Skip to content

Kritika në 60 minuta — talk show with Pilo Zyba (in Albanian)

Albania at auction? Property, the state and the fear of losing the nation

Guests: Pilo Zyba

What it is about

In this episode of "Kritika në 60 minuta", host Alma Papamihali and guest Pilo Zyba discuss civic protests in Albania and concerns surrounding the alienation of public and private property. The interlocutors argue that land is not merely an economic asset, but the embodiment of national memory, history, and collective identity. They critique the government's lack of transparency, the capture of state institutions by private interests, and the danger of alienating younger generations from their homeland. The conversation concludes with a call to preserve communal heritage and the nation's future against the fragmentation of its territory.

Chapters

  1. 00:41Civic protests and the national question of land
  2. 03:48The paradox of privatization and state capture
  3. 07:44The threat to national identity and the nation-state
  4. 14:00Youth, the future, and lack of transparency
  5. 25:00Land as heritage versus economic capital
  6. 36:50Decision-making legitimacy and property laws
  7. 51:06Viewer inquiry on freedom and political clans
  8. 1:08:24Philosophical conclusions on homeland and responsibility
TranscriptShow

An automatic transcript of the video’s audio, in Albanian. Names and words may contain errors; the video remains the source.

00:00

(Muzikë)

00:41

Alma

Mirëmbrëma miq të dashur kudo që na ndiqni! Mirë se erdhët në emisionin e përjavshëm «Kritika në 60 minuta»! Shqipëria po jeton një nga debatet më të forta dhe më të ndjeshme të viteve të fundit.

Nga Zvërneci në Rrjoll, nga Librazhdi në zona të tjera të vendit, qytetarë, të rinj dhe studentë kanë dalë në protesta paqësore duke ngritur pyetje të mëdha:

Kujt i përket kjo tokë shqiptare? Deri ku shkon zhvillimi dhe ku fillon zhvatja? Çfarë ndodh me shtetin kur prona publike dhe private kalojnë gjithnjë e më shumë në duart e interesave të mëdha ekonomike?

Por sonte ne duam të shkojmë edhe më thellë. Kjo nuk është vetëm një çështje pronash, nuk është vetëm një debat juridik apo ekonomik. Kjo është një pyetje filozofike, politike dhe kombëtare.

A mund të mbetet i njëjtë një komb kur toka, bregdeti, historia dhe hapësirat e tij ekonomike kalojnë nën administrime të huaja private?

Për të analizuar këtë temë, si gjithmonë në studio me mua miku Pilo Zyba. Mirëmbrëma Pilo, mirë se erdhe!

01:54

Pilo Zyba

Mirëmbrëma Alma, mirëmbrëma miqve tanë që na ndjekin çdo të martë!

02:00

Alma

Pilo, shumë njerëz këto protesta i quajnë... për... i konsiderojnë për pronë, të tjerët e quajnë një protestë për identitet. Po ju, si e shikoni këtë protestë që sa vjen dhe bëhet më e nxehtë?

02:18

Pilo Zyba

Alma, mendoj se kemi hyrë në një fazë të re të ndërgjegjes qytetare. Shqiptare, kuptohet. Protestuesit nuk po mbrojnë vetëm një copë tokë tashmë.

Ata po mbrojnë idenë e përkatësisë së kësaj toke. Sepse toka nuk është vetëm një pasuri ekonomike. Një rrip toke e shtëpisë, ku je aty afër apo diku ku e ke, është një kujtesë, është një histori, është një identitet.

Është vendi ku prehen të parët tanë, është vendi ku rriten fëmijët tanë. Njeriu mund të ndërrojë shtëpi, por vështirë se mund të ndërrojë atdhe.

Kur qytetari ndjen se vendimmarrja po largohet prej tij dhe toka po i rrëshqet nënduar, nga duart, atëherë rilindin protestat. Prandaj, Alma, këto protesta janë më shumë sesa ekonomike. Ekonomike duken në pamje të parë.

Ata që po flasin thonë që duam t'jua japim atyre që të ngrenë resorte ose të bëjnë diçka për anën ekonomike, që të na ngrenë neve ekonomikisht. Këto që po ndodhin, për mendimin tim, janë protesta ekzistenciale për kombin.

03:45

Alma

Hëhë.

Pilo, si është e mundur që një parti që quhet socialiste të ndjekë politika kaq të forta privatizuese?

03:59

Pilo Zyba

Ky është paradoksi i madh, Alma. Historikisht, socialdemokracia evropiane lindi për të mbrojtur këto interesa: interesin publik, anën sociale, shtresat e mesme, barazinë sociale, pasurinë kombëtare dhe shërbimet publike.

Shteti social nuk është armik i biznesit. Se këta po na nxjerrin tani neve sikur që ta shikosh nga ana sociale do të thotë që ti nuk do atë njeriun që vjen nga jashtë, që merr tokën për të ta zhvilluar.

Por ka një gjë: shteti social vërtet nuk është armik i biznesit, por neve, në qoftë se do ta marrim jo në thonjëza, bile pa thonjëza fare, neve do të mbetemi shërbëtorë të tyre.

Nuk duam të mbetemi dhe shërbëtorë, sepse ai mbetet që të jetë një arbitër. Ai pastaj vendos kufijtë e vet. Dhe kur ky arbitër, arbitrim apo e quaj libër forcash, prishet, lind ajo që në filozofi e quajmë kapja e shtetit nga kapitali.

Domethënë vendos kapitali, nuk vendos më ideja politike e sociale demokrate apo socialdemokrate, fashiste apo të tjera të tjera. Dhe qytetari, që nga ky moment që i prishen interesat e tij, fillon të ndihet i huaj në vendin e vet.

05:34

Alma

Pilo, a është kjo një dukuri e re që po ndodh?

05:40

Pilo Zyba

Jo, Alma! Kjo nuk është një dukuri e re. Historia është e mbushur me raste të tilla. Njerëzit... domethënë dëgjuesve tanë do t'ju themi diçka: që në Perandorinë Romake grumbullimi i tokës në pak duar krijoi kriza të mëdha shoqërore.

Pra, është shumë e thellë kjo, domethënë këtu kemi të bëjmë për 2000 vjet. Në Francë, përpara Revolucionit Francez, pakica zotëronte pothuajse gjithçka, ndërsa shumica jetonte në varfëri. Në Amerikën Latine, përqendrimi i pasurisë prodhoi dekada të tëra trazirash.

Historia, Alma, në të gjithë rrjedhën e saj na mëson diçka: kur shumica humbet ndjenjën se... ndjenjën e pronësisë dhe përkatësisë, humbet edhe besimin te shteti. Dhe kur humbet besimi, fillon kriza. Më lejo të të them edhe diçka:

Shteti shqiptar që ishte dikur në pushtet e mori të gjithë pronën dhe e bëri shtetërore. Dhe të gjithë njerëzit që prononin... punonin në këtë pronë shtetërore nuk ishin kaq shumë të interesuar për të punuar aq shumë për të rritur edhe forcën e tyre ekonomike,

por ata kuptonin që ajo nuk ishte e tyre, pra dikush tjetër e zotëronte atë. Ky ishte komunizmi. Pronën e zotëronte shteti dhe populli ishte hamall apo ishte argat i shtetit.

Po e njëjta gjë është edhe sot në kapitalizëm. Në qoftë se do kemi pesë duar që komandojnë botën, të gjithë të tjerët do jenë shërbëtorë të tyre. Këtë nuk do sot populli shqiptar që është ngritur në grevë.

Dhe duke humbur besimin, fillon edhe kriza ekonomike, edhe kriza shpirtërore, kriza politike, fillojnë të gjitha krizat bashkë.

07:44

Alma

Kjo është ndoshta pyetja më e ndjeshme: A ekziston rreziku që Shqipëria të humbasë karakterin e saj si shtet kombëtar?

07:56

Pilo Zyba

Ah, kjo është një pyetje me shumë spec, Alma. Këtu mendoj unë duhet maturi. Asnjë vend nuk jeton i izoluar. Investimet e huaja janë të nevojshme, por pyetja është: kush e kontrollon zhvillimin e tyre?

Nëse hapësira të mëdha ekonomike funksionojnë me administrime të mbyllura, domethënë siç thonë këta që do bëjnë një resort dhe resortin do ta komandojë ai me shërbimet e tij, me ekonominë e tyre të mbyllur dhe me vendimmarrje të shkëputur nga komuniteti i tërë vendas, i atyre njerëzve në Vlorë, në Rrjoll e në Sarandë që thonë: «Kjo tokë është e jona»,

08:45

Alma

Hëhë.

08:46

Pilo Zyba

këta në ditët e tyre po thonë: «Shiko, kjo tokë nuk është më e jotja. Kjo tokë është e atij që ka ardhur nga Izraeli, kjo tokë është e atij që ka ardhur nga Kina, kjo tokë është e atij që ka ardhur nga Serbia.» Atëherë ai do ta ndërtojë dhe do ta shfrytëzojë për interesat e tij më shumë, por duke të lënë dhe ty jashtë, sepse ka blerë dhe tokën, pastaj ti je jashtë loje.

Këtu fillon Shqipëria dhe ku fillon... domethënë ku fillon Shqipëria dhe ku mbaron ajo, Alma? Një shtet nuk është vetëm territor. Domethënë ky shteti shqiptar këtu është 28.000 kilometra katrorë. Shiko, këtu nuk ka të bëjë vetëm toka, fushat e malet.

Një shtet është një gjuhë. Të gjithë këta njerëz në këto 28.000 kilometra katrorë kanë gjuhën shqipe. Kanë të njëjtën kulturë, kanë të njëjtën histori, kanë të njëjtën kujtesë. Raporti i qytetarit... lidhja e raportit të qytetarit me... me tokën. Po të shikosh me vëmendje, Alma, këto ditë kanë ardhur në Shqipëri...

09:58

Alma

Shumë artistë. Po, po.

10:00

Pilo Zyba

Më dëgjon?

10:00

Alma Papamihali

Në fakt po, në fakt po e mendoja edhe unë në këtë moment. Shumë mirë, shumë...

10:03

Pilo Zyba

Po! Po drejt po! Kanë ardhur njerëz nga Maqedonia që po protestojnë.

Dhe ka ndodhur, do të themi diçka tjetër që duhet ta themi për qytetarët tanë ose për të gjithë ata që na ndjekin.

Të gjithë ata kanë ardhur te trungu mëmë, te gjuha mëmë, te historia mëmë.

Ndër një... Në një kohë ku Edi Rama thotë që ata kanë ardhur nga Kosova dhe nga Maqedonia të më përmbysin mua.

Mund të flasë kështu një kryeministër, Alma?

Unë... Do të them diçka:

Në Mal të Zi ka ndodhur diçka që mua personalisht më ka gëzuar shumë kohët e fundit.

10:44

Alma Papamihali

Ëhë.

10:45

Pilo Zyba

Të tria partitë shqiptare, që janë tri parti shqiptare, janë shkrirë dhe janë bërë një parti.

Kjo mua më thotë shumë.

Në qoftë se dhe në Maqedoni të tria partitë shqiptare do të ishin shkrirë në një, unë po them që neve do të merrnim pushtetin në atë vend.

Sepse na takon ta marrim mbi bazën e votës, flas.

Dhe unë them që kur të gjitha këto kanale që thamë deri më sot: kujtesa, historia e të tjera e të tjera, fillojnë të dobësohen, shteti fizik mund të mbetet si shtet, si territor, por bërthama shpirtërore fillon edhe zbehet.

Nuk ka më vlerë si komb.

11:32

Alma Papamihali

Ëhë.

11:33

Pilo Zyba

Për këtë temë, nëse më lejon, dua të shtoj dhe diçka tjetër.

11:35

Alma Papamihali

Patjetër.

11:36

Pilo Zyba

Në zonat e Jugut të Shqipërisë, pashë një video para ca ditësh që në Voskopojë grekët kishin organizuar një si tip festivali dhe këndonin dhe kërcenin në gjuhën greke.

Nuk i mohohet kujt gjuha greke, por në Voskopojë nuk ka pasur njerëz që flisnin greqisht, sepse unë në Voskopojë kam qenë.

Sot po na del që atje po na ngrihet dhe një flamur grek.

Pra, duke u ngritur dhe një flamur grek, se s'kam për Greqinë, se s'po më hyn në punë, por fillon dhe zbehet historia jote duke ardhur ai me historinë e tij: të këngës, të fjalës, të propagandës e të tjera e të tjera. Zbehesh ti vetë.

12:29

Alma Papamihali

Saktë.

Ëh...

Një pyetje, Pilo, ë...

Nëse do ishe në Shqipëri, do ishe atje në mes të, të protestës?

12:46

Pilo Zyba

Unë mendoj që duhet të jem. Do ikja dhe tani në Shqipëri po të... të ndodhë që duhet të iki dhe do jem pjesë e protestës.

Ë... Unë do jem pjesë e protestës ë... sepse jam pjesë e kombit tim.

Bile dua të them diçka këtu, Alma, edhe për vete, edhe për ty, por edhe për shumë të tjerë:

Ë... Unë, Alma, nuk kam njeri në Shqipëri. Nuk po flas për kushërinjtë e largët.

13:15

Alma Papamihali

Po.

13:16

Pilo Zyba

Familja ime e afërt është e shpërndarë dhe është e gjitha jashtë shtetit.

Motrat janë në Greqi, në Amerikë, unë në Londër e të tjera, e të tjera.

Dhe kur bisedoj me shokë apo me miqtë e mi dhe revoltohem dhe them ndonjë fjalë më tepër, edhe dje një shoku im kështu më tha:

"Ore", tha, "po tallesh", tha, "po ti s'ke asnjë njeri atje", tha.

"Pse ke një shtëpi apo dy shtëpi", tha, "ç'të duhet ty me këtë?"

Ai nuk e kupton që edhe ajo shtëpia që është, që unë nuk e kam shitur, fjala vjen, që ka 36 vjet, nuk e kam shitur sepse mendoj që jam pjesë e asaj shtëpie dhe pjesë e atij kombi.

Në këto protesta, Alma...

13:57

Alma Papamihali

Pilo, në fakt në këto protesta shohim shumë të rinj dhe studentë. Më shumë...

14:02

Pilo Zyba

Pra!

14:03

Alma Papamihali

...mosha e juaj.

14:04

Pilo Zyba

Ma, ma more... Desha ta thosha, po ti ma bëre pyetje. Unë desha ta thosha vetë këtë.

Ë... Sepse të rinjtë po kërkojnë një përgjigje për të ardhmen, Alma.

14:13

Alma Papamihali

Ëhë.

14:14

Pilo Zyba

Përpara 36 vjetësh ti ishe një vajzë 20-vjeçare apo më e re akoma, dakord?

14:21

Alma Papamihali

Po.

14:22

Pilo Zyba

Dhe nuk ishin këto kushte që janë sot në Shqipëri. Ti u ngrite edhe ike, ashtu siç ika edhe unë, megjithëse isha më i madh se ty.

Ndërsa sot, njëri i ri që është atje, kupton edhe vetë që gjithçka mund ta ndërtojë aty.

Dhe ata pyesin: "Neve ku do jetojmë? Çfarë do zotërojmë në qoftë se na shitet toka?", fjala vjen.

"A do kemi mundësi të ndërtojmë jetën tonë këtu apo do jemi vetëm spektatorë të zhvillimit që bëjnë amerikanët që do vijnë, apo grekët që do vijnë, apo italianët që do vijnë?"

Kur i riu nuk shikon veten në të ardhmen e vendit të tij, Alma, qe aty pastaj fillon zhgënjimi i tij.

Dhe kur zhgënjimi bëhet kolektiv, lindin protestat.

Pse? Sepse ai nuk arrin të jetë vetvetja edhe kërkon që të mblidhen si kolektiv për të zgjidhur atë problem dhe atë hall që ata kanë për të nesërmen e tyre.

15:29

Alma Papamihali

Ëhë.

15:33

Pilo Zyba

Dhe po të shikosh me vëmendje, Alma, të gjitha këto protesta që po bëhen nuk kanë për qëllim të vrasin njeri.

Njerëzit thjesht...

15:45

Alma Papamihali

Në fakt, Pilo, po, një nga kritikat më të forta është mungesa e transparencës.

15:53

Pilo Zyba

Po më del atje, po më del atje ku unë mendoj të flas dhe ky qenka një lajm i çuditshëm sot.

Dëgjo!

Ë...

Njerëzit... Në demokraci nuk mjafton të marrësh vetëm vendime. "Do bëj këtë ose do bëj atë."

Dhe këto protesta që po bëhen, po bëhen edhe për këtë pjesë.

Duhet t'u shpjegosh dhe ta bindësh popullin, masën domethënë, sepse po e bën dhe çfarë fitimesh do kesh.

Por kur ti e ke shitur tokën dhe nuk i ke thënë asnjë gjë këtij populli, çfarë duhet të mendojë ky popull?

Qeveria, çdo lloj qeverie, nuk mund të fshihet pas formulave teknike.

Kur njerëzit protestojnë, çfarë po kërkojnë ata? Ata po kërkojnë informacionin. Ata po kërkojnë një sqarim. Ata po kërkojnë një dialog.

Nëse mungon dialogu, boshllëkun e mbush mosbesimi, se ti dhe në një shtëpi që je me vajzën tënde apo... do t'i thosh vajzës: "Këtë dritare do ta heqim se është prishur."

Dhe kërkoni të gjeni njëri-tjetrit ta bëni pak më lirë dhe pak më të mirë, edhe e ndryshoni dhe e bëni, po bini juve të dy dakord.

Ndërsa në shtetin tonë po ndodh kjo: Vendos unë sepse më keni zgjedhur ju!

Shiko këtu, në vërtetë të kemi zgjedhur ty, por ti do vetë gjithmonë, do veprosh në interesin tonë.

Që nga momenti që ti nuk vepron në interesin tonë të përbashkët, neve që të kemi vënë, edhe të heqim.

Por ti mos përfito nga ajo që të thuash që: "Shiko, unë kam marrë 800.000 vota dhe unë, edhe në qoftë se më hiqni, do më hiqni me votat e lira në 2030-ën."

Jo, jo, nuk është kështu! Sepse po u ngrit i gjithë populli, ti nuk... Presim ne edhe 30-ën me budallallëqet që bën ti?

Derisa mua më ka humbur besimi, ti do ikësh!

E para dhe e dyta, çfarë ndodh, Alma? Vetëm tek neve ndodhin të këtilla gjëra. Vjen Saliu në pushtet dhe derisa të vriten njerëzit, nuk u zbret nga pushteti. Po bërtasin njerëzit sot edhe Rama nuk lëviz prapë nga vendi. Domethënë, duhet të vdesin njerëz që Rama të iki nga pushteti?

A e di ti që po mendohet këtu tek neve në Londër që kryeministri t'i japë dorëheqjen?

Dhe kryeministri këtu po e jep dorëheqjen për brenda nëntë muajsh, tetë muajsh.

Pse? Sepse ju lexuan ca gjëra dhe ju thanë: "Që me Epstein-in ishte dhe filani që e ke ti në partinë tënde."

Pra, nuk mund të qeverisësh me atë. Dhe ai është i vetëdijshëm që ka bërë një gabim të rëndë. Edhe ikën!

Ose iku ministri i Mbrojtjes. Pse iku ministri i Mbrojtjes?

Cili është ndryshimi i ikjes së ministrit të Mbrojtjes të Anglisë sot me ministrin e Mbrojtjes të Izraelit që nuk ikën, por rrafshon dhe ka vrarë deri tani 200.000 veta?

Kjo është demokracia, në fund të fundit. Dhe mosbesimi, për mendimin tim, është armiku më i madh i çdo lloj qeverisjeje.

Po krijove mosbesim tek unë, ti nuk mund të rrish më në qeveri.

Dhe këtë ta marrim ndaç ë... nga ana filozofike dhe ndaç si debat shoqëror që po bëjmë ne sot.

19:19

Alma Papamihali

Po.

Pilo...

19:24

Pilo Zyba

Alma.

19:25

Alma Papamihali

Alma. Po, një pyetje që më vjen tani për të bërë është ë...

Ëh...

19:39

Pilo Zyba

Dëgjo, Alma! Ja...

19:40

Alma Papamihali

Po.

19:41

Pilo Zyba

Po e them unë një...

19:41

Alma Papamihali

E ke pak, në fakt është... Jo, ok, sepse unë, ti e di që unë me politikë nuk merrem kollaj edhe...

19:49

Pilo Zyba

S'ka rëndësi!

19:50

Alma Papamihali

Mmm.

19:51

Pilo Zyba

Shiko! Unë do them një diçka, Alma.

19:55

Alma Papamihali

Ëhë.

19:56

Pilo Zyba

Ë... Që nga momenti që shuhet debati, domethënë biseda që ke ti me popullin,

... kryeministra, po si ministra, po si... Në cilin vend të botës do rrinte një kryeministër në pushtet që do t'i merrnin dhe do do t'i dilnin 10 ministra që janë për burg? Cili ministër do rrinte? Në Angli, në Amerikë, në Kanada, në Australi, në Gjermani? Do rrinte njeri?

20:21

Alma

Dëgjo Pilo, pyetja që më vjen mua për të të bërë: Nëse ti mendon që ky ministër duhet të shkarkohet, ta lërë detyrën e tij, cilën cilin do shikoje ti të përshtatshëm dhe të devotë për Shqipërinë?

20:41

Pilo Zyba

Unë kam pasur një mendim tjetër, Alma, për këtë pyetje që po më bën. Kjo revoltë shoqërore që mund ta quajmë, bile unë si Pilo, për mua kjo është një revoltë bile shumë paqësore.

20:58

Alma

Po.

21:00

Pilo Zyba

Historia botërore ka treguar Alma, lëre se çfarë themi neve që nuk ikën Rama nga karrigia apo nuk ikën Saliu nga karrigia. Dëgjo, historia botërore ka treguar që vetëm me revolucion përmbysen diktatorët, sepse edhe Rama sot është një diktator i cili ka ardhur në pushtet ka 25-30 vjet dhe nuk lëviz nga pushteti, edhe thotë bile që «Unë do iki nga pushteti kur të dua vetë», e ka thënë me gojën e tij, s'po e them unë.

Pra në pranim diskutime, debati për këtë temë është shumë i lashtë. Ai nuk fillon sot, këto gjëra nuk kanë filluar sot. Jeta dhe politika ka filluar që kur ka lindur njeriu vetë. Ai fillon që nga Aristoteli. Aristoteli thotë: «Përse ekziston shteti?», ka pyetur këtu e 3000 vjet.

Ai thotë, «Shteti ekziston...» Fjala shtet, Alma, do të thotë dhunë. Më kupton?

22:00

Alma

Më-hë.

22:01

Pilo Zyba

Dhe shteti, dhe Aristoteli thotë «Përse ekziston shteti?», domethënë, «Përse ekziston dhuna?» Që të hedhë ai ujë me kripë e ujë me spec djegës e e të tjera e të tjera. Përse ekziston shteti? «Shteti», thotë ai që përpara 3000 vjetësh, «ekziston për të mbrojtur të fortin.»

Dhe i forti kush është? I forti është Edi Rama.

«Apo për të mbrojtur të përbashkëtën», gjëja. Po kur i themi neve që «Kjo toka është e përbashkët», ai thotë «Unë ja kam dhënë Pilos, e ka blerë Pilua». Në një kohë që mua duhet të më thoshte ai, ajo Alma apo ai Pilua, duhet të më thoshte që përpara se ta shiste, jo kur ta shesi, ose kur t'i them unë, pse e ke shitur.

Shteti demokratik ekziston sepse askush nuk do duhet të jetë i huaj në atdheun e tij. Shteti social, Alma, ekziston sepse zhvillimi duhet të prekë shumicën dhe jo vetëm pakicën.

Prandaj pyetja e protestuesve, që është edhe legjitime sot, mendoj unë, është: A po ndërtojmë një Shqipëri për qytetarët e saj apo një territor të madh të interesave private që do t'ia japim një copë Pilos, një copë Almës, një copë tjetrit, një copë tjetrit? Dhe këto ngastra që do t'i japim do t'i administrojë gjithsecili sipas mënyrës së vet, siç e kishte Jugosllavia që kishte gjashtë shtete aty dhe gjithsecili bënte nga një vetadministrim?

Jo, neve nuk e duam kështu Shqipërinë! Neve Shqipërinë e duam një, të ketë një gjuhë, të ketë një komb, të ketë një kulturë, të ketë një histori siç e ka, edhe të mos dalim jashtë këtyre shinave. Po filluam të dalim jashtë këtyre shinave, në qoftë se atij ia shitëm 5000 kilometër, 5000 m² apo 5000 km², ai ngriti aty spitalin e tij, ngriti aty... atëherë neve u bëmë si në kohën e Skënderbeut, do ndahemi në principata.

Por prapëseprapë, Skënderbeu i bashkoi principatat dhe i bëri një në Lezhë! Ndërsa ti në qoftë se në veri të Shqipërisë i jep një copë tokë 5000 km² ia jep atij që vjen nga Serbia, në jug 5000 km të tjerë ia jep atij grekut, 5000 të tjerë ia jep atij italianit, këto copa nuk bëhen më bashkë! Sepse këto copa kanë një administrim më vete, një spital më vete, një shkollë më vete, një kulturë më vete dhe do krijojnë historitë e tyre. Pra, edhe si principata si copëza nuk mund t'i bësh më Shqipëri ti.

Kjo është pyetja që kërkon përgjigje sot nga Rama, po dhe nga ata të tjerët që janë bashkë me Ramën.

25:00

Alma

Edhe Shqiponja Panajoti e kërkon një përgjigje, ku na ka bërë një pyetje dhe thotë: «A është toka e një kombi trashëgimi apo kapital? Nëse pushteti e trajton territorin si një aset të thjeshtë për bilancet financiare, apo kryen po kryen një akt pragmatiz... prag... po... pragma-»

25:22

Pilo Zyba

Provokacion.

25:24

Alma

Jo, jo, thuaje, thuaje, Pilo.

25:25

Pilo Zyba

Pragmatizmi, pragmatizmi. Për pragmatizëm, domethënë e vërtetë. Pragmatizmi...

25:29

Alma

Po. «...ekonomik, apo një abuzim me me besimin...»

25:34

Pilo Zyba

Alma, shiko. «A është toka e një kombi trashëgimi apo kapital?» Pronë, pronë, ë?

25:40

Alma

«...apo një abuzim», thotë, sepse më ka shkruar dhe në privat, «me besimin e gjeneratave që e që e mbrojtën, që e mbrojtën atë me gjak?»

25:49

Pilo Zyba

Shiko, Alma. Toka është vetë shteti, është vetë kombi. Dhe toka është edhe kapital, është edhe trashëgimi, se për këtë folëm dhe pak më përpara.

26:03

Alma

Më-hë.

26:03

Pilo Zyba

Domethënë, neve shiko çfarë kemi bërë dhe shiko se çfarë po bëjmë. T'i themi kështu më praktikisht gjërat, mos ta themi pragma- pragmatiz, siç thotë ai, po po ta themi shqip, t'i themi më të sakta, mos nisemi nga fjalë të huaja.

Sot kemi minierën e Bulqizës. Minierën e Bulqizës e ka marrë një firmë e huaj. Kemi naftën. Naftën e ka marrë një firmë e huaj. Kemi bakrin. Bakrin e ka marrë një firmë e huaj. Prej kohësh këto i kanë marrë, por populli nuk di gjë.

Populli shikon që po po vihen gardhe dhe aty populli kuptoi shumë gjëra, se për t'u shitur gjërat janë shitur prej kohësh. Se toka nuk është vetëm pronë, është trashëgimi, është histori, është kulturë, është mënyrë jetese, sepse ndryshe jetohet në tokat e Shqipërisë dhe ndryshe jetohet në tokat e Turqisë edhe të Amerikës. Por këta po mundohen që që të gjithë, mendimi im tani ndoshta e kam gabim, mendimi im është...

27:18

Alma

Po, Pilo, po fshijnë kujtesën e tokës që na lidh me paraardhësit tanë me këto që po bëjnë.

27:24

Pilo Zyba

E thamë pak më lart! Shiko, asnjë gjë nuk lind sot, që ta marrim ne që sot. Kjo tokë që ne kemi, ose që na ka mbetur, se nuk është se toka jonë është shumë më e madhe, shumë herë kemi përdorur këtë metodë që po përdor Edi Rama dhe Sali Berisha sot. Domethënë Sali Berisha përpara 15 vjetësh e 16 vjetësh i dhuroi gjysmën e detit Greqisë.

U bë gjithë kjo luftë dhe ai prapë do ta marri. Tani kërkojmë t'i japim Sazanin, ashtu siç përpara 70-80 vjetësh Ahmet Zogu i dha pjesën e Maqedonisë edhe manastirin e madh me emër në botë, ia dha Maqedonisë.

28:17

Alma

Më-hë.

28:18

Pilo Zyba

Pra, këta vazhdimisht për interesat e tyre personale shesin diçka nga rrobat e kombit, diçka nga historia e kombit, diçka nga pasuria e kombit.

Dhe këta të sotmit, se të tjerët ishin më ndryshe në kohë të Enverit, e kanë hequr, Alma, edhe tradhtinë ndaj atdheut si shprehje dhe si ligj, që të kenë mundësi të shesin dhe të bëjnë si të duan. Se që t'i thuash ti Pilos apo Almës që këtë çerekun e Shqipërisë do t'ia jap Italisë, ose të bësh ti një kontratë që tokën që do marri Izraeli aty ti të rregullosh infrastrukturën, rrugët t'ia rregullosh ti, sistemin elektrik t'ia rregullosh ti, dhe pastaj të vijë ai ta blejë dhe të ndërtojë, unë këtë kjo është për mua personalisht si Pilo është tradhti ndaj atdheut.

Dhe këtu më fal se po flas një çikë rëndë, po këtu të pret vetëm plumbi. Sepse të parët tanë për këtë pëllëmbë tokë dhanë jetët e tyre, të mos i përmend se janë me mijëra, nuk...

29:41

Alma

Pra, Pilo, në vend që ë sipërfaqja e Shqipërisë të shtohet duke marrë Çamërinë, po e copëtojnë dhe po e shkrumbojnë...

29:53

Pilo Zyba

Është kjo që po thua ti! Është kjo që po thua ti! Domethënë...

29:58

Alma

...ashtu siç mund të kemi ne

Çfarë shprese mund të kemi ne çamët për të marrë tokën?

30:04

Pilo Zyba

Doli kryeministri ynë dhe tha: "Çështja e territoreve të Çamërisë është e mbyllur."

30:11

Alma

Ah!

30:14

Pilo Zyba

Jo, po të kishte qenë ndonjë patriot, se unë nuk jam kaq patriot, trim domethënë, se nuk e kam fjalën aty, ai duhet të shkonte si Esat Pashë Toptani me këtë fjalë që tha.

Dhe për këto demonstrata ai është ulur dita pardje dhe ka thënë një fjalë: protestuesve "Fuck you". E kupton, Alma?

U ka thënë protestuesve "Fuck you". Kush është ai që u thotë popullit të vet? Qyqja, e ka thënë, e ke të shkruar. E ke të shkruar në video, ore, në shkrim, në gazetë. Domethënë kryeministri i vendit i thotë popullit këtë fjalë. Është e papranueshme kjo. E po unë e kuptoj...

30:59

Alma

Po ndoshta ka dashur të tregojë që di të flasë...

31:02

Pilo Zyba

Jo, jo, jo, jo! Se do të bjerë përgjigje tjetër. Unë e kuptoj pse e thotë ai këtë.

31:06

Alma

Unë bëj çfarë të dua dhe s'më bëhet vonë...

31:10

Pilo Zyba

Ai tregon që i ka krahët e ngrohta. Domethënë e ka ndarë...

31:20

Alma

Që s'e ka zënë frika.

31:22

Pilo Zyba

S'ka frikë! Mirëpo, shiko këtu, mbi ne ka një Zot. Është edhe ai, edhe ai të godet kur vjen momenti. Edhe të godet atëherë kur nuk është për të goditur.

Ose merret me gjëra të vogla. Sot ishte një artikull që thoshte: "Altin Goxhaj nuk ka qenë në luftën e Kosovës", sepse Altin Goxhaj ishte ai që u ngrit mbrëmë dhe lexoi pikat që i janë drejtuar kryeministrit. Dorëheqja: kjo, kjo, kjo, kjo, kjo, kjo.

Edhe në atë që kryeministri hidhte, që kishte marrë një letër të falsifikuar, pafalsifikuar, puna e vet, ngriheshin dhjetëra njerëz të tjerë dhe i thoshin: "Çfarë flet? Me kë flet? Kur ti bridhje nëpër Francë, Altin Goxhaj luftonte në Kosovë. Se ka qenë me mua", thoshte njëri, "ka ngrënë bukë me mua", thoshte tjetri, "kemi ndërruar cigare bashkë", thoshte tjetri, "i kemi vënë pushkët në një vend", thoshte tjetri.

Pra, domethënë ky tani mundohet që të gjejë mënyra dhe arsyetime për të injoruar demonstratën që ata bëjnë kundër qeverisjes së tij, porse ky është qëllimi: binde popullin pse po e bën. Po nuk ka forcë bindëse. Ka forcë bindëse, se forca bindëse është kur kryen veprimet në rregull.

32:57

Alma

Por unë nuk kuptoj një gjë. Pse edhe vetë presidenti do të ndihej një president i madh, me një sipërfaqe toke të madhe të shtetit, me mbështetjen e popullit të vet. Përse po e bën këtë gjë? Përse po e thërmon Shqipërinë?

33:14

Pilo Zyba

Më kujtove tani punën e presidentit, se dhe ti rri rri dhe më hedh nga një gur mua se kështu i bie tani. Më hedh nga një gur, tak, më zgjon domethënë në tru, më zgjon. Ka 23-4 ditë që është ngritur gjysma e Shqipërisë në demonstratë në mes të Tiranës. Kanë ikur nga Londra autobusat, trena, aeroplanë, më këmbë janë nisur njerëzit, me makina, nga Gjermania, nga Italia, nga Franca, nga Greqia, nga Stambolli, nga gjithandej.

Si ka mundësi që presidenti i vendit, babai i kombit, nuk është prononcuar, të ngrihet dhe të thotë një gjysmë fjale? Ore, le të jetë kundër demonstruesve, por është babai i kombit. Babai i kombit i qetëson gjërat, thotë: "O njerëz, o fëmijët e mi, qetësohuni një çikë! Ndalni! Të ulemi në tavolinë dhe të shikojmë, sepse këtu nuk keni të drejtë, këtu mund të keni një çikë të drejtë."

34:10

Alma

Ai nuk po sillet si babai i kombit, o Pilo, ai po sillet si njerku i kombit.

34:15

Pilo Zyba

Ore, s'po duket fare as si baba. Tani mund t'i themi dhe si nënë, se tani burri mund të quhet dhe grua dhe mund ta quajmë si nënën e kombit, vërtet, se nuk e dimë tani se kështu po vijnë punët. Duken si të rënda këto fjalë që themi, po janë të vërteta këtu. Domethënë si të pretendoj unë...

34:33

Alma

Po nëna do ishte më e dhembshur, sepse nënat janë më të dhembshura për fëmijët...

34:36

Pilo Zyba

Alma, dëgjo këtu! Ti e di shumë mirë që unë kërkova pasaportën time 10 vjet rresht dhe nuk merrja dot pasaportën time me emrin tim, Pilo Zyba. Ti e di shumë mirë.

34:54

Alma

Kemi Sarën.

34:56

Pilo Zyba

Shkruaji presidentit, shkruaji këtij, shkrua... s'vinte asnjë lloj përgjigje. E zija një avokat, avokati thoshte kështu: "Është shumë e thjeshtë kjo punë, mor burrë i dheut, s'ta bëj unë?" Merrte 200.000, 300.000 edhe... E lidhte në arrë, e zgjidhte në punë të vet, se s'kishte ç'bënte ai. Ai të kërkonte të tjera, ti s'i jepje një metër që kishe ti.

Derisa vete pastaj, kur vjen koha e votimeve, vete unë kur erdhi koha e votimeve, dhe vete në Vlorë, se kjo është drejtësia, vete e i them... Erdha të votoj. Nën... Kam 36 vjet që nuk votoj, Alma.

35:35

Alma

Po.

35:36

Pilo Zyba

Edhe më thotë ajo: "Më jep", thotë, "pasaportën tënde", se qe, ishte një juriste atje që të skiconte aty. Edhe më thotë: "Emrin dhe num... dokumentin tënd të identifikimit." I thashë: "Shiko këtu, shikoje aty..." Hape të të shikoj, hape të të shikoj Alma, të lutem. I them... i them asaj vajzës që ishte aty, juriste, i them: "Të lutem, shikoje, a është emri im atje, Pilo Zyba?" "Po mo, qysh është", tha ajo.

"Shikoje", i thashë, "unë nuk kam dokument, po nëm atë numrin tënd mua", i thashë, "atë numrin tënd që unë jam këtu në votime." Pra unë, edhe pse s'ekzistoj, kam njëzet... 36 vjet këtu, emrin për të votuar aty e kisha 36 vjet! Me atë letër pastaj që më dha ajo, që isha i lirë aty, me atë pastaj mora pasaportën. Urdhëro, të kamerxhesha! A është kjo një drejtësi?

Këtu kemi një Sara këtu, po ma lexo.

36:50

Alma

Po, ta lexoj unë një sekondë, sepse ngaqë janë të vogla mezi lexohen. "Legjitimiteti i vendimmarrjes. A ka të drejtë një qeveri që është në pushtet për një mandat të përkohshëm, të marrë vendime të pakthyeshme që ndryshojnë fizionominë e një vendi për shekuj me radhë?"

37:13

Pilo Zyba

E bukur kjo pyetja e Sarës. Shiko, këtu është kulmi. Tek neve ndodhin gjëra të çuditshme. Dhe Rama kur erdhi në pushtet, ky Ramë që është sot, këtë bëri. Tha: "Neve nuk e njohim atë që ka bërë Sali Berisha, që e ka bërë këtë dhe këtë dhe këtë, e ka bërë në mënyrë të përjetshme apo për 25 vjet, në një kohë që ai nuk e di nëse do jetë për 25 vjet në pushtet."

Pra, ai vendimmarrjen e tij e kishte bërë, Saliu fjala vjen e kishte bërë për 25 vjet, dhe ky erdhi dhe tha: "Neve nuk pranojmë vendimmarrjen e tij për 25 vjet." Dhe sot bën të njëjtën gjë që ka bërë ai. I lind e drejta të shesi toka, të blejë toka për 100 vjet, për 200 vjet, për 500 vjet, në një kohë që nuk e di se sa vjet do rrojë për veten e tij nesër.

Është për t'u çuditur. Domethënë ti si ministër që je sot, bën një kontratë me Kinën dhe ia jep Kinës të drejtën e shfrytëzimit të naftës për 100 vjet, ndërsa Irani që është një shtet i madh, bën një kontratë me Kinën dhe i thotë: "Ke të drejtë vetëm për 20 vjet."

Që janë të dy shtete që nuk ndërrohen qeveritë siç ndërrohen në kapitalizëm, çdo katër vjet. Se ajatollahët erdhën në pushtet në '80-ën dhe janë akoma në pushtet, edhe kinezët ka ardhur tjetri, ka 13 vjet në pushtet, edhe derisa të vdesë në pushtet është, hiqe nga mendja! Dhe prapëseprapë kontratat e tyre nuk i bëjnë me 50-vjeçar, as me 100-vjeçar.

Nuk e di. Neve shikojmë dhe irritohemi nga larg, Alma, sepse edhe pse jemi të ikur, neve nuk kemi interesa ekonomike, unë dhe ti. Unë dhe ti nuk kemi interesa ekonomike në Shqipëri.

39:55

Alma

Po.

39:56

Pilo Zyba

Ti ke një shtëpi të babait, unë kam një shtëpi që më la babai.

Kuptohet?

40:01

Alma

Po.

40:01

Pilo Zyba

Edhe atë shtëpi sot ti e shfrytëzon përgjatë kohës që ti vete për të takuar babanë, dhe unë e shfrytëzoja sa kisha gjallë prindërit për t'u takuar me prindërit dhe sot më ka ngelur mua dhe më kanë këmbët në shtëpi dhe vete rri 10 ditë apo 15 ditë për të ndjerë, po flasim në mënyrë figurative dhe artistike, për të ndjerë aromën e vendit tim, po për të ndjerë edhe kujtimet e mia. Sepse kur vete unë në Laç, ku jam rritur, sado që njerëzit janë shpërndarë, pesë shokë të klasës sime janë akoma aty. Se janë vendës ata, nuk janë si puna ime që isha i vajtur në Laç. Po vete edhe deri te kisha që kam vajtur që kur isha fëmijë e të tjera e të tjera. Megjithatë, janë ngritur të tjerët që këtu dhe kanë vajtur dhe po demonstrojnë atje. Po demonstrojnë për çfarë? Po i kërkojnë bukë ata Ramës? Jo! Ata Ramës po i thonë: "Mos më shit trojet e mia!"

41:04

Alma

Po.

41:05

Pilo Zyba

Dhe unë nxjerr një konkluzion timin që tokat u shpërndanë me vendimin e ligjit 7501, me atë ligj që doli, që tokën time ta dhashë ty sepse ti jetonje në fshat në atë kohë, Alma, mirëpo ti e ke pa tapi. Dëgjon?

41:31

Alma

Po.

41:32

Pilo Zyba

Unë si shtet kur të dua ta marr ty.

41:35

Alma

A!

41:36

Pilo Zyba

Më kupton tani? Imagjino se ç'bëhet. Sepse ti nuk e ke tokën tënde, unë ta kam dhënë. Unë ta kam dhënë, unë ta marr. Pra toka duhej t'i jepte atij që e kishte, që e kishte blerë. Dhe ai që e kishte blerë jam unë, fjala vjen. Është gjyshi yt, është tjetri, tjetri. Imagjino tani të bëj një krahasim të vogël meqë po bisedojmë. Ti e ke prejardhjen nga Çamëria.

42:05

Alma

Po.

42:07

Pilo Zyba

Dëgjo: greku u vrau dhe u preu, u largove prej aty, por babai jot ka vajtur i ka parë tokat. Tokat nuk ia kanë marrë, nuk ia kanë dhënë tjetërkujt. Janë aty djerrë. Është kështu a s'është kështu?

42:23

Alma

Po.

42:24

Pilo Zyba

Vetë babai jot ma ka thënë.

42:25

Alma

Po.

42:26

Pilo Zyba

Ndërsa unë, duke qenur te toka ime, ky po ma merr, po ia jep kujt të dojë.

42:31

Alma

E imagjinon dot, e imagjinon dot, Pilo, që të... domethënë të duash të shëtitësh në anë të detit dhe të dali ai të të thotë: "Jo, këtu s'ke punë, te kjo rrugë... kjo pjesa këtu ti nuk ke punë, kthehu mbrapsht!"

42:46

Pilo Zyba

Ore, këtë po themi pra! Po themi që vajti babai jot atje me vajzën tënde...

42:53

Alma

Jo, okej.

42:54

Pilo Zyba

...dhe e pa të gërmëzuar. Të gërmëzuar, por nuk ia kishte zënë, nuk ia kishte hequr.

43:00

Alma

Nuk ka vënë... nuk ka ndërtuar njeri, s'ka vënë dorë.

43:02

Pilo Zyba

Bravo! Kurse ky sot thotë kështu: "Unë ta kam dhënë tokën, tani ta heq ty, ia jap Pilos. Ta heq... t'ia heq Pilos, ia jap patjetër turkut që vjen, bullgarit, kinezit, arabit, kënga dua unë ia jap." Edhe të bën dhe presion, të thotë kështu: "Këtë po e bëj për të mirën tënde." Ky është kulmi! Dhe se ç'është e mira e shikoj unë aty, unë habitem!

43:27

Alma

Po pra.

43:28

Pilo Zyba

Shiko, që në momentin, Alma, që ti shkatërron kollën një vendi, gjithçka ka marrë fund. Samiu, ylli i madh, ka thënë një fjalë të bukur. Fjalë të bukur e kanë thënë shumë, po... se ka qenë filozof, e ka qenë shkrimtar, e ka qenë historian, e ka qenë gjithçka. Ai thotë: "Do të mbjellësh për një vit..."

44:01

Alma

Hm-hm.

44:03

Pilo Zyba

"...mbill ara me misër dhe me grurë."

44:07

Alma

Po.

44:09

Pilo Zyba

"Do të mbjellësh për 100 vjet, mbill kulturë." Domethënë, eduko njerëzit. Ndërsa Naimi, ylli i madh, thotë ata të tjerat dhe ai. I madhi mbetet i madh. "Po të duam," thotë, "që të kemi një familje me kulturë dhe me bazë, shkollo nënat! Shkollo nënat! Shkollo nënat, bëje nënën të kulturuar!" Pse? Sepse nëna ka kulturën e familjes, ajo rrit fëmijët. Kurse di, neve këto gjëra i kemi të thëna e nuk i vëmë në jetë.

44:54

Alma

O Pilo, nuk ju leverdis!

44:56

Pilo Zyba

Ç'shpikje qenka kjo punë, kështu habitem!

44:57

Alma

Sepse nuk ju leverdis atyre, Pilo, t'i vënë në jetë.

45:01

Pilo Zyba

Shiko, unë kam mendimin se duhet t'u leverdisi, sepse një popull pa kulturë...

45:06

Alma

Pilo...

45:07

Pilo Zyba

...dhe ti e ke me dije, Alma, shiko, pashë dje në... në internet që një gazetë, revistë e madhe greke, kishte hedhur një fotografi të madhe të qëndisur, kështu siç i bëjnë tani në internet, dhe jepte: "Vorio Epiri", thoshte.

45:33

Alma

Hm-hm.

45:34

Pilo Zyba

Domethënë, Veriu. Nuk e... ndoshta nuk e kishte për Vorio Epirin që thotë për këndej, po sepse Epir i thonë edhe Janinës, e atyre zonave të tjera. Edhe thoshte: "Olimbia, nëna e Aleksandrit të Madh", monument. "Pirro i Epirit", monument. Si me thënë: "Teuta", monument. Si ka mundësi, re Alma, që neve... Dhe tha ai, edhe thotë ai: "Këto thotë, këta thotë, janë historia jonë molosiane." Molosët që ishin, që janë në Vlorë, Sarandë, në Përmet. Po mirë, mor xhan! Molosët jemi ne! Si ka mundësi që nuk kemi neve në Sarandë një bust të Pirros së Epirit? Si ka mundësi që neve në Shqipëri nuk kemi një bust të Aleksandrit të Madh? Sepse thamë: toka është historia!

46:41

Alma

O Pilo, shihe Sarandën dhe faktin që rrugët tona kanë emrat e të huajve!

46:47

Pilo Zyba

Kulmi fare! Këtë pastaj lëre, se pastaj do të them një histori tjetër për punën e kësaj. Shiko, një kryetar bashkie...

46:55

Alma

Dhe unë do të lexoj diçka që më ka dërguar Shqiponja.

46:58

Pilo Zyba

Po. Një... një kryetar, ish-kryetar bashkie i Partisë Demokratike, një mziu në Kamëz, të gjitha emrat e rrugëve i ka vënë "Brixhita Bardo".

47:13

Alma

Të gjitha?

47:14

Pilo Zyba

Po. Jo, jo, emra të huaj.

47:17

Alma

A!

47:18

Pilo Zyba

Emra që s'i hyn në punë Shqipërisë.

47:19

Alma

Të gjithë rrugicat nga një emër thashë, ç'është...

47:22

Pilo Zyba

Jo, jo, po shiko, që t'i vësh emrin Brixhita Bardo...

47:26

Alma

Hm. Po pse s'vë Margarita Xhepën aty? Po pse nuk vë...

47:29

Pilo Zyba

Shiko, unë jam dakord që të vëmë një emër që i ka shërbyer Shqipërisë.

47:38

Alma

Kadri Roshi!

47:40

Pilo Zyba

Jo, Kadri Roshti, Toni, dakord! Po ai them për të huajt, ai ka vënë vetëm emra të huaj.

47:45

Alma

Po pse duhet t'i vësh të huaj?

47:47

Pilo Zyba

Po ti le me vesh pra, ç'farë po të tregoj? Të vëri ai emrin e rrugës atje "Lord Bajronit", unë e pranoj. Se Lord Bajroni thotë ata trimat me fustanellë, e të tjera, të tjera, të tjera që dihen tani, s'ka nevojë t'i... t'i themi më shumë. Ndërsa që të vëri ai emrin e Brixhita Bardosë, ose emrin e Xhina Lolobrixhida, këtu unë habitem! Vajta rastësisht dhe i pashë. Po pija kafe me dikë, i thashë: "Po këto emra këtu?" "O, e shikon", tha, "nuk e ditke ti?", tha. "Tani që do ikim tutje ne", tha, "do t'i shikosh këta." Dhe siç ishte rruga kryesore kështu, kishte rrugë nga njëra anë, rrugë nga ana tjetër. Të gjithë emrat: Bushi nga njëra anë, Brixhita nga ana tjetër, domethënë emra që s'kanë lidhje me Shqipërinë fare. Neve mund të vëmë emër te një, si me thënë, të Bushit që erdhi në Shqipëri atëherë, ose që bëri luftën dhe çliroi Kosovën. Do t'ia vëmë atij një emër. Do të vëmë neve sa këngëtarë ka Amerika, e sa këngëtarë ka Kanadaja, e sa futbollistë ka Brazili? Po ç'janë këto? Po janë këto... këta janë me probleme...

49:03

Alma

Ore, ore nuk e them kot unë: "Po e shkërmoqin!", thashë.

49:06

Pilo Zyba

Kjo duket si me dashje, për mendimin tim.

49:12

Alma

Dhe neve që jemi jashtë, që kemi ikur në emigrim, mundohemi të ruajmë sa më shumë traditat, emrat, gjithçka të Shqipërisë, ndërkohë që në Shqipëri po e...

49:23

Pilo Zyba

Shiko! Unë mendoj që në ato fillim, neve dhe u hapëm një çikë dhe thamë që: "Kjo qenka bota e lirë!"

49:33

Alma

Hm-hm.

49:34

Pilo Zyba

Por faktikisht sot, jo se është bota e lirë e keqe, por sot po shikojmë shumë mirë që dhe bota e lirë nuk qenka kaq e lirë! Sepse dhe kjo bota që u quajt kaq e lirë, kërkon ka të blejë tokën time, të shfrytëzojë ujin tim, të shfrytëzojë kromin tim. Dhe si do ta...

Ne në Shqipëri kishim një fabrikë kromi. E prishëm fabrikën e kromit dhe tani e marrim kromin dhe e çojmë në Francë. Dhe e bën kromin francezi dhe neve një pjesë të kromuar ore, siç është kjo këtu që po të tregoj ty në dorë, që është e kromuar e bardhë, ta shet si flori.

Neve kishim naftën. I prishi fabrikat, sot e merr të tërë naftën edhe të gjitha nënproduktet e naftës t'i shet ty më shtrenjtë se në të gjithë Evropën. Pse nuk vjen Rama t'i investojë në naftë dhe të bëjë një një ashtu fabrikë për naftën?

E kemi thënë, Greqia nuk ka naftë fare, asnjë pikë. Merr naftë nga Lindja e Mesme, e përpunon dhe e shpërndan për gjithë Ballkanin. Çfarë është kjo?

51:02

Alma

Ndërkohë Shqiponja pret pret që ti t'i përgjigjesh pyetjes së saj.

51:06

Pilo Zyba

Kush?

51:07

Alma

Shqiponja.

51:09

Pilo Zyba

Po pse s'ma lexove pyetjen e Shqiponjës?

51:11

Alma

Po po të më japësh leje ti mua, të më japësh hapësirën, unë ta lexoj. (Qesh)

„Ju përshëndes, – thotë. – Politika nuk më ka pëlqyer asnjëherë, sepse i drejti dhe populli nuk fiton kurrë. Demokracia është sistemi më i keq në një shoqëri të pashkolluar dhe primitive. Pyetja më e rëndësishme është se ç'mbartin revolucionet. Kjo është liria, ose më mirë dëshira për liri?

Liria është një përbindësh që nuk ngopet me gjakun e martirëve të shtypur dhe shtypësve të martirizuar dhe për t'i mbijetuar kohëve. Ajo vazhdimisht ka nevojë të ushqehet me gjakun e tyre.

Një komb të cilit i dhurohet liria dhe nuk derdh gjakun e martirëve të vet është një komb që nuk ka kurrë liri dhe dhe ç'është më e keqja, nuk di ta vlerësojë atë dhe në konkluzion nuk di ta shijojë atë.

Një komb i cili nuk lind martirë të tillë është një komb që nuk mund të ushqejë lirinë e tij dhe rrjedhimisht nuk e meriton lirinë. Nëse një komb mendohet që ndonjëherë i adhurojnë lirinë, atëherë ai është skllavëruar përsëri.

Liria, kjo kjo ëndërr e ngrohtë që aq shumë e dëshirojmë, por që aq pak e njohim në këtë gadishull të civilizimit primordial. Në emër të popullit thuhet e bëhet gjithçka. Ne këtë nuk kuptojmë. Hiqet një palaço, vihet përsëri një i tillë. '97-a, nëse do t'i kujtohet popullit, duhet të mos krijojë një në 2026-n.“

53:07

Pilo Zyba

Alma, në të gjitha kohërat ka pasur martirë, edhe sot ka martirë. Por martirët e sotëm në demokraci... shteti, nuk po them shteti, po ata që drejtojnë shtetin, sepse thamë: shteti është dhunë. Para 12-13 vjetësh u vranë njerëzit në bulevard.

Ata njerëzit që u vranë në bulevard ishin emigrantë që kishin ardhur nga Greqia. Përse kishin ardhur? Se kërkonin lirinë. Atëherë, Alma, ishin ata martirë të demokracisë? Ishin ata, sepse ata për atë punë erdhën.

53:51

Alma

Po.

53:53

Pilo Zyba

Cilit prej tyre i bënë një bust ose po i përmendin emrin dhe sot? Unë nuk shikoj që të ndodhi një gjë e tillë. Pra, këta edhe heronjtë e ditëve tona, se unë mund t'i quaj unë i quaj heronj ata për veten time, heronjtë e ditëve tona, këta i përdorin sipas interesave të tyre.

Domethënë, prapë...

54:17

Alma

Po pse, o Pilo? Po pse, o Pilo, heronjtë që kanë shpallur dhe sa janë vrarë nëpër luftëra, ç'kujton ti? Vetë i kanë vrarë, vetë i kanë qarë.

54:28

Pilo Zyba

Shiko, ka një gjë tjetër. Këta i shfrytëzojnë sot për interesat e tyre. Ky Rama, para 13 vjetësh, 15 vjetësh që u vranë ata në demonstratë...

54:39

Alma

Hm-hm.

54:40

Pilo Zyba

fitoi pushtetin e tij në emër të tyre. Edhe sot thotë: „S'kam parë gjak unë? Unë e kam parë gjakun te këmbët e mia.“ E ke parë ti gjakun te këmbët e tua, po ti nuk...

54:55

Alma

E ke parë në lëkurën e të tjerëve.

54:58

Pilo Zyba

Bravo! Nuk e ke parë ti që të të vritej djali yt.

55:03

Alma

Po po, e të kesh ngrënë plumbin të të rrjedhë nga trupi yt.

55:06

Pilo Zyba

Bravo! Atë e ka parë, i ka rrjedhur gjaku nga trupi se (qesh) në kohën e Saliut... Në kohën e Saliut e bënë atë që nuk ngrihej dot në këmbë, e morën me barrelë në spital.

55:17

Alma

Po po, edhe nuk... (Qesh) Jo, jo, shiko... Dhe nuk zuri mend, dhe nuk zuri mend.

55:23

Pilo Zyba

Po s'ka... Shiko, politikanët...

55:25

Alma

Jo, jo, mend zë një njeri që ka mend, thuaj. Një që s'ka mend s'ka ç'të zërë.

55:28

Pilo Zyba

Po atë desha të them, po do ta thosha në formë tjetër. Nuk kanë, nga... Shiko këtu: në politikë, Alma, luhet para e madhe. Nuk është vetëm pushteti. Pushteti është si vlerë e parasë. Dhe duke zënë pushtetin, fiton paranë.

Pra, dashje pa dashje, është një luftë e madhe klanesh, njëlloj si puna e drogës.

55:53

Alma

Ore Pilo, të bën përshtypje, dëgjo, të bën përshtypje një gjë. Njerëzit futen në politikë se thonë: „Do fitojmë para.“ Nuk thonë që: „Ne do rregullojmë Shqipërinë, futem për të rregulluar Shqipërinë.“ Çfarë është kjo punë kështu, mo vëlla?

56:04

Pilo Zyba

Po jo moj Alma, po kujt po kush pyet për Shqipërinë? Po nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë këtu, këtu bëhet fjalë për të gjithë. Politika, prandaj dhe i thonë: politika është kurvë.

56:14

Alma

Ore, do futem në politikë të zë një vend në parlament edhe „këpelen mbi sy“, thotë ai.

56:23

Pilo Zyba

Edhe ai që nuk thotë: „Do do futem në parlament“, po dhe ai që futet në politikë, bëhet drejtor diku dhe prapë është në rregull.

56:32

Alma

E, e pra!

56:33

Pilo Zyba

Bëhet fjalë vetëm për ata në parlament?

56:35

Alma

„Kapelën mbi sy“, thotë.

56:37

Pilo Zyba

Shiko, kjo tronditje që po vjen tani për rrëzimin e Ramës nuk është vetëm rrëzimi i Ramës. Është rrëzimi i një kaste të tërë.

56:47

Alma

Po.

56:48

Pilo Zyba

A e di ti, Alma, të të jap ca shifra që t'i dish?

56:51

Alma

Hm-hm.

56:52

Pilo Zyba

Vetëm vetëm administrata në Tiranë, domethënë për rrethin e Tiranës si me thënë, për kryeqytetin, administrata që paguhet me paratë e popullit, edhe të tuat, se e paguan babai yt aty, edhe unë, do thuash ti: „Ç'paguaj unë atje?“ Një 0.1% të shtëpisë që kam atje e paguaj, është tatim.

Të energjisë elektrike, e kam të mbyllur, paguaj 15-20 mijë lekë. Po në ato 20 mijë lekë, shteti merr 15%-shin e vet. Kupto? Çdo gjë, pavarësisht se flasim kështu. Domethënë këta nuk duan të dinë...

57:31

Alma

Më kujtohet, më fal Pilo, më kujtohet një i ftuar që kishim këtu në studio para ca kohe që tha: „Dhe ne pensionistëve, – tha, – na marrin taksë edhe mbi një kafe, – tha, – që pimë.“

57:41

Pilo Zyba

Po qartë, të qartë. Pra, në Tiranë, për shembull, janë 12.000 veta që marrin rrogën nga shteti, nga ato që mblidhen, nga paraja e shtetit, nga paraja e popullit. 12.000 veta! 12.000 veta, Alma...

58:02

Alma

Hm-hm.

58:03

Pilo Zyba

është e barabartë me... nuk besoj që dhe Londra ka 12.000 12.000 veta në administratë. Sepse i ka gjërat më të organizuara dhe nuk besoj nuk besoj që ka 12.000 12.000 veta që vërtiten nëpër Tiranë edhe marrin rrogë.

Dhe të gjithë ata që kanë zënë nga të gjithë këta në këto vende, janë të gjithë grup ata kundër të gjithë pjesës tjetër. Nuk do kurrë ai që të marrësh ti pushtet, sepse e di dhe vetë ai që po po e mori Alma pushtetin, Alma pastaj ka Pilon, ka këtë, ka atë, ka atë, ka atë dhe të gjithë të tjerët do bien dhe do vijnë të tjerë.

Unë kam një ë një ngjarje time, personale. Para shumë vitesh, kur ishte Saliu në pushtet, një shok tonin e hoqi nga puna, ishte mësues.

59:02

Alma

Hm-hm.

59:02

Pilo Zyba

E takoj unë dhe i them: „Po ti, – i them unë, – ?“ „Pa punë“, – tha. „Pa punë ti, – i thashë unë, – me 30 vjet arsimtar?“ – i thashë. „Po rrena ka punë 30 vjet, – tha. – Erdhi ky, më hoqi mua“, – tha.

59:14

Alma

E di.

59:16

Pilo Zyba

Sa erdhi Rama në pushtet...

59:18

Alma

Ashtu e bënë dhe me babanë tim.

59:20

Pilo Zyba

ai filloi direkt në arsim. Pra, edhe kjo luftë që bëhet edhe ndërmjet këtyre klaneve... Shiko, dua që t'i quaj pa hile, domethënë jo se po them ndonjë gjë të keqe, edhe partitë që kërkojnë pushtetin janë klane drogagjinjsh që luftojnë njëri-tjetrin si puna e atyre që bëjnë llogaritë e drogës.

Vrasin njëri-tjetrin, injorojnë njëri-tjetrin. Po t'i shikosh në parlament kur i flasin njëri-tjetrit, Alma, thua: ky s'la fjalë pa i thënë atij dhe sa qetë rri ai tjetri aty.

59:56

Alma

Hm-hm.

59:57

Pilo Zyba

Ai rri qetë se e di që fjalë kot janë këto që...

thotë ky dhe ato që i ka thënur ky, pas 3-4 ditësh, 5 ditësh, do t'i kthehet t'ia thotë ky. Janë thjesht fjalë për të dëgjuar opinionin.

Shiko, kryetari i grupit parlamentar...

1:00:14

Alma

Mirëpo ke, o Pilo, e di si është muhabeti? Duhet të kesh talent edhe për këto gjëra sepse ti dhe unë, ti dhe unë nuk ecim, nuk hamë dot bukë.

1:00:23

Pilo Zyba

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla, foli dje dhe tha:

«Unë», tha, imagjino se nuk ka, shiko se nuk ka dhe kulturën e duhur, «Unë», tha, «jam çobani i deleve të Partisë Socialiste». Për deputetët e tij. Se është kryetar i parlamentit i deputetëve socialistë. «Unë them jam çobani i këtyre», si me thënë.

Domethënë, kjo kopeja që është këtu do më dëgjojë mua, nuk ke nuk ke që diskuton mend.

1:00:57

Alma

Po qentë e kopesë kush ishin?

1:00:59

Pilo Zyba

Qeni i kopesë është ai i madhi. (Qesh)

Se i tha, se tha, ai Ballozi tha njëri dje në një intervistë. Të lutem shumë, i tha ai, ruaje etikën, tha. Domethënë mos thuash... Më fal, tha ai, këtë fjalë nuk e kam thënë unë, tha.

Këtë fjalë tha e ka thënë kryetari i qeverisë, tha. Për Ramën, që është ballozi, tha.

1:01:23

Alma

Domethënë... Kjo është fytyra e shtetit shqiptar, sepse ata janë kokat i bie.

1:01:29

Pilo Zyba

Po, prandaj po themi. Kjo është një luftë, Alma, që jo se po e zgjidhim ne. Neve japim mendimet tona, japim mendimet e Shqiponjës. Kemi këtu një zonjë që ka shkruar, po t'i mbledh...

1:01:42

Alma

Ardiana Bedollari që kemi pasur të ftuar. «Përshëndetje të nderuar Pilo dhe Alma, për këtë temë që keni që keni sjellë në këtë emision. Një temë kaq prezente këtë periudhë, kaq delikate, është e pafalshme».

1:01:58

Pilo Zyba

Neve, edhe neve i themi faleminderit. Ne...

1:02:01

Alma

Faleminderit, pa diskutim. Faleminderit që na ndiqni, po.

1:02:05

Pilo Zyba

Ne, Alma, kemi një të mirë, them unë...

1:02:09

Alma

Ëhë.

1:02:10

Pilo Zyba

...nuk jemi në asnjë klan, e para e punës. Dhe prandaj dhe emrin ja kemi vënë «Kritika».

1:02:17

Alma

Pli- Shiko, Pilo, dëgjo, të ishim në klan, do na mbanin me para, kështu që...

1:02:25

Pilo Zyba

Shiko, mund të na mbanin, po mund të na hiqnin dhe qafën. (Qesh) E kupton?

1:02:31

Alma

Edhe... edhe kjo mund të ndodhte. (Qesh) Se ne nuk, se neve nuk dimë të...

1:02:37

Pilo Zyba

Qartë. Jo, po ne, shiko këtu, neve flasim atë që ndjejmë dhe atë që atë që ne mendojmë.

1:02:42

Alma

Po.

1:02:43

Pilo Zyba

Nuk kemi të lidhur nga klanet, shiko, kujt do t'i bie unë tani...

1:02:46

Alma

Edhe shiko, o Pilo, dëgjo, të kishim një punë në Shqipëri, të kishim një punë në Shqipëri, do na kishin hequr dhe nga puna, po...

1:02:53

Pilo Zyba

Oho, po jo më po...

1:02:54

Alma

...tani nuk kanë ç'na bëjnë!

1:02:56

Pilo Zyba

Edhe ti po të ishe në Shqipëri, nuk do të dilje dot kaq hapur sa po del sot, me gjithë Pilon bashkë.

1:03:02

Alma

E pra! E pra!

1:03:03

Pilo Zyba

Sepse edhe në këtë demonstratë...

1:03:05

Alma

Do gjenin dhe ndonjë gjë të ta prishte punën.

1:03:08

Pilo Zyba

...në këtë në demonstratat që po bëhen, Rama po kërkon, po dhe ata që janë bashkë me Ramën, po kërkojnë: «Këto janë turma», thotë Rama. Neve duam kokën!

Pse kërkon kokën Rama? Ne, unë, tha, dje, pardje, nuk mund t'ia dorëzoj pushtetin, nuk mund t'ia dorëzoj pushtetin turmës.

1:03:31

Alma

Ëhë.

1:03:32

Pilo Zyba

E kupton? Domethënë të dalin ata, krerët...

1:03:35

Alma

Të dali koka, o ta paguajë, o ta vrasin...

1:03:39

Pilo Zyba

...edhe kur të ma dalë koka, ose e komprometojmë, ose e heqim qafe.

1:03:45

Alma

Po pra! Po pra!

1:03:46

Pilo Zyba

Domethënë, dhe këtu ka gjetur ka gjetur belanë që thonë nuk i gjendet se kush janë, pse e bëjnë.

1:03:56

Alma

Po si pse? Po ku ka vend për pyetje pse e bëjnë, o Pilo? Ku ka vend këtu për pyetje pse e bëjnë? Pse e bëjnë...

1:04:05

Pilo Zyba

Shiko...

1:04:06

Alma

Ti nuk po rrit ekonominë e Shqipërisë me këto që po bën.

1:04:10

Pilo Zyba

Nuk dua ta besoj këtë që them, po do ta them prapëseprapë. Shiko këtu. E di si është puna e këtyre politikanëve, edhe e Edi Ramës edhe e këtyre të tjerëve?

1:04:20

Alma

Si është?

1:04:21

Pilo Zyba

Këta, Alma, flenë me ëndrra të mëdha për veten e tyre. Flenë me ëndrra...

1:04:28

Alma

Dhe zgjohen...

1:04:30

Pilo Zyba

...duke i parë këto ëndrra shumë herë, këtyre që bëjnë, këto gjërave që bëjnë...

1:04:34

Alma

I realizojnë në trurin e tyre.

1:04:36

Pilo Zyba

I quajnë, jo, i quajnë sikur po e zhvillojnë këtë vend. Besoj tek vetja. E kanë si, domethënë e kanë e kanë si të besueshme, si me thënë. Nuk e kanë nuk e kanë si ëndërrim, si budallallëk.

1:04:48

Alma

Dhe rastësisht pashë, domethënë, një intervistë që kishte dhënë Edi Rama, që ajo i thoshte: «Ore, ja ku e ke dokumentin, e ke firmosur». «Jo», thoshte ai, «kjo nuk është kështu e kjo është ashtu»...

1:05:01

Pilo Zyba

Shiko, më pëlqeu një gazetare që ishte tek Klani. Ky po mundohej t'i shpjegonte gazetares që «Kjo që po bëjmë ne do hapi 10 000 vende pune». Pra, domethënë, imagjino çfarë zhvillimi do t'i sjellim Shqipërisë.

1:05:18

Alma

E, domethënë, po mendon për Shqipërinë!

1:05:21

Pilo Zyba

Mirëpo ajo vajzë, shyqyr zotit, e mençur, «Ore», i tha, «Mos u shty shumë andej këtej nga Shqipëria», i tha ajo. «Shiko», tha, «i jepe ujë 24 orë Tiranës, se Tirana është pa ujë».

E hoqi nga puna të nesërmen atë.

1:05:38

Alma

Më duket se flasim për të njëjtën intervistë.

1:05:40

Pilo Zyba

Për të njëjtën gjë! Për të njëjtën. Vajzë burrneshë!

1:05:45

Alma

«Ke kaq vite», i tha. «Ke kaq vite», tha, «që i ke ke marrë pushtetin, ke...» E, po shpëtove ditën e vërtetë, o Pilo, sepse më pas dëgjoja një tjetër video që thoshte, domethënë, u bë kompromis, ishin kishin rënë dakord, domethënë.

Hajde merre vesh, o Pilo! Nuk e di, janë aq të thella, janë aq të thella këto...

1:06:11

Pilo Zyba

Ne, Alma...

1:06:13

Alma

...punët në Shqipëri, o Pilo, janë aq shumë të ngatërruara sa... Mjerë populli, mjerë populli i shkretë çfarë heq! Mjerë pensionistët! Mjerë të rinjtë që nuk i lë as të largohen dhe as të zhvillohen atje ku janë!

1:06:28

Pilo Zyba

Neve në një emision nuk i plotësojmë dot të gjitha, Alma, por në çdo emision neve i japim një shkëndi, si me thënë, me ato mendimet tona. Dhe unë mendoj që neve sot i thamë pesë fjalë ashtu siç i ndjejmë dhe ashtu siç e kuptojmë të drejtën e këtyre fjalëve që neve themi, unë e di.

Dhe unë mendoj që nuk jemi vetëm ne që mendojmë dhe e kuptojmë në këtë mënyrë këtë që ndodh.

Sepse ishte e rrethuar në Kakome të Sarandës, gjiri i Sarandës, domethënë, 22 vjet dhe nuk linin njeri që të vinte të lahej atje poshtë. Ose do paguante te porta kur të shkonte poshtë.

Si ka mundësi, meqë ndodhi kjo gjë, aty te porta ku ai kishte vënë një shtëpi te porta, kishte vënë jo gardh, po derë te porta dhe rrinte vetëm se s'priste bileta po i merrte lekët në dorë, si ka mundësi që populli atje rreth e rrotull u mblodhën të gjithë bashkë dhe e morën shtëpinë, e hodhën në greminë dhe nuk vajti njeri të ankohej sepse e hodhën në greminë këtë shtëpi?

Pra, ky është ai revolucioni që flas...

1:07:48

Alma

Sepse sepse...

1:07:50

Pilo Zyba

Pra, ai ishte mbajtur me dhunë sepse e kishte mbajtur Rama atje! Mirëpo kaloi populli durimin e vet, Rama u irritua se s'ka ç'të bëjë, ai u tërhoq dhe iku. «Le të ikë kjo shtëpia», tha, ka thënë ai me veten e vet, «unë paratë i kam marrë, e kam shfrytëzuar për 22 vjet atë vend atje. Ika tjetërkund tani».

1:08:11

Alma

Nënë moj nënë!

1:08:13

Pilo Zyba

Kulmi! Po mendosh.

1:08:16

Alma

Pilo, dhe për ta përmbledhur filozofikisht këtë debat, çfarë do thuash?

1:08:24

Pilo Zyba

Unë, Alma, di të them mendimin tim dhe mendimi im është ky: Që të duash popullin tënd, që të duash kombin tënd, që të duash tokën ku ke lindur, do të thotë të sakrifikosh për të, jo ta shesësh.

1:08:46

Alma

Po.

1:08:48

Pilo Zyba

Domethënë, në qoftë se unë kam tre hektarë të miat, që s'kam, po fjala vjen, tre hektarë të miat kudo që të jenë, po ta dua veten, fëmijët e mi, por dhe kombin tim, unë do vete të bëj atje një vresht, vreshta vërtet do më shërbejë mua ai rrush që marr, po verën do ta pish ti, do ta pijë babai jot, do ta pijë tjetri.

1:09:13

Alma

Po. Po.

1:09:14

Pilo Zyba

Mirëpo tek ne çfarë bëhet?

1:09:16

Alma

Dhe jo vetëm kaq! Dhe jo vetëm kaq, Pilo, po ajo vresht do ikësh ti, do ta gëzojnë fëmijët e tu!

1:09:21

Pilo Zyba

Po tjetër! Është ajo historia dhe trashëgimia. Por unë po them këtë tjetrën, që me këtë verën që unë shes, duhet të merresh ti si shtet, të më krijosh ti mua kushtet...

1:09:34

Alma

Po ç'a thua, në jetë të jetëve, ore Pilo! Më vjen keq se më shtohen në mendje ca gjëra të të shëmtuara që ëh shteti fshatarët e shkretë japin prodhimet e tyre: speca, domate, të gjitha dhe këta i sjellin nga nga jashtë shtetit, ore, ja lënë të kalben!

1:09:50

Pilo Zyba

Po është dhe ajo që të thashë, domethënë kjo ishte dhe ideja, ajo që po thua ti. Domethënë...

1:09:58

Alma

Apo vajin e ullirit! Apo...

1:10:00

Prezantuesja

...më sillin, se kam dëgjuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe kam ngritur supet gjithë kohës çfarë bëhet.

1:10:06

Pilo Zyba

Këto janë ato. Si përfundim...

1:10:09

Prezantuesja

Kërkon shqiptari i shkretë të jetojë aty, të mbijetojë, të jetojë normalisht, të nxjerri kafshatën e bukës dhe ti e dëmton në vend që ta ndihmosh! E dëmton!

1:10:21

Pilo Zyba

Si përfundim...

1:10:22

Prezantuesja

Sjell vajin nga jashtë dhe lë vajin e vendit në duart e fshatarëve, pa ia shitur.

1:10:29

Pilo Zyba

Si përfundim, neve e dimë që nuk rregullojmë dot neve gjendjen në Shqipëri,

1:10:34

Prezantuesja

Jo.

1:10:34

Pilo Zyba

por neve shprehim atë që neve ndiejmë, atë që neve shikojmë, atë që ne baraspeshojmë me vendin ku jetojmë.

Unë them këtë: drejtësinë – flas për drejtësinë, jo për drejtësinë e gjykatave, por drejtësinë e thjeshtë – unë e dua që të jetë siç është në Londër.

Sepse nuk është ndonjë zor i madh për t'i qenë në dijeni, sepse marrëdhëniet mes njerëzve, qoftë në anën ekonomike, qoftë në anën politike, në anën arsimore, në anën historike, janë të përcaktuara me ligje.

Dhe po këtu ligjet gjithandej shkelen dhe askush, asnjë njeri, nuk merr dënimin e merituar.

1:11:29

Prezantuesja

Po.

1:11:30

Pilo Zyba

Vetëm të gjithë mundohen të përfitojnë. Ti vete te mjeku, mjeku të shikon në sy: ke gjë, apo s'ke gjë?

Vete të marrësh një certifikatë diku në një zyrë – nuk flas për certifikatë lindjeje e gjërash – certifikatë, një dokument, ta bën të vështirë marrjen, që është një detyrë e tij ta bëjë, s'është e jotja. Ti vete e kërkon, ai ta bën.

1:12:05

Prezantuesja

Po.

1:12:05

Pilo Zyba

Të vesh ti të kërkosh diçka në Londër, një dokument, edhe të të thotë hajde nesër, hajde pasnesër? Po nuk ka shans në botë, ja ku këtu jemi, kemi 15 vjet këtu.

Po kështu kemi qenë dhe në Gjermani, po kështu kemi qenë dhe për vende të tjera, në Itali, në Greqi. Jo, vallahi, nuk bëhet fjalë për gjëra të tillë.

Ai thotë: «Shko», thotë, «te Air Albania. Air Albania ka 1600 punonjës.» Sepse milionat dollarë që e pagoi shteti satelitit që të bënte këtë punë, sateliti u dogj. U dogj në qiell, iku.

«Po tani u dogj njëri, po kemi tjetrin», thotë ai, «kemi satelitin dy, Air Albania 2.» Në rregull, po ne nuk po dëgjojmë që të digjet ndonjë satelit tjetër në botë, vetëm i yni u dogj kaq?

Pra, edhe në këtë drejtim tallen me ne, në të gjitha fushat.

1:13:07

Prezantuesja

Mirë. Mendoj se kemi arritur në fund të emisionit.

1:13:12

Pilo Zyba

Po, moj.

1:13:15

Prezantuesja

Miq të dashur, Shqipëria është më shumë se një hartë, më shumë se një treg, më shumë se disa kontrata. Ajo është kujtesa e brezave, gjuha jonë, varret e të parëve, fëmijët tanë dhe shpresa e atyre që duan të jetojnë këtu. Në Shqipëri pra, se ne jemi jashtë. Zhvillimi është i domosdoshëm, investimet janë të nevojshme, por zhvillimi humbet kuptimin e tij nëse qytetari fillon të ndihet i huaj në vendin e vet. Sepse një komb nuk humbet vetëm kur i marrin tokën, ai fillon të humbasë kur i zbehet ndjesia e përkatësisë. Dhe ndoshta, pyetja që duhet të na shoqërojë sonte është kjo: çfarë Shqipërie duam t'u lëmë fëmijëve tanë? Një atdhe të përbashkët, apo një hartë të ndarë në ishuj interesash private?

Mirupafshim në emisionin e ardhshëm të «Kritika në 60 minuta». Faleminderit që ishit me ne! Dhe...

1:14:18

Pilo Zyba

Natën e mirë dhe mirupafshim!

1:14:22

Prezantuesja

Natën e mirë!

1:14:24

(Muzikë)