Kritika në 60 minuta — talk show with Pilo Zyba (in Albanian)
Love in emigration: why do people choose differently?
What it is about
This discussion examines the shifting dynamics of romantic relationships among young Albanians in emigration and the factors behind choosing partners from other cultures. The dialogue focuses on the tension between traditional family mindsets and women's aspirations for autonomy, equality, and mutual respect. Drawing upon lived experiences and reflective poetry, the conversation underscores that enduring partnerships rely not on nationality, but on personal character and emotional maturity.
Chapters
- 00:27Love in Emigration and Identity Dilemmas
- 03:47The Search for Freedom and the Clash of Traditional Roles
- 10:00Emotional Upbringing and the Fear of Change
- 17:34Gender Equality and Sharing Domestic Responsibilities
- 26:08Choices in Loneliness: Love or Seeking Security
- 31:44The Poem 'The Old Model' and the Value of Character
- 46:48Age Gaps and Transactional Relationships
- 56:07Women's Achievements and the Primacy of Respect
Transcript
(Muzikë)
Alma
Mirëmbrëma dhe mirë se vini në këtë edicion të «Kritika në 60 Minuta». Sonte do të trajtojmë një temë që prek jo vetëm jetën personale, por edhe identitetin tonë kolektiv.
«Dashuria në emigrim: Pse zgjedhin ndryshe?»
Në dekadat e fundit, emigrimi ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si të rinjtë shqiptarë ndërtojnë marrëdhëniet e tyre. Gjithnjë e më shpesh shohim zgjedhje partnerësh jashtë komunitetit shqiptar, ndërkohë që shumë prej këtyre të rinjve janë rritur me gjuhën, kulturën dhe traditat tona.
Po pse ndodh kjo? A është kjo një zgjedhje e lirë dhe natyrale në një botë të globalizuar, apo kemi të bëjmë me një distancim të heshtur nga identiteti ynë?
Apo dështojmë si komunitet në ruajtjen e lidhjeve tona kulturore dhe familjare?
Sonte nuk do të japim përgjigje të thjeshta, do të analizojmë, do të kritikojmë dhe do të përpiqemi të kuptojmë më thellë: çfarë po humbasim dhe çfarë po fitojmë nga këto zgjedhje. Sepse në fund të fundit, dashuria është personale, por pasojat e saj janë shpesh shoqërore.
Pilo Zyba
Mirëmbrëma!
Alma
Mirëmbrëma, Pilo!
Pilo Zyba
Ëh, si gjithmonë, Alma, ëh temat tona besoj janë ëh tema shoqërore shoqërore të spikatura dhe që janë për komunitetin në përgjithësi janë një domosdoshmëri.
Alma
E vërtetë.
Ëh, Pilo:
Një djalë shqiptar
zgjohet në një në një qytet të huaj,
pi kafen i vetëm
dhe flet një gjuhë që nuk është e tij.
Një vajzë shqiptare
shikon nga dritarja dhe ëndërron një jetë ku nuk duhet të justifikohet
për atë që është.
Ata nuk njihen,
por kanë një gjë të përbashkët:
të dy kërkojnë dashurinë,
por jo në të njëjtin vend.
Ai kërkon një vajzë që i kujton shtëpinë,
ajo kërkon një burrë që i jep lirinë.
Dhe kështu, në të njëjtën kohë,
ne largohemi nga njëri-tjetri
pa e kuptuar pse.
Sonte do të flasim vetëm për dashurinë, por
për atë që na mungon si shoqëri.
A po e refuzojnë vajzat shqiptare burrin shqiptar? Jetojmë në një kohë ku kufijtë janë hapur, por zemrat ndoshta janë bërë më të ndërlikuara. Djemtë shqiptarë në emigrim kërkojnë gra shqiptare, ndërsa vajzat shqiptare ëndërrojnë burra të huaj. A është kjo zgjedhje, apo një plagë që nuk e kemi shëruar ende si shoqëri?
Pilo Zyba
Ëh Alma, mendoj që jo.
Ëh ato vajza ëh që kërkojnë një të huaj,
nuk refuzojnë martesën. Ato refuzojnë mënyrën e vjetër të vjetër për të qenur ose për të gjetur një burrë.
Ato duan një burrë të përmasave të tyre.
Dhe këtu kemi shumë për të thënë, për sa i përket vajzave po flas.
Alma
Sigurisht.
Ëh, po, Pilo, është e vërtetë. Ne
kemi shumë për të thënë për këtë për këtë tematikë që kemi zgjedhur.
Ëh dhe do të do të shtoja: Djemtë,
a po kërkojnë gra, apo shërbëtore emocionale?
Pilo Zyba
Ëh ja këtu tani, Alma, qëndron ai ndryshimi që thamë.
Ëh kjo është një pyetje që dhemb, por që duhet bërë dhe ju e bëtë. Disa djem kërkojnë dashuri, disa të tjerë kërkojnë rehati. Dhe këto, rehatia dhe dashuria, nuk janë e njëjta gjë.
Sepse në emigrim njeriu kupton diçka të dhimbshme: mund të ndërtosh një jetë, por është shumë e vështirë të ndërtosh një ndjenjë përkatësie.
Një djalë shqiptar punon gjithë ditën, sakrifikon, ndërton, por në fund të ditës ai kërkon dikë që e kupton pa shpjeguar veten.
Vajza shqiptare për të është gjuha
që nuk ka nevojë të përkthehet, është zakoni që nuk ka nevojë t'i shpjegohet dhe dashuria që nuk ka nevojë të mësohet nga e para.
Alma
Pra, po thoni që problemi është tek burri shqiptar, Pilo?
Pilo Zyba
Ëh jo, Alma, nuk mund të them që është te burri shqiptar. Problemi është tek mënyra se si jemi rritur të gjithë ne, flas për brezin:
djemtë me privilegje, ndërsa vajzat me kufizime. Dhe tani rolet nuk përputhen më.
Alma
Më fal, a është vajza shqiptare sot shumë kërkuese, këtë po po kërkon të më thuash?
Pilo Zyba
Jo, jo, jo, jo, jo, absolutisht jo! Vajza thjesht ka filluar të kërkojë atë që gjithmonë e ka merituar, por s'ia ka dhënë njeri.
Sepse shumë vajza nuk kërkojnë thjesht një dashuri, ato kërkojnë frymëmarrje. Disa prej tyre janë rritur me një kontroll, me një gjykim, me pritshmëri të rënda ëh dhe një ditë vajza në vetvete thotë: «Dua të jem e lirë, të jem vetvetja ime.»
Partneri i huaj, sipas mendimit të tyre, po edhe në përgjithësi kanë të drejtë për këtë, nuk është thjesht një burrë, është një ide. Ëh sepse duke marrë një të huaj, do ketë bashkë me të huajin respektin, do ketë barazinë, do ketë dhe hapësirën e saj personale.
Alma
Ëh, po pse e pse nuk e gjen tek një djalë shqiptar?
Pilo Zyba
Ehe, ja këtu qëndron e keqja. Sepse djali shqiptar shpesh është mësuar
të dashurohet pa ndryshuar veten e tij. Domethënë, djali shqiptar ka vajtur në emigrim ose kanë ardhur prindërit dhe e kanë marrë në emigrim dhe ai e shikon nënën e tij në shtëpi brenda se si gatuan, se si sillet, se si punon dhe ai dëshiron të ketë një grua si nëna e tij.
Edhe një vajzë që të jetë e lirë, është e dhimbshme që ai ta pranojë, sepse nuk është refuzimi i burrit si individ, por i një mentaliteti që ende ende ende nuk ka ndryshuar plotësisht në brendësi të tyre.
Alma
Pilo, pse mendon një djalë shqiptar thotë «je e lirë», por në fund të gjykon?
Pilo Zyba
Sepse, Alma, në fakt ëh ai djalë është në mes të dy botëve. Ai ka ardhur në emigrim edhe mendon si një njeri modern, ose siç duhet të mendojë.
Mirëpo, ka dhe ndjenjën tradicionale.
Domethënë, ëh që të ta shpjegoj me pak fjalë që të vazhdojmë më poshtë, ëh ai, nuk po them unë që do arrijë deri këtu, por fjala vjen, ëh do që këpucët t'ia marri gruaja dhe t'ia fusi në dollap ose në vendin e këpucëve. Por kjo tani nuk ka, se në kohën që ti ke ardhur, gruaja ndoshta nuk ka ardhur akoma nga puna.
Dhe ky konflikt shpesh e bën djalin të pasigurt, sepse do atë gjenezën e prindërve të tij. Rritëm neve vetë, rritëm djem me ide të vjetra, Alma.
Rritëm vajza me ëndrra të reja. Dhe sot ata nuk flasin me të njëjtën gjuhë emocionale njëri me tjetrin. Tjetër gjë kërkon djali, tjetër gjë kërkon vajza.
Alma
Sinqerisht, Pilo, unë nuk jam 100% dakord, sepse jo të gjithë djemtë janë kështu dhe jo të gjitha vajzat janë kështu. Janë djem djem, ka shumë djem punëtorë dhe shumë vajza të përkëdhelura, ëh vajza që pretendojnë pa dhënë mbrapsht asgjë.
Pilo Zyba
Ëh Alma, këtu ke plotësisht të drejtë. Por neve edhe si emision, apo si drejtim emisioni, qoftë morale, qoftë nga ana shpirtërore, qoftë nga ana psikologjike, ëh i kemi vënë detyrë vetes të të kritikojmë të metat, pra të kritikojmë ata që janë më pak, por që nuk janë në rrugën e duhur. Nuk e di në po shprehem tamam domethënë.
Alma
Mendon se kemi dështuar në edukimin e marrëdhënieve, Pilo?
Pilo Zyba
Nganjëherë, Alma, mendoj se po. Ne u mësuam fëmijëve ë se si të punojnë, u mësuam si të mbijetojnë, por nuk u mësuam fëmijëve tanë si të duan, si të respektojnë tjetrin dhe si si të komunikojnë në një mënyrë të kulturuar dhe me dashuri.
Alma
Pse?
Pilo Zyba
Po shiko, ë një djalë që jeton jashtë dhe nuk ndihet rehat me vajzat e huaja, ë ai është i prapambetur sepse nuk e kupton atë vajzë.
Ë, ti duke kërkuar që të martohesh me një vajzë shqiptare, sipas logjikës time tani, po dhe sipas fakteve që kemi përpara, me letra dhe me...
Alma
Më fal, më fal, Pilo. Domethënë një djalë që jeton jashtë dhe nuk ndihet rehat me vajzat e huaja, do të thuash, është i prapambetur, ë?
Pilo Zyba
Jo, ai nuk është i prapambetur, Alma, po ë ai është duke kërkuar një përkatësi. Ë dhe kjo është njerëzore. Domethënë, si mund të them unë ty, ai nuk është i prapambetur, po kërkon që të dëgjohet ai, si zë i parë, si zë i dytë, të pyetet ai.
Alma
Po.
Pilo Zyba
Dhe në këtë drejtim, unë mendoj që ky djalë shqiptar ndihet mirë me një vajzë shqiptare dhe prandaj kërkon një vajzë nga Shqipëria.
Sepse ë një vajzë shqiptare, sipas mendimit të tij, se kjo nuk është e vërtetë, po sipas mendimit të tij, një vajzë shqiptare është një vajzë e bindur, një vajzë e kujdesshme në fjalë, një vajzë punëtore, një vajzë që nuk di ta lëshojë edhe fjalën e rëndë. Mirëpo ai...
Alma
I jep rehati, e ke fjalën, një mashkulli.
Pilo Zyba
I jep rehati, tamam, e the mirë, i jep rehati. Por këtu nuk bëhet fjalë për rehati. Ë, ai e kërkon këtë sepse ka frikë që të vijë të të të ndryshojë edhe për vete, por që të ndryshojë edhe jetën e tij, sepse i duket sikur ë ajo gruaja e tij apo e dashura e tij apo edhe motra e tij, mos ta themi vetëm për për gruan apo për të dashurën. Ai e do që edhe motrën e tij pak a shumë ta ketë Alma nën kontroll.
Alma
Pilo...
Pilo Zyba
Djemtë kanë frikë të humbasin kontrollin. Ndërsa vajzat kanë frikë të humbasin veten e tyre, se ato kanë kërkesat e veta.
Alma
Mendon se kemi frikë nga ndryshimi, Pilo?
Pilo Zyba
Alma, ë djemtë në përgjithësi, dua ta them këtë dhe nuk kam pse ta ruaj, ë në përgjithësi këtë kërkojnë. Edhe në dashuri unë unë mendoj që kemi një gjenezë ë jo të mirë në këtë drejtim. Ë neve nëpër familjet tona, në shumicën e rasteve, po them gjithmonë, ë i përkëdhelim djemtë dhe i tundojmë vajzat.
Alma
E vërtetë.
Pilo Zyba
Ë dhe kjo për mendimin tim është një gabim i rëndë që bëjmë.
Alma
Nga ka lindur kjo, Pilo? Pse pse kemi arritur këtu?
Pilo Zyba
Dhe shiko që në kohët më të përparme, më bën përshtypje kur e mendoj edhe sot, Alma. Ë këto janë stereotipat që kemi krijuar neve në të kaluarën. Kur vinte një fëmijë katër-pesë vjeç për shembull, nga malësitë tona, babai e merrte ose gjyshi e merrte në mes të prehërit edhe pinte vetë duhan apo pinte llullë edhe ja drejtonte dhe nipit që të bëhej burrë. Më kupton? Këto stereotipe, këto këto ë sepse këto ide pastaj përsëriteshin shpejt shpesh nga brezi në brez dhe duke u përsëritur nga brezi në brez, bëheshin normale.
Alma
Kuptoj.
Pilo Zyba
Dhe vjen një ditë dhe vjen një e vërtetë që neve këtë nuk duhet ta shikojmë më. Sepse tani, në kuptimin e duhanit që thashë, tani nuk po lejohet duhani asgjëkundi.
Alma
Pra kërkonin ta burrëronin dhe t'i jepnin faktikisht që të vegjël, i jepnin ato përgjegjësi që një fëmijë s'mund t'i kishte.
Pilo Zyba
Ëh, shiko, ka ardhur koha që edhe djali shqiptar, edhe burri shqiptar, por edhe babai shqiptar, se unë jam i madh në moshë, ë duhet të ndryshojë. Mirëpo edhe ky ndryshimi nuk vjen menjëherë. Disa ndryshojnë, disa jo. Por e vërteta është kjo: gruaja shqiptare, Alma, ka ndryshuar më shpejt se sa burri shqiptar. Dhe kjo ka krijuar atë hendekun që burri shqiptar nuk e pranon.
Alma
Dëgjo, sonte ë në në shumë raste nuk jam dakord, por po të lë. (Qesh) A është gabim të duash një të huaj vetëm sepse mendon se do të jesh më e lumtur, Pilo?
Pilo Zyba
Absolutisht jo. Ë më konkretisht Alma, vajza ime ka marrë një të huaj. Nesër mund ta marrë dhe vajza jote, se është më e re.
Alma
Edhe pse dëshira ime dëshira ime është gjithmonë domethënë që të të mbetemi brenda...
Pilo Zyba
E shikon pra, është ajo që thamë pak më parë. Edhe prindi, edhe vajza, edhe neve i duam gjërat sepse e vërtetë, ke të drejtë dhe për këtë, tradita duhet ruajtur sepse duke ruajtur traditën ruan dhe gjuhën.
Alma
Dhe kjo nuk ka lidhje me racizmin, të të që të kuptohemi.
Pilo Zyba
Absolutisht jo! Absolutisht jo! Por është e rrezikshme nëse nuk e njeh veten mirë. Sepse lumturia, Alma, nuk vjen nga kombësia, por vjen nga marrëdhënia që ka njeriu. Domethënë në qoftë se ti e do një njeriun tënd, ti nuk ke nevojë t'i nënshtrohesh dhe ai nuk ka nevojë të të tundojë. Pra mirëkuptimi është ndërmjet atyre që duhen.
Alma
E di çfarë thotë italiani, Pilo? "Donne e buoi dei paesi tuoi", që do të thotë: gratë edhe lopët zgjidhi nga vendi yt sepse i njeh.
Pilo Zyba
Këtë e kemi edhe neve në shqip, nuk e kemi siç e ka ai për lopën, po...
Alma
Po dakord, dakord, por për të të thënë për okej, për të të thënë që jo ne shqiptarët që konsiderohemi se jemi pak më pas tyre, po dhe ata që janë më para nesh...
Pilo Zyba
Pa diskutim. Pa diskutim.
Alma
...këto këtë gjë e kanë dhe ata.
Pilo Zyba
Ë është e drejtë kjo, Alma. Ë, por tjetrit, që t'i themi dhe gjërat kështu ndërmjet nesh, ë gruaja shqiptare është kërkuese sot dhe dhe djali...
Alma
Këtë doja të Këtë doja të pyesja dhe të të të ndalesha pak. A është gruaja shqiptare më kërkuese sot?
Pilo Zyba
Është, është, është. Ë...
Alma
Dhe jo vetëm, po nuk nuk pranon nënshtrim si dikur. Është...
Pilo Zyba
Alma, ka edhe disa të dhëna të tjera statistikore të cilat duhen thënë. Sot universitetet janë të mbushura më shumë me vajza se sa me djem. Dhe kjo është një domethënie e madhe për mua. Dhe atyre vajzave ju duhet dhënë ato ato apo atë që ato meritojnë. Jo thjesht nuk pranon më pak femra sot, sepse ajo po shikon që sot është ajo po punon, po jeton, po lufton ashtu siç po lufton edhe një burrë, bashkërisht. Ajo madje po lufton edhe më shumë, sepse ajo dhe po e lan fëmijën dhe po e rrit fëmijën dhe po e mëson fëmijën. Shiko, janë më të paktë ata prindër që e çojnë fëmijën në shkollë dhe e kontrollojnë pas shkollës. Është nëna ajo që e bën, më të shumtën po flas. Atëherë, përse nuk duhet ajo që të mos ketë të drejta të barabarta me ty? Burri kthehet në shtëpi, ha drekë apo darkë, ç'ka rëndësi ajo punë, vë këmbën mbi këmbë dhe shikon televizor. Ndërsa nëna duhet të përgatisë fëmijën për nesër e duhet të lajë rrobat e duhet të lajë pjatat e të mos vazhdojmë më me këto, sepse këto i dimë të gjitha.
Alma
Dhe këtu dhe këtu nis ai hendeku në raportin burrë-grua, sepse kur ka një dashuri në mes, sa bukur e themi ne: "Një dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën." Përse nuk mund të jetë një dorë burri dhe një dorë gruaja, po gjithmonë duhet të jetë gruaja dhe burri duhet të pretendojë? Pse?
Pilo Zyba
Ë... sepse kjo vjen që nga tradita, Alma.
Alma
Më so- Më so- Më sot në mendje, më sot në mendje "14 vjeç dhëndër" ku gratë vinin të ngarkuara me barrat me dru mbasi kishin punuar tokat dhe burrat në kafene aty që i shikonin nga lart dhe "I kemi gratë e mira", "Jemi të mirë ne, pa janë ata", thoshin ata duke pirë kafe. Se ku ishte mirësia e tyre, ishte për t'u për t'u parë, po...
Pilo Zyba
Ë, du-
Dua të them një gjë dhe këtu mirë që ma kujtove. Po të shikosh me vëmendje, historikisht flasim ë, dhe e kape shumë bukur këtë...
këtë segment të vogël, këtë pikë të vogël. Në zonat e jugut, ishin gratë që punonin dhe arat.
Kjo po të rrish ta mendosh, është fatkeqësi, Alma. Ndërsa në zonat e veriut, gruaja nuk dilte fare në punë, ishte zonja e shtëpisë.
Domethënë një komb jemi, dy milionë, tre milionë, katër...
Alma
Po kë konsideron... kë konsideron ti traditë më të virtytshme për një grua atëherë? Sepse nuk më duket normale gruaja në shtëpi, gruaja në... në punë jashtë. Po një shpirt ka dhe ajo, dy duar ka dhe ajo, 24 orë ka dita.
Pilo Zyba
Jo, në veri gruaja nuk dilte në punë.
Alma
Më mirë.
Pilo Zyba
Bravo! Pra, gruaja, me mendimin tim tani se nuk dua të them shumë, mendimi im është ky: edhe natyra i ka krijuar gjërat në mënyrë të tillë që edhe zogu në fole rri nëna dhe ngroh vezët.
Më kupton? Pra, nëna apo gruaja është zonjë në shtëpinë e saj.
Dhe është e domosdoshmëri... Sami Frashëri ka thënë një fjalë të madhe, shumë të madhe: "Po të duam që ta ngrejmë", thotë, "në kulturë dhe në dije një komb, duhet t'i japim përparësi gruas." E ka thënë në 1800...
Alma
Ke të drejtë. Ke të drejtë, Pilo, dhe Enver Hoxha ia dha parësinë gruas, e bëri të barabartë me burrin që t'i binte bretku në punë. Kjo ishte parësia?
Pilo Zyba
Ai ishte një sistem i tillë i cili kishte të tjera qëllime.
Për mendimin tim, në ditën e sotme, një familje me dy fëmijë dhe burrë e grua si me thënë, në qoftë se mund ta themi kështu, duhet të, në kapitalizëm, duhet të kenë patjetër një barabarësi në ndarjen edhe të punëve në shtëpi.
Sepse në qoftë se dikur gruaja rrinte në shtëpi dhe bënte punët, burri kthehej nga ara dhe kishte nevojë për t'u çlodhur.
Ndërsa sot, kur kthehen që të dy të lodhur nga një fabrikë, nga një vend pune ku punojnë, xhaduhet një orë me u duart. Domethënë kthehemi të dy. Tani, normalisht që njëri do vejë tek një shkollë të marrë fëmijën dhe tjetri do vejë tek një shkollë të marrë fëmijën.
Dakord? Do venë në shtëpi...
Alma
Ose... ose njëri do vejë të marri fëmijën dhe tjetri do vejë të gatuajë.
Pilo Zyba
Po! Po! Dhe kjo është e domosdoshmëri. Mirëpo neve shqiptarët akoma nuk kemi... Jo nuk kemi ardhë, nga ata që the dhe pak më parë, përqindja vazhdon të rritet vazhdimisht, të kuptohet nga masat.
Por neve sot po marrim në shqyrtim atë idenë që pse vajzat tona po kërkojnë të huaj dhe pse djemtë tanë po kërkojnë vajza shqiptare? E kemi thënë dhe po themi prapë dhe po vazhdojmë ta themi që edhe këtu ka një urë lidhëse ndërmjet të dyve.
Njëherë, që në radhë të parë, Alma, do themi këtë: edhe dashurinë të duash t'ia shprehësh një vajze anglisht, ti nuk mund ta kesh atë gjuhën tënde angleze kaq perfekte sa ç'mund t'ia thuash asaj tëndes në gjuhën e nënës.
E vërteta. Domethënë edhe përkëdhelja e fjalës, edhe ëmbëlsia e fjalës ka dhe ajo peshën e saj. Edhe mirëkuptimi duhet të jetë në fjalët më të imta dhe në besimin më të mirë dhe në mirëkuptimin dhe në ndihmën e njëri-tjetrit siç the, që duart lajnë njëra-tjetrën që të mbijetojë qoftë dashuria, qoftë familja, qoftë shoqëria.
Alma
Pilo, a mendon se duke qenë jashtë, larg, në vetmi, bëjnë një zgjedhje të detyruar të rinjtë?
Pilo Zyba
Alma, të them të drejtën, nuk mund ta quaj të detyruar sepse nuk të detyron kush. Në emigrim...
Alma
Është vetmia pra, është ajo vetmia që njeriu kërkon të plotësohet.
Pilo Zyba
Po, të kuptoj shumë mirë. Sot, për mendimin tim, nuk ka më emigrim në kuptimin e e lidhjeve. Në emigrim njerëzit lidhen më shpejt, mirëpo ndahen edhe më shpejt, Alma.
Sepse shpesh ajo nuk është një dashuri, është nevojë për të mos qenur vetëm. Mund të të them diçka, për shembull, është edhe ajo që thamë pak më parë tani, 2 minuta më përpara që thamë, domethënë ti i shpreh, ajo të shpreh...
nuk është ajo shprehja jote e thellë që asaj vajzës ia nxjerr nga shpirti atë dashuri që ti ke për të. Edhe ajo vetë. Në fillim ata ndihen mirë, shkojnë, vijnë, marrin, bëjnë, mirëpo jo se krijohen kontradikta, nuk e kam fjalën te kontradiktat, por edhe mirëkuptimi i tyre, edhe gjuha e tyre e ndryshme krijon çarjet e veta.
Alma
Pilo...
Pilo Zyba
Po. Kjo nuk... Nuk shpjegohet mirë, po.
Alma
Apo zgjedhim partner apo po kërkojmë shpëtim?
Pilo Zyba
Kjo është një pyetje me peshë, Alma, edhe është shumë e rëndësishme. Sepse shumë njerëz nuk zgjedhin një person. Zgjedhin një ndjenjë. Zgjedhin një siguri, një liri dhe një vlerësim.
Një vajzë shqiptare sot nuk është se po kërkon paranë, se po... vetëm paranë, se paraja i duhet gjithkujt, po nuk është se po kërkon paranë tek një i huaj. Ajo po kërkon pak a shumë lirinë e saj.
Sepse sa të vijë në shtëpi, u vonua se u vonua autobusi. "Hë, kam një orë që po të pres!" mentaliteti shqiptar. Mirëpo ky mentaliteti shqiptar nuk i thotë për vonesën, e akuzon "Ku ishe?". Ajo nuk mund ta pranojë këtë, sepse u lodh gjithë ditën duke punuar, do vejë dhe në supermarket dhe po vjen dhe e ngarkuar në shtëpi.
Këto gjëra tani, duhet që djemtë shqiptarë, burrat shqiptarë t'i hapin sytë. Të dijë ta mbajë atë që ajo, nëna e fëmijëve apo gruaja e tij, do mbajë po atë, por në mënyra të tjera.
Alma
Pra, a është kjo një histori dashurie apo një histori mungese?
Pilo Zyba
Eh, është një histori mungese. Është mungesë mirëkuptimi, ajo që thamë që nuk mirëkuptojnë njëri-tjetrin. Është mungesë edhe edukimit emocional, Alma.
Dhe kur këto mungojnë, është ajo... Shiko, nga natyra, dua të ta shpjegoj pak më ëmbël nëse mundem, femra është një lloj si puna e lules. Kur i fryn me ngrohtësi, ajo i hap ato petalet e bukura.
Në qoftë se ti i fryn me shumë mllef, ajo ja këput petalet e i hedh në tokë. Pra, këtu e kam fjalën jo për frymën, e kam fjalën për fjalën. Domethënë, kur ti i flet ëmbël, ajo të kupton. Kur ti nuk i flet ëmbël, e dënon, e vret.
Dhe...
Alma
Kuptoj.
Pilo Zyba
Dhe kur këto mungojnë, njerëzit kërkojnë diku tjetër atë që nuk gjejnë dot tek njëri-tjetri. Edhe fillojnë përçarjet, fillojnë ndarjet.
Alma
Pra, kush është zgjedhja e duhur, Pilo, sipas mendimit tënd?
Pilo Zyba
Shiko, zgjedhja, mendoj unë, është që njeriu njëherë, ne njëherë të edukojmë fëmijët tanë me atë ndjenjën e mirëkuptimit, me atë ndjenjën e mirësisë, me atë ndjenjën e dashurisë në radhë të parë për ne, në radhë të parë për nënën, për motrën, në radhë të parë për vëllanë.
Edhe pastaj, kur ai rritet dhe duke marrë një edukatë të kultivuar, edhe ndaj dashurisë është po ai ideal.
Por po ta shikosh me vëmendje, Alma, në kohët e sotme shumë zinxhirë janë këputur tek ne. Zinxhirët e mirëkuptimit, sepse djemtë po hedhin një çantë në kurriz dhe po ikin sepse janë më të lirë nga prindërit në rrugën e tyre që zgjedhin.
Edhe neve themi për shembull që mori çantën, djali iku, ka punët e tija.
Alma
Hm.
Pilo Zyba
Ndërsa nuk mund të pranojmë neve që vajza mori çantën dhe iku se ka punët e veta.
Alma
Pilo, e di çfarë po mendoja, çfarë po më vinte në mendje tani? Po imagjinoja një djalë të dikurshëm, okej, që...
...i kishte duart me kallo, që nuk ishte i veshur, i mbajtur, i krekosur, me xhelëra, me tatuazhe e edhe me vetullat të hequra, por që kishte përgjegjësi për familjen, kishte respekt si për prindërit,
edhe edhe për gruan në mënyrën e tij. Dhe shikoj sot djemtë me vetulla të hequra, me tatuazhe, që marrin një rrogë të një rrogë të madhe dhe që harxhojnë më shumë nga ç'marrin
dhe që portofolin e kanë dhe që portofolin e kanë bosh dhe që nuk i dalin dot ballë jetës, familjes, gruas, fëmijëve...
Pilo Zyba
Alma, më kujtohet diçka. Çfarë? Më kujtohet diçka. Tek libri yt, ti ke një poezi e cila i përshtatet kësaj që po flasim tani.
Dhe unë, në fakt, ta them të drejtën, meqë ra fjala, po dal e ta gjej, do më falësh një minutë që ta gjej.
Se nuk më the më përpara që mund të kishim një diskutim të tillë, po po më pëlqen tani që po e diskutojmë. Poezia jote...
Alma
Më duket se kam edhe një, prit... Se më duket se kam dhe një video me nga nga të librit.
Pilo Zyba
Hidhe, hidhe! Hidhe edhe atë, hidhe! Shiko, ndërkohë mua do më pëlqente që ta lexoja këtë poezi, Alma.
Alma
Po.
Pilo Zyba
Është ajo që the. Domethënë, dhe poezia jote titullohet "Modeli i vjetër".
Alma
A po, më kujtohet.
Pilo Zyba
Dhe poezia është tamam për këtë që po diskutojmë dhe po debatojmë, i përshtatet dhe unë prandaj po them që do ta lexoj. Dhe them:
Ai nuk kishte emër,
veç dy sy të shkruar.
Duart e buta mbi shpatulla
për t'i pushtuar.
Një gojë të ëmbël me plot teori,
disa tatu që flisnin në vend të tij.
Bukuri engjëllore,
të linte pa mend.
Për vlera njerëzore,
tani në qendër.
Portofol firmato, shpuar tej për tej,
si parlamentar i vjetër që di të gënjejë.
Dhe çupkat
ëndërrojnë një foto me të.
Ai vjen me gjallëri dhe ikën pa zë.
Kopertinë e bukur, aktor kinemaje.
Nga duart dhe xhepat, një djalë mamaje.
Bujë e madhe, një tullumbac me gaz,
fluturon në ajër dhe diku atje më tutje, paf, plas!
Një djalë s'është shkruar muskuj e mjekër,
por mua më pëlqen modeli i vjetër.
Me xhepa të trashë
dhe kallo ndër duar,
nga koka në këmbë një thesar i çmuar.
Më ka pëlqyer që atëherë kur e kam lexuar dhe para se ta botoje edhe në libër. Pra, po të shikosh me vëmendje, nuk duhet ajo bukuria fizike dhe ai çapaçullëku që një djalë vërtet nxjerr dhe harxhon, bredh.
Këtu problemi është të jetë një njeri korrekt, të jetë një njeri punëtor, të jetë një njeri i sjellshëm, pra të ketë virtyte që i duhen sot familjes dhe shoqërisë, jo vetëm tonës në Shqipëri, po të gjitha familjeve të botës.
Pra...
Alma
Po. Më thuaj, më thuaj!
Pilo Zyba
Të dëgjoj, po të dëgjoj.
Alma
Jo, thjesht po mendoja, ndoshta nuk është çështje zgjedhjeje, ndoshta është çështje kohe tashmë.
Pilo Zyba
Alma, është edhe çështje kohe, por është edhe çështje zgjedhjeje, jam dakord me ty. Zgjedhja e duhur nuk është nëse është shqiptar, turk a bullgar, apo i huaj. Zgjedhja e duhur është ai djalë që do një vajzë, apo ajo vajzë që do një djalë, të respektohen,
sepse perfekt nuk është askush, të kuptohen kur nuk flet, nuk është problemi që të krijohet kontradikta për t'u kuptuar dhe të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, sepse në fund, po ta marrim të gjithë bashkë, Alma, dashuria nuk ka kombësi. Dashuria ka karakter!
Për të mbajtur fëmijën, familjen, gruan, nënën, babanë, e të tjerë.
Alma
Ka ndjenjë, zemër...
Pilo Zyba
Po, pa diskutim!
Alma
Djemtë kërkojnë rrënjë, vajzat kërkojnë krahë dhe dashuria përpiqet t'i mbajë të dyja.
Apo jo?
Pilo Zyba
Patjetër!
Alma
Ndoshta nuk është e rëndësishme, Pilo, se nga vjen ai apo ajo, por si të bën të ndihesh kur je pranë tij. Kjo është e vërtetë,
por kjo vjen kjo vjen me kalimin e kohës kur ti e fillon ta njohësh një njeri. Ne nisemi me hapat e parë dhe flas unë me mentalitetin që kam, nëse nëse unë do hidhja kokën nga ana tjetër, do do t'i hidhja sytë, flas për fëmijët e mi, tek një djalë shqiptar.
Pilo Zyba
Alma...
Alma
Por por, më fal që të të ndërpres, Pilo, por është e vërtetë që fëmijët tanë tashmë punojnë me me të huaj,
Pilo Zyba
Normal.
Alma
jetojnë jashtë, punojnë me të huaj dhe sigurisht që sytë do t'i kthejnë tek ai i huaji, dashje pa dashje. Atë fjalën e ëmbël do ta dëgjojë nga një i huaj, atë përkëdheljen, atë respektin.
Pilo Zyba
Alma, ne, kur them ne, domethënë flas si shoqëri, nuk po flas për mua e për ty, nuk kemi problem me dashurinë. Ne kemi problem me mënyrën se si jetojmë, si e jetojmë ne atë.
Vajzat shqiptare nuk po ikin nga burri shqiptar sot po ta shikosh me vëmendje, po ikin nga ajo që ata e lëndon.
Domethënë, jo për ta shpjeguar, por ajo nuk do që të jetë një skllave, do që të jetë e respektuar. Djali shqiptar në mëgrim nuk kërkon vetëm grua, kërkon edhe një copë nga atdheu i tij, ajo që the dhe ti pak më parë. Pse?
Sepse duke ditur vajza jote, duke qenë shqiptare vajza jote, edhe fëmija yt, edhe pse mund të marrë një të huaj vajza jote, vajza apo djali i saj do kenë gjuhën e nënës, prandaj thonë gjuhë e nënës, nuk i thonë gjuhë e babait.
Dashuria nuk dështon, dështojnë pritshmëritë që nuk përputhen ndërmjet tyre. Ne nuk dimë të flasim për ndjenjat dhe pastaj çuditemi pse nuk mirëkuptohemi, domethënë pse nuk kuptohemi.
Problemi nuk është kë zgjedhin, është shqiptar, a turk, a bullgar, a ku di unë, por sepse nuk zgjedhin njëri-tjetrin që na duhet ne. Domethënë, këtu nuk ka rëndësi nëse është shqiptar apo bullgar, rëndësi ka sa mirëkuptohesh ti me të,
me karakterin e tij, me mënyrën e jetesës së tij. Sepse unë mendoj, thjesht dua ta zgjeroj pak këtë idenë që e kemi tani, që do ishte më mirë të kishte një burrë shqiptar ajo vajza shqiptare, po dhe ai djali shqiptar një vajzë shqiptare,
sepse është ajo që the pak më parë, si thotë italiani: "Lopët merren nga fshati yt", sepse ja di traditën, ja di respektin, ja di...
Alma
Nga di sa qumësht jep, o Pilo!
Pilo Zyba
Ja di mënyrën e sjelljes, Alma.
Alma
S'flasim në këtë rast për lopën, Pilo!
Pilo Zyba
E ka thjesht për lopën ai, po e ka në mënyrë figurative dhe të fuqishme.
Alma
Jo, jo, jo, jo, Pilo, jo, jo, e ke gabim! Ai e ka vërtet për lopën. Ai thotë: "Edhe gruan", pse? Sepse ti gruan e njeh, e njeh atë vajzën e fshatit tënd, e njeh që kur niset në mëngjes për në shkollë apo për në punë, kur del, kur kthehet,
mënyra se si të përshëndet e të gjitha me radhë, edukatën, kulturën që ka të sajën dhe dhe familjen. Po ashtu edhe për lopën: ti e shikon ku kullot, ti e shikon sa qumësht jep, sa viça të bën në vit. E kupton tani që ai italiani është më i thellë akoma?
Pilo Zyba
Të kuptoj, jo, jo, e drejtë, e drejtë! E drejtë! E drejtë!
Alma
Shiko, kemi Anila Kodrën që thotë: "Po pate lekë dhe para, mirëkuptohet vajza." Nuk është e vërtetë, Anila, megjithatë po ia lëmë pyetjen Pilos të ta kthejë përgjigjen.
Pilo Zyba
"Po pate lekë dhe para mirëkuptohet vajza." Shiko!
Alma
Vajza vajza bën një një marrëveshje mendje dhe zemër me mendjen dhe me zemrën e saj, po nuk është se mirëkuptohet.
Pilo Zyba
Shiko, po, po, është ajo që the. Shiko, me të drejtë me të drejtë, duam apo nuk duam, se duhen pranuar gjërat ashtu siç janë, nuk kemi nevojë as të mburremi, as të themi llafe të mëdhaja, duke qenë leku në mes...
Ekonomia domethënë Alma, edhe ekonomia në familje duam apo s'duam ne, krijon një siguri. Në marrëdhënie, në familje, në çift, në ndjenjë, duhet pranuar që...
Alma
Dëgjo, do të ndërpres pak. Njerëzit një kohë thoshin, "Nëse ti e dashuron dhe ke mirëkuptim me burrin, edhe në gur e bën jetën", thoshin dikur.
Ok, nuk është nuk është koha e sotme kjo dhe jam shumë dakord. Por sot, por sot, këtë gjë nuk e vlerësojnë dhe nuk e pranojnë, sepse dashuria nuk ekziston Pilo.
Pilo Zyba
Dashuria edhe ekziston Alma, po nuk ekziston ajo fjala "dhe në gur".
Alma
Ishte në mënyrë simbolike, sepse nuk jeton njeri në gur Pilo, edhe të duash, por dikur kur kishin dashurinë kanë jetuar edhe në një dhomë ku çfarë kishte jashtë vinte brenda, e të gjitha.
Pilo Zyba
Ke të drejtë. Ke të drejtë.
Alma
Dhe sa vajza që kanë dashur kanë hypur skafit me gjithë meshkujt e djemtë që kanë dashur, kanë rrezikuar jetën në skaf, në det dhe kanë kapërcyer detin, kanë ardhur, sepse kanë dashuruar. Kurse sot vajzat janë materialiste.
Pilo Zyba
Do të them diçka. Në ato vite kur kam qenë i ri, flasim për vitet '80 këtu tani, një oficer, ushtarak domethënë,
Alma
Për dokumenta, Nila.
Pilo Zyba
dorëzoi rrobat e tija, dorëzoi pushtetin e shkollën që kishte mbaruar dhe vajti në internim me vajzën që donte, sepse vajza ishte në internim.
Dhe nga '82-shi që e mbaj mend unë atë njeri deri në '90-ën, pastaj se nuk e di ku janë sot, ata jetuan në internim të dy.
Dhe unë i kam njohur nga afër, e thashë ku ishin, në Adriatik, kështu i thoshin një vendi ku ishte në Mamurras poshtë në breg të detit. Ata ishin të mrekullueshëm me njëri-tjetrin.
Është ajo që the ti që po qe dashuria në mes, dashuria të bën luftarak. Dhe unë shikoj këtu që thotë Anila: "A mund të më shpjegosh zoti Pilo", thotë, "pse zgjedhin djemtë tanë të marrin vajza të huaja?".
Edhe kjo është njëçikë pikë me dy presa, domethënë e kupton? Sepse thamë që vajzat dojnë një të huaj, por ja që edhe vajza, edhe djali, po kërkoka dhe djali një të huaj. Pra nuk qenka vetëm vajza.
Dhe kjo më duket, kjo pyetje e Anilës më duket njëçikë me me xhixha si me thënë Alma.
Alma
Po.
Pilo Zyba
Sepse sepse...
Alma
Anila ka tre djem.
Pilo Zyba
Ka tre djem, por djali i Anilës është i dashuruar me një vajzë të huaj.
Alma
Ah!
Pilo Zyba
Dhe së shpejti ai mendon që ta marri në shtëpi.
Alma
Ëhë.
Pilo Zyba
Dhe në brendësi të saj mundet që Anila të mos ketë ndonjë kundërshtim, por prapëseprapë do t'i pëlqente ndoshta më mirë që të kishte një shqiptare.
Alma
Anila, pse nuk pse nuk bëhesh pjesë e jona Anila? Hajde futu këtu të diskutosh me ne!
Pilo Zyba
Shumë mirë i the. Shumë mirë i the.
Po thotë, se po e lexoj aty, në qoftë se futet le të futet. Por që është një diskutim që edhe kjo Alma, unë mendoj për këtë që thotë Anila, që është një pyetje që nuk e kishim vënë në mend po që del nga emisioni, është kjo:
edhe gjithnjë thotë "është vajzë e mrekullueshme" thotë ajo, nusja e djalit. Po për nuset e djalit ashtu themi të tërë të mrekullueshme janë, nuk themi që janë të këqija, dhe sidomos këtu në ekran që e dëgjojnë dhe të tjerët.
Por problemi është edhe këtu: duke u zhgënjyer dhe ai djali shqiptar, ndoshta mendimi im ky tani, duke u zhgënjyer një herë me një vajzë, duke u zhgënjyer dy herë me një vajzë, edhe ai pranon që të marrë një të huaj.
Pse? Sepse ashtu siç kërkojmë ne që vajza jonë të marrë një të huaj sepse ajo është më e lirë në ndjenjat e saj, në kërkesat e saj, mendoj unë që edhe ajo vajza e huaj është e lirë në veprimet e saj dhe shikon tek ai dashurinë dhe vjen si e dashuruar.
Nuk e di unë se ç'mund të ndodhi mbrapa. Por unë shikoj që vajza ime për shembull që e ka martuar me një të huaj, nuk po e përmend fjalën lumturi se për mua lumturia edhe si fjalë nuk ekziston, por shkon mirë me të, kanë dy fëmijë, janë në rregull.
Dhe në fund të fundit këtë po kërkojmë, sepse Anila thotë është vajzë e mrekullueshme. Ne këtë po kërkojmë: le të jetë çfarë kombësie të dojë, vetëm të jetë ashtu, e mrekullueshme. Jo e mrekullueshme për fjalën, e mrekullueshme për veprën.
Alma
Po.
Thotë "materialiste, po prapëseprapë për para nuk shohin me kë martohen".
Pilo Zyba
Unë mendoj Alma që në qoftë se mendohet vetëm si para në mes, unë them që herët a vonë ajo dashuri dhe ajo marrëdhënie nuk qëndron.
Alma
E vërtetë.
Pilo Zyba
Sepse dua të them, jo se po e them unë, po paraja shkon e vjen. Po në qoftë se unë që sot e kam paranë sepse kam një dyqan ose kam një diçka tjetër, domethënë një gjysmë fabrike a kështu, në qoftë se unë bie brenda nesër,
ti je e gatshme, ti që ke kërkuar paranë dhe e kishe, je e gatshme të luftosh me mua tani që nuk kemi para më?
Alma
Po pse thua pse thua këtë ti o Pilo? Pse nuk marrim këtë tjetrën të të të themi që përse një vajzë e re shkon me një të moshuar?
Pilo Zyba
Këtë dua ta them në mënyrë tjetër dhe sipas logjikës time.
Alma
Ëhë.
Pilo Zyba
Ajo vajzë nuk është se po kërkon të martohet. Neve e kishim fjalën për krijimin e një familjeje deri tani. Ndërsa në rastin konkret pyetja që bën ti është një temë tjetër dhe është një temë që do ta themi, por që ajo vetëm ka për qëllim përfitimin nga një budalla.
Alma
Do të thotë...
Pilo Zyba
Nga një budallaçkë që e mirr...
Alma
O o Pilo më fal, domethënë ti mendon që një distancë në moshë nuk mund të ekzistojë dashuria, ë?
Pilo Zyba
Jo, unë mendoj që mund të ekzistojë.
Alma
Po?
Pilo Zyba
Dhe faktet kanë treguar që ka ekzistuar. Por ka ekzistuar në njerëz me zemër të hapur, me botëkuptim të hapur dhe në njerëz të mëdhenj.
Çarli Çaplini për shembull, kur mori gruan e tij, gruaja e tij ishte 22 vjeç, ndërsa ai ishte 50 vjeç. Domethënë sa vite i bie? I bie 30 vjet?
Mirëpo kur ajo i tha "të dua", sepse ajo i tha "të dua"...
Alma
Ëhë.
Pilo Zyba
...dhe i tha "nuk të dua as për paranë, as për emrin e madh që ke në botë". Dhe kjo u vërtetua gjatë 30 vjetëve, 30 e sa vjetëve që ata jetuan bashkë. Bënë pesë fëmijë, gjashtë fëmijë dhe deri në minutat e fundit ishin të lumtur ndërmjet tyre.
Alma
E sa diferencë kishin Pilo?
Pilo Zyba
30 e sa vjet.
Alma
Ok, në sa përqind të rasteve mund të ndodhë kjo?
Pilo Zyba
Unë dua të besoj Alma në një gjë që nuk më pëlqen, po do ta them.
Alma
Ëhë.
Pilo Zyba
Të gjithë politikanët në botë, të gjithë, pa përjashtim, se po t'i marr me emra, që nga Trampi te Putini e të tjerë e të tjerë e të tjerë, i kanë gratë e tyre nga 30 deri në 15 vjet më të reja.
Mua kjo për shembull në brendësinë time...
Alma
Unë mendoj që ja në këto raste dashuria nuk ekziston.
Pilo Zyba
Mua kjo nuk do më pëlqente për shembull në rastin konkret. Pse? Ti je një president, ti për mua je një burrë. Ti vërtet mund të më japësh përfitime, por nuk mund të më japësh dashurinë.
Por unë dua të them edhe atë anën tjetër, që këto lloj femrash kërkojnë përfitimet, nuk kërkojnë dashurinë. Domethënë nuk kërkojnë ndjenjën.
Alma
Kujt i është faji më i madh në këtë rast?
...një mashkull apo një femër?
Pilo Zyba
Gabimi për mua është...
Alma
Gabimi, gabimi.
Pilo Zyba
Gabimi për mua është te të dyve. Sepse...
Alma
I më i madhi i femrës.
Pilo Zyba
Më i madhi është i më të pjekurit. Dihet, nuk ka, nuk mund të them unë...
Alma
I më të pjekurit. A, jo i atij që niset për përfitim, ë?
Pilo Zyba
Jo, jo, i më të pjekurit. Logjika ime është që më i pjekuri është më i madhi. Logjika.
Alma
Po pra, po pra. Jo jo jo jo e asaj që niset kastile dhe i merr mendjen dhe bën si e dashuruar përvëluar për përfitim.
Pilo Zyba
Alma, ti mund të duash të përfitosh nga unë, po nuk pranoj unë të të shfrytëzosh ti.
Alma
Në fund, okej, edhe kështu është, dakord.
Pilo Zyba
Më më kupton?
Alma
Por pyetja është, shiko, në të dyja të dyja janë në gabim dhe janë gjëra domethënë që në njëfarë mënyre bie në kompromis.
Mbyllin një mbyllin një sy, mbyllin një...
Pilo Zyba
Jam dakord. Atëherë, atëherë dashuria nuk është kompromis.
Alma
Po pra. Pra.
E imja ishte specifike. Gabimi i kujt është më i madh? Sepse që... Janë pa tolerueshme këto raste ku s'ka dashuri në mes.
Pilo Zyba
Gabimi është më të madhit dhe më i madhi jam unë që jam 60 dhe jo ti që je 30.
Sepse unë nisem nga budallallëku im domethënë dhe them që tani paranë e kam, do kem një nuse të re përkrah.
Shiko këtu, ti çfarë do bësh? Ti e ke si...
Alma
Mirë, Pilo, një pyetje tjetër. Kush është kush është më i humbur? Kush është më i humbur dhe më i fituar? Ai që shitet apo ai që blen?
Pilo Zyba
E the pak më parë që është një kompromis.
Unë mendoj që kompromisi është ky, në rastin konkret që po diskutojmë, ë?
Në qoftë se unë nesër do kem një grua 30-vjeçare, unë sot jam po vete 70, në kuptimin e fjalës, pra jetova, që mund të vdes dhe nesër, po po e marrim si bisedë këtë,
gjithçka i përket asaj. Pra, ajo 30-vjeçarja për 10-15 vjet që do jetojë me mua, kur të vdes unë...
Alma
Po the se po the se ke fëmijët këtu për atë punë, po.
Pilo Zyba
Po fjala vjen, po them, ajo do trashëgojë, ë, për të pasur një jetë të qetë dhe mendon që edhe në moshën 40-vjeçare kur të jetë do ta gëzojë jetën e saj që nuk e gëzoi kur ishte...
Alma
Pse thua thua që do presi moshën 40-vjeçare për të shijuar jetën jashtë mureve të shtëpisë?
Pilo Zyba
Shiko, ajo nuk do jetë jashtë mureve të shtëpisë, por edhe duke qenë me mua nuk do mundet që të bredhi në kuptimin e...
Sepse e quajmë ne shqiptarët bredhje, po nuk mund të themi bredhje, apo neve e quajmë tradhti, po...
Alma
Të dëfrehet atëherë, quaje të dëfrehet.
Pilo Zyba
Po ka tradhti domethënë. Unë kam parasysh një gjë, nuk e di sesa e lidhur je ti me Shqipërinë, po në Shqipëri të gjithë deputetët
që kanë ikur ose që kanë ardhur në pushtet dhe që janë deputetë sot, të paktën 90% e tyre gjëja e parë që bënë është se ndanë gratë
dhe morën më të reja, ose nuk morën fare dhe kanë nëpër këmbët e tyre ca të reja dhe madje...
Alma
Kjo s'është vetëm në Shqipëri, Pilo, gjithandej, kjo ky fenomen është gjithandej.
Pilo Zyba
Madje madje këtë e thonë me njëfarë krenarie që domethënë, shikoje, kjo 20-vjeçarja apo kjo 30-vjeçarja del me të, domethënë nuk vërtet ai,
po e çon për të ngrënë darkë dhe njerëzit e shikojnë. Kupto? Dhe të mos e zgjas shumë shumë shumë...
Alma
Atëherë, Pilo, më fal, sepse ti je dhe një mashkull. Sipas mendimit tënd, shikoj një një burrë që është në një pozitë dhe që ka tradhtuar familjen apo shikoj një burrë që shfrytëzon postin dhe ka zotësinë të ketë në krahë një të re?
Pilo Zyba
Kjo pastaj është tjetër temë. Është tjetër temë në këtë që themi dhe është ndoshta më e keqe dhe se e para.
Unë mund ta ndaj gruan time dhe do dua një tjetër dhe e marr atë tjetrën dhe mbaron puna. Ose nuk e marr, jetoj në këtë mënyrë, sepse kështu më pëlqen.
Ndërsa unë të kem në zyrën time një sekretare dhe atë ta bëj për dashnore dhe kur e shikoj që ajo nuk ma plotëson më kushtet e mia, ta heq atë sekretare dhe të marr një sekretare tjetër me mendimin apo pamendimin që edhe atë do ta kem,
kjo pastaj është tjetër gjë. Ka shumë vend për diskutim në këtë rast. Këto janë gabime të mëdha.
Dhe këto ndodhin kudo, por të paktën nëpër këto vendet e zhvilluara që jemi neve nuk janë kaq të kollajta për të ndodhur.
Alma
Jo.
Pilo Zyba
Sepse në Angli për shembull apo në Gjermani, një gjysmë fjale t'i thuash ti, edhe e diskrediton vetën dhe në qoftë se ti bën një gabim, ti zhdukesh nga faqja e dheut, jo se të vret njeri.
Alma
Po jo, more Pilo, po jo, more Pilo, më vjen keq, por shiko, ti ke të drejtë Ai ka të drejtë të të japë një zgjedhje dhe ti ke të drejtë të vendosësh për zgjedhjen tënde.
Nuk ka dhunë më në mes këtu, okej?
Pilo Zyba
Po ti shet veten.
Alma
Ai vendos të të marri në punë, ai aktori vendos të të marri protagoniste në filmin e tij, ai këngtari vendos të të marri të bëjë një duet me ty dhe kështu janë gjithandej në çdo fushë.
Pilo Zyba
E drejtë, por këtu nuk flasim për komprometime dhe për për mos flas fjalë, mos ta përdor fjalën poshtërësira ose korruptime.
Këto pastaj qoftë për mua që jam këngëtar dhe këndoj me ty dhe dua të të bëj për vete, unë këndoj me ty se ke zërin që më përshtatet mua dhe do nxjerrim një këngë apo një album të mirë.
Ose në qoftë se unë jam...
Alma
Nëse më fal, në këngë në rastin e këngës, nëse nëse unë kam një zë të mirë, nëse unë kam një zë të mirë mund të këndoj me këdo, mund të këndoj dhe vetëm.
Fakti është që zakonisht nuk kanë zë dhe ngrihen ngrihen me pahir duke duke duke u futur në këto qoshe sokake,
sepse një një një vajzë që është e zonja në punë nuk ka nevojë të bëhet sekretarja e filanit, por shkon gjen një pozitë akoma më të mirë sesa ajo, e kështu me radhë.
Pilo Zyba
Ne po marrim gjithmonë, ë, defektet. Sepse janë dhe rastet e tjera që kanë dhe ato sukseset e tyre. Po të shikosh me vëmendje, Alma, vajzat shqiptare sot po bëhen shkencëtare nëpër botë, po bëhen pedagoge nëpër botë,
po bëhen, ë, kompozitore nëpër botë, po bëhen këngëtaret më të mira nëpër botë. Unë para pak vitesh
ë, lexoja në shtypin grek, ngaqë kisha jetuar në Greqi dhe e njihja dhe mirë greqishten, që lexoja artikuj që thoshin: "Biznesin e muzikës e kanë pushtuar shqiptarët në botë." Pse?
Inva Mula e jona u kurorëzua me çmimin botëror 3-4 herë. Rita Ora po ashtu, ajo Oha po ashtu,
kjo tjetra që mori çelësin e Tiranës, si e ka ajo, po ashtu, domethënë...
Alma
Eleni Foureira, po ashtu.
Pilo Zyba
Foureira, edhe kjo tjetra, edhe një tjetër, edhe disa të tjera, kupton? Pra, hipën lart nga talentet e tyre që kishin.
Mirëpo nuk mund ta pranonte dhe ai greku, ishte xheloz. Pse? Mirëpo dhe në dhe në Greqi, vajza që përfaqësoi Greqinë në Festivalin Evropian në atë kohë, ishte shqiptare.
Sot që neve flasim bashkë tani këtu, neve kemi në konkursin e bukurisë katër vajza shqiptare.
Në Norvegji është vajzë shqiptare që fitoi konkursin dhe u paraqit për Miss Bota, vajza shqiptare në Shqipëri, vajza në Greqi dhe vajza në Turqi.
Katër vajza shqiptare. Kjo nuk është Kjo nuk mund të kalojë pa u vënë re, besoj unë, për vlerat e saj.
Dhe kthehemi prapë aty te tema: kur ajo ka talentin, kur ajo ka shkollën...
Alma
A është bukuria një virtyt?
Pilo Zyba
Kur ajo ka zhvillimin, si mund të kërkojë ajo një djalë jo në kuptimin e keq të fjalës, po të paedukuar ose të pakulturuar? Përse i duhet ai djalë?
Pra, ajo do një djalë që të jetë...
Alma
Po po, nuk mund të kërkojë as edhe një djalë një djalë që t'i ketë xhepat e trashë, që t'i mbajë, që t'i plotësojë tekat asaj?
Pilo Zyba
Absolutisht! Neve kudo...
Alma
Dhe ajo është mësuar me me një luks të papërmbajtshëm.
Pilo Zyba
Kur neve kritikojmë këtë anën e...
shqiptar, ata nga ana tjetër e kritikojnë pesë herë.
Sepse ajo, po të vërtetë te ai djali që the ti pak më parë, ose që thoshte poezia që lexuam pak më parë, ajo është thjesht viktimë. Nuk është vetvetja.
Më... Shiko!
Alma
Pra përsëris, a është bukuria një virtyt?
Pilo Zyba
Është, edhe bukuria. Është edhe virtyt, është edhe vlerë, edhe në shoqëri.
Dua të them diçka se Pilo tani se po na shkruan edhe Sara. Dua të them këtë. Kur shikon një gjë të bukur, si një vajzë të bukur, si një grua të bukur, edhe vetë njeriu ndryshon në pamjen e tij.
Buzëqesh ëmbëlsisht. Por jo të kërkojë të shkarravitë petalet e aromës së saj. Kjo është tjetër gjë pastaj.
E kupton? Dhe këtë vajzën që na ka shkruar, dua ta lexoj vetë.
Alma
(Qesh)
Pilo Zyba
Mos qesh! Mendoj që shpesh është e lehtë të thuash kush ka të drejtë apo gabim, por në realitet gjërat janë shumë më komplekse. Ka shumë nuanca gri, prandaj nuk më pëlqen t'i gjykoj njerëzit kaq lehtë. E drejtë. Shiko!
Edhe ky mendim që jep...
Alma
Në radhë të parë, në radhë të parë, Pilo, më fal. Unë e falënderoj Sarën që po na ndjek. E falënderoj që sepse ka lindur në Itali, e shkruan kaq perfekt shqipen.
Pilo Zyba
Normal. Unë do them një gjë për atë që ajo ka shkruar, sepse atë që ka shkruar është mendimi i saj. Pra, ajo nuk paragjykon. Unë thotë nuk paragjykoj.
Alma
Po.
Pilo Zyba
Por, por edhe ajo vetë kërkon një barazi. Çfarë e do ajo një djalë budalla vajza jote, edhe e imja, po në rastin konkret vajza jote, në një kohë që vajza jote është me universitet mes Londrës e nuk i mungon asnjë gjë?
Çfarë i duhet një djalë shqiptar i pakulturuar? Ndërsa po të jetë një djalë me horizont, që e kupton dhe ecin dorë për dorë, nuk ka pse të mos e bëjë.
Por ndodh kjo, mendoj unë. Njihesh me një djalë, vjen ajo koha e njohjes dhe shumë shpejt kupton që nuk është njeriu i jetës tënde.
Alma
Saktë.
Pilo Zyba
Jo se do të të mbajë, se askush nuk të mban, sot gjithkush mban veten. Po nuk di të të respektojë për atë që je, për atë që ke.
Alma
Pilo, dhe nëse sonte duhet të marrim diçka me vete nga kjo bisedë, le të jetë kjo: Mos kërkoni dikë perfekt, kërkoni dikë të vërtetë, sepse në një botë ku gjithçka ndryshon, dashuria mbetet vetëm nëse dimë ta mbajmë.
Pilo Zyba
E thamë dhe pak më parë, Alma. Ndoshta nuk është e rëndësishme se ku e kërkojmë dashurinë, ose nuk mund të them ku e kërkojmë, po ku na bie dashuria si dhuratë.
Por duhet të kuptojmë sa të gatshëm jemi që ta kuptojmë këtë dashuri që ka ardhur, sepse në fund të gjithë duam po të njëjtën gjë: të ndihemi të zgjedhur, të ndihemi të respektuar dhe të mos ndihemi vetëm edhe kur jemi me dikë.
Alma
Ju falënderit që ishit me ne! Sepse këtu ne nuk flasim vetëm për botën, ne përpiqemi të kuptojmë njeriun.
Ne jemi në minutat e fundit, Pilo, dhe falënderojmë Anila Kodrën, Sara Kason që ishin këtu me ne në në dëgjim dhe na dhe na komentuan, si dhe të tjerët që kanë që na kanë ndjekur, ose që do do i shikojnë sepse është në YouTube patjetër.
Po të falënderoj edhe ty sepse tashmë ne jemi mësuar të të të kemi këto shkëmbimet e opinioneve. Dhe dhe kjo është një gjë e bukur në fakt. Pse jo?
Pilo Zyba
Alma, ke të drejtë dhe ne mendojmë që ky emision duhet të të jetë pedagogji për ata që e shikojnë.
Sepse temat që kemi kapur, kemi kapur temat e fëmijëve që po i rritim vetë apo që i kemi rritur, po kapim temën e dashurisë, të përzgjedhjes siç ishte sot, kemi zënë temat e xhelozisë që janë tema të tjera. Pra, kemi gjetur tema sociale.
Dhe në qoftë, mendoj, në qoftë se nuk jemi të qartë, të bindur dhe të saktë në anën sociale të jetës, nuk do të mundemi të kemi as një dashuri të pastër, as një familje të pastër, as një shoqëri të pastër.
Alma
Saktë.
Pilo Zyba
Edhe unë nga ana ime i uroj miqtë tanë që na ndjekin për një natë të mirë, të qetë dhe mirupafshim në emisionet e ardhshme që kemi zgjedhur për ta, unë e ti, që i kemi zgjedhur për ta!
Alma
Natën e mirë dhe javë të mbarë nga unë Alma dhe Pilo Zyba!
Pilo Zyba
Natën!
(Muzikë)
