avash muajin tjetër, dalin manat, dalin qershitë...
Alma
Uhu.
Pilo Zyba
Po them figurativisht, kuptohet. Dhe njerëzit vrapojnë dhe i marrin me 20 mijë lekë kilon. Dhe pastaj në muajin qershor që është muaji i qershive, i marrin me 3 mijë lekë e i bëjnë komposto ose i bëjnë reçel. Pra, edhe prindi fëmijën e parë e ka atë fëmijën e dëshirave.
Pastaj jo se nuk e do, por duke rritur fëmijën e parë me atë ndjenjë dashurie, i duket e thjeshtë ajo që do bëjë për të. Sepse edhe fëmijën e dytë me të njëjtën dashuri e do, nuk është se nuk e do.
Alma
Jo, jo, thjesht kam qenë më tolerante, të themi.
Pilo Zyba
Prandaj po të them, prandaj po të them. Kjo është. Ke qenë më tolerante për shumë gjëra. Pra, kjo vjen pastaj edhe nga shtimi i punëve, se kur është një është ndryshe dhe kur bëhen dy fëmijë është ndryshe, shtëpia ka dhe punë të tjera, edhe i beson. Diku në fillim kur lind një fëmijë të parë, nuk do që... ai është duke ecur dhe prapë është në rregull, nuk ka asgjë, "Prit, prit të keqen mamaja se mos biesh!"
Domethënë unë këtu kujtoj një rast, kur kisha nënën gjallë, imagjino domethënë unë isha nja 60 vjeç dhe dilja nga shtëpia, ajo thoshte: "Shiko, merr dhe një rrobë më tepër të keqen mamaja, se sa të fluturosh e të vesh deri në Londër, nuk i dihet, prishet koha rrugës." Domethënë ajo më shikonte mua akoma si fëmijë, e unë qeshja. Nëna kështu mbetet, ose prindërit kështu mbeten.
Alma
Në fakt, në fakt unë kështu e citova në fillim fare, e ftoj Pilon thashë si psikolog, si fëmijë, si prind.
Pilo Zyba
Alma, po pse, po edhe emisionet tona këtë qëllim kanë. Neve nuk bëjmë propagandë, bile më shumë kritikojmë, sepse edhe ky është qëllimi i emisionit tonë. Unë lexoj tani këtu një shoqe jona na ka shkruajtur prapë: "A kuptojnë fëmijët mënyrën se si..."
Alma
Po, e lexuam, e lexuam, e lexuam qëparë. E lexuam.
Pilo Zyba
Shiko, në jetën e përditshme dhe njeriu prandaj duhet, qoftë emisionin po qoftë edhe jetën, ta ndërtojë mbi gjërat e përditshme, jo si një gjë që ai e ndërton për të bërë moral, qoftë edhe ndaj fëmijës.
Alma
Pilo, t'u kthehemi fëmijëve. Pse telefoni është gjithmonë në dorën e tyre?
Pilo Zyba
Alma, e thamë pak më parë dhe do ta themi prapë sepse kjo është një pikë që djeg pak më shumë. Duam apo s'duam, fëmijët i mësojmë neve pak a shumë gabim në jetën tonë, jo thjesht sepse duam t'u krijojmë kushte, por sepse duam të krijojmë siguri për vete. Për shembull, në disa vende të botës tani, si puna e Danimarkës apo ndonjë vend tjetër, në orarin e mësimit nuk ka më telefona.
Alma
Edhe këtu kështu është, pavarësisht se shumë herë i mbajnë fshehur...
Pilo Zyba
Dhe mua, dhe mua kjo më duket e arsyeshme.
Prindi ia jep fëmijës telefonin me vete për të ditur se si është. Por telefoni nuk i jepet një fëmije që është tetë vjeç, apo është nëntë vjeç, apo është dhjetë vjeç. Telefoni mund t'i jepet një fëmije që është 15 vjeç, që të kuptojë dhe ndoshta dhe vetë e merr për një nevojë që ka, ose kur kthehet...
Alma
Jo, Pilo, atëherë... telefoni i jepet një fëmije kur fillon të shkojë dhe të kthehet vetë nga shkolla, pra në kohën që është i pashoqëruar nga mësues apo nga prindër. Kurse një fëmijë shtatë-tetë vjeç ti e çon në shkollë dhe ti e merr nga shkolla. Pastaj nëse ndodh diçka në orarin e mësimeve, janë mësuesit ata që kanë përgjegjësinë për të lajmëruar prindërit.
Pilo Zyba
Do të të them diçka që është në këtë suazë që diskutojmë. Aty nga viti '90 e ca, fëmijët, '91-shi mos gaboj, fëmijët i kisha akoma në Shqipëri. Dhe siç isha gjithë dëshira, djali im do shkonte në klasë të parë. Shqipëria nuk ishte hapur akoma mirë-mirë. Unë mora një çantë shumë të mirë, shumë të mirë, dhe rrobat, sepse djalë... edhe rroba, dhe atletike, dhe çdo gjë, se djali im do shkonte në klasë të parë.
Isha shumë i entuziazmuar. Edhe më kishte xhepi sepse po kthehesha nga Greqia dhe e bëra këtë punë. Kur vete në shtëpi, babai im atëherë ishte në moshën që jam unë sot, dhe më thotë: "Çfarë i ke këto?" tha. I thashë: "Do vejë djali në klasë të parë." Dëgjo?
Alma
Uhu.
Pilo Zyba
"Shiko," tha, "unë nuk e le djalin tënd," tha, "të vejë me këto rroba dhe me këtë çantë," tha, "në shkollë." "Pse?" i thashë unë.
"Shiko," tha, "ti tha ke harruar se nga se nga vjen," tha. "Dëgjo këtu," tha, "unë nuk kam hall se do t'i marrin djalit çantën," tha, "po kam hall se do ta rrahin." Unë më duk si çudi ajo që tha babai. Megjithatë, e vërteta doli ajo që tha babai, se unë isha 28 vjeç atëherë, babai ishte i pjekur.
Djali im në atë kohë vajti i veshur si zotëri, me një çantë që kushtonte shumë dhe ata ia futën nja dy pëllëmba, pavarësisht se për t'ia marrë çantën nuk ia morën se e kishte të mbështjellur pas trupit, po për ta rrahur e rrahën. Edhe babai më mori në telefon e më tha: "Të thashë që do ta rrahin djalin?" tha. "Ti shpenzimet i ke bërë," tha, "po duhet të dish se çfarë bën." Edhe pati të drejtë. Pra, edhe neve si prindër do t'ia japim atë telefonin, po mund t'i heqi njëri një pëllëmbë në rrugë, ia merr nga dora. Jo vetëm për atë, po për shumë gjëra.
...meqë në të njëjtin qymdas me thënë, i shkruaj aty në koment edhe i them se... propagandën e bëjmë, Alma, edhe duke thënë të vërtetat. Edhe i thashë: «Shiko, nuk është se ti i deshe më pak fëmijët e tu.»
Alma
Mm-hm.
Pilo Zyba
«Por», i thashë, «unë kam një mendim.» «E?», tha. I thashë: «Dëgjo, ti kur kishe fëmijët e tu», i thashë, «katër-pesë vjeç, gjashtë vjeç apo shtatë vjeç», i thashë, «nuk të zinin këmbët dhe për t'u plotësuar kushtet.
I lije në gjumë në mëngjes dhe i gjenje në gjumë në darkë. Se i duheshin këpucë, se i duhej çanta, se i duhej telefoni, se i duhej të gjitha këto. Ndërsa sot», i thashë, «ti je gjysh dhe gjysh i nderuar, sepse sot e mban gjithë kohën në prehër. Fëmijët e tu nuk kishe kohë t'i mbaje në prehër. Pra, është po ajo dashuri e trashëguar dhe nga fëmijët e tu që vete tek ai. Janë të dyja dashuritë bashkë, prandaj dhe është ajo gjë.»
Alma
Po. E saktë.
Ëh...
Ne kemi... ëh kemi dhe përvojën tonë personale faktikisht sepse i kemi rritur fëmijët tanë dhe ndoshta-ndoshta na ka kapur në një kohë ku nuk kemi hasur këto vështirësi me thënë të vërtetën, Pilo. Se gjithsesi nuk kanë qenë as koha e telefonave, as e rrobave firmato, me thënë të vërtetën.
Pilo Zyba
Alma, ti të dy fëmijët e tu i linde në Itali dhe gjithë ditën ishe te dyqani jot.
Alma
Po.
Pilo Zyba
Edhe ditën, edhe natën. Pra, mund të më thuash mua ti derisa vajtën ata fëmijë 10 vjeç që ti e kuptove që u rritën dhe ecin vetë, hë, i mbajte ndonjëherë më shumë se një gjysmë ore sa i bëje gati për shkollë apo sa u mësoje mësimet? Pjesa tjetër ishte luftë për ty.
Alma
Është e vërtetë.
Pilo Zyba
Dhe si rezultat i asaj...
Alma
Ka qenë gjithmonë domethënë, ka qenë gjithmonë një peng ëh...
Pilo Zyba
Dhe si rezultat i asaj lufte, mendoj unë sot, je e qetë edhe ti, janë të qetë edhe vajzat e tua apo fëmijët e mi, mendoj unë.
Alma
Por, por nëse do do ta kisha këtë forcë ta ktheja kohën pas, shumë gjëra do t'i kisha ndryshuar.
Pilo Zyba
Eh, shiko, ka një fjalë të urtë që e thoni juve gratë... Po tani...
Alma
«Të martohesha dhe një herë.»
Pilo Zyba
Tani kanë ndryshuar gjërat, po...
Alma
«Të martohesha dhe një herë», do thoshe?
Pilo Zyba
Eh, «të martohesha dhe një herë, dija unë si nuse-ronja.» Në fakt tani martohen...
Alma
Jo, jo, për mua, të kisha mundësinë, nuk martohesha më. (Qesh) Megjithëse fëmijët i dua, fëmijët i dua, janë dhurata më e bukur që...
Pilo Zyba
Po the, po sepse rikthehemi prapë tek tema, se e njëjta temë është. Dikur, Alma, martohej djali 22, 23, 24, 25 vjeç. Sot nuk ke djalë që martohet 25 vjeç, 23 vjeç, 24 vjeç.
Ëh unë mendoj që dhe mosha e pjekurisë për martesë ka ndryshuar në botë, ose të paktën tek ne si shqiptarë mund të themi.
Ëh një fëmijë sot i pjekur, i përgatitur për të krijuar një familje është tek mosha 30 vjeç, e lartë. Sepse sot edhe psikologjia mbi ndërtimin e familjes apo mbi krijimin e familjes ka ndryshuar.
Domethënë, sot një vajzë mbaron shkollën, krijon të ardhurat e saj, nuk po flas për lekë, po krijon vendin e saj të punës, domethënë karrierën e saj për të jetuar, se nuk e di ajo se ç'burrë do gjejë nesër. I duhet të punojë sot të krijojë jetën e saj. Po kështu edhe djali.
Pastaj, për sa i përket femrës, ka një ndryshim me mashkullin, sepse femra do të duhet të luftojë një çikë më shumë për jetën e saj, jo se ka ndonjë ndryshim nga djali, por sepse disa herë femrës apo gruas i prishet jeta e karrierës së saj të punës.
Sepse duke lindur një fëmijë, besoj atë do ta dish shumë mirë që këtu në Londër, edhe po të duash që të vesh të kërkosh një vend pune: «Je e martuar?», thotë. «Ke fëmijë?» Domethënë, ai të pyet sipas të keq, po ai bën llogaritë e tija. «Çfarë moshe ke?» «Jam mosha 30 vjeç.» «Ke fëmijë?» «Po, kam dy.» «Opa, kjo në rregull, është për punë se kjo tani nuk do lindë më fëmijë, se s'bën njeri më fëmijë pas të 30-ave tani.»
Domethënë, ai të merr në punë sipas kërkesave të veta. Ndërsa kur ishim neve të rinj dhe siç thotë populli: «I riu si veriu», martoheshe dhe nuk pyesje as për luftë, as për... luftë flas për luftën e jetës, nuk flas për pushkët, domethënë ishte më ndryshe.
Alma
Shiko, ishin shumë shumë gjëra ndryshe atëherë, Pilo, sepse duke jetuar edhe me prindërit, prindërit në njëfarë mënyre ishin sa mbështetje për fëmijët, por edhe pengesë sepse nuk të lejonin t'i edukoje fëmijët ashtu si ti dëshiroje.
Pilo Zyba
Kjo është njëra anë që the ti.
Alma
Si ti e gjykoje një brez më i ri se ata.
Pilo Zyba
Dëgjo, kjo është një mënyrë që po thua ti. Ëh mënyra tjetër që i thashë unë atij mikut tim dhe shokut tim, atij Ymerit, është edhe kjo ana tjetër: Unë në shtëpinë time, kur kisha fëmijët apo djalin po themi në fillim, ishte nëna ime, ishte babai im, ishte gjyshja ime, ishin dy motrat e mia, ishte dhe gruaja. Gjashtë ata pa mua ishin ata.
Pra, mua nuk më rrinte, nuk më binte radha që ta merrja djalin në dorë.
Alma
Po shiko, edhe sikur të të binte radha ty, dale se do fillonin ato kritikat pastaj: «Çfarë babai je ti, babai i përvëluar, babai i gjorë!»
Pilo Zyba
Jo, jo! Ajo, plus asaj...
Alma
Kështu që ti, domethënë jo ti, gjithë brezi juaj ishin të ngurtë, të frenuar për të dhuruar dashuri tek tek fëmijët.
Pilo Zyba
Shiko, unë e kujtoj babanë tim se ka qenë i shëndetshëm kështu, ndjesë pastë, e merrte djalin tim e vinte në prehër dhe vinte për shembull motra ose vinte nëna ime për ta marrë dhe babai qeshte, thoshte: «Këtu ankohem unë.» Se nuk donte që ta hiqte nga prehri. Ajo që thamë dhe për atë mikun tonë.
Por sot kanë ndryshuar shumë gjëra. Sot, sot, se ne e morëm vetëm për kohën e moshës shumë të re, domethënë të fëmijëve, por sot edhe kur rritet fëmija, Alma, që vete 14, 15, 16, 17, nuk është më ai fëmija i dikurshëm, të cilit t'i thuash ti sot për shembull që: «Shiko këtu, hajde këtu se je 16 vjeç, na këto lekët këtu dhe do shkosh në filan vend» e kështu... Fëmija të shmanget.
«Do vete këtu, po jo do vete te shkolla, po do vete te kursi.» Dhe mënyra ime, do të them diçka, unë i kam fëmijët me shkolla të larta të dy. Ashtu, mirëpo unë isha në Greqi dhe nuk i çova nëpër këto kurset private. Se Greqia ishte e mbushur me kurse private.
Dhe them me veten time sot: Vërtet një kurs privat duhet, por nuk duhet kursi privat i shkollës, i mësimit që ti bën në shkollë, sepse ta shpjegon mësuesi. Mirëpo sot mësuesi nuk ta shpjegon që ti të vesh pasdite te prapë tek ai mësues për ta paguar mësimin tënd. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri, se këtu në Londër s'ndodh gjëkundi.
Alma
Të të bëj një pyetje?
Pilo Zyba
Po patjetër.
Alma
Fëmijën do ta çosh në një kurs që ti mendon se është i dobishëm për të, apo do ta lësh fëmijën të zgjedhi për çfarë çfarë atij i pëlqen dhe për çfarë që prirur ai, prirjen e tij?
Pilo Zyba
Ëh një herë në radhë të parë duhet të krijohet tek unë bindja për atë që unë e shikoj që ai ka talentin e tij, fjala vjen. E shikoj unë që fëmijës i vogël vajti shtatë, tetë a 10 vjeç, ashkaranxhe po themi, duhet që unë ta shikoj me vëmendje dhe të kuptoj talentin e tij. Ka talent në muzikë? Ka talent në sport? Ka talent në matematikë? Apo të tjera e të tjera.
Se prindi prandaj është, ky është prindi i mirë, ai që e shikon fëmijën me vëmendje dhe shikon aftësitë e tij të veçanta. Pse, sepse unë, shiko, nuk jam ja atij mendimi, Alma, që fëmija të vejë në tre kurse, në katër kurse. Sepse mua, po të jetë puna për tre-katër kurse, sepse jo po ka vajtur djali i Pilos po të vejë dhe djali im, jo, më duket kohë e humbur. Ai le t'i kushtojë vëmendje asaj që ai dëshiron. Ky është mendimi im. Por duhet që dhe...
Alma
Ndonjëherë, ndonjë ndonjëherë, Pilo, varet dhe nga kushtet e prindërve, se unë për shembull punoja mbasdite, ndërkohë që fëmijët paradite ishin në shkollë dhe unë isha e detyruar t'i çoja në ato kurse që kisha mundësinë dhe...
orarin e lirë ndoshta fëmijës tim nuk i pëlqente, por unë doja ta çoja si, si të thotë që të kishte diçka plus.
Pilo Zyba
Të kuptoj. Ti kishe dy arsye, nuk kishe vetëm një. Njëra nga arsyet ishte për të mësuar diçka plus dhe e kishe të garantuar fëmijën atje ku ishe në kohën që ti vetë ishe në punë. Kështu qe ajo?
Alma
Jo, unë orën e ruaja vetë, nuk po sepse nuk mund të shkoja në kurs e të kthehej të shkonte e të kthehej veten, por që thjesht për për të bërë diçka më tepër, duke menduar duke menduar sepse do ta vazhdonte në të ardhmen dhe do t'i do t'i shërbente.
Pilo Zyba
Këto këto, Alma, i kemi provuar të gjithë. Domethënë këtë këtë besoj e bën çdo
Alma
Kemi bërë eksperimente me pak fjalë me lëkurën e fëmijëve tanë.
Pilo Zyba
E bën e bën çdo prind. Ë fëmijës edhe i duhet dhënë krah në kuptimin e mirë. Në qoftë se kërkon diçka, po ata kërkojnë aq shumë gjëra sot saqë dhe vetë i nisin dhe i lënë në gjysmë. Në këtë prizëm e kam fjalën.
Alma
Sot, por dikur jo dhe dhe kjo është një arsye që unë mund të mund të ta përsëris prapë këtë them, nëse do të kisha mundësi të kthehesha mbrapsht.
Mund të të lexoj një, dy mesazhe, Pilo, sepse kemi disa miq këtu në dëgjim? Kemi Merieme Serriku e cila thotë: «Mirëmbrëma! Urime për këtë emision e plot vlera e tema reale që jetojmë në jetën e përditshme.» Dhe më pas kemi Anila Kodrën: «Këto emisione janë shumë edukative dhe besoj se shumëkush i ndjen si të si si tek vetja dhe familja e ngushtë.» Dhe më pas vijon: «Ajo është ajo që ishte më e bukur edhe se këto emisione vijnë si një bisedë dhe jo dhe kjo i bën më të drejtpërdrejta me dëgjuesit.» Të falënderoj, Anila, që ë na vlerëson në këtë mënyrë. Dhe më pas kemi dhe mikeshën tjetër, mikeshën tonë, Kelën, që thotë: «Ë dikur ë ishte një edukatë e tillë, pra, ndërmjet fëmijëve dhe prindërve sa i thonin: Shiko nënën, merr i vajzën.»
Pilo Zyba
Ë shiko, ë njëherë më pëlqen më pëlqen që ai mendimi i zonjës Anila ë është ky dhe sepse në fund të fundit dhe neve për këtë luftojmë. Kjo është pika kryesore. Domethënë mënyra ë e edukimit jo me propagandë, po me një të vërtetë.
Ë e para dhe e dyta, ajo që më the më para që: «Po të duash ti marrësh vajzën, shiko i nënën.» Kjo është, ose atë fjalën tjetër që thoshin dikur që fjalën edhe atë gruan edhe lopën apo mushkën merre nga Këtë e kanë italianët.
Italiani e thotë për lopën, por ne e themi për mushkën dhe do të shpjegoj ndryshimin ndërmjet lopës dhe mushkës. Neve themi që
Alma
Sepse mushka ishte e fortë mushka ishte e fortë për të punuar, për të mbajtur peshën në kurriz.
Pilo Zyba
Jo, nuk ishte nuk ishte vetëm ajo, jo.
Alma
Lopa ishte jepte prodhim.
Pilo Zyba
Jo, nuk ishte vetëm ajo mushka. Mushka është ajo se mushka është zhangare dhe mushka godet dhe me shkelm dhe e të hedh matanë. Domethënë merre nga fshati yt se ja di zanatin, ja di të mirat e të këqijat. Ky qe kuptimi i fjalës bukur.
E para, sot pse ti, Alma, dashuritë janë të shpejta dhe po kaq të shpejta prishen? Çfarë ka ndodhur?
Alma
Sepse nuk i shikon nënën.
Pilo Zyba
Shumë shumë gjëra nuk shikon.
Alma
Sepse ë nuk ka një njeri në mes që të bëhet në njëfarë mënyre garant. Se dikur dikur pra ai shkesi që futej thoshte: «Do shkosh të marrësh filanen se e shikoj të përshtatshëm për këtë djalë.»
Pilo Zyba
Edhe kishin të drejtë. Unë kam pasur një hallë, ndjesë pastë, ajo bëri 40 martesa, 40 martesa dhe nuk u prish asnjë.
Alma
E, po ishte kulturë, edukatë tjetër.
Pilo Zyba
Dhe dhe ishte
Alma
Jam me të ta them me garanci, nëse do t'i bënte sot, as 10% s'do rezistonin.
Pilo Zyba
Jo, kishte një aftësi të saj, se ajo vetë ishte në Tiranë, kishte një afti të saj aftësi të saj që i balanconte gjërat. Domethënë shikonte djalin, shikonte dhe vajzën edhe i balanconte, dinte t'i balanconte. Domethënë kjo qe në natyrë e saj, e zgjuarsisë së saj.
Por që unë dua të them këtë, që në kohën e sotme nuk do njeri të luftojë aq shumë edhe për familjen. Njeriu domethënë është bërë vetanak, si mund të themi, i mëvetësuar edhe njeriu. Domethënë burri është burrë, do thotë: «Gruaja do më dëgjojë mua.» Dëgjo, tani kanë ndryshuar gjërat, nuk merrem me ato. «Fëmija është fëmijë, do më dëgjojë mua.» Kanë ndryshuar gjërat.
Shumë herë, Alma, për të mos të thënë shumë shumë herë, për shumë gjëra neve sot pyesim fëmijët tanë për shumë gjëra që nuk i dimë. Pse?
Unë personalisht e them hapur, për shembull, që njohjen me teknologjinë e re, jo se e kam të vështirë që të eci me të, por unë i kushtoj më tepër rëndësi librave të mi. Aty ngulet dhe shkruaj si me thënë, 3 orë apo 4 orë. Nuk kam kohë për të humbur në këtë moshë që kam që të rri 3 orë për të mësuar një gjë nga teknologjia.
Ose duhet të lexoj një libër për edukimin e fëmijëve, atë që thashë sot, sepse jam gjysh.
Unë duhet të di, sepse unë i kam thënë dhe fëmijëve të mi, i bërtasin mbesave të mia apo fëmijëve në syrin tim dhe u kam thënë: «Shiko, juve jeni të rinj, po fëmijëve në syrin tim nuk do t'u flisni kurrë! Kurrë asnjëherë, çfarëdo lloj gjëje të bëjnë!» Pse? Sepse me juve ai është mësuar edhe në qoftë se ti i thoni një fjalë, një fëmijë 7-8 vjeç apo 10 vjeç nuk ta vë veshin edhe ty si baba, ndërsa duke qenë unë aty, ai se unë i shikoj gjërat, i shikoj me këtë syrin tim sot, ai pritet komplet kur unë jam aty.
Lëndohet, domethënë, lëndohet. Ose kur ata i bërtasin me një fjalë më të rëndë, vjen edhe mbështetet tek unë, sepse kërkon përkrahje. Mbrojtje.
Dhe ua kam prerë domethënë: «Do komunikoni kështu siç duhet.»
Dhe kur vete unë, ato vijnë te unë, sepse ndihen të lira. Pra mendoj, për emisionin që kishim, në rritjen e fëmijës, kur ai është nën 10 vjeç, ai ka një mënyrë tjetër rritje. Kur kalon moshën 10 vjeç, ka një mënyrë tjetër komunikimi dhe kur kalon moshën 17 vjeç, që është akoma fëmijë për mendimin tim, këtë e them dhe nga profesioni, prapë ai është fëmijë, prapë do mënyrën e tij për të komunikuar.
Alma
Pilo, a mendon se kemi një përplasje mes brezave?
Pilo Zyba
Kjo përplasje është është e padiskutueshme, po është jo se po them që është domosdoshmëri, por kjo ndodh se nuk ka rrugë tjetër, Alma.
Nuk do të mundesh kurrë ti, as unë, as ata të tjerë që ndoshta pretendojnë që i dinë gjërat, sepse kanë folur filozofë për këtë temë, kanë folur sociologë, kanë folur seksologë e të tjera e të tjera.
Mosha jonë, koha jonë kishte ato që neve thamë pak më përpara. Që në qoftë se ti do t'ia thuash një fëmije të sot mbesave të mia t'ua them unë sot, atyre do t'u duken si përralla, nuk do t'u duken si të vërteta. Nuk e pranojnë atë.
Alma
Pilo,
Pilo Zyba
Prandaj dhe ky kanali ndërmjet nesh dhe atyre do ekzistojë gjithmonë dhe ky kanal ndërmjet mbesave dhe nipave tanë do jetë akoma më i thellë, por duke qenë neve më të mençur, gjyshër e në moshë, ku di unë, do jemi neve më lakonikë në fjalë, në veprim, në këshillë, sepse edhe këshilla është si ta marrësh, Alma.
Alma
Gjyshja ime Kela nuk është dakord me ty, thotë: «Po të kundërshtoj një çikë, Pilo.» thotë. «Ne e dimë vetë si i rrisim fëmijët dhe mua nuk më vjen mirë kur prindërit e mi më tregojnë se si duhet t'i rris fëmijët e mi», thotë, «kur duhet t'i flas e kur jo.»
Pilo Zyba
Shiko, çdo njeri në familjen e tij e ndërton vetë mënyrën e jetesës.
Alma
Ëhë.
Pilo Zyba
Ë dhe mënyra e jetesës nuk është ajo që kam parë as unë për fëmijët e mi, as ti, apo ata të tjerët që vijnë apo që kanë ikur. Gjithsecili e zgjedh vetë mënyrën e jetesës me fëmijët e tij. E di pse po e them këtë? Sepse e kam nga përvoja e jetës time, nga shkollë që kam punuar në Greqi.
Ë po të shikosh punën e një psikologu, është e barabartë sipas mendimit tim me punën e një fëmije.
Alma
Ëhë.
Pilo Zyba
dhe prindërit e tij. Mirëpo edhe ti që ke dy fëmijë, edhe unë që kam dy fëmijë, dy mbesa, dy nipa, dy... ashtu siç sillesh me vajzën e madhe, flas për fëmijët, nuk do sillesh dot me vajzën e vogël.
Alma
Po.
Pilo Zyba
Edhe edhe pse kanë një diferencë dy vjet apo tre vjet. Sepse tjetër formim ka marrë njëra, tjetër formim ka marrë tjetra. Njëra është më agresive, njëra është më e butë. Plus kësaj, edhe zhvillimin mendor neve nuk e dimë të fëmijëve tanë përderisa ata të rriten që ta tregojnë atë zhvillimin e tyre, normal apo jo normal. Pra, edhe fëmija, edhe prindi me fëmijët duhet të sillet sipas mënyrës që lexon tek fëmija. Do të jetë tamam një psikolog, do apo s'do ti. Se në qoftë se ty të ka lindur një fëmijë me pak probleme dhe një fëmijë normal do sillesh me të dy njëlloj?
Por qëllimi kryesor është ky: të mos i ndash ata, që njërit t'i lëndohet prej tyre. Pra do zgjidhësh mënyrën që ata të kuptojnë që ti i do të dy njëlloj. Dhe sepse prindi njëlloj i do, por edhe prindi vetë Alma, ndaj të dobtit ka dobsi.
Alma
E vërtetë.
Pilo Zyba
Ne kemi një profesor në Shqipëri, s'ka nevojë të them emra, ë që ka qenë edhe në ambasadën tonë në Francë, sepse ai është njeri i njohur. Ai ka një fëmijë me probleme. Fëmija e tij sot do të jetë 40 vjeç, ndërsa ai është si me thënë 70 vjeç. Edhe ai e shpreh dhe ka dalë dhe në televizor, që është figurë e njohur, edhe thotë që, problemi im më i madh thotë është, nuk është ekonomia. Problemi im më i madh thotë është se kujt do t'ia le djalin tim, jo kujt do t'i le pasurinë. Domethënë ai është gjallë vetë sot dhe është mirë me shëndet. Imagjinoje se ç'ka thënë. Është i dobët, prindi është i dobët. Dhe me të drejtë është i dobët. Por ë kur e shikon që fëmija i u rritën puplat në mënyrë figurative dhe duhet të fluturojë, duhet t'ia japësh të drejtën e fluturimit, nuk po them se mund mos ta kërkojë të drejtën e ikjes, po duhet t'ia japësh të drejtën e fluturimit atëherë dhe kur ti je i bindur që ai do fluturojë ë pa u dëmtuar.
Alma
Pra Pilo, pse fëmijët e sotëm shmangen nga përgjegjësitë familjare?
Pilo Zyba
Nuk është se shmangen sipas mendimit tim ë nga problemet familjare po ë kërkojnë qetësinë e tyre Alma.
Alma
Janë neglizhentë?
Pilo Zyba
Domethënë, çfarë bëjnë? Nuk duan të prishin qetësinë e tyre. Dhe sot ka dalë edhe si politikë kjo, ose si ë si mund të them unë ty, si mirëkuptim ndërmjet prindit dhe fëmijës: mos më fol, nuk të flas. Unë nuk jam dakord personalisht me këtë. Sepse duke mos të folur edhe duke parë që ti po bën gabime, bëhem dhe unë pjesë e gabimit tënd.
Alma
Dhe pastaj kur gabimi trashet, bëhet më i madh dhe më i parikuperueshëm, edhe atëherë ë shkulin flokët dhe nuk dinë ku t' ku t'përplasin kokën.
Pilo Zyba
Shiko, unë kam pasur një rast që do ta tregoj si rast. Një një ë nënë ë nuk ishte dakord që fëmija i saj të shkonte në universitet. Ndërsa babai i thoshte, "Në universitet! Me pagesë, pa pagesë, si të jetë, do vesh në universitet." U krijua një klimë jo e mirë në shtëpi. Dhe i zoti i shtëpisë i tha gruas së tij, tha, "Po mirë o grua," tha, "ky pa shkollë, çfarë do bëjë ky djalë?" Kam qenë në Greqi atëherë. "Atë që kam bërë dhe unë," tha ajo. Ajo vetë ishte ekonomiste e punonte në hotel. "Po mirë," i tha, "ty të ranë kushtet që erdhe këtu dhe po punon në hotel. Por," tha, "ky sot nuk e kupton dhe ky do vejë të punojë në ndërtim, atje ku e çon ti, ose ku e çon nevoja, si me thënë. Por kur ky ta kuptojë, nuk do ketë më vlerë për ty, sepse ty do të të dënojë gjithë jetën." Ngeli gruaja, vajti në shkollë djali, paguan paratë.
Alma
Ëhë.
Pilo Zyba
Pra, ë varet edhe se jo se s'e donin, për ta dashur të dy e donin, nuk mund të thuash që e donte nëna më shumë apo babai më shumë. Por duhet zgjedhur mënyra më e mirë për të përfituar fëmija në radhë të parë. Po duke përfituar fëmija Alma, fitojnë edhe prindërit. Se ç'ka, ti e ke vajzën me shkollë të lartë dhe vajza jote po punon nga shtëpia, ka dy vjet?
Alma
Më shumë.
Pilo Zyba
Hë?
Alma
Më shumë.
Pilo Zyba
Ndihesh e kënaqur ti që punon nga shtëpia?
Alma
Po patjetër.
Pilo Zyba
Po në qoftë se ajo do ishte një pjatalarëse, do...
Alma
Jo jo vetëm e kënaqur, por është edhe një krah për mua.
Pilo Zyba
Më fal, në qoftë se ajo do punonte pjatalarëse ose do punonte në një hotel, do punonte dot në shtëpi ajo? Nuk do punonte dot se do vinte të shtronte çarçafët atje apo do vinte të lante pjatat atje. Pra, normalitet. E ndihmove, të ndihmoi dhe ajo vetë, është mirë, por është dhe kënaqësia jote sot.
Alma
Shumë herë fëmijët e mi Pilo më akuzojnë dhe më thonë, "Mami, ti ke qenë e egër." Unë nuk arrij të kuptoj ë disa prindër kur fëmijët e tyre domethënë, e zëmë të marrim një shembull, nisin të drogohen dhe kanë arritur në një në një pikë që nuk i kthejnë dot mbrapsht, dhe unë them, "Më fal, ku ishe ti kur ai nisi? Kur ai e provoi? Kur ai bënte eksperimente? Ku ishe ti kur ai ishte adoleshent?" Unë preferoj të më akuzojnë që kam qenë ë egër dhe nuk i kam toleruar për disa gjëra, sepse ë unë sot jam e qetë dhe jam krenare për vajzat e mia dhe nuk nuk e nuk fle gjumë me me shqetësimin, "Obobo, çfarë do më gjejë? Obobo, çfarë po më ndodh?"
Pilo Zyba
Cili është kuptimi i fjalës që neve e përdorim "e egër"?
Alma
Striktë.
Pilo Zyba
Duke duke hyrë në duke hyrë në hak vajzave të tua, apo...?
Alma
Shiko, ato e konsiderojnë të egër, okej? Sepse në ato kohë unë nuk i kam lejuar të bëjnë ato që atë që ato kanë pasur dëshirë dhe që moshatarët e tyre, gabimet e moshatarëve të tyre. Nuk i kam lejuar të eksperimentojnë në lëkurën e tyre. Kupton? Kështu që...
Pilo Zyba
Do të them një gjë që ë do ta them edhe si ngjarje dhe si... Unë në ato vite vinja në Athinë. Në Athinë kisha motrën, motra kishte dy djem. Njëri nga ata çunat ishte 17 vjeç, i madhi kishte mbaruar universitetin. Edhe ky i dyti e ka mbaruar etj. etj. Ky i dyti ishte më çapkën. Edhe i thotë nënës së vet, "Moj," i thotë, "do vë një vath," i thotë, "këtu te te veshi." I thotë ajo, "Dëgjo," i thotë.
Alma
Ëhë, okej.
Pilo Zyba
"Lëre punën e vathit," ti i thotë, "se do ngatërrohesh edhe me të tatë e do ziheni." Babai i tij kishte qenë komandant burgu në kohën e demokracisë. Dhe kur bënin debate në shtëpi, edhe ai shoku këtu i tha, "Unë me të burgosurit jam marrë dhe unë të shtroj në dru," tha, "po lëre mos më, nuk di unë," tha, "rrugë tjetër." "Ore," i tha ai, "ti më shtron në dru bëj çfarë të duash, po," i tha, "unë," tha...
Alma
"Do ta vë vathin dhe pikë."
Pilo Zyba
"Do ta vë atë dhe pikë." Ndërkohë vete unë te motra. Nipi tani, si duket, mendoj unë tani, gjeti atë vjegën që i themi neve ose atë goshtën për të varur bisedën. Më thotë, "Mirë pra unë nuk po pyes këta, unë do pyes dajën." Thashë unë, "Çfarë do çfarë ta pyesësh dajën ti?" "Dëgjo," tha, "shokët e mi," tha, "dajë," tha, "kanë vënë," tha, "nga një vath," tha, "ndaj te buza, nga një kështu," tha. "Dua ta vë dhe unë," tha. I thashë unë, "Po mirë." I thashë, "I kanë vënë ata?" "I kanë vënë," tha. I thashë se, "Shiko, i thashë, cila nga ato vajzat të ka thënë," i thashë ty, "ajo brunia," i thashë unë, "apo ajo," i thashë unë, "me flokë të verdha," i thashë, "që duhet të të shkojë shumë ai vath ty?" "Po ti dajë, ku e di ti?" tha. E lëvizi nga karrigia. U sillte nëpër Athinë, e kupton? I thashë unë, "Daja po të pyet thjesht," i thashë. "Të dyja ato më kanë thënë." "Atehere," i thashë, "do ta dëgjosh dajën ti?" i thashë unë. "Po," tha, "dajën do ta dëgjoj," tha, "këta nuk i dëgjoj unë," tha, se me ata kishte luftë, s'kishte me mua, e kupton? I thashë, "Dëgjo, ti," i thashë...
Do pritesh? Thashë, "Le t'i vënë", thashë, "le t'i mbajnë ca kohë këta". I thashë, "Pse i vë më vonë nesër?", i thashë unë, "Nuk ka ndonjë gjë ajo punë", thashë. "Jo", tha, "absolutisht", tha. "E dëgjove ti çfarë i tha babait? Dëgjove çfarë tha nënës?". Tha, "Urdhëro! Do t'i le ato dhe siç më tha daja do t'ia bëj".
Kur vete unë pas nja dy muajsh, dy muaj e gjysmë prapë në Athinë, i them, "Daje, hajde", thashë, "çfarë po bëni?", thashë. "Hiç, mirë", tha. I thashë, "Nuk po shikoj", thashë unë, "që ta kesh vënë orën dhe vathin". "Jo, ore, nuk e vura orë, daje", tha. "Po pse?", i thashë unë. "Po ai hoqi dhe ata", tha. "A!", i thashë, "Mirë". Domethënë, kjo, Alma, është si punë loje, siç themi neve shqiptarët që, "Shikon rrushi rrushin dhe piqet". Domethënë, shikojnë njëri-tjetrin. Në qoftë se ti...
Alma
Dhe nga inati e mësojnë...
Pilo Zyba
Ore, dëgjo! Ata i thoshin që nuk do ta vesh, ai thoshte, "Nuk u pyet juve!". Edhe s'kishe ç'i bëje. Mirë, se ta vinte, çfarë do t'i bëje? Pra, duhet gjetur mënyra edhe me fëmijën. Ata nuk janë fëmijë, se 17 vjeç nuk është fëmijë, por domethënë prapë edhe me atë duhet gjetur një mënyrë. Sot, po t'ia kujtosh, ai qesh. Sepse sot është 40 vjeç ai, pra. Prandaj them, sidoqoftë, Alma, fëmija është një lloj brumi, apo një mënyrë mielli, apo një mënyrë plasteline, që do shumë kujdes në gatimin e asaj që ti do të ndërtosh tek fëmija jot. Nuk e di nëse u shpreha shumë figurativisht, po e vërteta është që neve si prindër na duhet që edhe të hidhemi në sulm, të bëhemi të egër ashtu siç e the ti, edhe të tërhiqemi atëherë...
Alma
Bravo! Ndonjëherë, shiko, ndonjëherë duhet të jemi të rreptë, ndonjëherë diplomatë.
Pilo Zyba
Jam dakord me ty, mirëpo kur unë kam qenë 30 vjeç apo 35 vjeç dhe ata i kisha nga 10 vjeç, si me thënë, nuk kisha dhe unë këtë mendje që kam sot.
Alma
Kthehemi kthehemi sërish, sikur të kthehej koha pas!
Pilo Zyba
Plus që kemi pasur edhe frikërat tona, sepse ishim në vende të huaja, ishim gjithë ditën në punë dhe nuk kishim mundësira për t'i pasur me orë të tëra fëmijët. Domethënë, njeriu më mirë pranonte të ishte, pranonte të ishte një çikë më i egër që ai të kishte fëmija një çikë frikë. Mirëpo sot e pranojnë, për shembull, të mitë e pranojnë. "Ka qenë babai një çikë i egër, por mirë na ka bërë neve". Mirëpo e kuptojnë sot. Atëherë thoshin, "Babai është shumë i egër, nuk flitet me babanë". Dhe nuk e kuptonin që babai e bënte atë që ti të mos afroheshe shumë te babai.
Alma
Ishte frika, ishte frika që detyronte.
Pilo Zyba
Fëmijët e mi janë rritur në breg të detit, 200 m nga deti, Alma. Unë u thosha, "Nuk do shkoni në det". A ka... Ata ishin me shokë...
Alma
Sepse edhe prindërit e tu kështu të thoshin ty, Pilo, dhe ti me siguri që i dëgjoje.
Pilo Zyba
Mua më thoshin të tjera gjëra. Nënë, unë vinja në fshat se neve ishim në Vjosë, edhe në Vjosë fshati im ishte në breg të lumit, ishin mbytur njerëz dhe tezet e mia, dajët e mia, iknin fëmijët në lumë që laheshin gjithë ditën dhe mua më thoshin, "Jo, ti këtu!". Dhe bile më thoshin kështu shqeto fare mua: "Ti këtu, se ti je fillikëputur". Tezja ime thoshte, "Kam katër djem unë, edhe po humba një, askush nuk do t'i humbasë, po po humba një kam tre. Ti je fillikëputur, rri këtu", më thoshte mua. Të bënte tezja vezë të ziera, qershi, kështu, kështu, dhe mbeteshe aty, nuk kishe ç'bëje. Mirëpo gjyshes dhe mund t'i thoshe një fjalë, për shembull, po tezes nuk i thoshe dot. Nuk e vrisje dot tezen, se më shumë të kishte rritur tezja kur vinje atje sesa gjyshja jote. Se gjyshja ta lëshonte dhe fjalën. Ta lëshonte dhe fjalën, edhe pëllëmbën ta lëshonte po... *(qesh)* T'i themi gjërat siç janë, e kupton? Normale që...
Alma
Kela thotë, "Kohët e vështira rrisin individë më të fortë".
Pilo Zyba
E vërtetë është edhe kjo, Alma. Për këtë faktikisht dua të them diçka, se ka gjetur tamam atë tematikën. Neve jemi rritur në kohë të vështira. Imagjinoje një fëmijë 15 vjeç në atë kohë, ishte bërë dhe politikan, që edhe pse vritej shpirtërisht, nuk lëshonte një fjalë nga goja, qoftë për prindin, qoftë për shtetin, qoftë për njërin e për tjetrin, se në atë mënyrë rritej. Mund t'i thuash sot një fëmije, për shembull, që të jetë aq i pjekur? Prandaj dhe mosha e pjekurisë është rritur, nga 20 fjala vjen që kemi pasur ne, ka vajtur 30. Prandaj dhe familja, nga 23 që e ndërtonim ne dikur, shteti, shoqëria e kështu, sot ka vajtur 30 e ca. 40 e ca dhe prapë shkullakë akoma, po nejse s'po e themi, e kupton? Sepse këtej thotë, "Rasha në dashuri", nga ana tjetër prapë thotë, "U prisha unë me këtë, se ma bëri kështu, ma bëri ashtu". Sepse nuk durojnë. Se as nuk durojnë...
Alma
Ndoshta sepse nuk kanë arritur akoma të kuptojnë çfarë do të thotë, t'i japim vlerën "rashë në dashuri". E di diçka...
Pilo Zyba
Qartë, e qartë. Është, nuk e kuptojnë se çfarë peshe ka dhe fjala "dua", e kupton? Dhe sepse dhe fjala "dua", edhe prindi, një dashuri ka, edhe ndaj prindit e njëjta dashuri është. Nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh. Pavarësisht se është tjetër gjë gruaja, tjetër gjë motra, po dashuri janë të gjitha, në njëfarë mënyre. Po nuk është pjekuria në nivelin, jo se kemi qenë ne më të mençur, nuk dua të them këtë. Nuk është ky kuptimi i fjalës.
Alma
Nuk dinë të vlerësojnë, Pilo.
Pilo Zyba
Por jo, jeta sot është bërë më e lirë dhe më e zhvlerësuar.
Alma
Po. Po.
Pilo Zyba
Ky është kuptimi, jo se kemi qenë...
Alma
Gjithsesi edhe, edhe sot ekzistojnë e na vret opinioni, fjala...
Pilo Zyba
Kjo ndodh kjo ndodh në atdheun tonë, se nëpër botë të tilla gjëra s'ka.
Alma
Po jo, mo Pilo, sepse ti, unë dhe shumica e shqiptarëve nëpër botë jemi, por edukatën dhe kulturën e kemi marrë me vete.
Pilo Zyba
Po nuk po themi për ne, ata që vijnë pas nesh do t'i ndryshojnë këto gjëra. Nuk, domethënë...
Alma
Ja, ata që vijnë pas nesh, Pilo, edhe në Shqipëri që janë, edhe nëpër botë që janë, të njëjtin mentalitet kanë.
Pilo Zyba
Shiko, në atë vend nuk mund të ndryshojnë me ditë këto gjëra. Ne kemi pasur një shprehje të gabuar, sipas logjikës time. Shprehja jonë ka qenë kjo: te koha se, te myslimanët merr nuse, po mos jep. Në fakt, do të them një gjë...
Alma
Jo, po edhe për myslimanët ashtu ka qenë, ti mund të marrësh një nu- nuse kaurre sepse e kthen në myslimane, për të thënë.
Pilo Zyba
Tani, po të rrimë t'i bëjmë një logjikë kësaj, edhe një analizë, dalin gjërat tamam të vërteta siç ata i thoshin. Ai thoshte, "Merr një vajzë myslimane". Po të merrnje ti një vajzë myslimane, shpëtonte shtëpia, për mua, flas për vete. Pse? Dëgjo! Një vajzë myslimane në atë kohë ishte e tunduar, nuk flasim këtu në kohët e Enverit, po flasim për historikun. Ishte e tunduar, domethënë, ishte e poshtëruar si mund ta them, e poshtëruar nga prindërit, e ulur nga njerëzit e babait, nga njerëzit e nënës, i rrinin çekiç mbi kokë, si me thënë. Ndërsa kur vinte në një familje që ishte e krishterë, ishte më e lirë nga këto probleme. Nuk do ulej t'i lante këmbët dikujt. Dhe ndihej më mirë. Ndërsa një vajzë, pse thoshim ne që nuk duhet të vinte nuse tek ata? Sepse nuk mund të vinte një vajzë...
Alma
Ishte më më tolerante, ishte... Jo, në mentalitetin e saj...
Pilo Zyba
...që të tundohej atje. Ajo do ta bënte dhe do të vonte dhe sherr. Pra, gjërat dilnin nga praktika.
Dikush thotë aty, në fakt, "Ndryshojnë me orë".
Alma
Me orë, Pilo. Po, Kela vazhdon të diskutojë me ty dhe dhe i referohet faktit që brezat ndryshojnë.
Pilo Zyba
Pa diskutim që ndryshojnë. Shiko, s-...
Sot një baba si unë apo një gjysh si unë, kur të dëgjojë vajzën tënde, të voglën apo të madhen apo vajzën time apo vajzën e dikujt, duhet të mendohet gjatë që të thotë një fjalë.
Sepse në qoftë se unë shpreh një mendim timin, jo se bëj gabim, por ajo vajza, jotja, e imja apo e tjetrit, ka dalë në jetë vetë sot dhe di të të përgjigjet sipas mënyrës së saj.
Një mësues, kam qenë në tetëvjeçare kur më ka thënë për një gabim që kam bërë, e lidha gërshetat e shoqes së bankës që kisha përpara, ia lidha në bankë. Dhe vajza u ngrit për të dalë te dërrasa e po të qajë. Më kujtohet akoma dhe sot.
Mësuesi më tha mua: dil ti te dërrasa e zezë, dhe dola unë te dërrasa e zezë. Dhe tha: shkruaj! Ishte nga Mirdita mësuesi. Dhe më tha: shkruaj fjalinë:
Drane moj e zeza Drane, mos e nguc gërcin me krane se e ke për të zezën tënde.
Ma shpjego tha këtë fjalinë: ku është kallëzuesi, ku është kryefjala, e të tjera të tjera, s'ka rëndësi. Mirëpo fjala ishte për mua dhe fjalia ishte kjo që do ta shpjegoj, se ndoshta nuk e kupton se ishte nga Veriu:
Drane, Drane moj e zeza Drane, mos e nguc, mos e ngacmo grerëzën me shkop se do të të vijë te koka e do të të pickojë. Pra, rri urtë aty te banga jote, sepse atë vajzën që ia lidhe gërshetin, në qoftë se do kishte pësuar diçka kur u ngrit për në dërrasë të zezë, do gjeje kokrrën e belasë. Po këtë e mendoj sot, nuk e mendoja atëherë.
Pra, edhe pse je i mençur sot, fjala vjen në këtë moshë që ke, prapë kur diskutohet diçka ndërmjet fëmijëve të tu, nipave, mbesave, vajzave, djemve, komshive, prapëseprapë do jesh shumë i kujdesshëm kur të thuash një fjalë, se të vënë përpara me përgatitjen e tyre që kanë, domethënë e kanë mënyrën e justifikimit, këtu e pata fjalën.
Alma
Jo, jo vetëm atë, po edhe do thonë, do thonë: ku e gjen ti, ku e gjen të drejtën ti të thonë ashtu?
Pilo Zyba
Po këtë! Del, del fare një njeri që nuk merr vesh. Kjo është. Dhe me të drejtë. Kështu që duhet, është ajo që thotë populli: mat shtatë herë dhe prit një herë.
Alma
Pilo, Mustafai më ka shkruar në privat dhe thotë: «Të falënderoj për temën që trajton, shumë edukative dhe aktuale. Ju keni zgjedhur një një emision thotë sa i bukur, po aq dhe i vështirë. Pse? Se sot fëmijët i quajnë brezi i patatinave, do të thotë liri e tepruar, ku dëgjoj dhe nga të afërm të mi që thonë: edukimi juaj ishte kohë tjetër. S'jam dakord thotë, fjalët magjike, sjellja e kulturuar, asnjëherë s'u ikën koha. Bukur i trajtoni problemet në panel, ju uroj suksese.»
Dhe vazhdon... të falënderojmë që je në ndjekje Mustafa, me respekt ë. Dhe vazhdojmë vazhdojmë me Kelin që thotë: «Ne as nuk na jepej mundësia të mendonim, të jepnim një mendim, jo më ta thonim.»
Pilo Zyba
E vërtetë edhe kjo.
Alma
E... Alma... nuk e kishim lirinë dhe të drejtën e fjalës.
Pilo Zyba
Ka gjëra që duan... janë mençuri e rrallë në kohën tonë. Në kohën tonë shumë gjëra kuptoheshin pa folur.
Prandaj dhe ne edukoheshim në një rreth familjar, jo se nuk kishim të drejtë të flisnim, se dhe kjo është njëra anë, por ka një gjë të bukur që dua ta them:
Në Gjirokastër thonë, domethënë ka dalë nami, që: «Kur hanë bukë, lidhin dhe macen.» Më kupton?
Alma
Po. E kanë me të thënë.
Pilo Zyba
Dikush dikush e kupton këtë fjalë të urtë popullore si kurnacëri. Dhe ky është gabimi i kuptimit të kësaj fjale, sepse në këtë prizëm thuhet.
Që të lidhësh macen në një shtëpi kur ti je duke ngrënë bukë, është kulturë dhe është mençuri, sepse macja kalon mbi tavolinë dhe fut këmbët nëpër gjellë.
Alma
Çfarë thua!
Pilo Zyba
Po si! Ja të të jap një shembull, se nuk e kisha të përgatitur këtë po ti ma nxore.
Gjyshi im kishte jetuar, shkollën e mbaroi në Greqi, po kishte qenë në Rumani, në Amerikë, në Francë, që merrte dhe gjyshja ime pension nga Franca, i thanë një herë për në një familje, kishte qenë diku në një familje. Edhe i thanë: çfarë mendimi ke? Mirëpo atëherë nuk flisnin njerëzit siç flasin sot, ishin të mençur njerëzit.
«Shiko tha, i zoti i shtëpisë tha është burrë i mirë. Apo kur vajta unë tha një ditë, si me thënë në shtëpi, tha e zonja e shtëpisë tha sa kishte mjelur lopën tha dhe qumështin e kishte lënë në truall, në shtëpi tha, kur vajta unë u ula që po më bënte kafe tha dhe qumështin e la aty për të më shërbyer mua tha. Mirëpo aty tha kaloi macja, futi bishtin në qumësht tha dhe iku.»
Shiko! Po ta thuash këtë si fjalë, është një gjë e rëndomtë. Mirëpo i zoti i shtëpisë është burrë i mirë dhe e zonja e shtëpisë nuk është grua nikoqire se e la tasin atje dhe futi macja bishtin. Çfarë respekti më bëri mua që më pruri filxhanin e kafesë, ndoshta atje matanë edhe në bisht në filxhan të kafesë kishte futur bishtin macja.
Domethënë, nuk flisnin njerëzit siç flasin sot: hajde po të mbush mendjen! Thoshin tre llafe dhe zinte vend fjala.
Pra edhe fëmijët, me me mendimin e zonjës që tha, që ka dhe të drejtë shumë, ishte që neve vërtet nuk kishim të drejtën e të folurit, por ne ishim pranë shtëpisë kur vinte daja, halla, xhaxhai, tezja dhe bisedat ishin të natyrës së kuptueshme dhe me metafora, pra kuptoheshim ne.
Të gjitha këto kishin vlerë në atë kohë, gjë që sot çdo gjë thuhet sheshit, Alma, nuk lihet gjë për t'u nënkuptuar. Dhe megjithëse nuk lihet gjë për t'u kuptuar, prapë lëmsh bëhen njerëzit me njëri-tjetrin.
Alma
Pilo, kjo është një temë që mund të flasim shumë shumë shumë akoma, por...
Pilo Zyba
Jo pa qëllim e kemi zgjedhur si temë.
Alma
Por ne kemi superuar kohën tonë.
Pilo Zyba
Shumë, madje.
Alma
Dhe mendoj që këtu është dhe dhe fundi i emisionit të sotëm.
Pilo Zyba
Alma, dhe si mbyllje dua të them diçka për miqtë tanë, po dhe për veten: sot ka ardhur koha që për të rritur fëmijë të mençur, duhet të tregohemi dhe ne të mençur.
Alma
Jo, ne duhet të jemi dopio të mençur për të arritur atë që duam.
Pilo Zyba
Po, po unë e thashë në mënyrë metaforike.
Tani, emisioni vërtet mbaron këtu, po jeta jonë është në vazhdimësi dhe e përditshme, për të cilën neve kemi kapur një pjesë të saj, por që edhe kjo pjesë i shërben një rruge që çdo familje duhet ta ketë në qendër të vëmendjes, çdo prind duhet ta ketë në kujtesën e tij, në marrëdhënie me me komshitë, po edhe me në përgjithësi me të rinjtë si të them.
Mendoj që t'u themi miqve tanë: natën e mirë?
Alma
Në fakt, në fund të këtij emisioni mbetet diçka më shumë se fjala. Mbeten pyetje, mbeten reflektime dhe ndoshta edhe një mënyrë...
Prezantuesja
...tjetër për të parë njerëzit anë më të afërt. Sepse ajo që trajtuam sot nuk i përket vetëm një studioje, por jetës së përditshme të secilës prej... të secilit prej nesh.
Ju falënderojmë që ishit me ne, që na dëgjuat, komentuat dhe mbi të gjitha që u bëtë pjesë e këtij... mendimi të përbashkët. "Kritika në 60 minuta" do të rikthehet sërish, si çdo të martë në orën 18:00, me tema që na prekin të gjithëve.
Deri atëherë, ndoshta ia vlen të bëjmë një gjë të thjeshtë: të jemi më të pranishëm me njëri-tjetrin. Natën e mirë dhe mirëdëgjofshim!
Pilo Zyba
Natën e mirë!
(Muzikë)
