Skip to content

Kritika në 60 minuta — talk show with Pilo Zyba (in Albanian)

Reorganising the League of Writers and Artists, with Tonin Nikolli

Guests: Pilo Zyba, Tonin Nikolla, Lola Shehi

What it is about

This discussion examines the heated controversy surrounding the recent initiative to reorganize the League of Writers and Artists of Albania, an institution largely dormant for over two decades. The guests analyze the ideological legacy inherited from the dictatorship era and question both the legal and moral legitimacy of reviving such a centralized structure within today's open artistic landscape. Through firsthand accounts of the recent assembly and comparisons with independent cultural organizations in the diaspora, the panel addresses the lack of a transparent platform, irregular voting procedures, and the persistence of outdated mentalities. The conversation also explores the real challenges creators face today, including the absence of publishing standards and inadequate protection of copyright in Albania.

Chapters

  1. 00:27Introduction and the Debate on Reorganizing the League
  2. 03:00Ideological Legacy and Artistic Freedom
  3. 11:12The Legal Status of the Seal, Premises, and Legitimacy
  4. 22:15Lola Shehi's Account of the Assembly and Elections
  5. 33:07Membership Criteria and Outdated Mentalities
  6. 47:15Satirical Musical Interlude
  7. 55:34Delegate Representation and Lack of a Clear Platform
  8. 1:06:54The Role of Literary Clubs and Modern Organizational Models
  9. 1:20:00Relations with Publishing Houses and Authors' Rights
  10. 1:31:04Closing Remarks and Concluding Reflections
TranscriptShow

An automatic transcript of the video’s audio, in Albanian. Names and words may contain errors; the video remains the source.

00:00

(Muzikë)

00:27

Alma

Mirëmbrëma të dashur miq dhe mirë se erdhët në hapësirën tonë të diskutimit.

Thonë se letërsia është pasqyra më besnike e shpirtit të një kombi, por çfarë ndodh kur vetë pasqyra thyhet në dysh nga dallgët e kohës, nga ndryshimet e epokave dhe nga pesha e kujtesës kolektive?

Sot do të ndalemi në një temë që ka trazuar thellë botën artistike shqiptare, ka ndezur debate të ashpra nëpër kafene e rrjete sociale dhe ka krijuar një përçarje të ndjeshme mes krijuesve.

Reorganizimi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ky institucion, i cili dikur kishte një godinë fizike, zyra të rëndësishme, fonde të garantuara dhe një status të fuqishëm shtetëror, prej më shumë se dy dekadash ishte pothuajse i fshirë nga jeta publike shqiptare, duke mbetur thjesht një hije e së shkuarës.

Mirëpo, dje u mbajt, madje pardje, u mbajt një kuvend që synon rikthimin dhe ringritjen e saj në skenë.

Por përtej entuziazmit të disave, menjëherë lindën pyetje të mëdha ekzistenciale për artin tonë: A mund të rilidhet juridikisht dhe moralisht një strukturë që koha e la pas?

A ka më kuptim sot fjala «lidhje» në një botë që lirinë e ka parimin, që ka parimet e saj të parë?

Kush ka të drejtë të flasë sot në emër të krijuesve shqiptarë? Dhe mbi të gjitha, përse ky rikthim ka ngjallur kaq shumë irritim, dyshim dhe tension në botën artistike?

Arti nuk është thjesht një profesion, ai është liri absolute. Prandaj, kur tenton ta fusësh atë brenda mureve të një institucioni, debati është i pashmangshëm.

Për të zhbërë këtë nyjë të ndërlikuar mes historisë dhe të ardhmes, kam nderin të kem sot në studio dy personalitete që e njohin mirë peshën e fjalës: publicistin dhe shkrimtarin e njohur, që tashmë ju e njihni më së miri, Pilo Zybën, dhe poetin e dashur për publikun, Tonin Nikolla. Mirë se erdhët në studio!

02:53

Tonin Nikolla

Mirë se ju gjetëm!

02:55

Pilo Zyba

Mirëmbrëma Alma! Mirëmbrëma miqve tanë që na ndjekin çdo javë!

03:00

Alma

Në fillim po i drejtohem Pilos. Për të bërë një udhëtim pas në kohë, sepse për të kuptuar të sotmen, duhet të njohim rrënjët. Ju e keni jetuar dhe e keni ndier në lëkurë atë periudhë komplekse të historisë sonë.

Kur kthejmë kokën pas, shpesh kemi tendencën t'i idealizojmë strukturat e vjetra për shkak të rregullit që ofronin. Por nëse zhvishemi nga nostalgia, çfarë përfaqësonte realisht ajo lidhje në kohën e diktaturës? A ishte ajo një strehë mbrojtëse për talentin apo një mekanizëm i rafinuar kontrolli mbi mendjen e lirë?

03:47

Pilo Zyba

Alma, ajo nuk ishte thjesht një organizatë krijuesish. Ishte një institucion shtetëror me frymë ideologjike. Shkrimtari nuk ishte vetëm artist, ishte pjesë e propagandës së sistemit.

Prandaj edhe emri «lidhja» sot tingëllon paksa i rëndë, sepse të kujton lidhjen e artit me pushtetin.

04:13

Alma

Po.

04:20

Pilo Zyba

Në atë kohë, Alma, që të mos zgjatem shumë, kjo shoqatë, ashtu siç e the, ishte në rangun e një ministrie.

Nuk ishte në rangun dhe në një shoqate që mblidhemi neve sot për të diskutuar. Dhe fjala «lidhje» nuk zë vend. Neve jemi që të tre, dhe unë, dhe ti, dhe Tonini, jetojmë jashtë prej vitesh. Ja, të më thotë Tonini. Tonin, këtë emër «Lidhje e Shkrimtarëve» e ke parë të gjithkundi?

04:51

Tonin Nikolla

Unë kam 30 vjet jashtë Shqipërisë, kryesisht midis Italisë dhe Zvicrës. Këtu, Lidhje e Shkrimtarëve dhe Artistëve italianë unë nuk kam dëgjuar kurrë.

Por kam dëgjuar Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali, shoqatë kjo, jo «lidhje» në sensin siç e pretendojnë ta quajnë ose ta, ose e imagjinojnë që të jetë, me një fjalë, në Shqipëri. Kjo ishte një shoqatë që tentonte të grumbullonte ato shkrimtarë dhe artistë që ishin larg atdheut.

Ishte komplet mision tjetër, qëllim tjetër nga kjo që, për të cilën do të flasim sonte.

As në Zvicër nuk kam dëgjuar unë «Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Zviceranë». Nuk kam dëgjuar.

Por besoj, me një fjalë, se këto janë lidhje të ish-sistemit të vjetër. Ti e cilësove, kurse unë them, me një fjalë, se më kujtohet mirë kur thoshim, me një fjalë, se Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve e Shqipërisë, siç ishin ato të tjerat, lidhjet e tjera, organizatat e tjera, ishin leva të partisë për të edukuar masat, sipas asaj ideologjie, asaj praktike, atij mendimi.

Kështu që unë jam dakord komplet me këtë, me këtë idenë që e kape bukur ti që në fillim.

06:29

Pilo Zyba

Që të mos të të ndërpres, se thjesht po e bëj si vazhdimësi të asaj që juve thatë: Edhe atje ku kam jetuar unë, domethënë në Greqi, neve vërtetë ishim shumë shqiptarë atje dhe u bëmë me tre «Lidhje shkrimtarësh».

Domethënë, nuk e kuptoj përse duhen që në çdo fshat, siç kemi nga një kryetar, të kemi dhe nga një lidhje. Kështu u bë në Greqi, se unë e mbaj mend kur kam qenë atje.

06:56

Tonin Nikolla

Partisë, shyqyr që u zgjidhën, tashti do t'i lidhim me zor, ku di unë, nuk e kuptoj, nuk e konceptoj kështu.

07:01

Pilo Zyba

Kjo është ajo, kjo është ajo.

07:04

Tonin Nikolla

Nuk e di, nuk e di se çfarë qëllimit kanë, por një lidhje e tillë, se unë kam parasysh pesë-gjashtë pyetje që kishin bërë ato nismëtarët, organizatorët, quaji si të duash, ishin të gjitha pyetje masovike, pyetje të një mentaliteti të kaluar. Nuk kishte asnjë liri mendimit, asnjë liri veprimit, sipas meje.

Aty, për shembull, unë marr një pyetje, ja po ja po ja fus kot: «Cili duhet të jetë roli i një lidhjeje moderne të krijuesve: thjesht një shoqatë simbolike apo një institucion aktiv?» Po çfarë institucioni mund të bëhesh ti?

Një institucion do të thotë që të kesh, me një fjalë, një buxhet tëndin, të kesh një organikë, me një fjalë, të plotë, duke filluar nga kryetari, sekretari, juristët, ekonomistët, e ku di unë.

Ajo nuk mund të ekzistojë, nuk mund të ekzistojë në një vend ku liria e mendimit është e tillë që janë 1.000 ide, janë 1.000 iniciativa, 1.000 klube letrare, 1.000 rryma, e ku di unë çfarë të them tjetër, e ti do t'i lidhësh, ti do t'i lidhësh në një... Jo, çfarë direktivash mund t'i japësh ti, për shembull? Çfarë direktivash mund t'i japësh ti për të gjithë këtë, këtë univers, me një fjalë, krijuesish që janë, në të gjitha zhanret, në të gjitha format, në të gjitha nivelet?

08:45

Pilo Zyba

Asnjë gjë nuk mund t'i japësh, Tonin, mendoj unë.

08:47

Tonin Nikolla

Po prandaj, edhe unë kështu them, më duket absurde, më duket absurde. Për mua, ajo të ishin mbledhur e t'i kishin kërkuar të gjithë artistëve falje: Më fal, na falni që kemi menduar kështu e kështu e kështu, por nuk ekziston, nuk mund të jetë, edhe tani këtë lidhje jemi mbledhur këtu që me konsensus ta shkrijmë.

Jo ta... Çfarë kanë arritur të ndërtojnë njëherë? Unë nuk mora vesh çfarë kanë arritur të ndërtojnë.

09:14

Pilo Zyba

Pyetja jote më pëlqen mua, ja do të përgjigjem unë për këtë. Nga ana juridike, Tonin, ata nuk kanë krijuar asgjë, juridikisht.

09:25

Tonin Nikolla

Kështu më duket edhe mua.

09:27

Pilo Zyba

Jo, pse? Pse? Do të them dhe do ta sqarojmë nga ana juridike. Unë nuk jam jurist, as ti nuk je jurist, po flasim mbi disa parime. Është ajo që thashë pak më parë: Kishim një Lidhje Shkrimtarësh që kishte një pallat, që kishte shumë zyra, që kishte shumë njerëz që paguheshin, dhe kishin sektorë të ndryshëm, sepse Lidhja nuk kishte vetëm shkrimtarët. Lidhja kishte poetët, Lidhja kishte piktorët, Lidhja kishte muzikantët. Se ky brezi i ri...

09:56

Tonin Nikolla

Të gjithë pjesën e sferës së artit.

09:58

Pilo Zyba

Ky brezi i ri ndoshta...

...nuk i di këto gjëra dhe ngelet i befasuar në këtë rast. Por të gjithë njerëzit, ata që shkruanin, ata që i kompononin, në atë kohë, kishin të drejtat e tyre, por kishin edhe detyrat e tyre.

Njëra nga detyrat kryesore është ajo që dihej: do botoje një libër? Po. Poezia e parë në libër ishte poezia për partinë.

Ndërsa sot ti nuk ke asnjë lloj kontrolli mbi atë që boton dikush.

Pse? Sepse ti as nuk ndihmon dot askënd.

Sepse ti nuk mund të ndihmosh dikë. Ti, ti thua që je shoqatë ose je lidhje. Ti nuk je asgjë faktikisht. Pse?

Tonin, t'i marrim gjërat, Tonin, edhe Alma dhe të gjithë ne, ata që na dëgjojnë.

Juridikisht, ajo vulë ka qenë e mbetur në xhep të kryetarit, të njërit që ka qenë kryetar, nuk ka rëndësi.

Mirëpo, që nga momenti që është...

10:59

Tonin

Po për çfarë e ka përdorur, më fal, atë vulën, për çfarë?

11:02

Pilo Zyba

Nuk e ka përdorur për asgjë.

11:04

Tonin

E atëherë?

11:05

Pilo Zyba

Ja ta sqaroj mendimin tim tani. Mendim, mendime, mendime. Ti thua të kundërtën e mendimit tënd dhe ti...

Ai, shteti, kur e pa derën e mbyllur,

e hoqi dhe e bëri ministri për Toninin, ia dha tjetërkujt atë godinën. Kur i dha godinën, pallatin, ia hoqi të gjitha të drejtat edhe Lidhjes së Shkrimtarëve. Pra, nuk ekziston Lidhja e Shkrimtarëve.

Ti tani mban vulën në xhep të lidhjes dhe thua: "Rilidhje".

Ligjërisht, kjo vulë që ti ke, të ka humbur ty vula, e drejta e vulës.

Mirëpo çfarë kërkohet në rastin konkret? Çfarë po ndodh?

Ata që u rizgjodhën morën këtë vulën në dorë dhe me këtë vulë do hapin një proces gjyqësor për ta rivendosur ligjërisht atë që ka humbur.

Mirëpo si ti bëke një kongres dhe u zgjedhke si i parë, i dytë apo i tretë në një kohë që ti nuk ke vendimin ligjor të kësaj lidhjeje? S'ke ti një vendim ligjor të kësaj lidhjeje. Sot. Sot kur flasim ne.

12:18

Tonin

Pilo, të them një praktikë timen private?

12:21

Pilo Zyba

Patjetër!

12:22

Tonin

Në vitin 2015 në Itali, një grup miqsh, shokësh,

krijuam idenë: "Hajd të bëjmë një shoqatë shkrimtarësh, artistësh edhe ne këtu", se të gjithë po bënin shkrim-... shoqata patriotike, kulturore, më the të thashë.

12:40

Pilo Zyba

Mm-hm.

12:41

Tonin

Edhe u mblodhëm. Jemi mbledhur në një klub. Ne s'kishim as seli, as zyrë, as mbështetje, as njohje, as asnjë gjë s'kishim. Vetëm kishim një dëshirë të mirë,

aq më tepër sepse si puna ime, 100% shkruaj, në Itali dhe në gjithë botën kanë ikur me dhjetëra, me qindra dhe ndoshta dhe me mijëra, me një fjalë, krijues të të gjitha zhanreve, të gjitha formave shqiptarë.

Edhe menduam kështu: për t'u gjetur mirë midis miqve, jo për të bërë ligje, jo për të bërë klauzola, jo për të hartuar, me një fjalë, protektorate, më the të thashë, por për t'u gjetur mirë, për të shkëmbyer ide.

Edhe e kemi krijuar këtë. Kemi qenë shtatë-tetë veta.

Edhe e di si u bë ajo punë? "Haj, Tonin, ti e pate iniciativën, kryetari i parë je ti."

Pra, ishte komplet miqësisht.

Por për t'u regjistruar pastaj, për t'u regjistruar kjo shoqatë,

duhej kodi, rregullorja, kodi etik, se nuk t'i pranon kushtet atje ligji. Edhe do shkosh te zyra e entratës, më the të thashë, që kishte Italia, edhe do ta marrësh, me një fjalë, do ta regjistrosh dhe do të marrësh kodin e më the të thashë. E mirë. Kjo kishte një tjetër vlerë.

Po të më krijosh tashti në Shqipëri një Lidhje Shkrimtarësh dhe Artistësh, është krejt e pamundur, sepse Shqipëria nuk është si jashtë shtetit. Jashtë shtetit ne i kemi lënë disa gjëra për hir të mallit, për hir të dashurisë, për hir të respektit, për hir të traditës, për hir të kulturës sonë.

Kurse atje as nuk ju shkon kujt nëpër mend kjo punë. Vetëm atje çohet i pari, e jep idenë e vet, çohet i dyti, e kundërshton, çohet i treti, e varros, çohet i te-... i treti, i bën monument, madje se e ka varros gabim, e më the të thashë. Kështu ndodhin atje.

14:36

Pilo Zyba

Ti këtë e ke përjetuar dhe unë jo pa qëllim do të pyes, mund të pyesë dhe Alma, po po të pyes unë.

14:43

Alma

Para se të...

14:44

Pilo Zyba

Dikush po shkruan, Alma. Dikush po shkruan, po... Po i bëj... Më fal. Më fal, po i bëj një pyetje Toninit, një minutë vetëm.

14:52

Alma

Po, patjetër.

14:53

Pilo Zyba

Shiko, Tonini me të drejtë tha që: "Bën gati programin ti dhe paraqet programin."

Këta tani çfarë duan të bëjnë me Lidhjen e Shkrimtarëve? Programin këta e quajnë të bërë, mirëpo ai program nuk i hyn kujt në punë në këtë sistem më.

Pra, do bëjnë edhe një herë letrat nga fillimi. Pra, është njësoj si ta bësh nga fillimi. Më fal, Alma, vazhdo.

15:19

Alma

Jo, në fakt po bëj po ju bëj një thirrje dëgjuesve tanë, sepse në fakt edhe në postim unë e kam shkruar: në këtë panel çdokush mund të shprehë mendimin e tij pa hezitime, mbi të gjitha sot në këtë, në këtë temë të nxehtë.

Ne ju presim në një debat miqësor dhe konstruktiv pa diskutim. Ne, shikoj që Anilën e kemi në linjë dhe po na ndjek. Pse jo, Anila, të ftojmë të bëhesh pjesë e diskutimit tonë.

Por do vazhdoja me një... me një tjetër pyetje, Pilo, sepse me sa shikoj po e bëjmë një, një pasazh: unë bëj pyetje ty dhe ti ia bën Toninit dhe është shumë ok.

15:58

Pilo Zyba

Një lloj jemi, nuk kemi ndonjë gjë.

16:00

Alma

Pikërisht, pikërisht. Pilo, le të kalojmë nga filozofia e emrit të tërë tërë realitetit pragmatik e të kthehemi dhe të rikthehemi tek ai që po na ngjall aq shumë pikëpyetje: A është i ligjshëm ky rikthim? Nëse një strukturë është shfuqizuar dikur nga vetë shteti, duke u zhveshur nga godinat, fondet dhe statusi zyrtar, mbi çfarë parimi moral dhe ligjor mund të riorganizohet ajo sot?

Kush e zotëron të drejtën legjitime për të ringritur një autoritet kombëtar në emër të të gjithëve?

16:39

Tonin

Alma, më fal, ta them një çikë unë përpara Pilo se më... më... më ikën pastaj kështu?

16:46

Pilo Zyba

Po, po.

16:47

Tonin

Atëherë, ligjor... Ligjore mund të jetë, sepse gjithkush ka të drejtë të grupohet, të organizohet, të shkruhet, të krijojë, më the të thashë, por morale me këtë emër

nuk është dhe nuk mund të jetë. Pikë e muhabetit. Është njësoj si Partia Socialiste ose një parti e majtë t'ia vënë tashti emrin Partia e Punës së Shqipërisë, si ka qenë dikur.

Por me program të ri. A bën? Nuk ekziston!

17:13

Pilo Zyba

E shikon pra, jo pa qëllim dhe Partia e Punës e Shqipërisë e ndryshoi dhe e mori emër tjetër, edhe ajo parti.

Por unë dua të them këtë thjesht në bisedën që bëjmë:

gjyshi im punoi e jetoi në Amerikë edhe në Francë dhe kishte një pasaportë franceze e një pasaportë amerikane.

Dhe edhe fshati im, gjysma e fshatit kishte pasaportë amerikane, se andej kishin vdekur gjysma e milletit në kohën e Enver Hoxhës.

Ata i ruajtën pasaportat e tyre, vajtën në ambasadë edhe vajtën e u bënë amerikanë sot andej. Mirëpo nuk jemi njësoj!

Është tjetër gjë kjo që ruajte pasaportën e gjyshit, edhe është tjetër kjo, e ligjshme, që duam të bëjmë, të bëjmë një Lidhje Shkrimtarësh. Dhe kur ndërtohet një Lidhje Shkrimtarësh, unë nuk po flas për Lidhjen e Shkrimtarëve, për çdo lloj lidhjeje, atë që tha Tonini pak më parë. Nuk lëviz nga ajo që tha Tonini, sepse është bazë.

Një herë që të ndërtosh diçka, duhet të mbjellësh diçka ti që të rritet e të të japë frytin tënd një herë, llogjika e gjërave, këto të thjeshta fare.

Dhe si u bëka direkt një mbledhje, kongresi, në qoftë se do ta quajmë kështu, dhe të marrim, të ndërrojmë një çelës dhe mbaroi puna?

Ku janë të gjithë këto shoqata shkrimtarësh që janë në Shqipëri që duhet të marrin pjesë të gjitha në këtë kongres, për ta përbërë këtë kongres?

Ato shoqata që janë jashtë shtetit, duhet të kenë përfaqësuesit e tyre për të vajtur në këtë kongres që krijohet?

Tani, se këtu janë ca ligje që nuk të lënë të dalësh nga normat.

Këta i kanë thyer të gjitha ligjet dhe kanë bërë ashtu siç kanë dashur! Po ashtu siç ke dashur ti, mund të bësh se nuk të thotë njeri gjë, po s'të njeh kushi!

19:00

Alma

Po.

19:01

Tonin

Është...

19:03

Alma

Tonin...

19:04

Tonin

Është një metodë, është një metodë e përhapur, më fal, është një metodë e përhapur në Shqipëri.

Të gjithë duan të krijojnë, të gjithë duan të këmbëngulin, të gjithë duan t'i japin mendime. Është një auditor kaq i gjerë sa

ekzistojnë vetëm profesorë, nxënës nuk ka askërkund, asnjë.

Dhe ky është për mua, ky është mjerim. Nuk është zhvillim, as nuk është arritje, nuk shkojmë askërkund.

Ne jemi ato që i bëjmë gjithë botën, i bëjmë shqiptarë, gjithë alfabetet i bëjmë shqiptarë, gjithë historitë i bëjmë shqiptare, të gjitha, të gjitha, të gjitha.

Por kjo nuk është, me një fjalë, diçka logjike.

19:53

Pilo Zyba

Në qoftë se ishte diçka me vlerë në atë luftë...

që u bë në kohën e demokracisë që ta rrafshojmë dhe ta bëjmë nga fillimi, këtu konsiston ai rregulli që duhet prishur Lidhja e Shkrimtarëve dhe të bëhet nga fillimi, jo të prishen fabrikat.

Lidhjen e Shkrimtarëve ta rrafshosh sepse ka një ideologji tjetër dhe ka një ndërtim tjetër në këtë kohë, ndërsa fabrika ishte një fabrikë që prodhonte dhe në të gjitha sistemet prodhon njësoj.

20:20

Toni Nikolli

Po jo, po nuk nuk mund të ekzistojë një lidhje qendrore e artistëve. Artistët kanë lindur të jenë të lirë.

Kanë lindur të jenë të lirë. Nuk mundesh. Sepse nuk ekziston, nuk ekziston. Nuk ekziston të bësh dy rryma... nuk ekziston të bësh dy rryma bashkë.

20:45

Pilo Zyba

Në atë sistem prandaj dhe ia kishte vënë emrin Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve...

20:51

Toni Nikolli

O Zot! Një komshi, prit pak, një komshi po punon këtej mbrapa murit.

20:57

Pilo Zyba

Nuk dëgjohet zhurmë.

20:58

Toni Nikolli

Nuk dëgjohet?

20:59

Pilo Zyba

Nuk dëgjohet.

Ai e kishte lidhur pas idesë së tij, ndërsa sot ai nuk lidhet askush, gjithsekush ka idenë e vet.

21:08

Toni Nikolli

Kjo është, pikërisht.

21:10

Pilo Zyba

Alma, kush po na flet andej se shikoj që...

21:15

Alma Mehmeti

Është dikush që punon nga Tonini, tha.

21:17

Pilo Zyba

Jo, jo po them këtu që ka shkruar Anila, çfarë thotë?

21:20

Toni Nikolli

A po po, ti fole për shkrimin...

21:22

Alma Mehmeti

Po, në fakt, po në fakt kemi Anilën siç thashë më parë...

21:26

Toni Nikolli

A është e mundur të ndërroj vend pak se po punon një komshi këtej nga muri po hap ndonjë vrimë në mur? Po më çmend edhe mua.

21:32

Alma Mehmeti

Pa diskutim, mund ta ndërrosh.

Pilo, në fakt kemi Anilën. „Përshëndetje miqtë e mi të nderuar: Toni Nikolli, Alma Mehmeti dhe Pilo Zyba. Ju uroj për këtë emision i cili bëhet kaq transparent dhe i menjëhershëm pas asaj që u turbullua,“

„U trumbetua,“ se çfarë kam sot... „Pas asaj që u trumbetua aq shumë, por që pati shumë mangësi. Po ju ndjek me vëmendje.“ Mund të futesh në panel, e dashur Anila, të presim.

Dhe dhe këtu mes nesh është bashkuar dhe mikeshë jona, Lola Shehi.

22:14

Lola Shehi

Mbrëma!

22:15

Alma Mehmeti

Mirë se erdhe Lola, është kënaqësi e vërtetë që të kemi mes nesh.

22:18

Lola Shehi

Mirëmbrëma! Më dëgjoni? Është...

22:20

Alma Mehmeti

Po, të dëgjojmë shumë mirë.

Është kënaqësi që të kemi këtu mes nesh sepse, përderisa je këtu, do të thotë që edhe edhe fjala jote do të jetë e nxehtë në këtë emision.

22:34

Toni Nikolli

Jo vetëm kaq, po na zbut pak edhe nervat mua e Pilos.

22:37

Pilo Zyba

Normale.

22:38

Lola Shehi

Tani, në fakt, tani në fakt andej nga jam unë është pak e rrallë të jemi të ftohtë. Po po bëjmë si po bëjmë, po mundohemi ta moderojmë. Jemi edhe të nxehtë, edhe të vakët...

22:52

Toni Nikolli

Bishuni pak, bishuni pak...

22:54

Alma Mehmeti

Zakonisht zakonisht ky emision është gjithmonë i nxehtë, Lola.

22:58

Pilo Zyba

Në fakt Lola në fakt Lola moderon në të gjitha këto emisione dhe vetë, kështu që do moderojë dhe qetësinë e vet tani, pa na...

23:05

Lola Shehi

Absolutisht pa merak. Tani...

23:10

Alma Mehmeti

Lola, si e keni përjetuar? Sepse ne të tre jemi jashtë shtetit sinqerisht. Ju të Shqipërisë si e keni përjetuar këtë fakt? Çështjen e mbledhjes së kuvendit për...

23:20

Lola Shehi

Rilindjen.

23:21

Alma Mehmeti

Për Rilindjen.

23:23

Lola Shehi

Okej, atëherë unë di të them, të flas pak më historik. Unë kam qenë pjesë e grupit edhe kur kemi bërë një tentativë të tillë para pesëdhjetësh. Kam qenë pjesë edhe e atij kuvendi dhe ai u quajt rilidhja apo rizgjim.

U bë një, ka qenë një kuvend me përfaqësi shumë të gjerë, ka qenë...

23:44

Pilo Zyba

Më fal po të ndërpres, Lola. Mos ka...

23:46

Toni Nikolli

Do t'i zëmë politikës pak me Rilindje.

23:49

Pilo Zyba

Më fal të të pyes, Lola. Mos ka të bëjë ky organizimi juaj i para 50-ve me atë që u ngrit edhe foli Agim Xheka?

23:57

Lola Shehi

Po, po. Edhe unë kam qenë pjesë.

24:00

Pilo Zyba

Të lutem, na e sqaro një çikë më me imtësi, të lutem.

24:03

Lola Shehi

Atëherë, të paktën aq sa di unë, domethënë me çfarë kam parë me sytë e mi, atëherë bile isha dhe pa syze shihja dhe më mirë, edhe me veshët e mi.

U bë një organizim, u njoftuam kohë më përpara, u zgjodhën përfaqësitë nga rrethet, qytetet e Shqipërisë, u mundua të kishte një përfaqësi nga të gjithë, nuk di të them tani nëse ishin të gjithë qytetet apo jo, por kishte një pjesëmarrje goxha të madhe, të lajmëruar kohë më parë për orën, vendin me radhë.

Dhe kanë qenë dhe penat e konsoliduara, ata që i quajmë të vjetra qoftë nga karriera që kanë në organet e medias, si shkrimtarë apo nëpër gazeta, qoftë edhe më të rinj që në atë kohë dhe unë ndoshta konsiderohesha e re në fushën e letërsisë, të paktën të botimeve, në atë kohë që kisha dalë në botim.

U zgjodhën koordinatorë, u zgjodhën këshilla e instanca të tjera, organizma që nuk di ndoshta t'i them fjalë për fjalë, më shumë normal.

Agim Xheka pat thënë që ne që jemi të grupit nismëtar që të kësaj gjëje nuk do jemi për t'u zgjedhur. Ne jemi që ta vëmë në lëvizje këtë gjë dhe t'ia ngarkojmë të rinjve, atyre më të rinjve, për ta ndjekur këtë çështje.

Dhe me sa di, iu dha Albi Lushit si si detyrë kjo gjë për të ndjekur rrugën ligjore të regjistrimit në gjykatë.

Atëherë nuk e dija që Agimi i ishte drejtuar kryetarit që kishte qenë në letra, që unë faktikisht e mora vesh vetëm këto dy ditë, zotëria më mbiemër Sinani,

sepse aty në atë mbledhje unë nuk e pashë, nuk ishte ai zotëri. Ka qenë zoti Mato e shumë e shumë të tjerë, Pandi Koçi, të gjithë ata, një pjesë e atyre që ishin edhe në këtë radhë.

Albi u mundua të krijojë degë nëpër rrethe, nuk dija se si kishte ecur, por me sa u interesova kur pashë këtë shpalljen për t'u bërë rilidhja apo rizgjimi, si ta themi, dhe direkt i kam shkruar Albit në fakt, për korrektësi.

Edhe i them: Albi, çfarë është kjo që është lajmëruar? Është vazhdim i saj? Ka një tjetër? Ku qëndron ngërçi? Bie ajo gjëja që keni nisur ju, grupi i atëhershëm?

Edhe Albi më tha: ne nuk ecëm, por unë kam bërë të gjithë përpjekjet, por është lënë kjo punë sepse nga përpjekjet e mia u tha shqip që ne ta pranojmë regjistrimin, po nuk të nuk rikthehet godina.

Më tha që ishin dy kushtet që Lidhja e Shkrimtarëve të mbante emrin historik të saj, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve e Shqipërisë, dhe t'i rikthehej godina.

Që lidhja, përveç funksioneve apo asaj çka do bënte tani e tutje, të kishte dhe dhe atë kujtesën historike të të asaj të atij organizmi, ta quajmë.

Në rregull, i thashë, që të di dhe unë çfarë të prononcoj sepse, të themi të drejtën, tani ne jemi të njëjtët. Ju, për aq sa keni qenë në Shqipëri, besoj keni parë nëpër aktivitete të njëjtët shëtisin sa këtu, sa atje, ata që kanë mundësira.

Apo jo, Pilo? Ke qenë dhe ti vetë, edhe Alma po ashtu, qoftë në aktivitete brenda apo jashtë kur kemi qenë të ftuar.

Komunikova me disa nga miqtë dhe më thanë ata nuk e bënë dot të mundur, por ne na intereson si pena tani që jemi ose që na pëlqen apo e ndiejmë veten mirë në këtë rrugë, le ta bëjë kush të dojë, po t'i japë zë kësaj gjëje.

Pashë njoftimin, ishte ditë zyrtare. Komunikova që unë e kam pamundur pjesëmarrjen në kuvend, kështu u quajt, nga fillimi, nga mëngjesi e deri në mbarim. Atëherë u tha që ata që s'munden të jenë të jenë në votime.

Fakti që më kishin ardhur ftesa nga disa drejtime, nga disa miq që i njihja, nuk them dot që s'i njihja, thashë, mendova që te pjesa e kryetarit, se unë nuk e kisha parë paraprakisht, unë nuk di të them nëse këta, grupi nismëtar, a kanë bërë takime më përpara,

a kanë diskutuar platformën, a kanë mbledhur anëtarë të themi nga ata që ishin apo nga këta të rinjtë që pretendohet, nëse kanë kanë bërë mbledhje, kanë konsoliduar ndonjë mendim mbi emrat

qoftë për kryetar, kandidatë për kryetar, apo qoftë për këshillin drejtues, quhej, se e votova po ndoshta më ka shpëtuar ajo emërtesa.

Këtë pjesë nuk di të them sepse unë për mungesë të kohës time materiale, kohës fizike sepse jam në punë, kam një profesion tjetër, një punë shumë të lidhur, nuk i kam ndjekur, po dhe mendova që mos nuk kam qenë unë në dijeni të kësaj gjëje.

Okej, vetëm konfirmova dhe thashë do vij në orarin, më thoni orarin kur është, do shfrytëzoj pushimin e drekës nga institucioni, s'do shkoj të ha drekë, do vij të votoj. Shkova dhe, me thënë të drejtën, nuk është se më la ndonjë shije shumë të mirë.

Te kryetari ishin vetëm dy emra.

Ndërkohë unë kisha paramenduar të paktën emrat e atyre njerëzve që më kishin sjellë mua ftesë për të qenë pjesë. Mendova që do të kishte katër-pesë emra, mendova. Ishin vetëm dy. Dhe dhe nga ata katër-pesë që më sollën, unë dua të jem...

30:00

E ftuara

...e sinqertë, nuk është se kishte ndonjë që qëndronte më lart në nivel si Mujë Buçpapaj. Këtë duhet ta them shumë pastër, qoftë nga statura letrare, apo botues, apo si njeri, të them. Por mendoja që duhet të kishte më shumë kandidatë, se më duket si... si një garë pa rival, mendimi im.

30:22

Pilo Zyba

Ne në këtë rast, më fal se po të... më fal se po të ndërhyj. Ne në këtë rast nuk po merremi me individët.

30:28

E ftuara

Jo, absolutisht.

30:29

Pilo Zyba

Pra, ne po merremi me parimet.

30:32

E ftuara

Po. Atëherë...

30:33

Pilo Zyba

Se do të... do të... do të them diçka unë, konkretisht. U bë si u bë zgjedhja, punë për ta. Dje ishte një shpallje në Facebook apo në gazetë apo kështu, që thoshte: Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë është e përbërë nga 50 mijë anëtarë.

Dhe një mik i imi, mik i imi që është më i madh se sa unë në moshë, që ka një karrierë kombëtare, të njohur, jo se po e them unë, se nuk dua të përmend emra, i thotë: "Më fal or ti kryetar, kur i zgjodhe gjithë këta anëtarë ti? Sepse ti dje e krijove të re këtë shoqatë. Dje, domethënë more çelësin ti dje. Ku i gjete këta 50 mijë shqiptarë artistë? Një e para. Dhe e dyta, këta 50 mijë veta, njëherë duhet të pajisen me dokumente që ti t'i quash anëtarë."

31:28

E ftuara

Unë këtë nuk e di.

31:29

Pilo Zyba

Kaq kollaj paska qenë kjo që ti... 50 mijë veta? Shiko, në Shqipëri edhe në kohën e monizmit, se nuk dua të flas për kohën e monizmit se është tjetër gjë, kam shumë për të thënë, po në kohën e monizmit, më fal, çdo rreth kishte 10, 15, ja 20 anëtarë. Se kështu i thotë ai, ë, nuk po e them unë këtë.

20 anëtarë. Tiranës po i japim 100 anëtarë dhe Shkodrës, Elbasanit, Durrësit edhe Korçës e Gjirokastrës e Vlorës, u bënë 1 mijë. Ja dhe po i shtojmë 1 mijë, u bënë 2 mijë, në atë kohë që ishim 4 milionë. Jo më sot, që kemi ngelur 1 milion e ca.

32:07

E ftuara

Pilo, se ti... ti mu fute te zona ime vëlla, se unë për shifrat jam diplomuar. Dhe unë këto shifra... këto shifra zakonisht kur i dëgjoj, unë nuk i përtyp dot. Unë këtë nuk e kam dëgjuar. Unë di në dy prononcime të vogla që mund të kem bërë, kur dikush ka qenë shumë kritik ose mohues dhe dikush tjetër ka qenë shumë promovues, unë si natyrë jam pak kështu si me këmbë në tokë, s'jam as militante, as opozitare e përjetshme. Më pëlqen të bëj opozitë, realisht.

Dhe unë nuk e kam dëgjuar këtë punën e anëtarësisë. Unë di që kam thënë: punë të mbarë u qoftë, hajde të shohim, e mira u bëftë, nuk e dimë. Sot kam parë një status në Facebook që thotë, për të marrë kartën e anëtarësisë, pra që unë e konsideroj që sot po starton regjistrimi i anëtarëve.

33:07

Tonin

Po mirë, më fal, më fal. Ndërhyj edhe unë pak. Sa të merrni frymë ju. A ka... a ka kritere për të qenë anëtar?

33:18

E ftuara

Absolutisht. Dhe sot në atë status thuhej...

33:21

Tonin

A ka... a ka një domethënie për të qenë anëtar?

33:25

E ftuara

Po, Tonin. Dhe unë e analizova me atë gjë që e kam lexuar, e lexoj me vëmendje unë. Këtë që ka 50 mijë anëtarë apo të gjitha, ka shpëtuar sepse Facebook-u ka gëluar nga statuset, unë nuk... nuk i ndjek dot të gjithë dhe s'kam ndërmend t'i ndjek. Por sot pashë status që thoshte: për të marrë kartën e anëtarësisë, janë të ftuar shkrimtarët të dërgojnë CV-në, bibliografinë letrare me shkrimet, publikimet, një... kontakte me radhë dhe një foto, dhe pastaj do vlerësohen në varësi se kush do t'i vlerësojë unë nuk e di, por thoshte "do vlerësohen".

Pra, edhe nëse unë sot dërgoj ata që... ato që kërkonin në atë status, CV-në time letrare, të themi, apo jetësore, se letrarja hyn më shumë, nuk them që unë sot u anëtarësova te Lidhja. Kjo është si puna e aplikimeve: ti aplikon dhe pastaj duhet të ketë një grup përzgjedhës, nuk e di. Unë nuk e di ta them këtë pjesë patjetër që duhet të ketë kritere, po nuk e di kush i vendos kriteret dhe kush i zbaton kriteret. Domethënë, këtë pjesë unë nuk di ta them, mbetet për t'u parë. Dhe këto ditë unë kam thënë vetëm: mbetet për t'u parë.

34:41

Pilo Zyba

Jo, atëherë dëgjoje Toninin.

34:44

Tonin

Ne... ne... ne mendojmë se ndërtojmë demokracinë me të njëjtin mentalitet monist.

34:54

E ftuara

Vallahi, po qe për monizmin o... një kohë...

34:57

Tonin

Atëherë, ne po të shikojmë, po të shikojmë, me përjashtimet e veçanta të disave që kanë arritur ta kapërcejnë mentalitetin, ta kapërcejnë vizionin, të fusin filozofinë, qoftë në poezi, qoftë në artet figurative, qoftë në prozë, edhe në muzikë, që këto janë pak, të tjerët janë njësoj. Heronjtë partizanë që ishin pozitivë, tashti janë negativë; heronjtë negativë...

35:32

Pilo Zyba

Ballistët.

35:33

Tonin

...të Zogisë, tashti janë pozitivë. Pra, në koncept nuk ka ndryshuar asgjë nga teoria e realizmit socialist. Me përjashtime... nuk është sipërfaqësore, me përjashtimet e veçanta, sepse lexojmë prozë që dikur do të quhej disidente, po sot është normale, e zhveshur nga klishetë, e zhveshur nga servilizmat, e zhveshur nga... nga llustrimet, por që tregojnë realitetin.

Lexojmë prozë e poezi filozofike, se disa thonë: "Unë këtë nuk e kuptoj." Poezia nuk është për t'u kuptuar, është për t'u ndier, për t'u shijuar, për t'u patur, për të depërtuar brenda teje. Ajo është poezia e sotme. Hajde, dikush e ka poezinë industriale, e prodhon me kuintalë. Dikush e ka shpirtërore. Dikush e ka bejte. Të gjithë provojnë.

Por për mua është e rëndësishme mentaliteti. Janë 35 vjet që themi "demokraci", që nuk të ka vënë kush, me një fjalë, as ligje, as pranga, as buzë, as litar, asgjë. E ti çfarë ke bërë? Kur ke dalë? Atëherë kjo Lidhje me çfarë baze do ta fillojë tashti? Çfarë filozofie ndërtimi ka brenda saj? Kjo mua... kjo mua më shqetëson: filozofia e re që përcjell. E si mundet... më fal, unë i njoh të gjithë ato që janë në kryesi, i kam miq, më vjen keq, me një fjalë, që... më vjen keq, me një fjalë, që mos ta kuptojnë, me një fjalë, si çështje direkte, por si çështje koncepti, si çështje mentaliteti. Ne, në qoftë se nuk do të ndërrojmë, me një fjalë, jo këmishën, se këmishën e marrim te Armani, e marrim te tjetri, por do të ndërrojmë atë... atë këmishën e padukshme këtu brenda, këmishën e mendimit, të veprimit, të krijimit, të fantazisë, filozofisë, ndryshe...

37:32

Pilo Zyba

Tonin, më lindi e drejta të të bëj një pyetje për këtë që the. Dhe pyetja ime është kjo: këta anëtarët që pranohen në këtë shoqatë, fillojnë nga dita e parë dhe kur mblidhen të gjithë anëtarët bëhet kongresi, apo bëhet kongresi njëherë dhe thërrasim nja dhjetë anëtarë nga mbrapa? Të lutem, ma sqaro pak.

37:51

Tonin

Po për mua... për mua, edhe për të bërë një kongres duhen nja 12 muaj përgatitje. Jo 12 orë ose 12 ditë siç e kanë bërë, edhe jo... edhe jo 12...

38:02

E ftuara

Tonin, ndoshta e kanë... Tonin, ndoshta është një gjë e menduar prej 12 muajsh më parë. Ndoshta, dhe unë këtë nuk di ta them, prandaj thashë nuk di...

38:11

Tonin

Atëherë... atëherë është... është deklaruar... është deklaruar në 12 ditët e fundit. Edhe me... edhe me me tagime... me tagimet e personalizuara, ë? Që nuk... nuk ka shumë. Unë në vitin... në vitin 2001 kam qëlluar, më fal se po kërcej pak në... në... në...

38:28

Pilo Zyba

Po jo, po ja bën...

38:29

Tonin

...në diskutim. Unë nëpërmjet një mikut punoja... e banoja në Piacenza atë kohë, ishim pushim. Thotë: "Shiko," thotë, "është Anna Oxa," thotë, "në Radio Uno," thotë, "në Milano," thotë. "A shkojmë," thotë, "si... si... si kështu, si spektatorë, si i thonë ato, si figurantë në sallë, si... të merresh me duart?" "Apo mirë," i thashë unë. E duke shkuar me makinë i them unë se Anna Oxa kështu kështu kështu kështu, duke u krenuar me të, e mirë, shkuam atje.

Ne... kërkova... për më tepër isha diku në... në... në ato shkallët e... e kinemasë, si kinema ajo, ishte një si skenë atje në fund, edhe kërkova, me një fjalë, që të them diçka. Vinin ata të stafit me letra në dorë, po i kishin porositur, i kishin shpërndarë një në krye, një në fund, një në mes, një atje, një këtu, e ju jepnin ato letrat që ishin pyetjet e përgatitura e kështu. Edhe i qëlloi që i dha njërit këtu afër meje. Erdhi. Edhe i them unë këtij: "A mund ta lexoj unë?" i thashë. Sepse Anna Oxa e pranoi vetë, me një fjalë: "Unë jam shqiptare," vajti te Çaush Shehimi, foli atje, prezantoi Nisin, e kishte një orkestër me çifteli atëherë nga Kosova që e... ishte shumë interesante në fakt. E i thashë: "A mund ta lexoj unë këtë përshëndetjen?" i thashë unë, se jam i vetmi shqiptar këtu. Edhe ai nuk i interesonte. "Pse?" i tha. E hodha unë letrën në xhep, edhe i thashë: "Të përshëndes Anna Oxa, ndoshta këtu..."

40:00

Tonin Çobani

...do t'ia dalin të tjerët, që mos t'ia prish qejfin, po ndoshta jam ndër shqiptarët e rrallë se jam me skenë.

Edhe...

Diçka ka bërë Ana Hoxha,

Ana Hoxha...

Më ka kapur me dorë: „Hajde këtu!“

E kam shkuar me një fjalë deri te pllaka e re, po më thanë: „Tashi shiko,“ tha,

„lëre në anën që të thotë,“ thotë, „se nuk mund të hysh në skenë,“ thotë.

Tha: „Kështu është,“ tha, „e ka... arrtipi,“ thotë, nuk e njoh unë.

Po bëja kështu, bëja kështu, tha, preki këtu, tha, edhe ik. A kupton? Pra, jo, desha të them...

40:29

Pilo Zyba

Jo, s'ka lidhje, s'ka lidhje fare ajo!

40:30

Tonin Çobani

Unë e kisha fjalën...

40:32

Lola

A ia bëre ti Anës ashtu?

40:34

Tonin Çobani

Po, ia bëra, si s'ia bëra! Sa... e kanë bërë dhe të tjerët.

40:37

Lola

Mjaftoi kaq!

40:39

Tonin Çobani

Edhe...

40:39

Lola

U quheshe dhe pjesë e...

40:41

Tonin Çobani

Jo, jo, jo! Desha... Desha... E kisha te tjetërkund unë,

qaty, që edhe ato në raste të tilla çojnë kështu mesazhe, i caktojnë njerëzit. Kështu kanë bërë edhe këto, si i kanë caktuar njerëzit.

Po për të bërë një kuvend, për t'ia vënë emrin Kuvendit, për t'ia vënë emrin Kuvendit,

do të jetë Kuvend!

Do të ketë, o përfaqësues, me një fjalë, të zgjedhur prej një njësie, një bashkësie, një...

një shoqate nga këto të voglat a klubet letrare çfarë janë, edhe të shkojnë të përfaqësojnë atje.

Sepse nesër do të lindë e domosdoshme për t'u bërë Kongresi i Ri i Drejtshkrimit! Sepse po zien kazani, a kupton?

Edhe është e nevojshme sepse tashti po shkruajnë njerëzit siç duan: „Unë dua të shkruaj,“ thotë, „dialekt, unë dua të flas dialekt, unë do kam gërmën 'r', unë kam kështu, unë kam kështu...“

Po këta i vendos një kongres i ri, që vendos norma e gjëra të reja. Nuk mund t'i vendosi si... kështu në mënyrë spontane si na shkon nëpër mend neve: një natë po bëjmë një lidhje, po bëjmë një kongres, po bëjmë një kuvend,

po gjuajmë shtjelma, po rrihemi, po pajtohemi... Nuk bën!

41:48

Pilo Zyba

Po!

41:49

Lola

Alma, na dëgjon? Alma?

Alma?

I ngeci...

41:55

Alma

Të dashur, unë doja t'ju bëja një pyetje konkrete të të treve të njëjtë:

A e keni menduar veten tuaj brenda Lidhjes së Shkrimtarëve?

42:07

Tonin Çobani

Unë jo, kurrë!

42:09

Lola

Për mua nuk përbën diferencë dhe... dhe kur më kanë ardhur ftesat, u kam thënë: për mua, unë ngelem kjo që jam, me dëshirën për të krijuar apo për të botuar,

dhe nuk më përbën diferencë nëse jam pjesë e Lidhjes së Shkrimtarëve apo jo, mendoj unë.

42:25

Tonin Çobani

Në këtë format, unë jo, kurrë!

42:28

Lola

Kurrë mos thuaj kurrë! Ë... ngaqë çështja...

42:30

Tonin Çobani

Jo, jo, me këtë format. Në këtë format, jo.

42:34

Lola

Megjithatë, megjithatë, unë nuk më pëlqejnë partizanizmat dhe, faktikisht, Mujën unë e kam parë që ka qenë, sepse ai duke qenë dhe një drejtues ose pronar i një shtëpie botuese,

ai e ka pasur punë të tijën që shumë autorë janë drejtuar te ajo shtëpi, kanë bërë promovime. Dhe ndoshta këto takime, këto promovime mund t'i ketë shfrytëzuar gjatë kësaj periudhe

për të marrë ndonjë konfirmim se sa persona duan. Ndërsa për pjesën e anëtarësisë mendoj që ai kryetari i mëparshëm

mund të ketë pasur ndonjë listë me emra aty, ku di unë tashti, me anëtarë, me kartë apo pa kartë.

43:14

Tonin Çobani

Po kjo është, moj zonjë! Kjo është ajo që them unë! Nuk bëhet me njohje kjo!

43:19

Lola

Po pra!

43:20

Tonin Çobani

Me... Me... Me personalitete, me miqësira... Aty nuk ka kushërinj, por aty ka nepotizëm, nepotizëm social, nepotizëm shoqëror, që njohin njëri-tjetrin,

ka njëri-tjetrin, nuk ka nepotizëm gjaku, a kupton?

43:34

Lola

Po mirë... Po mirë, Toni, ti mendon se ka ndonjë grup apo, të themi, këshillë apo këshillë vlerësues

që besoj i ka tagret të të zgjedhi se kush duhet të jetë në këtë lidhje apo jo? Sepse, për fat të keq, emër kanë ata që vijnë nga koha e monizmit,

që kanë qenë profesionistë, kanë qenë të paguar për të... për të bërë rolin e shkrimtarit. Sot shkrimtarët shumica janë... punojnë gjithfarë profesionesh të mundshme dhe botojnë me kontributet e veta.

44:09

Pilo Zyba

Lola, këtu mendoj...

44:10

Tonin Çobani

E kanë dhe me botimet e kursyera këto, sa për dijeni!

44:13

Pilo Zyba

Këtu mendoj që është gabimi. Që nuk... Që, më duket, Tonini e kapi disi, po ti Lola nuk po e kap atë si ide.

Shiko, kjo lidhje shkrimtarësh nuk ka lidhje me atë që ka qenë. Prandaj do shkojmë në gjykatë

të krijojmë një lidhje shkrimtarësh!

44:32

Lola

Atëherë, Pilo, nuk ke kuptuar një gjë: kjo është vazhdimi i saj sepse vazhdon me të njëjtin NIPT,

44:37

Pilo Zyba

E po, ja!

44:38

Lola

vazhdon me të njëjtin NIPT dhe me të njëjtën vulë!

44:41

Pilo Zyba

Më fal!

44:42

Tonin Çobani

Po me të njëjtat anë, me të njëjtin tru, me të njëjtën mend, mentalitet.

44:45

Lola

Dëgjo, dëgjo! Dëgjo, unë po flas me me dokumenta zyrtare. Të thashë, duke qenë nuk i dal dot nga profesioni.

Një subjekt, një subjekt që ka, mban të njëjtin NIPT, le ta ndryshojë emrin si të dojë,

është si ai personi që le ta ndërrojë emrin sa herë të dojë gjatë jetës, por ka një ID dhe mbetet ai person!

Dhe këto aty u thashë që...

45:09

Tonin Çobani

Ka të njëjtat shenjat e gishtave, të njëjtat...

Pra, në qoftë se, si thua, do ta riorganizojmë, numri një është: poshtë vulat,

poshtë emërtimet, po sot ata të krijojnë!

45:21

Lola

Ajo quhet e re atëherë, që quhet krijuar pastaj!

45:24

Pilo Zyba

Rasti im nuk është ekzakt.

Në kohën që... Tonini e tha pak më parë dhe e tha bukur: në kohën që kemi një lidhje shkrimtarësh, kemi dhe një program të kësaj lidhjeje.

Dhe në qoftë se krijojmë një të re, duhet të kemi përpara programin e saj, pastaj krijohet kryesia!

45:43

Lola

Pilo, këtu ishte ndarja me Agim Gjakën.

45:47

Pilo Zyba

Jo, s'ka... Kam marrë... Shiko këtu! Nuk kam marrë unë... Shiko, ti ke mbaruar universitet?

45:53

Lola

Po.

45:54

Pilo Zyba

Të lutem, më jep mua lejen e punës tënde se po rri të punoj unë në... iki nga Tirana, punoj në Durrës me lejen, me lejen tënde,

në vazhdimësi! Vazhdoje!

46:03

Lola

Nuk punon dot.

46:04

Pilo Zyba

S'punoj dot! Po ai, pse paska një lidhje shkrimtarësh në '91-shin të fikur, që nuk është më e certifikuar sepse që nga momenti që është hequr Lidhja nuk ka më certifikatë,

46:14

Lola

Atëherë... Atëherë...

46:14

Pilo Zyba

ai paska të drejtë? Qysh e vazhdonka ai atë?

46:16

Lola

Pilo, kolona e pestë në këtë gjë, në qoftë se do ta quajmë kështu,

46:20

Pilo Zyba

Po pra, po!

46:21

Lola

në qoftë se do ta quajmë kështu,

46:22

Pilo Zyba

E ka emërtuar kështu!

46:24

Lola

është është kryetari ish kryetari që ishte, sepse këtë e tha e tha Agim Gjeka dje.

46:31

Pilo Zyba

Të lutem, dëgjoje...

46:32

Lola

Kur unë kërkova vulën, kur kërkova vulën te Sinani, më tha që vula ka humbur,

46:39

Pilo Zyba

Ka humbur, i ka humbur vula!

46:40

Lola

dhe gjykata na tha që: „Ju, meqenëse s'keni vulë, nuk nuk mund të depozitoni asnjë dokument.“ Ndërsa dje, ftesat dhe fletët ishin të vulosura

me vulën Lidhja e Shkrimtarëve dhe unë prandaj po të them që kjo nuk është e re.

46:55

Pilo Zyba

Po kaq, se na e mori mendjen!

Dhe gabimi më i madh...

46:57

Alma

Më jepni një fjalë një sekondë mua!

47:00

Lola

Po.

47:00

Pilo Zyba

Po, po, fol!

47:01

Alma

Sepse e futëm Lolën me shpresën që do t'ju qetësonte, por nuk nuk është e mundur, kështu që merrni

47:08

Tonin Çobani

Jo, jo, meqë...

47:09

Alma

merrni dy minuta kohë t'ju qetësoj në një mënyrë tjetër.

Gjatë të ndjekim një çikë këngën këtu.

47:15

(Muzikë)

47:30

Këngëtari

U lidhën, u zgjidhën,

rilidhën përsëri,

me oshkurin e brekëve,

thurur me flori.

Më kokë më kokë,

vulosën pa vota,

pesë miq e pesë shokë,

mbi parime të kota.

Lidhuni, zgjidhuni, mbetën me kokë mënjanë!

Shqiptari nuk ndryshon, njëri-tjetrin do hanë!

Dhe pati diskutime,

zemërim i pafund,

një listë e plotësuar,

nga femra u shkund.

Dhe vula e humbur,

më në fund u gjet,

mbyllur me dryn,

po nga lidhja vetë.

Lidhuni, zgjidhuni, mbetën me kokë mënjanë!

Shqiptari nuk ndryshon, njëri-tjetrin do hanë!

Dhe arti po humb vlerat, paraja kur sundon,

në krye mbetën plehrat, secili ligjëron.

Dhe arti po humb vlerat, paraja kur sundon,

në krye mbetën plehrat, secili ligjëron!

49:50

Lola

Shiko, më shani po deshët, po këto janë pikëpamjet e mia!

49:53

Tonin Çobani

Tonin... Tonini nuk e gjet këngën.

49:56

Lola

E artë, unë e pashë se unë po dilja te vula e humbur dhe...

50:00

Pilo Zyba

Po prandaj të ndala, prandaj të ndala këtu.

50:03

Lola Shehi

Ë, domethënë, dhe kjo është e vërteta që, sepse unë thashë, unë kam qenë pjesë, jam përgjigjur aq sa kam mundur.

Dhe bile e mbaj mend që dikush pat propozuar që të isha tek këshilli organizativ a diçka e tillë dhe mbaj mend

ë, Gimi tha, Agim Xheka: «Për kë?» Tha. «Për Lola Shehin.» I thanë ata.

Tha: «Lola e meriton.» Tha, «plotësisht, po është problemi,» tha, «se Lola dhe kur ka aktivitete pyet: "Çfarë dite i bie?"

Po qe e shtunë, e diel, Lolën nuk e ke.»

Kështu që dhe i thashë: «Faleminderit shumë që më mirëkupton.» Nuk... Dëshirën e kam të madhe, ju mbështes, por unë nuk kam kohë fizike.

Dhe prandaj thashë që dhe në këtë rast unë nuk di, nuk... S'kam qejf të bëj insinuata në momentin që nuk e di konkretisht nëse janë bërë hapa mbarë,

por mendoj që ishte një, fakt, një fryrje

ë, e panevojshme, mendoj unë. Por vazhdim... Por të jeni të sigurt që për sa mban të njëjtin NIPT

dhe të njëjtën vulë, për mua është bashkim. Në qoftë se do ndërrohet NIPT-i dhe vula mbetet për t'u parë, atëherë do jem unë e para që do them.

51:10

Pilo Zyba

Tani unë me ty e kam të keqen.

51:13

Lola Shehi

Dil më...

51:14

Pilo Zyba

Në këtë rast, në këtë rast mua më bie të merrem me ty edhe të të them: «Të humbtë vula!»

Se ne kemi pasur për fyerje kur thoshim «të humbtë vula», po tani po të të humbasi vula, paske mbarësim. Sikur humba unë.

51:28

Muharrem Blakaj

Mu nuk ka ç'të më humbë, s'kam patur vulë kurrë. (Qesh) Kështu që jam brenda...

51:32

Lola Shehi

Jo! Në këtë rast... Në këtë rast...

51:34

Muharrem Blakaj

Jam brenda rregullave.

51:35

Lola Shehi

...nuk të humbte vula. Në këtë rast është të të shitet vula.

51:39

Muharrem Blakaj

Të humbtë kauza! Të humbtë kauza!

51:41

Pilo Zyba

Të të mbahet fsheht, pra, pra, të të mbahet fsheht vula, jo të humbë.

51:44

Lola Shehi

Të shitet vula, se do të ta blejnë shtrenjtë! Do të ta blejnë shtrenjtë...

51:47

Muharrem Blakaj

Ej, mos ta... Mos ta... Mos ta vulgarizojmë muhabetin.

Çdo gjë për mua këtu, le të bëhet lidhje, le të bëhet bashkim, le të bëhet nyje, le të bëhet, me një fjalë,

si të dojnë, a kupton, se mua gati-gati mua nuk më intereson, por mua më vjen keq, me një fjalë, që

çdo gjë në të gjitha veprimtaritë politike,

ekonomike, kulturore,

e, s'di çfarë të them tjetër, atje punohet, punohet

pa sens, pa masë, me një mentalitet

komplet me rrënjë të vjetra,

me rrënjë të vjetra.

Të gjithë thonë «jemi të lirë», po janë të lirë në atë llojin e lidhur.

52:40

Alma Papamihali

Një gjë thoshja... Një gjë thoshja...

52:42

Muharrem Blakaj

Kjo është... Ky është... Ky është gabimi që neve nuk na lënë. Sepse ne e lamë 1-shin. E 1-shi kush është?

1-shi jam unë.

52:52

Lola Shehi

Shiko...

52:53

Muharrem Blakaj

Ti s'mundesh... Mund të shpikësh 1.000 gjëra me vlerë, po nuk ta thashë unë 1-shin që me të dhënë mend për të gjithë këto gjëra me vlerë ty,

nuk ekziston.

53:04

Alma Papamihali

Një pyetje do bëja. Nëse kjo është... E prandaj ato, ato grupime, ato...

53:09

Lola Shehi

Të dëgjojmë pak Almën. Almën.

53:12

Alma Papamihali

Unë s'po flas sot, më keni vënë përpara. (Qesh)

53:15

Lola Shehi

Merr krahët e tua!

53:16

Alma Papamihali

Këtë doja të... Këtë doja të të ndalesha pak këtu. Nëse kjo është një rilidhje kaq pozitive, nuk e kuptoj pse ka kaq,

ë, hatërmbetje, kaq postime, kaq shkrime këto ditë të...

53:29

Lola Shehi

Atëherë këtë... Atëherë, Alma, këtë desha të them.

Në qoftë se unë isha personi indiferent në atë grup njerëzish që vajta për të votuar,

kishte personat të tjerë që patën lobuar dy ditë, tre ditë para.

Patën lobuar...

53:46

Pilo Zyba

Edhe një muaj dhe pesë muaj para.

53:48

Lola Shehi

Okej, po them, nuk kam qenë shumë në dijeni për më përpara, po them, patën lobuar...

53:52

Muharrem Blakaj

Dhe nuk po u përmendësh emrin.

53:55

Lola Shehi

Patën lobuar. Unë nuk e di se çfarë pritshmërish kishin, por personat që lobuan më fort, unë i pashë që ishin ata

që ishin, ë, kundërshtarët më të ethshëm mbas, ë,

realizimit të Kuvendit dhe unë këtë nuk di çfarë ta quaj. Ne e kemi pak në gjak...

54:14

Pilo Zyba

Domethënë ata donin të bëheshin me blimin?

54:16

Lola Shehi

Nuk e di tani. Ndoshta kanë krijuar... Pilo, njeriu mërzitet, unë kam thënë gjithmonë,

54:17

Pilo Zyba

Donin të shisnin blimin ata?

54:23

Lola Shehi

kur më thonë: «A u mërzite?» I them: «Unë mërzitem vetëm po krijova pritshmëri. Në momentin që s'kam krijuar asnjë pritshmëri, nuk kam pse mërzitem.

Do pranoj ose do jem, ë, kritike, vlerësuese. Ia vlen të shkoj te te Tonini apo ia vlen të shkoj te Pilo?»

54:43

Alma Papamihali

Mhm.

54:44

Lola Shehi

Por nuk kam pritshmëri, nuk po ma premton çekun as Tonini, as Pilo.

Dhe unë nuk e di çfarë pritshmërish kishin, prandaj unë nuk di, jam shumë e shumë e ngatërruar në këtë pjesë.

Nuk di sa...

54:58

Alma Papamihali

Ja, pra, kur edhe ju diskutoni dhe keni këtë...

55:00

Lola Shehi

...është ajo e vërtetë, sa s'është.

55:01

Muharrem Blakaj

Për shembull, për shembull, unë nuk kam asnjë lloj, as nuk kam patur, as nuk kam... Unë e kam marrë vesh javën e fundit nëpërmjet, ë, postimeve të miqve të mi.

55:11

Lola Shehi

E njëjta gjë dhe unë. E njëjta gjë dhe unë.

55:13

Muharrem Blakaj

Po, as pritshmëri, me një fjalë, as pritshmëri, as iniciativë,

55:17

Lola Shehi

Po, po.

55:17

Muharrem Blakaj

as dëshirë, a kupton? Por

në mënyra urgjente, vërtetim,

siç u bënë, si u zgjodhën deputetët?

Po vini, ishte dalë njëri aty, një rregull: «Hë, kush hyn këtu shkruaj emrin!» Nxjerr një copë letër aty në fillim: «Shkruaj emrin!» Po s'bëhet...

55:34

Lola Shehi

Atëherë, mbledhja, pjesëmarrja, në këtë formë pjesëmarrja ka qenë e lirë.

Cilido që e quan veten shkrimtar, që ka minimalisht qoftë edhe një botim,

kishte dalë njoftim që në orën 9:00 deri në 10:00 bëhet regjistrimi i delegatëve. Shkoni, shkruani emrin me të drejtën e tyre dhe mund të merrnin pjesë.

Pra, hyrja ka qenë e lirë. Nuk ka pasur një listë të përzgjedhurish.

55:58

Pilo Zyba

Domethënë, mund të mund të futej edhe një çoban?

56:02

Lola Shehi

Po.

56:03

Pilo Zyba

Të regjistronte emrin dhe e quhej poet edhe votonte atje, po?

56:06

Lola Shehi

Po qe se kishte botuar ndonjë libër, dhe çobani është shkrimtar.

56:09

Pilo Zyba

Po ç'a kuvendi... Po ç'a kuvendi është ai?

56:11

Muharrem Blakaj

Po çfarë kuvendi... Çfarë kuvendi është ai? Në qoftë se kanë shkuar vetëm ata me... Çfarë kuvendi është ai? Si bëhet kështu?

56:18

Pilo Zyba

Më fal, më fal, Tani, ai kishte kontrolluar 200 dele, zbriti nga delet, erdhi aty, hodhi firmën te letra dhe...

56:24

Muharrem Blakaj

U fut brenda.

56:25

Pilo Zyba

...dhe votoi atje?

56:26

Muharrem Blakaj

Edhe votoi për kryetarin, ore!

56:28

Lola Shehi

Po mirë, o Pilo! Po mirë, o Pilo, tani se kam dikur një, kam shkruar një poezi unë, Muço Dema nga Skrapari.

56:35

Pilo Zyba

Shumë mirë e ke bërë.

56:36

Lola Shehi

Në fund të fundit tha...

56:37

Pilo Zyba

Politikë e paprekur.

56:38

Lola Shehi

Në fund të fundit tha ai: «Ju çfarë ishit?» Tha.

Tha: «Në një stan kemi kullotur delet,» tha, «edhe dhallë në një stan kemi pirë. Ju që u bëtë,» tha, «dhe deri kryeministra, çfarë bëtë më shumë se unë?» Tha.

«Më merrni atje në Tiranë të bëj dhe unë,» tha, «punë si ju atje.» Tani t'i lëmë këto punë.

Atë të shohim! Kjo gjë mbetet, Pilo. Nuk ka cilësi,

nuk ka cilësi aty ku nuk ka kriter përzgjedhës që në start të gjësë. Këtë gjë unë nuk e mohoj.

57:09

Pilo Zyba

Po prandaj jemi mbledhur sot! Sot jemi mbledhur konkretisht për këtë që the.

57:13

Lola Shehi

Atëherë, unë nuk e pretendoj cilësinë dhe nuk kam shprehur asnjë superlativ dhe vazhdoj të them:

mbetet për t'u parë. Në qoftë se kjo gjëja do jetë si ai tjetri që unë s'i kam ditur emrin kush ishte

dhe nuk e kuptoja kur ishte një kryetar lidhjeje, çfarë po përpiqeshim ne të tjerët që bëmë, u mblodhëm nja dy ditë atje para pesë vjetëve dhe çfarë...

57:35

Pilo Zyba

Dëgjo! Ti e Alma nuk e dini, nuk e dini, se s'keni si ta dini juve historinë e Lidhjes së Shkrimtarëve, se jeni të vogla ju.

57:44

Lola Shehi

Faleminderit!

57:44

Pilo Zyba

Ë, mos ma merr për keq këtë fjalë që po them, se shaka po bëj.

57:47

Lola Shehi

Tani të lutem, Pilo! Pilo, të lutem, unë dhe aq e vogël nuk jam, po të dëgjoj.

57:51

Pilo Zyba

Po, e vogël je, sepse sepse ti ke jetuar në Shqipëri...

57:54

Lola Shehi

Unë e pranoj! Unë e pranoj, Lola, që jam më e vogël, se s'kam kohë...

57:57

Pilo Zyba

E di pse të them je e vogël? E di pse të them je e vogël? Se s'merrem me moshën unë, se nuk caktoj moshën. Kur them je e vogël, them për tjetër arsye.

Më 2004-n, këta zotërinjtë që bënë zgjedhjen e këtij kongresit, që ti nuk e di, po po ta them unë,

sepse unë jam i lidhjes së vjetër që më '80-n, '79-n bile fare,

58:16

Lola Shehi

Y, ngele i lidhur gjithë jetën, o vëlla! Po vazhdo ta dëgjojmë!

58:18

Pilo Zyba

më '79-n, dhe këta, ky ky Sinani, që ishte tani, se po ta them me emër, se unë e njoh,

më mirë se sa të njoh ty, se ty s'të njoh mirë, se s'kemi s'kemi pirë kafe të ngrëmi dreka bashkë, me Sinanin kam ngrënë, pirë kafe unë në Përmet,

ky Sinani u bë anëtar i lidhjes, u bë kryetar i lidhjes

dhe kur u bënë vitin tjetër zgjedhjet e reja dhe erdhi Pëllumb Kulla për të marrë çelësin, ai nuk i dha çelësin e lidhjes.

Dhe ai tjetri që erdhi, me dhunë theu kyçin e Lidhjes së Shkrimtarëve.

Edhe ky vajti, ky i theu kyçin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Sali Berisha e hoqi Lidhjen e Shkrimtarëve fare.

Këta janë ata. Prandaj unë jam i revoltuar.

Se unë e di gjenezën, nuk flas për sot.

Sot është tjetër gjë.

Unë nuk kam qenë në atë që është zgjedhur sot, është tjetër gjë ajo.

59:04

Alma Papamihali

Pilo!

59:05

Lola Shehi

Pilo, dikur kishte kritere, sot s'ka!

59:07

Pilo Zyba

Edhe mbas 20 vjetësh, po ky njeri, i cili e kish qerth, sepse ky ka qenë dhe përpara, se ti nuk e di, po e di unë, se po flas si i revoltuar,

është po ai njeri që ulet në tavolinë edhe e shet vulën.

59:22

Lola Shehi

Tash...

59:23

Pilo Zyba

Dhe unë do të jem... Dalë të marr një fotografi.

59:24

Lola Shehi

Po ka ardhur koha e shitblerjes, bre vëlla! Tani më thuaj çfarë nuk u shit dhe çfarë nuk u ble!

59:30

Alma Papamihali

Mhm.

59:31

Pilo Zyba

A, po në qoftë se jemi kështu, atëherë bëhemi pjesë kot në një lidhje shkrimtarësh.

59:35

Lola Shehi

Që kemi mbetur si...

59:36

Muharrem Blakaj

Atëherë, atëherë kemi kemi të drejtë të dyshojmë, a kupton? Kemi të drejtë të dyshojmë.

59:39

Lola Shehi

...njëzet e ca veta, atëherë thuaj! Dëgjo!

59:41

Pilo Zyba

Fillo me një, fali kartat!

59:42

Lola Shehi

Dëgjo, ne që flasim këtu dhe që me... Unë jo se e mendoj, po të paktën tre i njoh, zotërinë e njoh vetëm si shkrues, nuk e njoh më pjesë të tjerë të karakterit,

po të paktën këto tre që më thua një, ne jemi racë në zhdukje.

Ne që nuk blihemi dhe nuk...

...shitblerje. Është shumë... është shumë e thjeshtë në Shqipëri. Të thashë që pjesën e shifrave, tangandit, çfarë quhen, i kam i kam pjesë të zanatit. E shoh

që sa shihet sa shitet e sa blihet, se unë e kam studiuar në term financiar, por po shihet po blihet edhe morali tashti, se mallin e dimë ne që është...

1:00:23

Thanas Çano

Po mirë Lola, të bëj një pyetje meqë ti ke... ti je më afër Tiranës sesa të gjithë ne të tjerët.

1:00:30

Lola Shehi

Neve jemi fshat këtu.

1:00:32

Thanas Çano

Edhe dëgjon... dëgjon edhe pëshpërimat atje, dëgjon edhe çdo gjë. Atëherë,

çfarë presim ne si krijues? Se fundi i fundit është zgjedhur pa dëshirën time, po do të jetë edhe lidhja ime nesër.

A më kupton? Për një problem apo për një gjë tjetër. A më kupton? Pra nuk... ne po diskutojmë se a është bërë mirë a nuk është bërë mirë.

Atëherë, çfarë pres unë, me një fjalë, nga kjo lidhje? Unë.

1:01:02

Lola Shehi

Ti? As unë nuk e di se çfarë pres, sepse në qoftë se do ishte paraqitur një platformë mbi bazën e kujt do funksiononte kjo lidhje,

dhe unë nuk kam asnjë pritshmëri. Unë më ka ngelur vetëm të them, është si puna e atij djalit që ta sjell nusen në shtëpi dhe thotë: «Kjo është, babi.»

Dhe t'i thuash: «Të presim të shohim ç'mall do jetë.»

Kur ai i ka shkelur të gjitha hapat, kur s'ta ka prezantuar ty, kur s'di fizikë, kimikun, s'di nga vjen, s'di çfarë...

Ne jemi përballë një fakti dhe sa ngelet gjithë tjetër, nuk kemi çfarë presim. Unë nuk mendoj që pres.

1:01:40

Thanas Çano

Gjyshi im s'ka patur asnjë klasë shkollë. E kur merrte rrogën, e vinte me gisht atje.

Por kur u rritën xhaxhallarët e mi, mbas babës tim se ka qenë i pari, për t'u martuar, duhej me u shtu ndonjë dhomë se s'kishim ku të rrinim,

ai ka thirrur një murator aty të katundit, ka marrë një shkop,

e në oborr të shtëpisë ka bërë: «Unë e dua, nise këtu, me hy këtu, me dalë këtu, derën kërkoj ma lër këtu, një dritare e dua këtu,

edhe navitoren e dua këtu, e kështu e dua shtëpinë se s'kam vend tjetër.» Okej, ashtu u bë.

Pra platforma e tij ka qenë kjo, ideja. Po këto platforma këtu tashti ne, ne të shkolluarit, ne se prej nesh do lexojnë e do mësojnë,

o do na pëlqejnë, o do mobilizohen, o do dorëzohen, ku di unë se çfarë do ndodhë, të gjithë këto...

1:02:30

Lola Shehi

Toni, edhe në këtë platformë banjën e kanë krijuar patjetër, të garantoj për këtë. (Qesh)

Bile dy! Një për femra... jo, tre banja! Tre banja: një për femra, një për meshkuj dhe një për njerëz me aftësi ndryshe.

1:02:46

Thanas Çano

Po kuptohet. Jo, e kam fjalën që pa platformë... A desh paraqitur një platformë,

me u diskutu platforma, pastaj me u mbledh njerëzit me e diskutu e me arrit...

1:02:59

Lola Shehi

Një platformë nuk është bërë publike se si do funksionojë, me kuotizacion, çfarë do t'i përballojë shpenzimet...

Unë nuk e di, unë nuk kam lexuar, prandaj them ka apo s'ka, nuk di ta them. Publike nuk është bërë.

Tani unë prandaj thashë që unë diskutoj mbi ato gjëra që kam parë dhe kam dëgjuar personalisht. Se ç'flitet...

1:03:25

Pilo Zyba

Shiko Lola! Lola, duket sikur neve po të vëmë ty me shpatulla për muri, e kupton?

1:03:30

Thanas Çano

Jo, po ti je në Tiranë, je afër...

1:03:33

Pilo Zyba

Ti je në ujërat e tua... Ti je në ujërat e tua, po ne të drejtojmë ty pyetje më shumë sepse ti je atje, më kupton?

1:03:39

Lola Shehi

Shumë mirë bëni dhe mua më pëlqen kjo gjë.

1:03:42

Pilo Zyba

Plus që ti je edhe organizatore për evente e për njëra e për tjetrën. Pra, je pjesë jo e shoqatës, nuk po them për shoqatën, po pjesë e lëvizjes kulturore artistike në Shqipëri.

1:03:54

Lola Shehi

Absolutisht po. Absolutisht po.

1:03:56

Pilo Zyba

Këtë dua të them. Dhe neve sot që flasim, domethënë që diskutojmë...

1:04:01

Lola Shehi

Unë ju kuptoj dhe jam dakord shumë me ju, po nuk kam... Mua më vjen keq që s'kam këto përgjigje edhe pse jetoj këtu.

1:04:11

Thanas Çano

E o motër, nuk po t'i kërkojmë ty përgjigjet! Ato le të mbesin në ajër, janë në erë, ato përgjigje nuk ka kush t'i kthejë!

1:04:20

Lola Shehi

Toni, Toni, më dëgjo! Toni, ne të tre po bëjmë pyetje retorike.

Ne që të tre... Unë ndjehem shumë mirë se është një diskutim midis personave që e duan fort këtë gjë.

1:04:33

Pilo Zyba

Po patjetër!

Edhe në një shtëpi që ngelet nusja shtatzënë, njerëzit mblidhen, nuk e dinë a është vajzë, a është djalë, por thonë: «Shiko, në qoftë se...» se tani e dinë, po atëherë kur s'e dinin...

1:04:48

Thanas Çano

Përpara, përpara.

1:04:49

Pilo Zyba

Po, «Në qoftë se lind djalë, si do t'ia vëmë emrin?» Pra diskutohej në shtëpi. Bëhej një platformë, ajo që tha Toni.

«Po në qoftë se lind djalë, ha inshallah lind djalë se e kemi dhe për bujk, do t'ia vëmë emrin Tonin ose do t'ia vëmë emrin... jo Pilo Zyba se s'është për pushkë.»

1:05:04

Thanas Çano

Atëherë e bëjmë luftëtar!

1:05:06

Pilo Zyba

Luftëtar, po prandaj po them. Shiko, unë di të them një gjë...

1:05:12

Lola Shehi

Ai paska dalë lloçar...

1:05:16

Thanas Çano

Në këto kohë gati e sigurtë...

1:05:18

Pilo Zyba

Edhe pse neve flasim sot, mendime japim, dhe mirë bëjmë që i japim, qoftë përkundra, qoftë përpro, unë jam i sigurt që me kohën

gjërat do ndryshojnë. Pse? Sepse ai që ka ardhur në krye do vijë me një

parim të ri.

1:05:37

Thanas Çano

Patjetër, se përndryshe nuk ka kuptim.

1:05:40

Pilo Zyba

Pak rëndësi ka nëse do më pëlqejë mua, apo s'do më pëlqejë mua, ai do bëjë punën e tij.

Shiko, në qoftë se sot u bë një tip kongresi lesheli, në qoftë se do mund ta quajmë kështu, kur të bëhet vitin tjetër në këtë kohë, ta dini mirë

që do ketë 3 kandidatë nga Durrësi, 2 kandidatë nga Shkodra, 3 kandidatë nga Përmeti...

1:06:02

Lola Shehi

Dhe uroj shumë që të jetë ashtu. Le të jetë ky një fillim i mbarë. Pra të bazohen mbi kritere.

1:06:09

Pilo Zyba

Po faktikisht, kështu duhet të ishte dhe këtë radhë.

1:06:13

Thanas Çano

Pas kësaj, kritere.

1:06:14

Pilo Zyba

Kështu duhet të ishte dhe këtë radhë. Nuk kishin pse nxitonin, por ata u nxituan për arsyet e tyre. Se mund ta merrnin

të organizonin nëpërmjet kryetarit që ishte, e zëmë. Nëpërmjet, një organizim të ri atje. Në Durrës një organizim të ri aty.

Në Vlorë një organizim të ri aty. Në Tiranë një organizim të ri aty. Edhe pastaj kur të mblidheshin të gjitha rrethet,

do zgjidhnin nga 2, 3, 5, 7, 10 kandidatë edhe do bënin një kongres.

1:06:40

Lola Shehi

Po kishte të papërfaqësuar nga rrethet, kishte.

Kishte nga rrethet, Pilo.

1:06:47

Thanas Çano

Lola, po e përsërisim... po e përsërisim edhe një herë. Sot është koha

e klubeve letrare,

1:06:57

Lola Shehi

Po.

1:06:58

Thanas Çano

e rrjeteve letrare, e... e akademive letrare, sipas rrymave, sipas ashtu. Nuk është më koha e një lidhje qendrore se nuk funksionon më!

A më kupton? Nuk funksionon! Nuk është në... nuk është në mentalitet, nuk është në praktikë më askund në botë.

Këtu ashtu... Unë kam marrë pjesë për shembull disa herë në Brescia, se unë jam rezident me një fjalë e qytetar, e shtetas i Veronës në Itali, tashti jam shpërngulur për disa...

1:07:31

Lola Shehi

Gëzohem që të paskam veronez ty!

1:07:34

Thanas Çano

Shiko, unë mendoj që përderisa...

1:07:39

Lola Shehi

Një vend e gjetëm.

1:07:42

Thanas Çano

Atëherë, në Brescia është një grup letrar «Sottotono».

Unë kam shkuar nja dy herë ato. E di kur i bëjnë takimet ato? I bëjnë takimet pas buke, në orën tetë të darkës.

A e di ku i bëjnë takimet ato? Gjejnë këdo vende në...

bodrum... bodrum tashti, nuk po më vjen fjala, në... meno uno si i thonë, atje kati i godinës...

1:08:12

Lola Shehi

Po, e kuptojmë, bodrum edhe shqip në rregull është.

1:08:15

Thanas Çano

Recitojnë, promovojnë financim me një kënaqësi e qejf me një fjalë për artin e për rrymat,

sa të duket vetja me një fjalë në botë tjetër. Edhe pse shkruan gjuhë bote, kudo se çfarë je, kur hyn aty prapë të duket sikur je në një tjetër univers. Ne nuk e kemi këtë.

1:08:32

Lola Shehi

Shiko, të tilla ka në Shqipëri, nuk mund të pretendosh që nuk ka.

1:08:36

Thanas Çano

Po duhen pra! Ato duhen pra! Ato kanë vlerë.

1:08:40

Lola Shehi

Kanë, por që të përfaqësohesh diku, duhet të jesh një shoqatë apo çfarë t'ia bësh emrin çfarë të duash, e regjistruar në gjykatë, me me vulë, me...

1:08:52

Thanas Çano

Po të gjithë këto janë të regjistruara në gjykatë, të gjitha!

1:08:55

Lola Shehi

Mirë. Këtu në Tiranë, në Tiranë, unë nuk di të ketë një të tillë.

Dhe ne të Tiranës unë kam thënë kemi... kemi qenë gjithmonë si fëmijë jetimë. Në qoftë se unë jam ftuar diku, jam ftuar si Lola Shehi

personalisht, jo si anëtare e një klubi shkrimtarësh. Rrethet i kanë.

Rrethet të shumtat e kanë dhe i kanë të organizuara. Ndërsa ne në Tiranë nuk kemi pasur.

1:09:21

Thanas Çano

Po gjynah pra, gjithë ajo Tiranë me mbetur pa... Ajo do të ketë 10, 10-12 klube letrare!

1:09:27

Lola Shehi

Dhe unë mendoj, dhe unë mendoj kjo kjo Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë që e quajnë këta, unë mendoj që

qëllimi do jetë të përmblidhet, të ketë Tirana vetë një një organizëm letrar kulturor.

Se ne nuk e kemi. Unë nuk kam në dije... në dijeni, nuk e di Pilo nëse di ti të ketë ndonjë tjetër, nuk ka.

1:09:49

Thanas Çano

Nuk do funksionojë, sepse ashtu siç janë me ide, me stile, me konceptime, gjithçka, janë të ndryshëm artistët, nuk funksionon.

1:10:00

Pilo Zyba

Ja të njih...

1:10:01

Lola Shehi

Tani më ka lindur një pyetje. Tani ne do themi

1:10:04

Toni Bardhi

Për mua ë?

1:10:05

Lola Shehi

"Ta gëzojë djali e të shohim se ç'do pjellë", se s'kemi ç'a të themi tjetër, ë?

1:10:10

Toni Bardhi

E me... Hate, shpirt.

1:10:12

Lola Shehi

Tani pyetja është: kush votoi këtu?

Ata që dëshiruan, kush dë... ë?

1:10:17

Pilo Zyba

Kush votoi? Kush? Ku... ë?

1:10:19

Lola Shehi

Shkrimtarë që u paraqitën atje për të votuar.

1:10:22

Toni Bardhi

Ë!

1:10:23

Lola Shehi

Domethënë, të gjithë ata shkrimtarë zgjodhën ata që ishin atje.

Vlenin...

1:10:28

Toni Bardhi

Po normale, ata kishin kandidatët, kë do zgjidhnin?

1:10:31

Pilo Zyba

Po pse bëhen...

1:10:31

Lola Shehi

Po pse s'ka pasur... Po pse s'ka pasur...

1:10:33

Toni Bardhi

Kandidatët kush i zgjodhi?

1:10:35

Lola Shehi

A nuk e di pra! Nuk e di a ka pas një... një gjë paraprake. Ne gjetëm një prapavijë...

1:10:41

Pilo Zyba

Në fakt, Antonin, është bërë ë, është bërë një zgjedhje me dyer të mbyllura me votime të hapura.

1:10:49

Toni Bardhi

Edhe një... Edhe një gjë... Edhe një gjë tjetër, po nga mbiemri të dy më duket se nga Tropoja janë të dy, sikur s'kishte të tjerë.

1:10:55

Lola Shehi

Dëgjo...

1:10:55

Pilo Zyba

Po s'ka rëndësi, dhe të Hamidit.

1:10:57

Lola Shehi

Dëgjo, ka shumë mundësi që këta, grupi i këshilltarëve, si quhen, mos ka qenë dhe te ajo Lidhja tjetër ë, se disa emra unë i njihja.

1:11:07

Toni Bardhi

Po a... Po gjysma atje kanë qenë, moj grua.

1:11:09

Lola Shehi

Mund të kenë qenë të të trashëguar.

1:11:12

Toni Bardhi

U bëj kompromis.

1:11:14

Pilo Zyba

Dëgjo, që të kalohej vula dhe çelësi, çelësa s'ka, po vula që të kalohej nga dora e Pilos

1:11:20

Lola Shehi

Ë!

1:11:21

Pilo Zyba

tek dora e Lolës,

1:11:23

Lola Shehi

Duhej një gjë.

1:11:25

Pilo Zyba

duhej një gurgule, kështu quhet nga anët tona andej.

1:11:28

Lola Shehi

Po.

1:11:29

Pilo Zyba

Dhe kjo ishte ajo gurguleja. Mblodhën nja 200 veta, se më shumë se 200 nuk kishin,

sepse i shikoj në fotografi. Mblodhën 200 veta dhe për të votuar votuan vetëm 100 veta, sepse ka kamera atje andej, mos kujtoni se i gënjejnë vijnë njerëzit.

Gjysma e njerëzve që nga momenti që mbaruan diskutimet u ngrit dhe ikën, kur erdhi puna për votimin. Prandaj dhe kërciti kjo... debati aty. Po nuk është ky problemi.

1:11:52

Lola Shehi

Jo, kanë ardhur... kanë ardhur... vi... vinin për votim dhe ata që s'ishin në sallë. Për shembull unë nuk isha te 200-shja. Nuk isha fare.

1:11:58

Pilo Zyba

Nuk ka rëndësi ajo, po e kam fjalën që duhej një justifikim për t'i dhënë çelësin Toninit.

1:12:04

Lola Shehi

Po normale, mo. Unë po të them këto ishin zgjedhje të reja e quaj unë.

1:12:08

Pilo Zyba

Kë?

1:12:09

Lola Shehi

Domethënë, ai të gjejë...

1:12:11

Toni Bardhi

Si nga forma dhe nga përmbajtja.

1:12:13

Pilo Zyba

Zgjedhje të reja për një shoqatë shkrimtarësh që nuk ekziston, pse s'ekziston ajo?

1:12:19

Lola Shehi

Okej, unë u habita që kishte... kishim pasur ne.

Unë hera e parë që dëgjoja emrin e atij zotërisë, nuk dija gjë, vlla. Dhe kur e mora vesh i thashë Gëzimit: "Po çfarë e kemi vëlla unë kazanin e atëhere ke ai kuvend i para 50-ve?"

1:12:34

Pilo Zyba

Një shoku im... Një shoku im që jeton këtu në Londër, qe nja 20 ditë përpara,

1:12:38

Toni Bardhi

(Qesh)

1:12:40

Pilo Zyba

më shkruan... më shkruan dhe ishte shumë entuziast. "Shko..."

1:12:43

Lola Shehi

Vallahi tash më bët për duhan, ë?

1:12:45

Pilo Zyba

"Vendos..." Jo, jo, jo, ne bisedë bëjmë këtu. Absolutisht jo. Dhe thotë...

"Shiko moj Pilo, unë nuk kam mundësi të vete atje thotë, po ti do vesh patjetër,

sepse ti", thotë, "je anëtar i Lidhjes që përpara '90-s".

1:12:59

Lola Shehi

Pse nuk erdhët, zotëri?

1:13:01

Pilo Zyba

"Dale, o filan", i thashë unë.

"Sss... Unë", i thashë, "mund të kem qenë i të vjetrës,

thashë, po unë nuk di këtë të renë.

Sepse duhet t'i ha dasmën djalit që të them e martova",

1:13:16

Lola Shehi

E!

1:13:16

Pilo Zyba

i thashë unë.

1:13:18

Toni Bardhi

Pse nuk i the ti...

1:13:19

Lola Shehi

Po ja pra.

1:13:20

Pilo Zyba

"Jo, jo", tha ai, "ti do marrësh pjesë, do vesh patjetër". I thashë unë: "Nuk vete atje". Kur mbaroi dasma atje,

më thotë mua ai: "Unë u zhgënjeva", tha, "ti ke bërë mirë që s'vajte".

"Dale", i thashë unë, "se unë pse më the ti, unë nuk do vinja në dasmë se më the ti. Në dasmë njeriu vete kur e thërret i zoti i shtëpisë, jo kur i thonë shokët". E kupton?

Pra, kjo nuk ishte nga i zoti i dasmës. Të gjithë këta që ishin atje nuk ishin të ftuar nga i zoti i dasmës. I zoti i dasmës ishte ai që kishte vulën.

1:13:52

Lola Shehi

E.

1:13:53

Pilo Zyba

Në qoftë se... Në qoftë se do ta quajmë. Megjithëse dhe me vulë kot e kishte, po s'ka rëndësi. Ai ishte i zoti i shtëpisë

1:14:00

Lola Shehi

E kishte, po...

1:14:00

Pilo Zyba

dhe ai... Dhe ai ka bërë një të mirë.

Ka vënë atje disa emra, me të cilët ka ngrënë bukë me mua.

Ata emra i ka vënë aty, se kemi ngrënë bashkë të tre.

1:14:12

Toni Bardhi

Tashi, Pilo, unë do të them diçka, do të them diçka jashtë... jashtë pyetjeve.

Kjo lidhje është krijuar.

1:14:21

Lola Shehi

Po unë faktikisht i kisha përgatit dhe pyetjet, po ju s'më latë mua as për pyetje as përgjigjje, se zhvilluat vetë...

1:14:25

Toni Bardhi

Po hajt, hajt hidhi, shiko ku i çove pyetjet, po deshe bëji me vërejtje këtu, ndryshe...

1:14:29

Pilo Zyba

Dale, ma fal, e na goditi me ndonjë pyetje tjetër.

1:14:32

Lola Shehi

Jo, jo, vazhdoni, vazhdoni tashmë, sepse pak a shumë i kemi konsumuart.

1:14:36

Toni Bardhi

Atëherë, kjo... Kjo lidhje... Kjo lidhje është krijuar.

1:14:40

Lola Shehi

Po.

1:14:42

Toni Bardhi

Ashtu. Unë ju uroj suksese.

1:14:44

Lola Shehi

Amin!

1:14:45

Toni Bardhi

I bindur me një fjalë që nuk ka për të patur asnjë lloj sukesesi. Jo pse nuk doni, po nuk është e mundur, nuk ka para, nuk ka lekë, nuk ka financim.

1:14:53

Lola Shehi

Po pse gjithnjë... Po pse gjithnjë...

1:14:54

Toni Bardhi

Ë?

1:14:55

Lola Shehi

Po mbase është gjendur, mbase është gjendur durimi edhe na vjen ndonjë lek. Ku e dimë? Të shpresojmë.

1:15:02

Toni Bardhi

Nuk besoj.

Edhe sepse do jenë... do të jenë burime... burime të sanksionuara, burime ligjore, jo burime të falme, të xhep, ashtu kështu, se kështu mund të falë tjetri 1 milion,

po nuk... e kam në sensin tjetër.

1:15:17

Lola Shehi

Jo, jo, flas që do të ketë burime institucionale. Ndoshta e ka... Ndoshta e ka fuqinë e duhur ky person që po merr drejtimin

1:15:22

Toni Bardhi

Po, çfarë... E...

1:15:26

Lola Shehi

për të siguruar këto gjëra.

1:15:28

Toni Bardhi

Janë... Janë... Janë... Janë... Janë me dhjetëra shoqata në Shqipëri që nuk marrin... Janë të regjistruara të gjitha e nuk marrin asnjë centezim.

I bëjnë çdo gjë me forcat e veta. Shkojnë marrin petulla në çantë, raki në xhep, shkojnë atje bëjnë festë, promovojnë libra,

këndojnë këngë, hedhin valle, shkojnë në shtëpi rehat, të lumtur.

1:15:49

Pilo Zyba

Këtë e dimë... Këtë e dimë neve Toni, që kemi vajtur në Gjermani, këtë e dimë ne.

1:15:54

Toni Bardhi

Po.

1:15:55

Lola Shehi

Pse do të ngel te petulla, kjo puna?

1:15:57

Toni Bardhi

E! A... A... A po vjen sot me 31?

Do shkojmë në Gjermani.

1:16:02

Lola Shehi

Me petulla do shkosh?

1:16:03

Toni Bardhi

Ë?

1:16:04

Lola Shehi

Do marrësh me vete? Petullat do i marrësh me vete?

1:16:07

Toni Bardhi

Jo, atje është pak ndryshe, atje funksionon pak ndryshe.

1:16:11

Pilo Zyba

Atje shteti i ka paguan.

1:16:14

Toni Bardhi

Ë hë.

Ka marrë pjesë në konkurs edhe ka atë takimin final.

1:16:20

Lola Shehi

Shumë mirë.

1:16:22

Toni Bardhi

E...

Duhet të thoshim këtë. Problemet janë shumë të vështira. Sipas atyre pesë pyetjeve që ka bërë, që do të ndihmojë shkrimtarët, do të ndihmojë këtë, do të ndihmojë këtë andej e këtej.

Shkrimtarët i ndihmon vetëm ligji. Po të jetë ligji

për t'u vendosur, se ka ligj kundra vjedhjes, ka ligj kundra shfrytëzimit të materialeve të tjetrit, ka ligj për shtëpitë botuese, ka ligj për sponsorët, ka ligj për gjithçka.

1:16:51

Lola Shehi

E po secili... Secili nga ne duhet të regjistrojë të drejtën e autorit. Është shërbimi që mund ta regjistrosh.

1:16:57

Toni Bardhi

E!

Ashtu! Bravo!

1:16:59

Pilo Zyba

Dëgjoje... Dëgjoje të drejtën e autorit, Lola.

1:17:02

Lola Shehi

Si?

1:17:03

Pilo Zyba

Dëgjoje të drejtën e autorit, të ta them unë, të drejtën e autorit.

Botoj... Kam shumë libra të botuar në Greqi dhe kam një kontratë

me të cilën marr 35% të fitimit, pa futur lekë në xhep. Domethënë, pa hedhur lekë.

1:17:19

Lola Shehi

Po.

1:17:20

Pilo Zyba

Dhe me atë mendim, vete dhe i them shtëpisë botuese, mbasi m'i botoi librat, i thashë: "Shiko,

të drejtën e autorit do ta jap tyja.

Libri bënte 550.000,

1:17:31

Lola Shehi

Po.

1:17:31

Pilo Zyba

libri që pagova.

I them: "Të drejtën e autorit dhe tregtimit do ta jap ty, si shtëpi botuese". "Po", tha, "për 5 vjet". I thashë: "Bëj kontratën".

E bëri kontratën dhe e lexova kontratën, po deshe dhe ta tregoj kontratën, kontrata thotë që nga shitja unë marr 10%, në një kohë që unë librin e kam paguar vetë!

1:17:53

Lola Shehi

Po vetë e bëre kontratën, o Pilo, kush të detyroi?

1:17:55

Pilo Zyba

Nuk e bëra! Nuk e bëra!

1:17:57

Lola Shehi

Ë!

1:17:58

Pilo Zyba

Se po ta bëja ishte tjetër gjë, po nuk e bëra. Po domethënë, kjo ishte kontrata?

Shiko këtu!

Edhe në Shqipëri ligji është njëlloj siç është në Europë.

Kush ia ka dhënë të drejtën, po unë nuk do merrem me të, as s'do bëj luftë.

1:18:11

Lola Shehi

Po.

1:18:12

Pilo Zyba

Kush ia ka dhënë të drejtën atij të më thotë mua që unë e tregtoj librin tënd dhe ti merr 10%, në një kohë që i kam dhënë 550.000 lekë për librin?

1:18:18

Lola Shehi

Nuk e di, kur ka qenë ky rregull, shtëpia botuese në qoftë se s'i vihet punë, nuk ka të drejtë. Aq sa kopje kam porositur unë dhe kam paguar, aq do nxjerri. 1 kopje të shohësh në qarkullim e hedh në gjyq.

1:18:29

Pilo Zyba

Po nuk... Nuk kuptove se çfarë thashë!

S'më paske kuptuar.

Librat janë këtu, 1.000 libra.

1:18:35

Lola Shehi

Po.

1:18:36

Pilo Zyba

I kam paguar, i kam unë.

1:18:38

Lola Shehi

Po.

1:18:39

Pilo Zyba

Nuk i marr unë librat, t'i lë ty, sepse kjo është kontrata, për këtë po ta kërkoj kontratën.

Pra, unë t'i jap librat ty,

1:18:46

Lola Shehi

E ia ke dhënë të drejtën atij... Ti ia ke dhënë të drejtën për ato 1.000 që ke botuar, apo ai të botojë sa të dojë, të shtypi sa të dojë?

1:18:52

Pilo Zyba

Jo, jo, për ato 1.000 libra që janë aty,

që i kam paguar unë.

1:18:56

Lola Shehi

A, jo.

1:18:57

Pilo Zyba

Dhe ai, në vend që të thotë 10% i marr unë

dhe 90% i merr ti, ose 80% i merr ti, se 10 i merr ai që blen, e shet, ai libraria, ai thotë:

"80% i marr prapë unë, ti merr 10% dhe 10% i merr ai shitësi". E kupton se ku jemi?

1:19:12

Lola Shehi

Po e di ti pse e ka thënë këtë ai?

Sepse ai...

1:19:15

Pilo Zyba

Pse e ka thënë?

1:19:16

Lola Shehi

Se... Ja ta them unë pse e ka thënë: sepse ai nuk i futet fare një kontrate shitjeje

me 1.000 kopje apo me 500 kopje.

Ai e ka thënë këtë për kopjet e tjera

që ai do prodhonte.

1:19:29

Pilo Zyba

Mirë e ke ti, po bota nuk boton bota me nga 10.000 kopje.

Unë kam bërë përkthimin e veprës së Ritsosit, që është e vetmja me tetë poemat e tij më të mira në Shqipëri.

1:19:43

Lola Shehi

Po.

1:19:44

Pilo Zyba

Dhe e ka paguar shteti grek.

1:19:46

Lola Shehi

Po.

1:19:46

Pilo Zyba

Ma ka paguar përkthimin që kam bërë.

1:19:48

Lola Shehi

E di, ma ke treguar.

1:19:49

Pilo Zyba

Dhe është bërë diskutimi në lidhje në në Ambasadën Greke në

Tiranë e të tjera e të tjera atëherë kur ishte koha, nuk ka rëndësi ajo punë.

Dhe

1:19:59

Lola Shehi

Hë!

1:20:00

Pilo Zyba

...copë sa të nxjerrë. Ti merr fitimin tënd, nuk ka rëndësi copa. Ai quhet botimi i dytë, botimi i tretë, botimi i katërt. Dhe Jani Ricosi ka për librat e tij 150 ribotime të një libri, që nuk është libër, po s'kam këtu ta tregoj, është çifletore me karton të zi.

1:20:18

Lola

Po ç'rëndësi ka, libër quhet, le të jetë edhe me 30 fletë.

1:20:20

Pilo Zyba

Është pra, është ribotim dhe ribotohet 10.000, 5.000 kopje tani. Mbaroi?

1:20:25

Lola

Po.

1:20:26

Pilo Zyba

5.000 kopje të tjera, 5.000 kopje të tjera. Po ti shit njëherë këto 500 apo 1.000! Por nuk duan, jo, sepse i kanë paratë të thata në dorë, Lola.

1:20:36

Lola

Po sigurisht, mor vëlla.

1:20:37

Pilo Zyba

Nuk ka pse, ai nuk është budalla. Ai është në rregull me ligjet e veta, por shteti edhe kjo lidhja që neve flasim, kjo lloj lidhje që neve flasim, duhet ta ketë në programin e saj që nuk do ta lejojë shtëpinë botuese që të marri lekë në dorë. Se nuk të lejon ligji të marrësh lekë ti në dorë.

1:20:56

Lola

O Pilo, shtëpia botuese nuk është shtetërore, vëlla. Shtëpia botuese është biznes privat.

1:21:02

Pilo Zyba

E, jo, këtu ke gabim.

1:21:04

Lola

Është biznes privat, të siguroj.

1:21:06

Pilo Zyba

Jo, jo, jo, nuk është privat...

1:21:08

Tonin

Atëherë, atëherë, Pilo, dje promovuam...

1:21:11

Pilo Zyba

Këtu e keni gabim, këtu gaboni ju.

1:21:12

Tonin

...kam marrë pjesë në Zyrih në një promovim të një romani të një shkrimtareje nga Kosova, që banon këtu në në Zvicër. Në librin në gjermanisht.

1:21:24

Pilo Zyba

Ardita Jatxhi?

1:21:28

Tonin

Jo.

1:21:29

Lola

Ç'rëndësi ka, mos i thuaj emrat.

1:21:30

Tonin

Jo, jo, jo, është një emër tjetër. Është një emër tjetër. Atëherë, ajo solli me vete 5-6 libra.

1:21:39

Lola

Po.

1:21:40

Tonin

Edhe kërkoi kërkoi ndjesë, tha, «Nuk kam më libra», tha, «sepse kontrata kaq... se mua më kanë thënë 12 libra», tha. Edhe ne... u diskutua, sepse këtu unë nuk di gjermanisht se kam ardhur tash në Zyrih, po këto që dinë, si janë me kohë, me fjalë kosovarët janë ka 50 vjet, ka 60 vjet që kanë lindur këtu, ishte salla... Dhe u diskutua. Në fund njëri tha: «A mendoni me e përkthye në shqip?». «Unë mendoj», tha, «se unë e kam», tha, «edhe të shkruajtur në shqip», tha.

«Por», tha, «nuk kam të drejta për 12 muaj», tha. «As për ta përkthyer», tha, «as për ta botuar», tha, «as për ta shpërndarë», tha, «as këtë», tha, «se kështu e kam kontratën me shtëpinë botuese».

1:22:21

Lola

Asaj asaj ja ka blerë të drejtat e botimit shtëpia botuese, vëlla!

1:22:25

Tonin

Po kanë rënë dakord, pra, kanë bërë kontratën.

1:22:27

Lola

Ja ka blerë. Këtu nuk ka shtëpi botuese që të blen të drejtën.

1:22:30

Tonin

Atëherë?

1:22:32

Lola

Nuk ka, pra!

1:22:33

Tonin

Atëherë çfarë të drejte do të më mbrojë mua? Çfarë do të më mbrojë mua në qoftë se do të ketë një program se do të më mbrojë të drejtat mua? Si do të mi mbrojë?

1:22:40

Pilo Zyba

Unë si shtet a kam të drejtë t'i them shtëpisë botuese që merr 100 milionë lekë në vit, t'i them që: Shiko, ti do kesh një redaktor, shtëpi botuese, me ligj. Siç ke një ekonomist...

1:22:49

Lola

Po shteti po të donte, shteti po të donte vë rregull siç i vë lokaleve, restoranteve dhe dhe çdo gjëje.

1:22:54

Pilo Zyba

Siç ke ekonomistin që të bën letrat, do kesh edhe redaktorin që të bëjë përzgjedhjen e librave. Siç është në botë.

1:23:02

Lola

O Pilo, Pilo, nuk ka një gjë të tillë. Kjo mund të jetë për ata elitën, në thonjëza, që mund të shpallin ndonjë konkurs, që fut sa vepra dhe ta zgjedhin ata cilin një vepër në dorëshkrim, kush e fitoi dhe atij mund t'ia blejë shtëpia botuese, po them, dhe po duhet të jetë një emër që i ka të garantuara shitjet. Po kush po të blen ty e mua, o Pilo, pash Zotin?

1:23:26

Tonin

Moj Lola, gjithsecili... Po kjo është e plotë, e plotë, e plotë me këtë kusht që të funksionojë. Atëherë pse je krijuar? Bjerë më mirë sipër!

1:23:34

Lola

Atëherë, Tonin, Tonin, më ndje se unë jam shumë realiste. Fakti që këtu s'ka një kritikë apo një kontroll, një një doganë se kush mund të botojë, fakti që boton kush të dojë dhe sa të dojë, unë nuk mendoj që do ketë ndonjëherë mundësi për t'u bërë ky filtrim te shtëpia botuese. Shtëpitë botuese, unë e kam thënë...

1:23:54

Armanda

Kjo është kjo gjë është gabim, pra! Këtë po themi: shteti duhet të marrë masa dhe të vëri të vëri kushte.

1:23:58

Lola

Po këtë po themi, pra.

Dhe prapë, në komunizëm ka funksionuar si ka funksionuar, Pilo mund ta dijë, unë s'di gjë, nuk botoja atëherë, po di të them: tani...

1:24:10

Tonin

Nuk ka lidhje me të kaluarën, nuk ka lidhje.

1:24:14

Lola

Tani janë lëshuar delet e dhitë malit dhe s'ka qeveri që i mbledh. Bile, do bëjë...

1:24:20

Pilo Zyba

Dëgjo...

1:24:21

Lola

...do bëjë hajër po do t'i mbledhë, se mjafton t'i vësh shtëpisë botuese kushte...

1:24:25

Pilo Zyba

Ka këtu...

1:24:26

Lola

...dhe ja, kushtet do t'i veç shtëpisë botuese ai. Shtëpia botuese...

1:24:29

Pilo Zyba

Ka, këtu një...

1:24:30

Lola

Po çfarë kushtesh do t'i vëri?

1:24:32

Pilo Zyba

Ne po flasim dhe nuk po kuptohemi.

1:24:34

Armanda

Po ja, kushtet mund t'i vëri, Lola, që të ketë atë që tha, që të ketë atë kritikun atje, kush kush plotëson kushtet...

1:24:43

Lola

Armanda, Armanda!

1:24:44

Armanda

...kaq të mbajë përsipër për të botuar, po të plotësojë...

1:24:46

Lola

Më fal më fal për krahasimin, më fal për krahasimin banal: është një lloj sikur t'i vëmë kushte funeralit që të të bësh varrimin e një personaliteti apo një që ka qenë krimineli. Ai të ka lënë të parët, moj shpirt! Është biznes privat, moj, mos të mos bëhemi idealista! Nuk ndodh! Ama...

1:25:04

Pilo Zyba

Këtu nuk po kuptohemi, këtë të gjithë s'po kuptojmë.

1:25:07

Lola

Jo, kuptohemi, po ju s'doni ta pranoni.

1:25:09

Pilo Zyba

Ti je Ti je... Dëgjo, e ke lexuar të drejtën e autorit në Shqipëri?

1:25:13

Lola

E kam lexuar.

1:25:14

Pilo Zyba

Si e ke lexuar?

1:25:15

Lola

E kam lexuar dhe ka shërbim që ti të regjistrosh të drejtën tënde.

1:25:19

Pilo Zyba

Sa kapituj... Jo, një minutë, një minutë. Sa kapituj ka ajo, e di gjë? Edhe sa ligje, sa nënligje ka të shkruara?

1:25:26

Lola

Tani në ligje, tani, që unë kam lexuar i kam marrë aq sa më intereson, nuk kam parë nënligje...

1:25:30

Tonin

Po e bëjmë Lolën, po e bëjmë Lolën me shpatulla për muri kot tashti se nuk kemi se çfarë të diskutojmë, a kupton ti?

1:25:36

Lola

Po ja, se dashje pa dashje dashje pa dashje e përqendruat...

1:25:39

Pilo Zyba

Lola Lola është objekti i diskutimit, nuk është objekti...

1:25:43

Tonin

E bëmë si me thënë kryetarja e lidhjes së re.

1:25:46

Pilo Zyba

Shiko, shiko. Ligjet në Shqipëri janë njëlloj për të drejtën e autorit, për të drejtat të shtëpisë botuese, janë njëlloj siç janë në Gjermani, siç janë në Zvicër, siç janë në Greqi, siç janë këtu në Angli.

1:25:58

Tonin

Po, mo vëlla, ku kështu janë njëlloj, shpirtërisht po.

1:26:01

Pilo Zyba

Por shteti i ka lejuar që të livadhisin. Dhe ai kërkon që t'i marri Lolës 18% ose 25% nga puna që ajo bën si ekonomiste dhe nuk lufton që t'i marri shtëpisë botuese 20% të parave që i mbledh nga mileti ose t'i marri, siç i merr anglezi, 25% nga 50.000-shja dhe kur vete 100.000 i merr 35%. Dhe atij që kalon 100-shin dhe 150.000-shin i merr gjysmë për gjysmë.

1:26:36

Lola

Vëlla, edhe këtu ka taksim të shkallëzuar, po se sa deklarojnë e sa vjedhin, është çështje tjetër. Dhe këtu ekziston taksimi i diferencuar.

1:26:47

Pilo Zyba

Po prandaj, pra! Ky është ai gabimi që shteti nuk po lufton, se ligjin e ka nxjerrë, ligji është njëlloj si në Greqi, si në Turqi, po nuk e kanë nuk ka gjetur... Po të ndërtosh një shtëpi pa leje sot në Shqipëri, nuk të lë shteti më. E njoh. Ndërsa po të vjedhësh nga paratë e Pilos që boton një libër, shteti bën sikur s'shikon. Ky është ndryshimi. Në ligj janë njëlloj.

1:27:07

Lola

Po se konsideron që te e konsideron qejf ai, Pilo ka qejf, thotë, të shkruajë, thotë.

1:27:12

Pilo Zyba

Po nuk është qe-... Jo, moj, ligji është njëlloj! Ligji thotë edhe për Pilon, edhe për Toninin, edhe për edhe për juve, Lolën, thotë që është njëlloj, në qoftë se shtëpia botuese boton një libër, pse ta kërkon ai shteti ty botimin e librit, ta kërkon me doemos me ISBN? Sepse aty i merr lekët shteti.

Dhe kur ky shtet shikon që ti botove 100 libra në vit dhe nga këto 100 libra, sepse ata edhe aty e shkruajnë që ti pagove nga 250.000, paçka se ti paguan 500.000, janë dhe këto lloj gjërash të tjera, po s'ka rëndësi, në qoftë se ti pagove 300.000, në 100 libra që bëre në vit, në 100 libra, domethënë 100 tituj, ti more 100 milionë lekë, 100.000 euro.

Pra, 100.000 euro merr ti, në qoftë se një punëtor merr 5.000 euro në Shqipëri. Pra, aty duhet të vësh edhe ekonomiste Lolën, asaj shtëpisë botuese, ta paguajë atje siç ka birrën, qenë, që të marri 20.000 lekë Lola, edhe redaktorin atë Pilo Zybën ta vësh aty që të marri dhe ai 20.000, e bën 40, edhe 20 dritat, energjia elektrike, kontrolli, njëra-tjetra, tatimi shtetëror, që të marrin të gjithë nga 20.000 lekë. Edhe të jemi në rregull. Po jo...

1:28:22

Armanda

Po jo, Pilo, ata të thonë që, «Ne të bëjmë këtë këtu, në qoftë se ti do redaktim, faqosje, këta, këta, t'i çojë kësaj dhe paguaje plus atë».

1:28:31

Lola

Po. Po. Po.

1:28:34

Pilo Zyba

Shiko, të mira janë...

1:28:35

Armanda

Jo, ky është një debat që ti nuk ka fund, Pilo, sepse ne do të hyjmë në orën e... kështu që...

1:28:42

Tonin

E ke kryer për 60 minuta, Pilo, ë?

1:28:44

Armanda

Po, pra, është 90 minuta...

1:28:46

Tonin

Po, e di, e di, e di... (Qesh)

1:28:48

Pilo Zyba

«Ju përshëndes, miqtë e mi. Ju ndoqa me vëmendje gjatë gjithë kohës. Dëgjova që u rrahën shumë probleme dhe mendimet tuaja janë për t'u vlerësuar. Uroj të bëhet më e mira, edhe pse kjo duket shumë larg. Anila Koni».

1:29:03

Lola

Kjo Kjo mikeshë qenka si unë. E falënderoj atë mikeshën.

1:29:07

Armanda

Lola, është Anila Kodra, moj. (Qesh)

1:29:10

Pilo Zyba

Po, pra.

1:29:11

Lola

Epo qe jemi në një lagje, kemi të njëjtat mendime, i ka vajtur rrezja e mendimeve të mia paska vajtur...

1:29:17

Armanda

Pini të njëjtën kafe ju.

1:29:19

Pilo Zyba

Ne diskutojmë për atë që na dhemb më shumë edhe neve si krijues. A kupton? Diskutojmë gjithmonë mbi ligje, sepse aty...

1:29:24

Lola

Pilo, Pilo, unë dua ta dëgjo, unë dua ta mbyll me një gjë. Unë kam hyrë në botën e letërsisë dhe të botimit shumë vonë. Në momentin që unë e quaja veten të pjekur, rreth 50 vjeç kam dalë unë me botim. E quaja veten mjaft mjaftueshëm të pjekur për të ndërmarrë këtë gjë. Domethënë, nuk është se ishte qëllimi im, është shtynë si atij beqarit të madh që i tha lagjja dhe i gjithë fshati, «Martohu, martohu!», u martua ai, kështu më ndodhi dhe mua. Dhe unë jam befasuar kur jam përballur me kollajllëkun për të botuar...

...një libër, mua më dukej një një kalvar i madh, që dikush do ta lexonte, që duhet ta vlerësonte, që unë duhet të merrja ok-in, pastaj shtëpia botuese çfarë bënte mbasi botonte. Dhe unë jam skandalizuar dhe kur kam parë, sepse kisha parë shumë emra në botim, që s'ma kishin mbushur mendjen për asgjë, jo për shkrimet që bënin, po për asnjë lloj formimi që kishin. Dhe kur e pashë pastaj që ishte kaq kollajllëk, që...

...atëherë thashë: Po deshe, Lola, shkruaj, po deshe mos shkruaj; po deshe boto, po deshe mos boto dhe nuk ka për të të thënë njeri aferim. Është njëlloj sikur: ke lekë, shko bëj ca pushime në Dubai; nuk ke, dil te tarraca e shtëpisë.

1:30:48

Alma

Po i Durrësit...

1:30:49

Lola

Haq. Te tarraca e shtëpisë, moj. Aty, me çadër me diellit.

1:30:53

Pilo Zyba

Pse, në Durrës prapë të bie mirë. (Qesh)

1:30:57

Alma

Mendoj që jemi... Unë mendoj që jemi në në në fund të emisionit tashmë, sepse po ju lashë akoma, juve nuk ndalni deri nesër në mëngjes.

1:31:04

Lola

Jo, jo, ne deri në mëngjes nuk mbarojmë.

1:31:08

Pilo Zyba

Po sepse në të vërtetë edhe problemet nuk mbarojnë.

1:31:11

Tonin

Kaq shpejt e zbuluam lëndën si prapambetje?

1:31:18

Lola

Ëhë.

1:31:19

Tonin

Eh.

1:31:22

Lola

Uroj të sh... uroj të shihemi ndoshta në ndonjë kafene të katërt edhe të jetë... ajo kafeneja të jetë 24-orëshe, po. (Qesh)

1:31:33

Tonin

Sot-o-sot.

1:31:34

Alma

Jam e bindur që Alma do dëgjojë.

1:31:36

Pilo Zyba

Dhe të jetë e hapur, të jetë e hapur të shtunën dhe të dielën.

1:31:40

Lola

Ose, ose, jo të vemi ka ajo sottoterra që e ka ky atje në...

1:31:46

Alma

Po, në bodrum.

1:31:47

Lola

...ose sottopiano, si e quajnë këta atje në Itali, mund të vini sopra piano, vicino al cielo, këtu te unë dhe mund të rrini sa të doni.

1:31:58

Alma

A, më mirë akoma atëherë!

1:32:00

Lola

Ëhë.

1:32:01

Alma

Më mirë akoma atëherë, se do na ofrosh dhe kafetë, verën...

1:32:05

Tonin

Kudo që shkojmë...

1:32:06

Lola

Sipas zakonit, me tabaka në dorë.

1:32:09

Pilo Zyba

Po darkën...

1:32:10

Tonin

Unë ju pres në 25 korrik në Shkodër...

1:32:11

Pilo Zyba

...a do të na bësh me mish?

1:32:13

Lola

Si?

1:32:14

Pilo Zyba

Darkën...

1:32:14

Tonin

Unë ju pres në 25 korrik në Shkodër, promovimin e librit me 400 faqe...

1:32:21

Lola

Ëhë.

1:32:22

Tonin

Në Shkodër, do të ketë edhe ambiente, jo nëpër salla, me bibliotekë...

1:32:28

Lola

Atëherë, ta bëj, ta bëj pyetjen: çfarë dite i bie?

1:32:33

Tonin

E shtunë.

1:32:35

Lola

Okej! (Qesh)

1:32:38

Alma

Problemi im është që unë fundjavat punoj, po gjithsesi do marr pushime, nuk ndahem. (Qesh)

1:32:43

Lola

Kollaj fare, bëje një fundjavë... merr raport mjekësor ti andej, ndërroje!

1:32:49

Alma

Atëherë...

1:32:51

Lola

Ti Pilo, çfarë kërkese kishje? Mish, si ishte puna?

1:32:55

Pilo Zyba

Ti the që unë do t'ju pres me tabaka në dorë dhe do rrimë sipër sa të doni.

1:33:00

Lola

Po.

1:33:01

Pilo Zyba

Edhe Alma tha që: Shiko, tha, se ashtu, tha, i bie që të humbasi Lola. Dhe thashë, po darkën, se dhe me mish me duar bosh nuk do vijmë. Për çau me këtë?

1:33:09

Lola

Çfarë të humbasi Lola, me?

1:33:11

Alma

Po darkën, po të harxhonte paratë e darkës, e dashur!

1:33:15

Lola

Dëgjoni, dëgjoni, dëgjoni! Nuk harxhohem shumë. Këtu poshtë kam kështu një gardh kështu me ferra, ka lëpjeta, kështu bishta prasi, po ju bëj një tepsi me lakra tamam, e keni me besoj!

1:33:27

Pilo Zyba

Jo, ashtu ashtu po na...

1:33:28

Lola

Unë dal i mbledh këtu, moj! Unë dal i mbledh këtu.

1:33:29

Pilo Zyba

...ashtu kemi ardhur ne. Ashtu kemi qejf!

1:33:32

Lola

Pastaj kam dhe ca gjethe rrushi, po qe vakti, kështu ja dy qepë, po i bëj ca japrakë, u mbarua puna.

1:33:36

Pilo Zyba

Bravo, të lumtë!

1:33:38

Alma

Na ka marrë malli!

1:33:39

Pilo Zyba

Darkë më të mirë se këtë...

1:33:41

Tonin

Ne...

...falënderojmë gjithësecili për gjithçka.

1:33:44

Alma

Tonin, o Tonin, e ke vulën ti se Piloja do firmosi kontratën që bëri kjo tani që e shprehu, dhe ti vuloje që mos të ketë...

1:33:53

Lola

Ej, vulën...

...ka humbur!

1:33:56

Tonin

Vulën vulën e ka shtruar bukur një një patrioti im, një shok shumë i dashur i imi, Marsel Mirashi me romanin e tij...

...dhe e ka pikturuar punën e vulës.

1:34:08

Lola

Nuk dua vulë.

1:34:09

Alma

Shiko...

Prapë nuk... Shiko, prapë nuk e ndalni, prapë nuk e ndalni diskutimin, kështu që unë do t'ju ndal vërtet. Do t'ju falënderoj...

1:34:17

Tonin

Atëherë unë ju falënderoj...

1:34:19

Lola

Kjo ishte kënaqësi.

1:34:20

Tonin

...për mbrëmjen e bukur...

1:34:21

Lola

Ishte kënaqësi, Alma.

1:34:22

Tonin

...për durimin special që keni treguar, sidomos Alma, që i mbylli gojën...

1:34:28

Alma

(Qesh)

1:34:29

Tonin

...e mirëkuptimin e përhershëm...

...respektin, nderimin...

E lamë të hapur bisedën për atë natë ku tha Lola.

1:34:41

Lola

Ku të doni juve. Faleminderit Alma që bëre pjesë panelit me këta dy zotërinj të mençur këtu...

...që shpresoj të kem fituar diçka.

1:34:50

Alma

Ishte kënaqësi! Ju falënderoj...

1:34:52

Tonin

Ju falënderoj!

1:34:53

Alma

...Tonin, Pilo, Lola!

1:34:56

Pilo Zyba

Po.

Sikur të sikur të penguam një çikë që të flisje më pak, po faktikisht...

1:35:00

Lola

Gjithë... S'ka problem, nuk ka problem.

1:35:02

Pilo Zyba

Jo, po populli thotë...

1:35:04

Alma

Po e shijo... Po ju shijoja tek debatonit me kaq zell.

1:35:08

Pilo Zyba

Populli e ka fjalën e urtë: i zoti i shtëpisë gjithmonë flet më pak dhe i zoti i shtëpisë ha dhe dy kafshata mbrapa.

1:35:15

Tonin

Po kështu qe kjo punë, kështu na qëlloi ky emisioni kjo. Nga tre shqiptarë të lindjes...

1:35:21

Alma

(Qesh)

1:35:24

Pilo Zyba

Natën e mirë dhe mirupafshim në emisionin tjetër!

1:35:27

Alma

Ju falënderoj, ju falënderoj që ishit me ne, ashtu si dhe teleshikuesit tanë. Natën e mirë dhe shihemi në javën që vjen!

1:35:35

Lola

Faleminderit juve!

1:35:36

Pilo Zyba

Natën, natën, natën!

1:35:37

Lola

Natën e mirë, natën e mirë kolegë, natën e mirë!

1:35:40

Alma

Ishte kënaqësi!

1:35:42

(Muzikë)