Skip to content

His poems, read by Alma Mehmeti (in Albanian)

Kur më shkel ashtu mbi vesë

Guests: Alma Mehmeti

What it is about

In this soulful poetic recitation, the verses weave a pure hymn of love and enchantment before an ethereal and delicate feminine figure. Through vivid imagery of nature, the sea, and light, the poem contemplates the origins of an extraordinary beauty that captivates the narrator's mind. The mystery finds its answer as the beloved reveals her roots in Chameria, citing Filat, Parga, and Vrastovë. The performance culminates in a profound sense of shared spiritual kinship and pride in ancestral heritage.

Chapters

  1. 00:00Wonder before divine beauty
  2. 02:06Plea and searching for origins
  3. 03:03Shared roots in Chameria
TranscriptShow

An automatic transcript of the video’s audio, in Albanian. Names and words may contain errors; the video remains the source.

00:00

(Muzikë instrumentale)

00:14

Recituesja

Nga cila lëndinë linde dhe u rrite?

Nga cila orbitë, a nga hëna zbrite?

Nga cilat kalldrëme shputa jote shkeli?

Mbi lule, mbi gjethe aroma të ngeli.

Ku i gjete ngjyrat dhe flluskat, ku i gjete, që shkon fluturuar pulëbardhë mbi dete?

Këmishën si dallgë e hapin si muzikë,

bukurinë perëndia t'a dhuroi si prikë.

Mes arës së rrallë, kush të mbolli vallë, të bëri një hirushë të legjendës përrallë?

Dhe lulet dhe pemët prapa kokën kthejnë,

atë që shikojnë nuk munden ta rrëfejnë.

Ti ikën dhe krahët përkund nëpër lehe,

sikur vetë Vivaldin përmbi supe derdhe.

Kërcelli i brishtë dhe sytë si dy petale,

falmë, zoti im, ti mendjen time fale.

S'ngjet zog shtegtar,

as si dallëndyshe, flokët i ka si ar dhe të krehur ndryshe.

Krahët si një pulëbardhë,

trupin si sirenë, brenda nëpër damarë

një rëndëra flenë.

Kurrë nuk kuptova: shkon,

a vjen nga deti, është një shtojzavalle,

a frymëzim poeti?

Nga do që i kthej sytë,

prapë më del përpara, këtej një dallgë e bardhë, andej luleplotë ara.

Oh, folmë, të lutem, ti folmë sot se plasa,

si një zog i vogël i zënë poshtë nga rraca.

Dhe dritën e syve e zrin krejt ma more,

o vesë e pikuar në rrugë dhe në oborre.

Kush të piktoroi

në sy, shtat dhe vetull, që të më bësh të vuaj,

të më lësh të etur?

Ngjet,

nuk shkon në rrugë, ngjet se fluturon,

ti zogu i mendimit tim

kur nis e agon.

O flutur me ngjyra,

ç'bukuri të ka shtati!

Syri im i hutuar

vetëm ai mund ta mati.

Ngjet sikur nga qielli

një yll i bukur ra,

vetëm ai të ngjan,

bukurinë tënde ka.

Më thuaj nga je,

sepse plasa i ngrati!

Ajo kokën kthen, thotë: jam nga Filati.

Thotë: jam nga Vrastova, e thotë: nga Parga,

dhe tunded në bel sikur në det e varka.

Ti fol, moj e bekuar!

Ti fol, moj perri!

Vetëm Çamëria

mund të lindë një si ti.

Të dlirë në shpirt,

të ëndërt në bukuri.

Çame,

çame nga Vrastova jam edhe unë,

si ti.

03:46

(Muzikë instrumentale)