Skip to content

Kritika në 60 minuta — talk show with Pilo Zyba (in Albanian)

The Middle East: the war between Iran, Israel and the United States

What it is about

In this edition of "Kritika në 60 minuta", Alma Memeti and Pilo Zyba analyze the geopolitical tensions and underlying dynamics of the conflict between Iran, Israel, and the United States. The hosts explore the historical origins of Middle Eastern crises, examining how religion, oil wealth, and weapon manufacturing serve the strategic interests of global superpowers. Bringing the discussion to a personal level, they reflect on painful memories of displacement and dangerous migrant crossings to highlight the human toll borne by children and innocent families. Ultimately, they conclude that lasting peace cannot be built through political maneuvering or vengeance, but requires genuine conscience, empathy, and humanity.

Chapters

  1. 00:27Historical Roots of the Middle East Conflict
  2. 07:29Territorial Expansion, Religion, and the Oil Factor
  3. 12:47Iran's Position and Superpower Interventions
  4. 19:03Media Manipulation and the Price of War
  5. 37:08Children of War and the Cycle of Revenge
  6. 44:38The Drama of Displacement and Loss of Identity
  7. 56:04Viewer Messages and the Call for Peace
TranscriptShow

An automatic transcript of the video’s audio, in Albanian. Names and words may contain errors; the video remains the source.

00:00

(Muzikë)

00:27

Alma Memeti

Mirëmbrëma të gjithëve dhe mirë se erdhët në «Kritika në 60 minuta». Hapësira ku fjala ka peshë, analiza ka thellësi dhe e vërteta kërkohet pa kompromis.

Unë jam Alma Memeti dhe këtu së bashku me Pilo Zybën, në çdo të martë, ne sjellim thjesht... nuk sjellim thjesht lajme, por i zbërthejmë ato, i vëmë në provë dhe i shohim përtej fasadës. Sot...

00:54

Pilo Zyba

Mirëmbrëma.

00:55

Alma Memeti

Mirëmbrëma Pilo.

00:56

Pilo Zyba

Mirëmbrëma. Mirëmbrëma dhe miqve tanë që na ndjekin çdo javë, Alma.

01:03

Alma Memeti

«Sherri kërkon kokë, dasma kërkon mish», ky është titulli që ne kemi sot në emision. Thonë se çdo luftë fillon për një arsye, por vazhdon për shumë më tepër se kaq. Në Lindjen e Mesme, toka ka parë perandori të lindin e të bien, por një gjë nuk ka ndryshuar kurrë: njeriu vazhdon të paguajë çmimin më të lartë.

Sot do flasim për një realitet që nuk është bardh e zi, por një përzierje interesash, gabimesh historike dhe tragjish njerëzore. Sepse sherri gjithmonë kërkon një kokë dhe çdo dasmë politike kërkon mish. Me mua, pra, kemi Pilo Zybën këtu, dhe për të kuptuar jo vetëm çfarë po ndodh, por pse ndodh: a ka një pikë konkrete ku fillon kriza e Lindjes së Mesme? Pilo.

02:03

Pilo Zyba

Alma, të kuptoj shumë mirë, edhe pyetjen tuaj e kuptoj. Nuk ka vetëm një moment të vetëm, por një varg ngjarjesh të ndërthurura, një më vendimtare se tjetra, dhe këto fillojnë që nga Perandoria Osmane pas Luftës së Parë Botërore.

Kufijtë e Lindjes së Mesme u vendosën nga fuqitë e mëdha, pa marrë parasysh popujt që jetonin aty. Në këtë rast dua të shtoj Alma, që me këtë rast e hëngrëm edhe ne. Më kupton? Shqipëria u nda në pesë-gjashtë shtete vetëm nga kjo, pa pyetur që neve ishim një komb shqiptar. Por e ndau: një copë e mori Greqia, një copë e mori Serbia, një copë e mori... të tjerë e të tjerë, u ndamë, u bëmë si bakllava.

Kufijtë i vendosën ata, mund të them me dhunë apo pa dhunë, po ata dolën fitues nga lufta dhe bënë si deshën. Pra, konflikti nuk lindi dje, ai është ndërtuar mbi një themel të paqëndrueshëm historik.

Unë, duke qenë se sot po flasim për Lindjen e Mesme dhe konkretisht për luftën ndërmjet Iranit dhe Amerikës, apo dhe Izraelit, dua të përmend një poezi të shkurtër të filozofit iranian, apo pers siç quhej në atë kohë, Saadiut. Saadiu në atë kohë, që përpara 800-900 vjetësh, na mëson Alma dhe flet:

03:40

Pilo Zyba (reciton Saadiun)

«Nuk zihen kurrë», thotë, «dy njerëz me tru, asnjë i çmendur me një mendjehumb. Kur i çmenduri shan dhe flet bajat, i mençuri zemrën ia tulat. Por në qofshin», thotë, «të dy me brirë, tërheq njëri, tërheq tjetri, këputet vargu/zinxhir.»

03:57

Pilo Zyba

Me këtë dua të them që në rastin konkret janë të gjithë të çmendura palët dhe prandaj nuk gjendet një rrugë e mesme e paqes. Por e keqja është se të çmendurit kohët e fundit Alma janë shtuar shumë. Njëri është në Rusi, tjetri është në Izrael, tjetri është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kemi dhe një tonin që e kemi në mes të Tiranës, e të tjerë pa i përmendur të gjithë. Në këtë rast as vetë njeriu nuk di çfarë të bëjë.

Dua këtu të bëj një analizë të shkurtër të gjendjes në qoftë se do më lejosh.

04:33

Alma Memeti

Patjetër.

04:33

Pilo Zyba

Izraeli, qëkur u krijua si shtet në shtëpi të botës – më kupto fjalën: në shtëpinë e botës, sepse u krijua në troje të tjera, jo në trojet e tij – ai kurrë nuk i pushtoi luftërat. Kjo kuptohet për ata që kanë sy dhe kanë veshë. Kohët e fundit qëllimi i luftës u shtua edhe më shumë.

Do të thotë të them pse, ose t'u themi dëgjuesve tanë pse kohët e fundit ndodhi që këto luftëra u bënë edhe më të mëdhaja, po edhe më të dhunshme?

05:17

Alma Memeti

Patjetër Pilo. Atëherë po bëj një ndalesë të vogël. Atëherë nuk duhet të më marrësh leje, okej? Sepse në fund të fundit ky emision është sa i imi aq edhe i yti, kështu që e drejta është e barabartë, normale.

05:32

Pilo Zyba

Këtë fjalë Alma e përdor sepse po t'i nënshtrohemi disa fakteve, ato janë rrëqethëse. Do të them diçka: Izraeli para viteve 1990, domethënë kur u hap Shqipëria, ishte një shtet me 2.5 milionë banorë, me një sipërfaqe 20.000 kilometra katrorë.

E di se ç'do të thotë? Dhe pas viteve 1990 u shkulën gjoja çifutët nga Rusia, Polonia, Hungaria – mos t'i përmend me emra të gjithë – nga Gjermania, Italia e kudo, mos t'i marr me radhë, dhe u dyndën në Izrael. Dhe Izraeli brenda këtyre viteve Alma vajti 10 milionë.

Në qoftë se do flasim, Shqipëria është 28.000 kilometra katrorë, kishte 4 milionë dhe sot është 2.5 milionë banorë. Ndërsa popullsia e Izraelit u rrit katër herë, nga 2.5 milionë banorë vajti në 10 milionë banorë. Dhe kjo rritje nuk ishte e rastësishme, dikush ndikoi që të vinin deri këtu.

Atëherë logjika është që një familje Alma prej tre vetash jeton në një shtëpi 50 metra katrorë. Dakord?

07:01

Alma Memeti

Hm-hm. Po.

07:02

Pilo Zyba

Por kur kjo familje bëhet prej 10 vetash, nuk mund të jetojë më në 50 metra katrorë, do të zgjerohet shtëpia, të bëhet më e madhe. Kjo ndodhi, kjo ndodhi së fundmi edhe në Izrael. Pra, duke u bërë 10 milionë Izraeli, i binte që të ketë dyndjen më të madhe për kilometër katror në botë sot.

Atëherë çfarë bëri? Shpalli luftërat dhe kërkoi zgjerim, atë që të thashë, kërkoi një shtëpi më të madhe. Ku do ta gjente shtëpinë më të madhe? I shpalli luftë... vazhdoi, jo i shpalli se të shpallur e kishte, vazhdoi luftën duke marrë territoret e Palestinës, vazhdoi duke marrë nga Siria Lartësitë Golan, luftoi dhe lufton akoma që të shtyhet tutje dhe të marri pjesë në Liban.

Pra, kjo e bën edhe të domosdoshme për të, dhe kjo bën dhe ato që të shkelen të gjitha ligjet ndërkombëtare dhe të gjitha kokat e nxehta t'i drejtohen luftës dhe të mos i drejtohen mirëkuptimit dhe paqes.

08:13

Alma Memeti

Pilo, a është feja shkaku kryesor i këtyre luftërave?

08:19

Pilo Zyba

Mund të them se po Alma, por është faktor shumë i dukshëm në pamje të parë. Në qoftë se do marrim një fakt Alma, që e kemi edhe neve si shqiptarë dhe që shtetet rreth e rrotull na quajnë si turq... Kur kemi vajtur për herë të parë në Greqi thoshin që: «Si e ke emrin? Mehmet? A, qenke turk ti!»

Sepse feja në ato vite, por edhe sot, luan në botë një... si mund të them, një rol të fuqishëm, ndoshta dhe kombëtar. Sepse kur filluan të ndahen shtetet, në vitet 1800 e ca, u tha: një komb, një fe, një gjuhë, një shtet. Domethënë feja u quajt si përcaktuese.

Mirëpo çfarë ndodhi në Lindjen e Mesme? Një fe nuk u bë një shtet, një gjuhë nuk u bë një komb. Dhe do flasim me fakte, cilat janë faktet në realitet: Kurdistani, që është një shtet, komb domethënë, prej 40 milionësh, nuk ka shtet fare.

Shqipëria, e cila kishte disa fe dhe që kishte një gjuhë të përbashkët, u muar për bazë feja dhe u ndanë të krishterët më vete, si shtet më vete i mori, i quajti greku, bile atje tek ti ku prindërit e tu dhe gjyshërit e tu kanë themelet e shtëpive të tyre...

...fytyrë sot.

10:01

Alma

Mm.

10:02

Pilo Zyba

Ata thanë që këta nuk janë sh-, grekë, duhet të ikin, të zhduken. Nuk janë shqiptarë. Domethënë, vendosën sipas fesë. I donin që të ishin të krishterë që të ishin grekë.

Feja përdoret, Alma, si një mjet për të mobilizuar njerëzit, për të krijuar identitet, për të justifikuar edhe veprimet e tyre.

Sepse po të shikosh sot në Iran, Irani ka një fe të vetën, turqit kanë një fe të vetën, sirianët kanë një fe të vetën. Ata janë shiitë, ndërsa fetë e tjera kanë kundërshtimet e tyre.

Feja është gjuha e konfliktit në Lindjen e Mesme. Por gjithmonë gjendet si arsye për të përfituar të mëdhenjtë, them unë.

10:55

Alma

Pilo, sa rol luan nafta në këtë, në gjithë këtë mesele, në gjithë këtë luftë që po bëhet?

11:05

Pilo Zyba

E, Alma, po të marrim faktet konkrete tani, nafta është një nga faktorët më të rëndësishëm të të gjitha këtyre problemeve që neve kemi sot.

Ajo sjell pasuri të madhe, por edhe ndërhyrje të jashtme. Vendet e pasura me burime natyrore shpesh bëhen objekt interesash nga fuqitë e mëdha.

Në shumë raste lufta nuk bëhet për tokën, por bëhet për pasuritë që ka toka.

Dhe në këtë rast dua thjesht të jap disa të dhëna që bota i njeh, se nuk lexojmë vetëm ne, lexojnë të gjithë, për aq kohë sa Amerika vajti në Indi, India ishte një nga vendet më të pasura në botë.

Dhe për aq vite sa ajo ndenji atje, e katandisi një nga vendet më të varfra në botë.

Po kështu edhe në Afrikën e Jugut mori të gjithë pasurinë e Afrikës së Jugut, sidomos floririn, dhe për krenaria apo ajo rrethi i madh që mbante mbretëresha që iku, e Londrës, që përbënte rreth katër-pesë kile flori, ishte e gjitha e marrur në Afrikën e Jugut.

Pra, shtetet e fuqishme janë ato që gllabërojnë atje ku ka pasuri.

12:31

Alma

Mm.

Është shumë e trishtë ky fakt në fakt, Pilo, sepse duke menduar që për pasuri po vriten, po theren, po priten, pyetja është: për kë duhen këto pasuri?

12:47

Pilo Zyba

Alma, këtu si pikë kyçe, si shkaktar domethënë i këtij, e kësaj lufte që bëhet sot përmendet Irani. Në fakt Irani është në shtëpinë e tija.

Por kjo ndodh sepse Irani është një fuqi rajonale me ndikim të madh politik dhe ushtarak në botë.

Ai mbështet grupe dhe aleatë në vende të ndryshme, që neve i dimë, Hezbollahun, palestinezët, Jemenin, duke ndikuar indirekt në shumë konflikte.

Irani nuk është gjithmonë në front, por shpesh ai është në prapaskenë.

13:34

Alma

Mm.

13:37

Pilo Zyba

Fuqitë e mëdha, Alma...

13:40

Alma

Po.

13:41

Pilo Zyba

...kanë interesa të fshehura në këto konflikte. Dhe shpesh janë ato që i lëvizin gurët dhe janë ato që marrin vendimet.

Fuqitë e mëdha nuk përfshihen rastësisht aty. Ato kërkojnë stabilitet kur u leverdis dhe tensione kur atyre nuk u leverdis.

Në politikën ndërkombëtare nuk ka miqësi të përhershme, vetëm interesa të përhershme.

14:22

Alma

Pilo, pra ti mendon që ka interesa të fshehura nga fuqitë e mëdha?

14:30

Pilo Zyba

Po, këto janë ato që e bëjnë luftën gjithmonë që të jetë me shkrepëse të ndezur, si mund ta quajmë. Domethënë, kur i intereson Amerikës, të vë flakën; kur nuk i intereson, të le pas dore.

14:45

Alma

Pilo, okej, po pse këto konflikte zgjasin kaq shumë?

14:49

Pilo Zyba

E vërteta, Alma, është sepse nuk ka një zgjidhje të thjeshtë dhe sepse shumë palë përfitojnë nga vazhdimi i betejave.

Edhe në rastet e sotme, për shembull, armatimi është ndikimi politik dhe kontrolli ekonomik janë arsyet që paqja shpesh shtyhet. Ndonjëherë lufta vazhdon sepse dikush përfiton prej saj.

Po të shikosh me vëmendje në këtë debatin që u bë ditët e fundit, për të krijuar një paqe të përkohshme apo të zgjatur, duke e parë keq, Trumpi telefonoi Rusinë. Ai me Rusinë është në luftë ka katër vjet.

Mirëpo në rastin konkret, duhet ndihma e tij. Edhe këtu dua të bëj një analizë të vogël shtesë.

Amerika, një shtet i fuqishëm, me një ushtri dhe informacione të sakta që i vijnë asaj, shkon në Iran dhe pajis me armë disa shtet-, disa shtete, për shembull Irani pajis shtetet e tjera me armatim dhe ka një qëllim kur ai i jep armë Hezbollahut, kur i jep armë Prishtinës... Prishtinës thashë, Palestinës,

kur i jep armë pjesëve të tjera të Irakut që luftojnë kundër Izraelit. Dhe cilat janë këto qëllime?

Qëllimet janë këto: të krijojë pasiguri dhe për të dobësuar kundërshtarin e tij që është Izraeli.

Domethënë, fut në luftë Hezbollahun me Izraelin, ose Izraeli me Hezbollahun, s'ka rëndësi. Domethënë, në këtë rast, duam apo s'duam ne, duke u futur ata në luftë, dobësohen të gjithë ata. Ndërsa vetë Irani deri në këtë kohë ishte në pritje.

Mirëpo edhe Amerika, për mendimin tim, ë, e quajti një lojë të thjeshtë dhe mendoi deri tani se Irani, një shtet totalitar me një pasuri të tillë, që mban vendin e tretë në botë për naftë, i hedh lekët nëpër rrugë duke ia dhënë Hezbollahut apo duke ia dhënë tjetrit.

Amerika beson në dobësimin e tij. Domethënë mendoi që duke ia dhënë këto armatime dhe këto lekë të hedhura Hezbollahut, Palestinës e të tjerëve, është dobësuar për vete Irani.

A është e mundur të mendohet se Irani varfëron veten ushtarakisht për të forcuar Jemenin dhe Hezbollahun? Kjo tregon dy gjëra: ose mendjemadhësinë dhe fryrjen amerikane, që ne i dimë mirë dhe kështu e bëjnë, ose një dritëshkurtësi qoftë politike, qoftë ushtarake.

E treta dhe e saktë, dhe kjo, është që Amerika nuk shikon lëvizjet botërore që ndodhin sot, klanet dhe korrupimet që po ndodhin. Pra Irani, një shtet me një fuqi të tillë ekonomike, është pa asnjë mbështetje?

Nuk e do njeri, domethënë, i bie Amerika kur të dojë? Jo, Alma. Jo, edhe ta themi jo edhe për dëgjuesit tanë.

Edhe kjo është një gjë që duhet parë me shumë kujdes, por amerikanët, duke pasur forcën dhe ekonominë, harrojnë që lufta shumë herë nuk fitohet nga ai që ka më shumë armë.

Këtë ne shqiptarët e kemi dhe nga koha e Skënderbeut tonë të madh, që përballoi tre herë perandorinë më të madhe të kohës.

Pra, edhe sot Irani vërtet duket sikur është vetëm, mirëpo po të shikosh me vëmendje, ka mbrapa edhe Rusinë, ka mbrapa edhe Kinën, ka mbrapa edhe Korenë e Veriut.

Dhe duke i ditur të gjitha këto gjëra, edhe Evropa, kur kërkoi ndihmë Trumpi, ka mbetur pa fjalë dhe po hesht!

Nuk po bën atë që ka bërë gjithmonë në Libi apo në Irak, që do ndihmë ushtarake, urdhëro po ta japim. U tërhoqën të gjithë, sepse e shikojnë që në qoftë se do futen në atë luftë, do futen në një luftë të madhe.

19:03

Alma

Pilo, si ndikon media në perceptimin tonë për këtë konflikt?

19:09

Pilo Zyba

Alma, të themi të drejtën tani, këtu kemi shumë për të thënë.

19:13

Alma

Mm.

19:15

Pilo Zyba

Mediat shpesh japin një version të pjesshëm të së vërtetës. Imagjino se do themi këtu dhe disa fakte se i kemi faktet nëpër duar.

Iranianët vrasin pesë ushtarë amerikanë, ndërsa amerikanët në lajmet e tyre thonë: "Nuk i vranë iranianët, por ndodhi një plasje atje në aerodrom, ose në aeroplan, ose në tank, ose në anije dhe nuk i vrau ai, po u vranë nga gabimi teknik që ndodhi aty."

Në fakt, Alma, unë dua të shtoj këtë: çfarë rëndësie ka se nga ndodhi?

E vërteta është që po ndodhi kasaphanë, më vrave ti apo të vrava unë, ç'rëndësi ka? Duhet të përcaktojmë se kush e vrau? Kujt i hyri në punë, ë, ai ushtari amerikan që la dy fëmijë të vrarë, dy fëmijë jetimë edhe gruan të re, që t'i rrisi ata fëmijë. Çdo vend dhe çdo kanal, Alma, ka narrativat e veta dhe publiku sheh vetëm një pjesë të tyre. Në Shqipëri, për shembull, ë, gati po të thuash, të gjitha kanalet i ka Edi Rama dhe atje, atë që thotë Edi, thonë të gjithë. Vetëm se e thonë në mënyra të ndryshme. E vërteta e kësaj tragjedie të madhe që ndodh, nuk transmetohet në mënyrë reale. Asaj i mungon e vërteta, Alma. Dhe e vërteta fshihet me qëllim.

21:01

Alma

Pilo, kush e paguan çmimin më të madh të këtyre luftërave?

21:08

Pilo Zyba

Shiko, ti më bën një pyetje mua, por do të bëj dhe unë një pyetje ty.

21:12

Alma

Ëhë.

21:13

Pilo Zyba

Ë, të parët e tu i përzunë nga shtëpitë e tyre në Çamëri edhe ikën nga sytë këmbët. Kush e pagoi?

21:24

Alma

Populli.

21:25

Pilo Zyba

Pa- pagoi gjë greku?

21:28

Alma

Pjesa më e dobët, më delikate.

21:32

Pilo Zyba

Po pra. Pra, gjithmonë atë e paguajnë njerëzit e zakonshëm. Fëmijët, familjet, njerëzit që humbasin shtëpitë dhe jetën pa qenë pjesë e vendimmarrjes. Ata që nuk vendosin për luftën, janë ata që vuajnë më shumë prej luftës.

21:48

Alma

Pilo, a mund të kishte qenë ndryshe historia?

21:54

Pilo Zyba

Patjetër që mund të kishte qenë. Në shumë momente kyçe, vendimet politike të ndryshme, me shumë drejtësi dhe me pak ndërhyrje mund të kishin ndryshuar rrjedhën e tyre, Alma. Ë, historia nuk është e pashmangshme. Ajo është rezultat zgjedhjesh dhe përzgjedhjesh. Në qoftë se do themi faktet, u nisën disa herë në Dubai, në Doha, për të bërë, për të bërë disa kontrata, në qoftë se mund ta quaj kështu, që t'i shmangeshin luftës. Mirëpo, duke qenë se shejtani në mes, dua ta them këtë në mënyrë, gjuhën popullore,

22:36

Alma

Ëhë.

22:36

Pilo Zyba

ngrihet Netanjahu, i prish të gjitha planet dhe kërcente luftën për interesat e tija. Dhe cila është, cili është suksesi i tij? Suksesi i tij është që Irani e bëri rrafsh, ashtu siç dhe Amerika bëri rrafsh Iranin. Pra, kush fitoi nga kjo? Dhe cili qe fitimi më i madh? Fitimi më i madh qe, qe, qe edhe vetë Netanjahu më duket se ka ikur nga kjo botë. Plus edhe nga pala e Iranit kanë ikur të tjerë që drejtonin shtetin me dhjetëra. E, kjo është, nuk është rezultat vetëm i zgjedhjeve, është dhe rezultat i kokave të nxehta.

23:19

Alma

Pilo, vajza po më thoshte pak më parë, mami, Dubain e kishin qëlluar prapë sot, dhe kur mendoj që neve para 2-3 muajsh ishim dhe ai Dubai ishte aq magjik, është vërtet, është diçka shumë, shumë e dhimbshme, që shkatërrojnë domethënë gjithë këto, gjithë kjo punë në vite edhe gjithë kjo qetësi që është krijuar, gjithë kjo bukuri, e shkatërrojnë në pesë minuta.

23:50

Pilo Zyba

Kjo pra është, Alma. Ti e përjeto, ti e përjeto...

23:53

Alma

Sepse do ta jetojnë, do ta jetojnë botën vetëm, vetëm fëmijët e katit, po bota quhet botë pikërisht për se jemi të shumtë.

24:00

Pilo Zyba

E, të thashë unë, unë po të më pyesi njeri mua si Pilo, unë them që këta njerëz janë të çmendur. Qoftë Putini, qoftë Trumpi, qoftë Netanjahu apo të tjerët. Nuk, e kam të sigurt që këta njerëz kanë brenda, brenda tyre djallin. Sepse ato bukuri, nuk flas vetëm për bukurinë e jashtme, sepse ajo bukuri e jashtme që ti vajte, e shijove si bukuri të jashtme, por dhe si bukuri të brendshme. Sepse kalove atje një javë dhe u kënaqe në kuptimin e mirë.

24:34

Alma

Po.

24:34

Pilo Zyba

Dhe nuk i bëre askujt dëm. Mirëpo, çfarë nxjerr lufta? Lufta nxjerr këto gjëra, që atje ku vajte ti, janë bazat ushtarake të amerikanëve. Në Arabinë Saudite, janë bazat ushtarake të amerikanëve. Në Irak, janë bazat ushtarake të amerikanëve. Dhe amerikani, apo Amerika, përse i ka këto baza në këto shtete, Alma, di të më thuash? Për të bërë presion. Për interesat e veta.

25:09

Alma

Po.

25:09

Pilo Zyba

Pra, pra në rastin më të parë, Irani u mundua të spastronte armiqtë e tij që kishte rreth e rreth, dhe armiqtë ishin këto baza, po ta marrësh me logjikë. Pra, edhe Amerika vetë vrau kreun e shtetit, vrau ministrin, vrau ministrin e luftës, sot bile, njëri që ka qenë anëtar i parlamentit dhe që ka qenë sekretar i shtetit në Iran, e ka vrarë dje. Të gjitha këto, thamë që ndodhin sepse u ka marrë koka erë. Unë nuk e kuptoj se si Pilo, sepse njeriu duhet të luftojë dhe të thotë siç thotë Trumpi, siç tha dje Trumpi, që ishullin e kemi goditur disa herë, po e kemi shkatërruar ishullin, por tani nuk e godasim më për të shkatërruar, tani po e godasim për qejf. Dale re Alma tani, a mund të thotë një njeri që drejton botën e tërë, sepse Trumpi, shteti amerikan drejton botën të gjithë, mund të thuash ti që i biem këtij ishullit me bomba thjesht për qejf, sikur ka dalë për gjueti domethënë?

26:24

Alma

E! Pilo, a ka shpresë reale për paqe në Lindjen e Mesme? Çfarë mendon?

26:33

Pilo Zyba

Ë, Alma, varet se si do themi a ka shpresë për paqe, kur themi për paqe, flasim për paqe të përkohshme? Flasim për paqe të përjetshme? Sepse e thamë pak më parë, e thamë edhe bashkë, që paqja është si objekt i lojës që bëjnë superfuqitë. Në qoftë se më intereson, bëjmë paqe, në qoftë se s'më intereson, nuk bëjmë paqe. Ka gjithmonë shpresë, por ajo kërkon kohë, kërkon vullnet, kërkon edhe drejtësi reale, Alma. Nuk duhet t'u drejtohemi grindjeve, prandaj dhe titullin e vumë të bukur sot edhe thamë që sherri kërkon kokë. Dhe po ta shikosh, në Lindjen e Mesme, vetëm për dy javë kanë ikur kaq shumë koka të mençura, që janë dhe shkencëtarë, dhe luftëtarë, dhe ministra, dhe drejtues të mëdhenj, në kohën që neve jetojmë. Paqja nuk mund të ndërtohet vetëm me një marrëveshje politike, hajde se po e bëjmë kështu, ajo duhet të ndërtohet edhe mbi besimin e vetë njerëzve. Paqja nuk është një firmë në letër, siç thonë, hajde firmosim një letër dhe për kaq vjet nuk do bëjmë filan gjë. Sepse nga njëra anë, firmosin që neve nuk do merremi me armë bërthamore, por nga ana tjetër Kina thotë, mua nuk më hyn në punë se çfarë keni firmosur ju, unë vazhdoj dhe bëj kaq koka bërthamore në vit, derisa të arrij sa ç'ka Rusia, po më shumë se Rusia, po më shumë se, më shumë se Amerika. Tani dil e gjeje të drejtën ti, ka apo s'ka të drejtë. Këtu nuk është problemi për të gjetur të drejtën. Paqja, paqja është që të vendoset paqe me paqe. Është një proces i gjatë për t'u dhënë njerëzve në këtë botë qetësi, dëshirë për punë, për të jetuar të qetë për vete dhe për familjet e tyre. Pse, në rastin konkret Alma, ka ndonjë të mirë edhe shtëpia e Trumpit vetë, apo shtëpia e Putinit vetë, që të jetë ditë për ditë nën frikën e luftës? Nuk ka! Por këta, prandaj dhe them unë, shiko, unë nuk dua të flas shumë tani, po që, unë kur dëgjoj Trumpin që sot, ose tre herë brenda ditës, ndryshe thotë tani, ndryshe thotë në mesditë, ndryshe thotë në darkë, unë habitem dhe unë dua të besoj tek vetja ime që këta njerëz nuk janë normalë. Ose nuk janë normalë, ose diçka marrin, diçka pinë, që nuk janë të vetëdijshëm për ato fjalë që thonë. Ë, mendoj që,

29:43

Alma

Po, Pilo.

29:43

Pilo Zyba

duhet, duhet krijuar besimi tek vetja, tek njerëzit dhe duhet të jetë brenda këtyre njerëzve që drejtojnë botën, duhet të ketë, duhet të jetë dashamirësia dhe mirëkuptimi ndërmjet tyre për ta bërë këtë tokë sa më të

...bukur. Sepse dhe ata të përkohshëm janë vetë dhe ata do ikin.

30:04

Alma

Pilo,

a është Lindja e Mesme viktimë e historisë apo e së tashmes? Çfarë mendon?

30:11

Pilo Zyba

Patjetër.

Eeh, shiko Alma,

30:15

Alma

Është vetëm viktimë?

30:17

Pilo Zyba

Është edhe viktimë,

por ka edhe diçka. Në qoftë se fillon me Almën tani dhe zihesh, zihemi ne të dy,

njëherë për një kohë të gjatë neve nuk do flasim fare.

30:31

Alma

Po.

30:32

Pilo Zyba

Dhe kjo që neve nuk do flasim, kjo të dëmton edhe ty, edhe mua.

Sepse nuk flasim për Almën dhe për Pilon tani. Flasim për shtete të cilat kanë marrëdhënie ekonomike, kanë marrëdhënie kulturore, kanë kanë shumë marrëdhënie. Pra, këto marrëdhënie vriten.

Eeh, unë e ti do rrimë gjashtë muaj pa folur, por edhe kur të flasim, se dikush do na pajtojë, do jemi në një tavolinë, hajde do bëjmë sikur e kemi harruar, po në ndërgjegjen tonë nuk nuk e kemi kaq të harruara. Se prapë do thuash: "Po mirë, dakord, po të gjitha ato llafe që bëri, i bëmë me Pilon, po këtë fjalë pse ma tha?"

Pra, do kapesh pas asaj fjale dhe asnjëherë nuk do jesh 100% e sinqertë me Pilon.

Kjo ndodh edhe në Lindjen e Mesme. Gjithandej futen edhe ndërmjetës, edhe ata vetë njëri me tjetrin, mirëpo nuk interesat e tyre nuk bashkohen 100%, Alma. Historia krijon plagët e tyre, por politika e sotme shpesh i mban ato të hapura. Domethënë, nuk do që t'i mbylli, si të them.

31:49

Alma

Ëhë. Në një botë moderne, pse ende zgjidhen konfliktet me luftë dhe jo me diskutim? Jo me paqe?

32:03

Pilo Zyba

Po të vëzhgojmë me vëmendje...

32:05

Alma

...të ulur, rrethuar pra një tavoline të përbashkët?

32:12

Pilo Zyba

Sa mirë do ishte, o Alma, që vërtet dhe sinqerisht të ishte e vërtetë kjo pyetje që po më bën. Sepse e pamundur nuk është, por unë them që nuk duan ta bëjnë.

Sepse interesat... i marrim kështu, t'i themi t'i themi të drejta gjërat. Interesat e Amerikës nuk janë që nafta e Iranit të dali e gjitha në Kinë.

Teknologjia e avancuar duhet që të jetë më shumë e imja, sepse me një teknologji ushtarake unë më të sofistikuar jam në gjendje të ta mbyll gojën nesër.

Një filozof i madh ka thënë, o Alma, që lufta nuk fillon kur bien bombat. Shiko sa filozofike është. Nuk fillon kur bien bombat. Atëherë kur fillon?

33:11

Alma

Aty pothuajse është fundi.

33:13

Pilo Zyba

Po! Nuk fillon kur fillojnë bombat. Ajo fillon më përpara, kur ne të dy nuk gjejmë gjuhën. Që që nga mënyra që neve nuk gjejmë gjuhën, bombat kanë ardhur!

Kjo është një nga arsyet kryesore. Harta, thonë ata shkencëtarët që merren me këto probleme, harta nuk ndryshohet me laps.

Ashtu siç u vendos edhe në Luftën e Dytë Botërore ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, që ja këputën praf-praf-praf-praf një copë Pilo, një copë Alma, një copë, 5 copa Rusia, 10 copa Amerika me Evropën, edhe u krijuan dhe këto probleme që janë akoma dhe sot.

Paqja nuk vjen kaq kollaj. Paqja është pasojë që shkruhet me gjak.

Paqja dikur do vendoset sot në Lindjen e Mesme, nuk flasim sot. Do vriten, do priten dhe do shikojnë, armatimet do bien, njerëzit do shuhen, fabrikat do prishen, e ardhmja po prishet.

Atëherë çfarë do bëjmë? Do ulemi diku në një tavolinë. Ti do më thuash: "Nuk jam dakord kështu", unë do të them: "Nuk jam dakord ashtu", pastaj do vemi e do themi: "Shiko Alma, 50 ti, 50 unë, do ta gjejmë këtë punë tani se, shiko, po bëhet keq fare", domethënë.

34:39

Alma

Ëhë.

34:40

Pilo Zyba

Dhe do ta gjejnë një gjuhë. Mirëpo paqja, pse është kaq e vështirë paqja? Pse është kaq e vështirë paqja në Rusi? Edhe pastaj dalim edhe në Lindjen e Mesme.

Rusi thotë: "Vendos me veton, se kam forcën, nuk e çaj b*thën". Thotë: "Dëgjo këtu, Ukraina në NATO nuk do futet".

"Po mirë, më dale, kush je ti që vendos se ku do vete unë? Unë e di vetë se ku do vete." "Jo, e vendos unë! Ti nuk do futesh atje sepse në qoftë se ti futesh atje, unë do të bie!" Edhe dang e ranë, edhe po i merr...

Analistët shumë herë thonë dhe flasin Alma dhe thonë: "Hë mo, se nuk ka marrë shumë territor Rusia. Ka katër vjet që lufton edhe ka marrë kaq kilometra katrorë." E di se sa është ajo kilometra katrorë? Sa Italia e sotme.

Nuk ka marrë shumë domethënë. Nuk ka marrë shumë!

35:49

Alma

Jo, nuk është vetëm kilometrat, po sa gjak është derdhur!

35:52

Pilo Zyba

Patjetër! Dhe hidhemi pastaj edhe në pjesën e poshtme. Po vriten këtej nga ana tjetër. Do vriten e do shkatërrohen dhe përveç asaj që do vriten, që është kryesore, ka dhe diçka tjetër, Alma:

që dhe qetësia prapë nuk do jetë, sepse janë interesat në mes, dhe prapë do fillojë ndërtimi dhe gjysma e atyre ndërtimeve, domethënë ndërtimet, flas për paranë, do venë prapë për armatimin.

Dhe të gjitha këto pse vijnë? Vijnë sepse një firmë paqeje, në qoftë se do të mund ta quajmë, ashtu siç e thamë dhe më parë, nuk i shërben të gjithëve. Ajo që më intereson mua, nuk të intereson ty. Ajo që të intereson ty, nuk i intereson Kinës. Ajo që nuk i intereson Kinës, i intereson Rusisë. Ajo që nuk i intereson Rusisë, i intereson Francës. Atëherë hajde dhe ta gjejmë tani se si t'ua bëjmë qejfin të gjithëve.

37:00

Alma

Pra, harta ndryshon me laps, por pasojat shkruhen me gjak.

Ne folëm për histori, për politika, për interesa. Por pas çdo lajmi, pas çdo harte dhe çdo vendimi janë njerëzit. Njerëzit që nuk bëjnë luftë, por jetojnë brenda saj.

Sot, Pilo, do ndalemi tek disa histori të vërteta që nuk janë statistika, por jetë.

Një djalë 8-vjeçar zgjohet natën nga zhurma e shpërthimeve. Ai nuk pyet kush e nisi luftën, ai pyet vetëm: "A do të jem gjallë nesër?"

Ai mban fort dorën e nënës dhe mëson shumë herët një gjë që s'duhet ta mësojë asnjë fëmijë: frikën.

Çfarë ndodh me një brez që rritet me këtë realitet, Pilo?

37:58

Pilo Zyba

E shikon se sa thellë fut... Alma, je futur në këtë temë, domethënë me këtë që the. Një fëmijë që rritet në luftë nuk humbet vetëm fëmijërinë. Ai humbet besimin te kjo botë.

38:13

Alma

Gjithçka.

38:15

Pilo Zyba

Ai mëson të dallojë zhurmën e armëve përpara se të mësojë alfabetin. Në Palestinë janë vrarë me mijë...

38:26

Alma

Lind një tjetër brez, Pilo. Ai mëson të bëhet një hakmarrës, mëson të bëhet një luftëtar.

38:35

Pilo Zyba

Atë desha të them. Atë, konkretisht atë desha të them, që the dhe vetë, por dua ta shtoj dhe me diçka tjetër më shumë. Israeli sot po vret fëmijët në Palestinë.

Dhe pse konkretisht po vret kaq shumë fëmijë? Shtrohet pyetja.

Do nxjerrim një konkluzion dhe do themi: këta fëmijë sot që janë nga 8 vjeç, ajo që the dhe ti, që janë rritur në këtë mënyrë, do kenë një urrejtje të jashtëzakonshme kur të shkojnë 20 vjeç dhe janë gati të të hidhen në fyt e të të vrasin.

Dhe prandaj dhe sot Israeli po vret kaq shumë fëmijë, pa pyetur se kë po vret, po i zhduk. Dhe kjo krijon një plagë që nuk shërohet lehtë.

Një shoqëri që rrit fëmijët me frikë, rrezikon të jetojë rrezikon të jetojë nuk do jetojë gjatë jashtë një konflikti të armatosur.

Sepse po marrim edhe një shembull nga kjo që kishim: amerikanët bashkë me Israelin u ngritën dhe vranë të gjithë përbërjen e shtetit të Iranit, duke filluar që nga Hamenei e të gjithë të tjerët me radhë. Dhe ai që ka ardhur sot në pushtet, që është i biri i tij, që ka...

humbur në atë goditje gjysmën e vetes në radhë të parë, sepse ndoshta, se thonë që është i plagosur e ku di unë e të tjera e të tjera.

Por ka humbur babanë, ka humbur nënën, ka humbur xhaxhanë, ka humbur gruan, ka humbur fëmijën. Ai njeri, Alma,

pyesim shoqërisht, domethënë edhe ata që na shikojnë e na dëgjojnë. Mundet që të ulet në një tavolinë për të bërë paqe me ty që e ke vrarë?

40:30

Alma

Pyetja është përse duhet të ulen në një tavolinë mbasi janë vrarë e janë therur? Duhet të ulen përpara se të arrijnë në këtë pikë.

40:40

Pilo Zyba

E drejtë! E drejtë!

40:43

Alma

Sepse, sepse në atë pikë nuk ka urrejtje. Nuk ka hakmarrje.

40:49

Pilo Zyba

Po hakmarrja vjen dhe... Alma, ke të drejtë. Ke të drejtë, po. Të dëgjoj, të dëgjoj.

40:56

Alma

Po pra, nëse do shtrohen që në fillim fare,

në fund të fundit, në fund të fundit, e gjithë bota, e gjithë bota e konsiderojmë një shtëpi të madhe.

Një shtëpi të madhe. Çfarë kuptimi ka që të kesh ujë në kuzhinë dhe mos të kesh ujë në banjo?

41:17

Pilo Zyba

Dëgjo Alma, më pëlqen...

41:19

Alma

Se unë po marr disa shembuj ndoshta banalë, por...

41:24

Pilo Zyba

Më pëlqen shumë mënyra, po më pëlqen shumë mënyra se si... domethënë dhe njerëzve, domethënë është më praktike kjo që themi.

Pak më parë, vetë më pyete dhe e kuptove dhe vetë pyetjen që bëre, që të gjitha këto gjëra vijnë që nga historia.

Pra, historikisht neve nuk po i lëmë më vend vetes që të kemi mundësi të ulemi në një tavolinë. Nuk po themi të ulemi të bëjmë dasmë, dakord, por ato që kemi t'i ndajmë në mënyrë të barabartë.

41:59

Alma

Më fal Pilo, pse mos të bëjmë dasmë kur të rinjtë e zgjedhin vetë njëri-tjetrin pa parë shtet, racë, absolutisht asgjë, se tashmë nuk shikojnë as gjini jo.

42:10

Pilo Zyba

Jam dakord me ty, edhe ke shumë të drejtë. Mirëpo çfarë ndodh? Ndodh që këta njerëz, këto kokat që neve i quajmë koka të mëdha që drejtojnë botën, për mendimin tim nuk janë koka të mëdha.

Dhe nuk janë...

42:29

Alma

Janë xhepa të mëdhenj, Pilo. Janë xhepa të mëdhenj. Janë as xhepa jo, po janë thasë të mëdhenj.

42:36

Pilo Zyba

Po nuk është vetëm thesi, Alma!

42:38

Alma

Dhe nuk e kuptoj se çfarë do t'i marrin me vete. Në fund të fundit, ti po lë një botë të shkatërruar për fëmijët e tu, për nipërit e tu dhe pasardhësit e tu. Për çfarë të hyn në punë ky shtet i bërë më i madh nga ti, kur brenda të jenë të krimbur njerëzit që do ngelen?

42:57

Pilo Zyba

Ke shumë të drejtë! Po themi që unë jam ai që ta rrëmbej copën e bukës nga dora, edhe buka jote më takon mua. Kjo është padrejtësia më e madhe.

43:07

Alma

Okej. Okej. Por këtë copë buke ti nuk do mundesh ta hash dhe ta ndash me pasardhësit e tu.

43:14

Pilo Zyba

Po ja pra, në qoftë se do ketë pak mend, edhe ai Khamenei... Khamenei, se unë i them Kameni, se kameni i thonë i djegur, ë? Khamenei, edhe ai iku me gjithë familjen e tij. Çfarë mori me vete?

Po ai djali amerikan që u vra, që la gruan dhe fëmijët, çfarë mori me vete? Mirëpo jo, janë kokat e nxehta këta.

Edhe një Netanyahu që po bën ka 30 vjet luftë, çfarë...? Me gjithë të vëllain, se ka ikur dhe i vëllai, ia vranë.

43:52

Alma

Pilo!

43:53

Pilo Zyba

Çfarë?

43:54

Alma

Detyrojnë dhe të rinjtë të venë në luftë dhe shumë prej tyre për çfarë e bëjnë? Prapë për lekë! Prapë për lekë!

44:03

Pilo Zyba

Të gjitha këto...

44:04

Alma

Për të rritur ekonominë në familjet e tyre.

44:09

Pilo Zyba

Është bërë edhe jeta... edhe vetë jeta e njeriut është për tregti, Alma.

44:15

Alma

Kthehemi, kthehemi një hap mbrapa. Kthehemi një hap mbrapa.

Një nënë me një çantë të vogël në dorë lë pas shtëpinë e saj, pa e ditur nëse do kthehet ndonjëherë. Ajo nuk merr gjëra me vete, merr vetëm fëmijët, sepse në luftë shtëpia nuk është më vend, por njerëzit që ka pranë.

Çfarë do të thotë të largohesh nga gjithçka? Dhe para se të nisësh Pilo, do të shtoja, sepse më vjen në mendje

tragjedia që ka pësuar populli çam kur u përzuu nga trojet e veta, kur nënat...

44:57

Pilo Zyba

Ti vetë, jo populli çam! Ti vetë! Babai yt, gjyshi yt!

45:01

Alma

Po. Kur nënat morën... ne i themi bokshajë, i themi asaj të lidhurës ashtu, çarçafit të lidhur,

45:11

Pilo Zyba

Ajo shamia, shamia! Atë shami!

45:13

Alma

Okej, e morën me vete pa parë nga sytë këmbët vetëm të shpëtonin kokën dhe dhe shumë... dhe mbaj mend nga historia që një nënë në vend të hidhte atë bokshajnë hodhi fëmijën në lumë.

45:30

Pilo Zyba

E vërtetë, e vërtetë.

45:31

Alma

Këto luftëra kanë qenë brez pas brezi dhe ky popull nuk ka zënë mend!

45:40

Pilo Zyba

Alma, edhe fjala që the, po edhe pyetja që bëre, do të thotë të humbasësh identitetin tënd për të mbijetuar. Refugjatët nuk largohen sepse duan, largohen sepse nuk kanë zgjidhje tjetër.

Askush nuk braktis shtëpinë e tij, nëse shtëpia është ende e sigurt.

46:06

Alma

Pilo, unë atdhe... vendin tim e kam lënë 20 vjeçe. Okej? Gjyshërit e mi e lanë nga nga Greqia, unë e lashë nga Shqipëria, okej? Dhe kam ardhur me bashkëshortin në një skaf në Itali që mund të kisha vdekur dhe do thuash: "Alma, nuk ishte më mirë të rrije atje sesa mund të vdisje në det, një vajzë 20-vjeçare?"

Por jo, njeriu shpreson. Njeriu shpreson për një ditë plot diell. Është e trisht. Është e trisht.

46:44

Pilo Zyba

Alma, lufta nuk u jep të gjithëve mundësinë të largohen. Disa mbeten për të mbrojtur, burrat si me thënë, disa sepse nuk kanë ku të shkojnë. Në luftë zgjedhjet nuk janë të lira, janë të detyruara.

47:04

Alma

E di Pilo. Një burrë qëndron pas ndërsa familja largohet. Ai i përqafoi fëmijët si për herë të fundit, edhe pse nuk e thotë. Ai nuk është hero filmi, është një baba që nuk ka zgjedhje, por por është i detyruar ta bëjë.

47:22

Pilo Zyba

Atëherë pra, përse këta që drejtojnë kombet duhet ta bëjnë këtë? Unë habitem për veten time.

Kjo mua më bën... që të detyrosh tjetrin, jo të detyrosh të iki nga shtëpia, ti po ia shkatërron shtëpinë, më kupton?

Ti nuk po i krijon atij mundësi as për të jetuar! Ai duhet të iki, dhe duke ikur, Alma, ti e ke provuar vetë, po neve që jetojmë jashtë po e kuptojmë,

ti vetë... babai yt lindi në Shqipëri, në një kohë që duhet të lindte atje ku thamë, në Çamëri, në tokat e tij, të prindërve të tij.

Babai lindi në Shqipëri, ti linde në Shqipëri dhe ike në Itali. Ike ti, ike...

48:14

Alma

Fëmijët e mi lindën në Itali.

48:16

Pilo Zyba

Dhe fëmijët e... Pra, po na humbet identiteti!

48:20

Alma

Dhe mbesat... nipi dhe mbesat e mia me siguri do lindin në Angli.

48:28

Pilo Zyba

Prandaj po të them! Prandaj po të them!

48:31

Alma

Një botë çorap!

48:33

Pilo Zyba

Shumë çorap!

48:34

Alma

Një familje në një varkë të vogël në mes të detit. Uji është i ftohtë dhe shpresa është e vetmja që i mban gjallë. Një fëmijë pyet: "A është kjo rruga për një jetë më të mirë?" Çfarë rrezikojnë këta njerëz për një shpresë?

Dhe këtu më sjell në mendje... unë, ti e di që punoj me me të rinjtë emigrantë dhe këtu më sjell në mendje...

48:58

Pilo Zyba

Me fëmijët, me të vegjlit, të rinj! Me imtësira duhet ta thuash, Alma! Këto janë pasojat e luftës!

49:04

Alma

Po pra, më sjell në mendje fëmijë, të rinj 14, 15, 16, 17-vjeçarë që nxitonin të të rrezikojnë jetën në në në... në det për të ardhur në Angli, mos t'i kapi mosha 18-vjeç në Shqipëri, sepse nuk pajiseshin dot me dokumenta.

Okej? Dhe kur një nga këta fëmijë më ka thënë: "Alma, shyqyr që erdhi policia angleze e na kapi, sepse varka jonë... skafi, çfarë ishte ajo, ajo e vogla, kutia e shkrepëses, ishte zhytur në ujë! Ne kemi ndejtur në ujë në dimër, në nëntor në Angli, që është deti i ftohtë në mes të beharrit, okej? Kemi ndejtur në ujë për orë e orë e orë të tëra!"

Okej?

49:57

Pilo Zyba

Alma, nuk mund të rri pa përmendur...

50:00

Alma

...i mbërthente lotët dhe kur ajo ia tregonte, dhe kur ajo ia tregonte, unë qaja.

50:06

Pilo Zyba

Kohët e fundit kam lexuar këtë librin e Bujanës.

50:12

Alma

Po.

50:13

Pilo Zyba

Në një moment kur ajo hipën me gjithë fëmijët, të tre fëmijët e saj, për të ikur në Itali, dhe kanë vajtur nga mesi i kanalit të Korfuzit, e ku di unë nga ishin andej matanë, anijen e godasin... Anijen, jo se ishte anije, se ishte gomone, e godasin dallgët dhe këta mezi mbaheshin, edhe fëmijët e saj.

Ajo thotë: «Unë u flisja gjithnjë fëmijëve thjesht që të dëgjonin zërin, sepse ishte furtunë. Në një moment», thotë, «po qante një fëmijë...» Më ka rrëngjethur kur e kam lexuar. «Dhe ai që drejtonte atë gomonen i tha...»

50:56

Alma

«Pushoje!»

50:57

Pilo Zyba

Jo: «Pushoje fëmijën...»

50:59

Alma

«...se ta hodha në det!»

51:00

Pilo Zyba

«...ose hidhe në det, se të hodha dhe ty!»

51:08

Alma

Kjo është njerëzia, Pilo.

51:10

Pilo Zyba

E kupton ti? Dhe që nga ai moment...

51:12

Alma

Kjo është njerëzia.

51:13

Pilo Zyba

...nuk e përmend më fëmijën. Dhe thotë: «Kur zbritëm në tokë, ai fëmijë, ai fëmijë», thotë, «që nga ai moment nuk qau më. Dhe unë», thotë, «u tmerrova...»

51:28

Alma

«...se mos e kishin hedhur në det.»

51:29

Pilo Zyba

«...se mos e kanë hedhur në det, mos e kanë hedhur në det. Për një moment», thotë, «kur zbritëm dhe po iknim më në këmbë nëpër ca shkurre, nëpër ca ferra që të ngjiteshim diku, dëgjova», thotë, «zërin e tij, u lumturova.»

51:43

Alma

Kur ti mua ma tregon, Pilo, mua më kalon para syve, e kupton, gjithë ai udhëtim që kam bërë unë nga Vlora në Otranto dhe derisa u larguam.

51:56

Pilo Zyba

Edhe ti mos e ke bërë me gomone, prandaj këtë e di ti?

51:59

Alma

Me skaf. Me skaf dhe kështu, domethënë, na hodhën: «Hidhuni», thanë, pa pyetur se sa ishte uji aty, «hidhuni dhe pikë se na kapte policia».

52:08

Pilo Zyba

Kush rron e kush vdes.

52:10

Alma

Dhe kur neve na hodhën dhe prekëm në tokë, domethënë na prekën këmbët në tokë, arrinim domethënë të merrnim frymë, neve thamë: «Po dhe na kapi dhe policia, rëndësi ka që neve zbritëm gjallë, nuk u mbytëm, kaq. Kjo ishte e rëndësishme. Pastaj...»

52:28

Pilo Zyba

Po sa patën që, sa shkuan dhe u mbytën? Pasojat?

52:32

Alma

Prandaj pra, prandaj u lumturuam, prandaj u lumturuam kur prekëm në tokë.

52:38

Pilo Zyba

Pra, jemi atje tek ajo që gjithçka humbet jetën, familjen, rreziku bëhet zgjidhja më e vogël. Shpresa është e vetmja që nuk fundoset, edhe në det.

52:52

Alma

Të gjitha këto, Pilo, janë vërtet për t'u shkruar dhe për të mbetur në histori, pavarësisht se mundohemi shpeshherë t'i harrojmë dhe t'i mbulojmë me një velë këto kujtime, sepse janë kujtime vërtet të trishta, të hidhura, të frikshme.

Mes gjithë kësaj është edhe dikush që ka humbur gjithçka, por nuk ka humbur njerëzinë. Ai thotë: «Nuk dua hakmarrje. Dua që fëmijët e mi të mos jetojnë këtë që jetova unë.»

A është e mundur të mos urresh pas gjithë kësaj? Ne e cekëm pak më parë.

53:41

Pilo Zyba

Po.

53:42

Alma

Një ndër ta jam edhe unë dhe familja ime që e kemi filluar jetën nga fillimi disa herë. Gjyshërit e mi, siç e thashë dhe më parë...

Por meqenëse unë e kam shkruar, po e lexoj siç e kam shkruar.

Gjyshërit e mi ikën si ata që ikën sot nga Palestina, nga Iraku, pa ditur se ku venë, duke qenë pa rrënjë, pa fis dhe pa farë. Po kështu edhe unë nga Shqipëria në Itali, dhe fëmijët e mi, lindur në Itali dhe sot jemi në Londër. Ndoshta ky është një qëllim për të tjetërsuar kombet.

Këtë doja të pyesja, Pilo, prandaj ta rilexova, ta rifash.

54:30

Pilo Zyba

Nuk është, Alma, për ta menduar vërtet kështu siç e the. Se këtë do ta marrim, se nuk po marrim vetëm Iranin apo Irakun apo Libinë, po i marrim të gjitha bashkë, sepse kjo nuk po ndodh vetëm tek ata. Në kohën që kërciti lufta në Shqipëri dhe morën njerëzit armatimet, kush po pyeste se ke apo s'ke shtëpi? Kush po pyeste? Ishte koka në radhë të parë. Po vriteshin njerëzit kot.

Nuk pyet njeri. Mirëpo duke ikur nga shteti në shtet, ruhet identiteti yt kombëtar? Se unë po shikoj edhe këtu, ne kemi ardhur për shembull, por kam jetuar dhe në Greqi. Shumë fëmijë të shokëve të mi, të miqve të mi, të kushërinjve të mi, të motrave të mia apo të tjerë e të tjerë, për interesa apo pa interesa, apo për mosinteresim, po harrojnë gjuhën, po harrojnë traditën, po harrojnë vetveten.

55:34

Alma

Pilo...

55:35

Pilo Zyba

Dhe kjo nuk më pëlqen. Është e vështirë, por është e vetmja rrugë drejt paqes, sepse urrejtja, Alma, bën atë që vazhdon luftën. Nuk bën atë që të ulesh për bisedime edhe që armët të heshtin. Paqja fillon aty ku ndalohet hakmarrja. Nuk duhet të jesh hakmarrës që të kesh mundësi të arrish paqen.

56:04

Alma

Po, Pilo, po, po. Fakti është kur ai të ka therur, të ka vrarë, të ka prerë, të ka kthyer në një njeri shpellash, ti nuk ke më as ndërgjegje, as dashuri, as dhimbshuri. Por para se të vazhdojmë, Pilo, dua të përshëndes pak miqtë tanë që po na ndjekin.

Kemi Anila Kodrën që thotë: «Përshëndetje», thotë Anila, «ju uroj suksese dhe mbarësi Almës dhe Pilos». Kemi Suzanën që thotë: «Përshëndetje! Përgëzime për emisionin dhe temën e sotme». Kemi shoqatën Shqiponja Reggio Emilia, që janë një shoqatë mjaft e konsoliduar: «Jam dakord», thotë, «me zotin Pilo». Kemi Endri Shtyllën që edhe ai na përgëzon për emisionin dhe temën që kemi zgjedhur sot dhe është shumë domethënëse, dhe kemi ca pyetje që na ka drejtuar Suzana.

«Për Almën», thotë: «Populli nuk vë mend. Nuk e ka në dorë populli për luftën, populli thjesht nuk ka fuqi». Dhe ne e dimë, Suzana, jemi shumë dakord me ty, këto gjëra dihen. Kurse për Pilon thotë: «Çuditem me drejtuesit që vazhdojnë luftën. Drejtuesit nuk duan t'ia dinë për njerëzit». E dhimbshme, por e vërtetë.

57:29

Pilo Zyba

Por sepse, Alma, duke qenë... jo të plotfuqishëm, po si mund të them, duke qenë shumë të pasur, jetojnë... ata nuk jetojnë me, nuk po them me copën e bukës së njeriut, po nuk jetojnë në atë luftën për të paguar dritat apo ujin, u del apo s'u del këtë muaj. Ata të gjithë njerëzit, mendoj unë, ndoshta e kam gabim po ky është mendimi im, shiko këtu, Trumpi apo Putini apo tjetri, unë mendoj që njerëzit i kanë si puna e gurëve të shahut apo të gurëve të dominosë: do vë dopio gjashtën apo do vë gjashtë-pesën. Edhe e zgjedh ai se kë do vërë. Edhe heq njërin, vë tjetrin, shtyn përpara një ushtar, sakrifikon një oficer.

58:21

Alma

Sa vlerë ka... Ja pra, sa vlerë ka njerëzimi, Pilo, dhe këtë e demonstruan në 2019-n. Edhe ajo ishte një luftë e ftohtë që bënë.

58:31

Pilo Zyba

Sido që të jetë, Alma, neve me një emision nuk i zgjidhim dot të gjitha këto tema. Mua më bëhet qejfi që edhe Anila, edhe Zana, Suzana, edhe të tjerët janë pjesë, se duke qenë pjesë e emisionit që na ndjekin, unë mendoj që janë pjesë e shqetësimit tonë të përbashkët që kemi.

58:54

Alma

Pikërisht.

58:56

Pilo Zyba

Dhe kjo mendoj unë do jetë një pjesë e asaj që neve këtë rreth... Ne nuk shpallim ide, neve nxjerrim disa të vërteta, të cilat shumë njerëz i përkrahin ato. Pra, këtë kërkojmë neve konkretisht, që duke ndjekur emisionin që kemi, e kemi të thjeshtë, pra «Kritika» e kemi dhe e kemi krejtësisht të thjeshtë, unë e di, nuk nisemi si disa të tjerë që i bëjnë me qëllim emisionet e tyre. Qëllimi ynë është vetëm që njerëzit të kenë njohuritë e tyre ndoshta më mirë sesa thjesht duke dëgjuar një lajm, sepse lajmi që dëgjon shumë herë është i manipuluar, ndërsa ne flasim për një lajm, për një mendim psikologjik, për një vendim luftarak, për një të vërtetë që ndodh. Ne nuk mundohemi ta manipulojmë atë, sepse nuk kemi interesa siç kanë ata mbrapa perdeve dhe lozin...

Në skenë, duke folur mbas perdes.

1:00:07

Alma

Pilo, sot dëgjuam histori, por në të vërtetë dëgjuam njerëzillë... njerëzillëk.

Sepse lufta nuk është vetëm një lajm. Ajo është në sytë e një fëmije që nuk fle, në duart e një nëne që nuk lëshon, në heshtjen e babait... e një babai që mbetet pas. Dhe ndoshta,

pyetja më e rëndësishme nuk është kush ka të drejtë, por sa jetë do të duhen ende për të kuptuar se askush nuk fiton. Sepse në fund sherri kërkon kokë, por paqja kërkon zemër. Dhe bota ka nevojë për më shumë zemër. Ndoshta

nuk mund ta ndalim botën, por mund të ndalemi për një çast dhe ta kuptojmë atë. Sepse lufta nuk fillon vetëm me armë, ajo fillon kur harrojmë njëri-tjetrin si njerëz.

Sot folëm për vende, për politika, për interesa, por në fund gjithçka kthehet tek një e vërtetë e thjeshtë: jeta ka më shumë vlerë se çdo fitore. Dhe nëse ka një shpresë në këtë botë, ajo nuk lind nga fuqia, por nga ndjeshmëria.

Nga një dorë që nuk shtyn, por ndihmon, nga një zë që nuk nxit, por qetëson, nga një zemër që zgjedh të kuptojë, jo të gjykojë. Le të mos presim një histori të na mësojë me dhimbje kur mund të mësojmë me ndërgjegje, sepse në fund nuk do të kujtohen ata që fituan luftërat, por ata që ruajtën njerëzimin.

1:01:43

Pilo Zyba

Alma, neve mundohemi, e thamë edhe pak më parë, që të krijojmë jo kushte, se ne s'jemi në gjendje për të krijuar kushte, por për të bindur njerëzit,

ndoshta sot nuk ka nevojë shumë për t'i bindur njerëzit, se të gjithë dinë, budallenj nuk ka, por është më mirë të jetosh në harmoni sesa të jetosh me thikë në xhep.

Sepse çfarëdo lloj lufte që të bësh për të përfituar, përfitimi i përkohshëm do jetë. Askush nuk fiton në mënyrë të përjetshme.

Sidomos njeriu, si qenie njerëzore, i cili edhe në maksimumi po të jetojë, jetoi 100 vjet dhe kaq, u mbyll historia e tij.

Por si duket, ndoshta këto kokat e nxehta që drejtojnë botën, ndoshta mendojnë që do mbeten në histori. Dhe shiko, është me të vërtetë për t'u çuditur,

nuk u bën përshtypje se që të luftosh sot, Alma, në botë që të mbetesh në histori e botës për mirësinë që ke, unë po ta pranoj, po të mbetesh në mirësinë e botës për shkatërrimin që i krijon asaj, kjo më habit.

1:03:09

Alma

Kemi ardhur në fund të emisionit, Pilo. Edhe pse në të vërtetë kjo temë nuk mjaftojnë 60 minuta, por emisioni ynë është 60 minuta, edhe pse asnjëherë... rrallëherë është mbajtur në 60 minuta.

Pra këto ishin 60 minutat e emisionit të kritikave. Një reflektim, pyetje dhe analiza që nuk synojnë të japin vetëm përgjigje, por të nxisin mendimin.

Natën e mirë dhe mos harroni: Paqja fillon nga ne.

1:03:42

Pilo Zyba

Natën e mirë dhe paqja fillon nga shpirti, nga zemra dhe nga ndërgjegjja e njeriut. Dhe paqja është shtëpia e lumturisë së njerëzimit. Natën e mirë.

1:03:58

Alma

Natën e mirë dhe shihemi të martën e ardhshme me një tjetër temë po kaq të rëndësishme dhe interesante.

1:04:06

Pilo Zyba

Natën e mirë. Natën e mirë, Alma.

1:04:09

(Muzikë)